{"id":65501,"date":"2026-01-21T15:48:29","date_gmt":"2026-01-21T15:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/21\/protesta-kishte-mbaruar-edhe-policia-ishte-terhequr-a-e-kishte-garda-e-republikes-motivin-per-te-qelluar-mbi-shqiptaret\/"},"modified":"2026-01-21T15:48:29","modified_gmt":"2026-01-21T15:48:29","slug":"protesta-kishte-mbaruar-edhe-policia-ishte-terhequr-a-e-kishte-garda-e-republikes-motivin-per-te-qelluar-mbi-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/21\/protesta-kishte-mbaruar-edhe-policia-ishte-terhequr-a-e-kishte-garda-e-republikes-motivin-per-te-qelluar-mbi-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte t\u00ebrhequr. A e kishte Garda e Republik\u00ebs motivin p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar mbi shqiptar\u00ebt?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Alba Malltezi\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha fotot dhe pamjet e publikuara nga 21 janari i 2011, ato p\u00ebrlejshje q\u00eb jan\u00eb fiksuar tashm\u00eb n\u00eb videot dhe n\u00eb memorien ton\u00eb, jan\u00eb mes disa protestuesve dhe policis\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb e rreshtuar me mburoja dhe skafandra n\u00eb mbrojtje t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb. Garda, e vendosur brenda godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre sheh situat\u00ebn nga larg, n\u00eb distanc\u00eb, ashtu si disa gazetar\u00eb e ndoq\u00ebn nga dy kullat n\u00eb Bulevard, nga ana tjet\u00ebr e rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur ndodhin vrasjet, protestuesit jan\u00eb rralluar s\u00eb tep\u00ebrmi para godin\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb, nuk ka tashm\u00eb asnj\u00eb sulm, asnj\u00eb \u201ckarikim\u201d masiv si\u00e7 njihet n\u00eb termin e k\u00ebtyre protestave. Madje edhe polic\u00ebt me skafandra, nga pamjet, duket q\u00eb jan\u00eb t\u00ebrhequr, duke treguar q\u00eb komandant\u00ebt e tyre nuk shikonin m\u00eb asnj\u00eb rrezik real p\u00ebr nj\u00eb sulm ose nj\u00eb \u2018\u2019pushtim\u2019\u2019 t\u00eb godin\u00ebs kryeministrore. Ndonj\u00eb protestues q\u00ebllon ende ndonj\u00eb gur dhe t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb si v\u00ebzhgues t\u00eb nj\u00eb eventi q\u00eb po shkonte drejt fundit. Ndonj\u00ebri prej tyre ishte me duar n\u00eb xhepa, si ata burrat q\u00eb ndalojn\u00eb e q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb shohin punimet n\u00eb ndonj\u00eb nd\u00ebrtim, nj\u00eb tjet\u00ebr, i moshuar e me flok\u00eb t\u00eb bardh\u00eb b\u00ebn thirrje madje edhe te mos q\u00ebllojn\u00eb m\u00eb me gur\u00eb. I largon nga kangjellat.<\/p>\n<p>Po si shpjegohet q\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, nd\u00ebrsa protestuesit duken qartazi t\u00eb rralluar, Garda e Republik\u00ebs q\u00ebllon n\u00eb mish duke vrar\u00eb kat\u00ebr persona dhe duke plagosur mbi 100 t\u00eb tjer\u00eb? Cili ishte motivi i \u201currjetjes\u201d apo i \u201crrezikut\u201d p\u00ebr Gard\u00ebn q\u00eb t\u00eb shkaktonte viktima? Kemi par\u00eb n\u00eb protesta europiane ku kan\u00eb ndodhur viktima, p\u00ebr shembull n\u00eb Genova n\u00eb Itali, ku nj\u00eb djal\u00eb humbi jet\u00ebn mes protestuesve. P\u00ebrvoja tregon q\u00eb vrasjet kan\u00eb ndodhur n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve si nj\u00eb keqmenaxhim i momentit, si nj\u00eb incident dhe nj\u00eb ekzagjerim i p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebs nga nj\u00eb efektiv i forcave t\u00eb rendit. Madje shpesh her\u00eb vrasjet n\u00eb k\u00ebto rrethana jan\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb vet\u00ebmbrojtje e tepruar nga ana e forcave t\u00eb policis\u00eb, q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten kan\u00eb q\u00eblluar ndaj protestuesve.<\/p>\n<p>Po Garda jon\u00eb, me 21 janar 2011? Duke par\u00eb qartazi pamjet kuptohet se nuk kishte asnj\u00eb arsye logjike dhe fizike q\u00eb t\u00eb q\u00ebllonte. Ata ishin shum\u00eb t\u00eb mbrojtur brenda godin\u00ebs t\u00eb kryeministris\u00eb, shum\u00eb larg nga protetsuesit e fundit. Pra nuk rrezikonin asgj\u00eb. At\u00ebher\u00eb pyetja \u00ebsht\u00eb: Duke mos pasur nj\u00eb motiv, kush e nxiti Gard\u00ebn e Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Bulevard, e duke plagosur deri edhe gazetar\u00eb?<\/p>\n<p>Ish-kryeministri Sali Berisha, i dyshuari kryesor n\u00eb nxitjen e vrasjeve, sot nxorri nj\u00eb tjet\u00ebr version, duke treguar se mund t\u00eb tallet sa t\u00eb doj\u00eb dhe si t\u00eb doj\u00eb me Drejt\u00ebsin\u00eb e vjet\u00ebr, me Drejt\u00ebsin\u00eb e re, me gazetar\u00ebt, me familjet e viktimave, duke i ndryshuar versionet e tij nga viti n\u00eb vit. Tani pretendon q\u00eb Garda q\u00eblloi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e kryeministrit, q\u00eb n\u00eb fakt ishte mbyllur brenda zyr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb kushtet e siguris\u00eb maksimale. Ai vazhdon t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb lirisht. N\u00eb fund t\u00eb fundit a nuk u rreshtuan n\u00eb krah t\u00eb Berish\u00ebs prokuror\u00eb e ekspert\u00eb, gazetar\u00eb e mjek\u00eb, analist\u00eb e politikan\u00eb q\u00eb e mbrojt\u00ebn dhe e mbrojn\u00eb p\u00ebrball\u00eb daljes t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs?<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e re duhet t\u00eb kishte vendosur pikat mbi \u201ci\u201d p\u00ebr G\u00ebrdecin dhe 21 janarin 2011, duhet t\u00eb tregonte se \u00ebsht\u00eb ndryshe nga ata q\u00eb rendit\u00ebm pak m\u00eb sip\u00ebr; fakti q\u00eb nuk po e b\u00ebn ende k\u00ebt\u00eb, tregon se edhe ajo ka frik\u00eb nga politikani m\u00eb i dhunsh\u00ebm dhe i vetmi q\u00eb urdh\u00ebroi vrasje shqiptar\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alba Malltezi\/ N\u00eb t\u00eb gjitha fotot dhe pamjet e publikuara nga 21 janari i 2011, ato p\u00ebrlejshje q\u00eb jan\u00eb fiksuar tashm\u00eb n\u00eb videot dhe n\u00eb memorien ton\u00eb, jan\u00eb mes disa protestuesve dhe policis\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb e rreshtuar me mburoja dhe skafandra n\u00eb mbrojtje t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb. Garda, e vendosur brenda godin\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65501","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65501","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65501"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65501\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}