{"id":65543,"date":"2026-01-21T18:48:25","date_gmt":"2026-01-21T18:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/21\/ne-pritje-te-playoffit-te-boterorit-sylvinho-jemi-mesuar-te-luajme-ndeshje-te-rendesishme\/"},"modified":"2026-01-21T18:48:25","modified_gmt":"2026-01-21T18:48:25","slug":"ne-pritje-te-playoffit-te-boterorit-sylvinho-jemi-mesuar-te-luajme-ndeshje-te-rendesishme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/21\/ne-pritje-te-playoffit-te-boterorit-sylvinho-jemi-mesuar-te-luajme-ndeshje-te-rendesishme\/","title":{"rendered":"N\u00eb pritje t\u00eb playoffit t\u00eb Bot\u00ebrorit, Sylvinho: Jemi m\u00ebsuar t\u00eb luajm\u00eb ndeshje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Edhe pak jav\u00eb na ndajn\u00eb nga momenti m\u00eb vendimtar i Komb\u00ebtares Shqiptare. N\u00eb muajin mars kuqezinjt\u00eb i pret faza e playoffit t\u00eb Bot\u00ebrorit t\u00eb k\u00ebtij viti dhe tashm\u00eb trajneri Sylvinho ka nisur prej dit\u00ebsh pun\u00ebn e tij pas pushimeve dim\u00ebrore teksa at\u00eb dhe futbollist\u00ebt e pret nj\u00eb mision historik, kualifikimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb faz\u00ebn finale t\u00eb nj\u00eb bot\u00ebrori. Trajneri kuqezi ka folur p\u00ebr FSHF TV duke folur p\u00ebr shum\u00eb tema q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me skuadr\u00ebn ton\u00eb kuqezi dhe objektivat e saj.<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb e trajnerit Sylvinho t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr FSHF TV<\/p>\n<p>Si do ta analizoje ose do ta p\u00ebrkufizoje vitin t\u00ebnd 2025 me Komb\u00ebtaren Shqiptare?<\/p>\n<p>Fillimisht, urime t\u00eb gjith\u00ebve, vit t\u00eb mbar\u00eb, g\u00ebzuar! K\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb flas me ju. N\u00ebse duhet t\u00eb kthehem pas n\u00eb koh\u00eb, un\u00eb jam i k\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, flasim p\u00ebr 8 ndeshje n\u00eb kualifikueset e Bot\u00ebrorit, kemi fituar gjasht\u00eb, barazuar dy dhe dy humbje. Dy prej tyre miq\u00ebsore, t\u00eb cilat i kemi fituar. Ne gjithmon\u00eb kemi besuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb skuad\u00ebr. Duhet t\u00eb them dhe di\u00e7ka tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, lojtar\u00ebt tan\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb dalin n\u00eb fush\u00eb, l\u00ebn\u00eb aty gjith\u00e7ka, 100%, me shpirt dhe zem\u00ebr. Ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb dhe jam krenar p\u00ebr ta edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Cilat momente do t\u2019i konsideroje t\u00eb v\u00ebshtira dhe cilat shum\u00eb pozitive gjat\u00eb kualifikueseve?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim i gjat\u00eb, e dini t\u00eb gjith\u00eb ju, n\u00eb Komb\u00ebtare ndodh kjo, jan\u00eb 8 ndeshje n\u00eb 9-10 muaj. Nj\u00eb udh\u00ebtim i gjat\u00eb q\u00eb gjeneron stres. Mendoj se nj\u00eb moment shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ne ka qen\u00eb nj\u00eb barazim n\u00eb Letoni, kemi barazuar nj\u00eb ndeshje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb objektiv, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, ajo duhej fituar. Aty ka qen\u00eb nj\u00eb moment i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u riprogramuar, ishte qershor, p\u00ebr t\u2019u riprogramuar, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb disa llogari dhe aty krijohet ideja q\u00eb duhet t\u00eb rikuperosh k\u00ebto pik\u00eb n\u00eb nj\u00eb ndeshje t\u00eb ardhshme dhe n\u00eb vijim ishte Serbia praktikisht. Ka qen\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta riprogramoje at\u00eb moment.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb vendi i par\u00eb n\u00eb grupin kualifikues p\u00ebr Bot\u00ebrorin ishte jasht\u00ebzakonisht i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u arritur, por sa i p\u00ebrket vendit t\u00eb dyt\u00eb, cili do t\u00eb ishte sipas teje momenti vendimtar p\u00ebr kualifikimin n\u00eb faz\u00ebn \u201cplay-off\u201d?<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb momenti shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Letoni, m\u00eb pas n\u00eb shtator kemi mundur Letonin\u00eb, n\u00eb tetor kemi mundur Serbin\u00eb n\u00eb transfert\u00eb dhe n\u00eb n\u00ebntor Andorr\u00ebn po n\u00eb transfert\u00eb. Ai ka qen\u00eb momenti q\u00eb kam par\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr m\u00eb t\u00eb maturuar, pas 3 vitesh q\u00eb kam par\u00eb kualifikueset e Europianit dhe nj\u00eb Europian t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb bukur. Mund t\u00eb them q\u00eb tashm\u00eb jemi m\u00ebsuar t\u00eb luajm\u00eb ndeshje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, de\u00e7izive, qoft\u00eb ndaj Italis\u00eb apo ndaj nj\u00eb skuadre pak m\u00eb modeste. K\u00ebta lojtar\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb kuptojn\u00eb dhe t\u00eb luajn\u00eb ndeshje me komb\u00ebtare t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, de\u00e7izive. Ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, n\u00eb t\u00eb treja ndeshjet radhazi, nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb, kemi fituar dhe kjo na ka sjell\u00eb n\u00eb play-off. Sipas meje, ata tre muaj kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>N\u00eb shortin e \u201cplay-off\u201d-it, Shqip\u00ebria do t\u00eb p\u00ebrballet me Polonin\u00eb n\u00eb transfert\u00eb. Si e vler\u00ebson k\u00ebt\u00eb short?<\/p>\n<p>Un\u00eb isha atje. I them gjithmon\u00eb Presidentit q\u00eb nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb short, ose duhet t\u00eb shkoj\u00eb nj\u00ebri apo tjetri dhe sigurisht duhet t\u00eb shkoj\u00eb Presidenti. N\u00eb nj\u00eb form\u00eb shakaje, sigurisht, sepse \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb short i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka shum\u00eb opsione p\u00ebr t\u00eb zgjedhur aty. Flasim p\u00ebr dy ndeshje, t\u00eb gjith\u00eb vijn\u00eb aty n\u00eb 100%-in e tyre. Her\u00eb pas here d\u00ebgjoj k\u00ebtu q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr e dob\u00ebt apo e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u mundur. Un\u00eb si trajner q\u00eb e jetoj futbollin prej nj\u00eb dekade, nuk jam dakord, futbolli ka ndryshuar, shikohet \u00e7do gj\u00eb, n\u00eb 90 minuta mund t\u00eb ndodh\u00eb \u00e7do gj\u00eb. At\u00ebher\u00eb, Polonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr e fort\u00eb, e njohim mir\u00eb, ata kan\u00eb nj\u00eb pro\u00e7es, ne kemi nj\u00eb tjet\u00ebr, tani do t\u00eb luhet, mund t\u00eb ndodh\u00eb gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Polonin\u00eb e njohim nga ndeshjet kualifikuese p\u00ebr Euro 2024. Duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim mes Polonis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2023 dhe n\u00eb 2025\/2026, si i sheh t\u00eb dyja ekipet n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment?<\/p>\n<p>P\u00ebr futbollin, tre muaj pas ndryshon \u00e7do gj\u00eb, tani po flasim p\u00ebr 2-3 vite m\u00eb par\u00eb. Ata kan\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, lojtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Pak njer\u00ebz e din\u00eb ose e kujtojn\u00eb q\u00eb e nj\u00ebjta Poloni, 4 vite m\u00eb par\u00eb shkonte n\u00eb play-off p\u00ebr Bot\u00ebrorin e 2022-shit. Ndeshjen e par\u00eb nuk e kan\u00eb luajtur, sepse ishte ndaj Rusis\u00eb, por n\u00eb ndeshjen e dyt\u00eb kan\u00eb mundur Suedin\u00eb n\u00eb finale me rezultatin 2-0. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr me lojtar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, jan\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar dhe e njohin mir\u00eb faz\u00ebn play-off, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb Bot\u00ebror. Nga ana jon\u00eb, kemi nj\u00eb skuad\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar shum\u00eb, si\u00e7 e thash\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb luaj\u00eb ndeshje t\u00eb v\u00ebshtira, de\u00e7izive, p\u00ebrve\u00e7 v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb, se t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb tilla, por ndeshje de\u00e7izive. Jan\u00eb 90 minuta, ku e di q\u00eb duhet t\u00eb gabosh sa m\u00eb pak dhe q\u00eb \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi gabimi m\u00eb minimal mund t\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb d\u00ebm. Un\u00eb besoj shum\u00eb n\u00eb skuadr\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb lojtar\u00ebt dhe pun\u00ebn ton\u00eb. Mungojn\u00eb ende 2-3 muaj, uroj t\u00eb shkojm\u00eb atje me forc\u00ebn ton\u00eb maksimale.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pak jav\u00eb na ndajn\u00eb nga momenti m\u00eb vendimtar i Komb\u00ebtares Shqiptare. N\u00eb muajin mars kuqezinjt\u00eb i pret faza e playoffit t\u00eb Bot\u00ebrorit t\u00eb k\u00ebtij viti dhe tashm\u00eb trajneri Sylvinho ka nisur prej dit\u00ebsh pun\u00ebn e tij pas pushimeve dim\u00ebrore teksa at\u00eb dhe futbollist\u00ebt e pret nj\u00eb mision historik, kualifikimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65543","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65543"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65543\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}