{"id":65507,"date":"2026-01-21T16:48:22","date_gmt":"2026-01-21T16:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/21\/gjkko-zbardh-ceshtjen-malko-42-argumente-te-perdorura-per-ndeshkimin-e-vellezerve-duka-dhe-bashkepunetoreve\/"},"modified":"2026-01-21T16:48:22","modified_gmt":"2026-01-21T16:48:22","slug":"gjkko-zbardh-ceshtjen-malko-42-argumente-te-perdorura-per-ndeshkimin-e-vellezerve-duka-dhe-bashkepunetoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/21\/gjkko-zbardh-ceshtjen-malko-42-argumente-te-perdorura-per-ndeshkimin-e-vellezerve-duka-dhe-bashkepunetoreve\/","title":{"rendered":"GJKKO zbardh \u00e7\u00ebshtjen Malko: 42 argumente t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr nd\u00ebshkimin e v\u00ebllez\u00ebrve Duka dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>GJKKO\u00a0 ka shpallur k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb vendimin p\u00ebr vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur m\u00eb 27 gusht 2019 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit zyrtar t\u00eb GJKKO-s\u00eb, trupa gjykuese vendosi d\u00ebnimin me 30 vite burg p\u00ebr t\u00eb pandehurin Leonard Duka, i cili u gjet fajtor p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb vrasjen e Malkos.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Erlis Duka u shpall i pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuz\u00ebn e vrasjes, si edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha episodet e tjera q\u00eb lidhen me arm\u00ebmbajtjen pa leje.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb, gjykata vendosi heqjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, duke e liruar plot\u00ebsisht nga t\u00eb gjitha akuzat.<\/p>\n<p>GJKKO d\u00ebnoi me 25 vite burg Fatmir Hysenin, i njohur me nofk\u00ebn \u201cDo\u00e7a\u201d, si edhe Aleksand\u00ebr Manxhakun. Po ashtu, me 25 vite burg u d\u00ebnua edhe Oltian Loga.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb d\u00ebnuar edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.<\/p>\n<p>Santiago Malko u ekzekutua n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2019, pasi grupi kriminal, sipas hetimeve, kishte d\u00ebshtuar n\u00eb nj\u00eb atentat t\u00eb planifikuar ndaj Ervis Martinajt, t\u00eb cilin e konsideronte si kund\u00ebrshtar t\u00eb p\u00ebrbetuar.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore, p\u00ebrplasja mes Leonard Duk\u00ebs dhe Ervis Martinajt lidhej me konfliktet p\u00ebr kontrollin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i GJKKO:<\/strong><\/p>\n<p>1. Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka paraqitur pran\u00eb Gjykat\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn me objekt: \u201cGjykimin e \u00e7\u00ebshtjes penale n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni (alias Musai), Aleksand\u00ebr Maxhaku, Oltian Loga dhe Dritan Agaj\u201d.<\/p>\n<p>2. Gjykimi i k\u00ebsaj \u04ab\u00ebshtje u zhvillua me rregullat e gjykimit t\u00eb zakonsh\u00ebm. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Gerd Hoxha, me vendimin nr. 5, dat\u00eb 21.01.2026 vendosi:<\/p>\n<p>1. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Leonard Duka, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVrasja me paramendim\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs S.M (ngjarja e dat\u00ebs 27.08.2019), parashikuar nga nenet 78, pg 2 n\u00eb lidhje me nenet 28\/4 dhe 334, pika 2 t\u00eb Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dispozitave d\u00ebnimin e tij me 28 (nj\u00ebzet e tet\u00eb) vite burgim.<\/p>\n<p>2. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Leonard Duka, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 n\u00eb lidhje me nenet 28\/4 dhe 334, pika 1 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja d) t\u00eb K.Pr.Penale, pasi nuk provohet q\u00eb e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet.<\/p>\n<p>3. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Leonard Duka, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga neni 333\/a pg 1 i Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite d\u00ebnimin e tij me 5 (pes\u00eb) vite burgim.<\/p>\n<p>4. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Leonard Duka, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 t\u00eb Kodit Penal, (municionit) (ngjarja e dat\u00ebs 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 3 i Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite d\u00ebnimin e tij me 4 (kat\u00ebr) muaj burgim.<\/p>\n<p>5. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Leonard Duka, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d(arm\u00ebt e zjarrit) (ngjarja e dat\u00ebs 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite d\u00ebnimin e tij me 1 (nj\u00eb) vit burgim.<\/p>\n<p>6. Pushimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurit Leonard Duka, akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cProdhimi dhe shitja e narkotikeve (ngjarja e dat\u00ebs 08.04.2019), parashikuar nga neni 283 pg 1 i Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 387, pika 1 dhe 328 pika 1, t\u00eb K.Pr.Penale, pasi fakti nuk p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>7. Bazuar n\u00eb nenin 55 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb bashkim t\u00eb d\u00ebnimeve i pandehuri Leonard Duka d\u00ebnohet me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm prej 30 (tridhjet\u00eb) vite burgim.