{"id":65599,"date":"2026-01-22T07:48:19","date_gmt":"2026-01-22T07:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/22\/500-mln-euro-per-e-qeverisjen-por-sistemi-nuk-punon-kush-mban-pergjegjesi-per-kostot-2\/"},"modified":"2026-01-22T07:48:19","modified_gmt":"2026-01-22T07:48:19","slug":"500-mln-euro-per-e-qeverisjen-por-sistemi-nuk-punon-kush-mban-pergjegjesi-per-kostot-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/22\/500-mln-euro-per-e-qeverisjen-por-sistemi-nuk-punon-kush-mban-pergjegjesi-per-kostot-2\/","title":{"rendered":"500 mln euro p\u00ebr e-qeverisjen, por sistemi nuk punon! Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr kostot?"},"content":{"rendered":"<p>Numri i punonj\u00ebsve dhe fondet p\u00ebr administrat\u00ebn publike jan\u00eb rritur n\u00eb rekorde historike n\u00eb 2025. Paralelisht, qeveria po rrit me shpejt\u00ebsi financimet p\u00ebr qeverisjen digjitale, por nga ana tjet\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset muajt e fundit po p\u00ebrballen me m\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb aksesuar sh\u00ebrbimet publike.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, fondet p\u00ebr paga dhe kontribute p\u00ebr punonj\u00ebsit e shtetit ishin rreth 71.4 miliard\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb sektorin publik ishte rreth 163 mij\u00eb persona.<\/p>\n<p>Nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 2025, administrata publike num\u00ebron rreth 184 mij\u00eb punonj\u00ebs dhe shpenzimet buxhetore p\u00ebr personelin jan\u00eb rritur n\u00eb rreth 129 miliard\u00eb lek\u00eb. Q\u00eb nga 2024 n\u00eb 2025, numri i punonj\u00ebsve n\u00eb sektorin shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb zgjeruar me 12.7 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa shpenzimet ndaj tyre jan\u00eb rritur me 80 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Rritja nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb numrin e punonj\u00ebsve dhe fondet p\u00ebr paga. Paralelisht, investimet p\u00ebr qeverisjen digjitale jan\u00eb shtuar me ritme t\u00eb shpejta n\u00eb 6 vitet e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb 2025, financimi p\u00ebr e-qeverisjen u rrit me tre her\u00eb brenda vitit, duke arritur n\u00eb 20.1 miliard\u00eb lek\u00eb (mbi 200 milion\u00eb euro), nga rreth 3.3 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb jepeshin n\u00eb vitin 2019, n\u00eb nj\u00eb total prej 48.4 miliard\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb 4 vjet, ose gati 500 mln euro.<\/p>\n<p>Qeveria e ka paraqitur digjitalizimin si nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb modernizimit t\u00eb administrat\u00ebs dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebto investime, sh\u00ebrbimet publike digjitale kan\u00eb shfaqur probleme serioze funksionimi gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit. Platforma kryesore e-Albania e sh\u00ebrbimeve elektronike p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nd\u00ebrprerje t\u00eb shpeshta, vonesa dhe pamund\u00ebsi aksesimi, duke krijuar v\u00ebshtir\u00ebsi reale n\u00eb marrjen e dokumenteve, kryerjen e procedurave administrative dhe p\u00ebrmbushjen e detyrimeve ligjore.<\/p>\n<p>E-Albania \u00ebsh\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb makth p\u00ebr bizneset. Ekonomistet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb si polic\u00ebt q\u00eb u z\u00ebn\u00eb prit\u00eb makinave. Polic\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb dallojn\u00eb ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb shkelje e tu v\u00ebn\u00eb gjoba, ekonomistet q\u00eb t\u00eb dallojn\u00eb se kur funksionon sistemi e t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Bizneset jan\u00eb ankuar vazhdimisht pran\u00eb Monitor q\u00eb shpesh nuk arrijn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sistemin e self care p\u00ebrmes t\u00eb cilit bizneset mund t\u00eb shohin t\u00eb gjitha faturat e blerjes q\u00eb vijn\u00eb nga furnitor\u00ebt, t\u00eb verifikojn\u00eb faturat e blerje e shitjeve n\u00eb fund t\u00eb muajit, apo t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb tilla si fiskalizimi i importeve, dhe bizneset e vogla pa t\u00eb pun\u00ebsuar mund ta p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb fiskalizuar faturat e shitjes pa bler\u00eb program.<\/p>\n<p>Ekonomist\u00ebt thon\u00eb se ata nuk din\u00eb ku t\u00eb ankohen kur sistemi nuk punon. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment psh, nuk fiskalizohen faturat dhe punonj\u00ebsit e nj\u00eb biznesi q\u00eb shet produkte ushqimore nuk u nis\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs dhe shofer\u00ebt po rrin\u00eb, pasi nuk mund t\u00eb l\u00ebvizin mallin pa fatur\u00eb shitje, ose fatur\u00eb shoq\u00ebruese\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb pakt\u00ebn shkruani ju se nuk e pranon njeri q\u00eb sistemet nuk punojn\u00eb\u201d, thot\u00eb me ironi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i nj\u00eb subjekti, i lodhur dhe i acaruar nga kjo situat\u00eb dhe nga fakti q\u00eb ata nuk po din\u00eb ku t\u00eb ankohen q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>E vetmja alternativ\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ti shkruajn\u00eb ministres s\u00eb shtetit p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale, \u201cDiell\u00ebs\u201d, q\u00eb u paraqit nga kryeministri Rama si nj\u00eb revolucion dhe risi n\u00eb bot\u00eb. Por, as ajo nuk po ua zgjidh hallet, nd\u00ebrsa administrata publike fundjave \u00ebsht\u00eb pushim, apo kur dit\u00ebt e festave bien pran\u00eb fundjav\u00ebs i g\u00ebzohet dhe ndonj\u00eb dite m\u00eb shum\u00eb pa pun\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk arrijm\u00eb ta kuptojm\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb 20 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar shtes\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike n\u00eb 10 vitet e fundit, apo 500 milion\u00eb euro investime p\u00ebr e-qeverisjen n\u00eb 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb, individ\u00ebt shpesh nuk arrijn\u00eb t\u00eb marrin dokumentet q\u00eb u duhen online, dhe asnj\u00eb person fizik nuk u sqaron se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Nuk mban askush p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe p\u00ebr or\u00ebt shtes\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, apo t\u00eb ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijn\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb shitjet, jo p\u00ebr faj t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Kush\u00a0mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr kostot<\/strong><\/p>\n<p>Nuk arrijm\u00eb ta kuptojm\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb 20 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar shtes\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike n\u00eb 10 vitet e fundit, apo 500 milion\u00eb euro investime p\u00ebr e-qeverisjen n\u00eb 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb, individ\u00ebt shpesh nuk arrijn\u00eb t\u00eb marrin dokumentet q\u00eb u duhen online, dhe asnj\u00eb person fizik nuk u sqaron se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Nuk mban askush p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe p\u00ebr or\u00ebt shtes\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, apo t\u00eb ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijn\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb shitjet, jo p\u00ebr faj t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas bizneseve, kjo situat\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr funksionimin normal t\u00eb aktivitetit ekonomik dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e bizneseve me administrat\u00ebn publike apo t\u00eb profesionist\u00ebve me klient\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e teknologjis\u00eb pohojn\u00eb se rritja e shpejt\u00eb e investimeve n\u00eb teknologji nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar gjithmon\u00eb me forcim proporcional t\u00eb kapaciteteve teknike dhe njer\u00ebzore p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen dhe sigurin\u00eb e sistemeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e projekteve digjitale jan\u00eb nd\u00ebrtuar me logjik\u00eb fragmentare, pa integrim t\u00eb plot\u00eb dhe pa testime t\u00eb mjaftueshme n\u00ebn ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrdorimi.<\/p>\n<p>Problemet e fundit kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah hendekun mes investimeve financiare dhe funksionimit real t\u00eb administrat\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, administrata dhe e-qeverisja kan\u00eb marr\u00eb 149 miliard\u00eb lek\u00eb, rreth 1.5 miliard\u00eb euro ose rreth 18 p\u00ebr qind t\u00eb shpenzimeve buxhetore t\u00eb vitit 2025. Kjo shum\u00eb ishte 108% m\u00eb e lart\u00eb se n\u00eb vitin 2014.\/Monitor.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/500-mln-euro-per-e-qeverisjen-por-sistemi-nuk-punon-kush-mban-pergjegjesi-per-kostot\/\">500 mln euro p\u00ebr e-qeverisjen, por sistemi nuk punon! Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr kostot?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Numri i punonj\u00ebsve dhe fondet p\u00ebr administrat\u00ebn publike jan\u00eb rritur n\u00eb rekorde historike n\u00eb 2025. Paralelisht, qeveria po rrit me shpejt\u00ebsi financimet p\u00ebr qeverisjen digjitale, por nga ana tjet\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset muajt e fundit po p\u00ebrballen me m\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb aksesuar sh\u00ebrbimet publike. N\u00eb vitin 2014, fondet p\u00ebr paga dhe kontribute p\u00ebr punonj\u00ebsit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65599","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65599"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65599\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}