<\/p>\n<p>8. Llogaritja e d\u00ebnimit fillon nga dita e arrestimit dhe d\u00ebnimi me burgim nga i pandehuri Leonard Duka do t\u00eb vuhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, n\u00eb referim t\u00eb parashikimeve t\u00eb nenit 16, pika 1, shkronja a) t\u00eb ligjit nr. 81\/2020 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d.<\/p>\n<p>9. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Erlis Duka, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVrasja me paramendim\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs S.M,(ngjarja e dat\u00ebs 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 n\u00eb lidhje me nenet 28\/4 dhe 334, pika 2 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja d) t\u00eb K.Pr.Penale, pasi nuk provohet q\u00eb e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet.<\/p>\n<p>10. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Erlis Duka, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 n\u00eb lidhje me nenet 28\/4 dhe 334, pika 1 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja d) t\u00eb K.Pr.Penale, pasi nuk provohet q\u00eb e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet. 11. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Erlis Duka, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga neni 333\/a pg 1 i Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja d) t\u00eb K.Pr.Penale, pasi nuk provohet q\u00eb e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet. 12. Bazuar n\u00eb nenet 261 dhe 389 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, heqjen e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, parashikuar nga neni 238 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, caktuar ndaj t\u00eb pandehurit Erlis Duka me vendimin nr. 145 dat\u00eb 10.10.2019 t\u00eb ish\/Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda Tiran\u00eb. 13. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Fatmir Hyseni (alias Musai), p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVrasja me paramendim\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs S.M,(ngjarja e dat\u00ebs 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 n\u00eb lidhje me nenet 28\/4 dhe 334, pika 2 t\u00eb Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dispozitave d\u00ebnimin e tij me 25 (nj\u00ebzet e pes\u00eb) vite burgim. 14. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Fatmir Hyseni (alias Musai), p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale\u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 n\u00eb lidhje me nenet 28\/4 dhe 334, pika 1 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja d) t\u00eb K.Pr.Penale, pasi nuk provohet q\u00eb e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet. 15. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Fatmir Hyseni (alias Musai), p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga neni 333\/a pg 2 i Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite d\u00ebnimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 16. Bazuar n\u00eb nenin 55 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb bashkim t\u00eb d\u00ebnimeve i pandehuri Fatmir Hyseni (alias Musai) d\u00ebnohet me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm prej 25 (nj\u00ebzet e pes\u00eb) vite burgim. 17. Llogaritja e d\u00ebnimit fillon nga dita e ekzekutimit dhe d\u00ebnimi me burgim nga i pandehuri Fatmir Hyseni (alias Musai) do t\u00eb vuhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, n\u00eb referim t\u00eb parashikimeve t\u00eb nenit 16, pika 1, shkronja a) t\u00eb ligjit nr. 81\/2020 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d. 18. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Aleksand\u00ebr Maxhaku, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVrasja me paramendim\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs S.M,(ngjarja e dat\u00ebs 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 n\u00eb lidhje me nenet 28\/4 dhe 334, pika 2 t\u00eb Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dispozitave d\u00ebnimin e tij me 25 (nj\u00ebzet e pes\u00eb) vite burgim. 19. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Aleksand\u00ebr Maxhaku, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 n\u00eb lidhje me nenet 28\/4 dhe 334, pika 1 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja d) t\u00eb K.Pr.Penale, pasi nuk provohet q\u00eb e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet. 20. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Aleksand\u00ebr Maxhaku, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga neni 333\/a pg 2 i Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite d\u00ebnimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 21. Bazuar n\u00eb nenin 55 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb bashkim t\u00eb d\u00ebnimeve i pandehuri Aleksand\u00ebr Maxhaku d\u00ebnohet me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm prej 25 (nj\u00ebzet e pes\u00eb) vite burgim. 22. Llogaritja e d\u00ebnimit fillon nga dita e ekzekutimit dhe d\u00ebnimi me burgim nga i pandehuri Aleksand\u00ebr Maxhaku do t\u00eb vuhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, n\u00eb referim t\u00eb parashikimeve t\u00eb nenit 16, pika 1, shkronja a) t\u00eb ligjit nr. 81\/2020 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d. 23. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Oltian Loga, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVrasja me paramendim\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs S.M,(ngjarja e dat\u00ebs 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 n\u00eb lidhje me nenet 28\/4 dhe 334, pika 2 t\u00eb Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dispozitave d\u00ebnimin e tij me 25 (nj\u00ebzet e pes\u00eb) vite burgim. 24. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Oltian Loga, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 n\u00eb lidhje me nenet 28\/4 dhe 334, pika 1 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja d) t\u00eb K.Pr.Penale, pasi nuk provohet q\u00eb e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet. 25. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Oltian Loga, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga neni 333\/a pg 2 i Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite d\u00ebnimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 26. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Oltian Loga, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 t\u00eb Kodit Penal, (municionit) (ngjarja e dat\u00ebs 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 3 i Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja d) t\u00eb K.Pr.Penale, pasi nuk provohet q\u00eb e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet. 27. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Oltian Loga, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i ameve, armeve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d(arm\u00ebt e zjarrit) (ngjarja e dat\u00ebs 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja d) t\u00eb K.Pr.Penale, pasi nuk provohet q\u00eb e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet. 28. Pushimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurit Oltian Loga, akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cProdhimi dhe shitja e narkotikeve (ngjarja e dat\u00ebs 08.04.2019), parashikuar nga neni 283 pg 1 i Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 387, pika 1 dhe 328 pika 1, t\u00eb K.Pr.Penale, pasi fakti nuk p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale. 29. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Oltian Loga, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cLargimi i t\u00eb burgosurit nga vendi i q\u00ebndrimit\u201d, parashikuar nga neni 323 pg 1 i Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite d\u00ebnimin e tij me 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim. 30. Bazuar n\u00eb nenin 55 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb bashkim t\u00eb d\u00ebnimeve i pandehuri Oltian Loga d\u00ebnohet me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm prej 25 (nj\u00ebzet e pes\u00eb) vite burgim. 31. Llogaritja e d\u00ebnimit fillon nga dita e ekzekutimit dhe d\u00ebnimi me burgim nga i pandehuri Oltian Loga do t\u00eb vuhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, n\u00eb referim t\u00eb parashikimeve t\u00eb nenit 16, pika 1, shkronja a) t\u00eb ligjit nr. 81\/2020 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d. 32. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Dritan Agaj, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVrasja me paramendim\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs S.M,(ngjarja e dat\u00ebs 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 n\u00eb lidhje me nenet 28\/4 dhe 334, pika 2 t\u00eb Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dispozitave d\u00ebnimin e tij me 25 (nj\u00ebzet e pes\u00eb) vite burgim. 33. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Dritan Agaj, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 n\u00eb lidhje me nenet 28\/4 dhe 334, pika 1 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja d) t\u00eb K.Pr.Penale, pasi nuk provohet q\u00eb e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet. 34. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Dritan Agaj, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga neni 333\/a pg 2 i Kodit Penal, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite d\u00ebnimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 35. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Dritan Agaj, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 t\u00eb Kodit Penal, (municionit) (ngjarja e dat\u00ebs 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 3 i Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja d) t\u00eb K.Pr.Penale, pasi nuk provohet q\u00eb e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet. 36. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Dritan Agaj, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d(arm\u00ebt e zjarrit) (ngjarja e dat\u00ebs 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja d) t\u00eb K.Pr.Penale, pasi nuk provohet q\u00eb e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet. 37. Pushimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurit Dritan Agaj, akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cProdhimi dhe shitja e narkotikeve (ngjarja e dat\u00ebs 08.04.2019), parashikuar nga neni 283 pg 1 i Kodit Penal, n\u00eb referim t\u00eb nenit 387, pika 1 dhe 328 pika 1, t\u00eb K.Pr.Penale, pasi fakti nuk p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale. 38. Bazuar n\u00eb nenin 55 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb bashkim t\u00eb d\u00ebnimeve i pandehuri Dritan Agaj d\u00ebnohet me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm prej 25 (nj\u00ebzet e pes\u00eb) vite burgim. 39. Llogaritja e d\u00ebnimit fillon nga dita e ekzekutimit dhe d\u00ebnimi me burgim nga i pandehuri Dritan Agaj do t\u00eb vuhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, n\u00eb referim t\u00eb parashikimeve t\u00eb nenit 16, pika 1, shkronja a) t\u00eb ligjit nr. 81\/2020 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d. 40. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 190, pika 1 t\u00eb K.Pr.Penale e sekuestruara, disponohen si m\u00eb posht\u00eb: \u2013 Automjeti tip \u201cSkoda Roomster\u2019\u2019 me targa **** \u2013 t\u00eb konfiskohet duke kaluar n\u00eb favor t\u00eb shtetit; \u2013 Automjeti Volkzvagen Golf 5 me targ\u00eb **** \u2013 t\u00eb konfiskohet duke kaluar n\u00eb favor t\u00eb shtetit; \u2013 Aparat celular i shtetasit R.M, i mark\u00ebs Huawei seria P30, me nr.IMEI: **** dhe IMEI 2: ****, me kart\u00eb SIM me nr.telefoni ****, nr. telefoni **** \u2013 t\u2019i kthehet personit q\u00eb i p\u00ebrket. \u2013 Portofol Luis Vuiton ngjyr\u00eb e zez\u00eb (gjetur n\u00eb automjetin Audi8) i cili n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb tij ka kat\u00ebr kart\u00ebmonedha 50 euro, 1 kart\u00ebmonedh\u00eb 20 euro,1 kart\u00ebmonedh\u00eb 10 euro, nj\u00eb kart\u00eb Credins Bank, dhe nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr e verdh\u00eb \u2013 t\u2019i kthehet personit q\u00eb i p\u00ebrket. \u2013 Automjeti mercedez benz CLS me targa **** \u2013 t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb ruajtje n\u00eb funksion t\u00eb pro\u00e7edimit t\u00eb ndar\u00eb. \u2013 Dy telefonat e viktim\u00ebs S.M: Celular i mark\u00ebs IPHONE X me nr. IMEI **** me kart\u00eb SIM me nr. **** dhe Blackberry me kart\u00eb Sim Telekom me nr. **** \u2013 t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb ruajtje n\u00eb funksion t\u00eb pro\u00e7edimit t\u00eb ndar\u00eb. \u2013 Dy aparate celulare t\u00eb t\u00eb pandehurit Leonard Duka: Nj\u00eb aparat celular i mark\u00ebs Samsung me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: **** dhe nj\u00eb aparat celular me mbishkrimin **** me nr. t\u00eb stampuar n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb tij **** me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: **** \u2013 t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb ruajtje n\u00eb funksion t\u00eb pro\u00e7edimit t\u00eb ndar\u00eb. \u2013 Aparat celular i mark\u00ebs Samsung i t\u00eb pandehurit Dritan Agaj me nr. IMEI : **** dhe IMEI2: **** \u2013 t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb ruajtje n\u00eb funksion t\u00eb pro\u00e7edimit t\u00eb ndar\u00eb. \u2013 Aparate celulare t\u00eb mark\u00ebs: Samsung model SM-G965F me nr.IMEI **** dhe IMEI2: ****; Samsung model SMJ320FN me nr.IMEI: ****; IPHONE model A1586 me nr. IMEI: **** ku brenda tij ka kart\u00ebn SIM me nr.serial **** \u2013 t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb ruajtje n\u00eb funksion t\u00eb pro\u00e7edimit t\u00eb ndar\u00eb. \u2013 Nj\u00eb USB me mbishkrimin ****, sekuestruar n\u00eb automjetin Skoda me targ\u00eb ****; Nj\u00eb fletore me vija t\u00eb gjera ku n\u00eb kapakun e saj ka mbishkrimin \u201c****\u201d n\u00eb faqen e par\u00eb fillon me muajin Qershor, e shkruar me shkrim dore dhe vijon me targ\u00ebn e automjetit **** etj; Nj\u00eb DVR me nr.serial ****, IP adrese **** (e sende te tjera t\u00eb l\u00ebna n\u00eb ruajtje n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Tiran\u00eb) \u2013 t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb ruajtje n\u00eb funksion t\u00eb pro\u00e7edimit t\u00eb ndar\u00eb. 41. Shpenzimet procedurale n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyq\u00ebsore (sipas formularit p\u00ebrkat\u00ebs bashk\u00eblidhur) i ngarkohen t\u00eb pandehurve te deklaruar fajtor\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solidare. 42. Kund\u00ebr vendimit mund t\u00eb b\u00ebhet ankim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve, duke filluar ky afat nga e nes\u00ebrmja e komunikimit t\u00eb vendimit t\u00eb arsyetuar. Tiran\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 21.01.2026 Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gjkko-zbardh-42-argumentet-qe-cuan-ne-burg-vellezerit-duka-dhe-grupin-e-tyre-per-vrasjen-e-ish-policit-santiago-malko\/\">GJKKO zbardh \u00e7\u00ebshtjen Malko: 42 argumente t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr nd\u00ebshkimin e v\u00ebllez\u00ebrve Duka dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GJKKO\u00a0 ka shpallur k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb vendimin p\u00ebr vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur m\u00eb 27 gusht 2019 n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas njoftimit zyrtar t\u00eb GJKKO-s\u00eb, trupa gjykuese vendosi d\u00ebnimin me 30 vite burg p\u00ebr t\u00eb pandehurin Leonard Duka, i cili u gjet fajtor p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb vrasjen e Malkos. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Erlis Duka u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65507","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65507"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65507\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}