{"id":65400,"date":"2026-01-21T09:49:19","date_gmt":"2026-01-21T09:49:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/21\/rasti-gjoka-kur-drejtesia-gjykohet-permes-syzeve-politike-qe-dikur-e-rrenuan-ate\/"},"modified":"2026-01-21T09:49:19","modified_gmt":"2026-01-21T09:49:19","slug":"rasti-gjoka-kur-drejtesia-gjykohet-permes-syzeve-politike-qe-dikur-e-rrenuan-ate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/21\/rasti-gjoka-kur-drejtesia-gjykohet-permes-syzeve-politike-qe-dikur-e-rrenuan-ate\/","title":{"rendered":"Rasti Gjoka: Kur drejt\u00ebsia gjykohet p\u00ebrmes syzeve politike q\u00eb dikur e rr\u00ebnuan at\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>REDAKSIONALE LEXO.AL<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ende p\u00ebrpiqet t\u00eb \u00e7lirohet nga trash\u00ebgimia e nj\u00eb politike agresive, nga anarkia e nj\u00eb lirie t\u00eb keqkuptuar dhe nga p\u00ebrdorimi i pushtetit si instrument hakmarrjeje, drejt\u00ebsia mbetet institucioni mbi t\u00eb cilin projektohen pritshm\u00ebrit\u00eb m\u00eb t\u00eb larta publike. Dhe jo pa t\u00eb drejt\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb kolona e fundit mbi t\u00eb cil\u00ebn mb\u00ebshtetet besimi se shteti funksionon jo sipas forc\u00ebs, por sipas ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sistem demokratik, nj\u00eb gjyqtar apo magjistrat duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb subjekt kritikash. Por k\u00ebto kritika, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb legjitime, duhet t\u00eb jen\u00eb institucionale, profesionale dhe t\u00eb ndershme, kritika q\u00eb synojn\u00eb korrigjimin e devijimeve t\u00eb sistemit, jo asgj\u00ebsimin apo rr\u00ebnimin e autoritetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po ndodh sot me gjyqtaren Irena Gjoka nuk ka asnj\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb standard. Nuk \u00ebsht\u00eb kritik\u00eb ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, por p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta n\u00ebnshtruar at\u00eb. Sulmi brutal, i personalizuar dhe i q\u00ebllimsh\u00ebm ndaj saj nuk \u00ebsht\u00eb debat juridik. \u00cbsht\u00eb hakmarrje politike e past\u00ebr, e nd\u00ebrtuar p\u00ebrmes shantazhit informativ dhe presionit publik mbi institucionet e qeverisjes s\u00eb gjyq\u00ebsorit. Nj\u00eb metod\u00eb e vjet\u00ebr, e njohur mir\u00eb n\u00eb historin\u00eb politike shqiptare: ku nuk goditet vendimi, por magjistrati; ku nuk sfidohet ligji, por personi; ku nuk k\u00ebrkohet debat, por krijohet frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar n\u00ebnshtrim. Sulmet ndaj gjyqtares Gjoka, t\u00eb intensifikuara pas vendimit p\u00ebr mas\u00ebn e sigurimit ndaj kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs Sali Berisha, nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me ligjin.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb shprehje e nj\u00eb hakmarrjeje personale, e cila sot po p\u00ebrqafohet dhe po amplifikohet nga e gjith\u00eb opozita, p\u00ebrfshir\u00eb drejtuesin e saj parlamentar, n\u00eb nj\u00eb presion t\u00eb hapur dhe publik ndaj K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, me synimin q\u00eb ky institucion t\u00eb veproj\u00eb jo sipas Kushtetut\u00ebs dhe ligjit, por sipas interesave politike. Boshti i gjith\u00eb k\u00ebsaj fushate \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i nj\u00eb gjykate greke i vitit 2005, i paraqitur q\u00ebllimisht n\u00eb publik si \u201cd\u00ebnim penal\u201d, por q\u00eb juridikisht nuk e ka pasur kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb status. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb munges\u00eb, pa dijeni dhe pa mbrojtje efektive p\u00ebr gjyqtaren Gjoka. Vendimi nuk i \u00ebsht\u00eb njoftuar kurr\u00eb asaj, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe nuk ka hyr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb faz\u00eb ekzekutimi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai nuk \u00ebsht\u00eb ekzekutuar nga shteti grek, nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb regjistrin penal dhe \u00ebsht\u00eb arkivuar me ligj p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit ligjor\u00eb. Efektet juridike t\u00eb k\u00ebtij arkivimi, sipas vet\u00eb legjislacionit grek dhe interpretimit t\u00eb Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, jan\u00eb t\u00eb barasvlershme me shfaj\u00ebsimin. Pra, ajo q\u00eb sot paraqitet artificialisht si \u201cd\u00ebnim penal\u201d, n\u00eb rendin juridik t\u00eb shtetit q\u00eb e ka nxjerr\u00eb, konsiderohet nj\u00eb vendim i paqen\u00eb.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb opinion politik dhe as interpretim partiak. Jan\u00eb akte zyrtare t\u00eb shtetit helen, t\u00eb konfirmuara nga autoritetet e tij dhe t\u00eb interpretuara qartazi nga jurisprudenca evropiane. Megjithat\u00eb, vet\u00ebm opozita shqiptare e lexon k\u00ebt\u00eb realitet p\u00ebrmes filtrit politik t\u00eb liderit t\u00eb saj, duke e quajtur nj\u00eb vendim t\u00eb paqen\u00eb \u201cd\u00ebnim\u201d dhe duke e p\u00ebrdorur si pretekst p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shkarkimin e nj\u00eb magjistrateje n\u00eb detyr\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb manipulim i q\u00ebllimsh\u00ebm i opinionit publik dhe presion institucional. Disa pretendojn\u00eb se, pavar\u00ebsisht form\u00ebs juridike, nj\u00eb gjyqtare duhet t\u00eb kishte qen\u00eb \u201cm\u00eb transparente\u201d. Por transparenca nuk \u00ebsht\u00eb detyrim p\u00ebr t\u00eb panjohur\u00ebn. Ajo presupozon dije, jo supozim; fakte juridike ekzistuese, jo akte juridikisht t\u00eb paqena dhe t\u00eb paekzekutueshme.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb akuzohet nj\u00eb magjistrate p\u00ebr \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d n\u00eb formularin e dekriminalizimit p\u00ebr nj\u00eb rrethan\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo nuk ka pasur dijeni, q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb njoftuar kurr\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka pasur asnj\u00eb mund\u00ebsi objektive t\u00eb merrte dijeni, kur vet\u00eb shteti i huaj, duke e arkivuar \u00e7\u00ebshtjen si juridikisht t\u00eb paqen\u00eb, ia ka pamund\u00ebsuar aktivisht \u00e7do njohje t\u00eb saj? N\u00eb \u00e7do shtet q\u00eb ka nj\u00eb minimum serioziteti institucional, akuza t\u00eb tilla do t\u00eb konsideroheshin juridikisht t\u00eb pavlefshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjyqtar shkarkohet vet\u00ebm n\u00eb dy raste: kur \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim penal t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb; ose kur provohet nj\u00eb shkelje disiplinore aktuale, e r\u00ebnd\u00eb dhe jo e parashkruar. N\u00eb rastin konkret, asnj\u00eb nga k\u00ebto kushte nuk ekziston. Nuk ka vendim penal p\u00ebrfundimtar, nuk ka njohje t\u00eb ndonj\u00eb vendimi t\u00eb huaj, nuk ka shkelje disiplinore t\u00eb provuar dhe nuk ka as juridiksion kohor p\u00ebr hetim, pasi faktet e pretenduara i p\u00ebrkasin m\u00eb shum\u00eb se dy dekadave m\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb ligji dhe as ndonj\u00eb shkelje e tij nga gjyqtarja Gjoka. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb precedenti q\u00eb tentohet t\u00eb krijohet: q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb nd\u00ebshkohet sa her\u00eb guxon t\u00eb prek\u00eb politik\u00ebn e vjet\u00ebr. Mesazhi \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht i n\u00ebnkuptuar: kush guxon t\u00eb prek\u00eb Sali Berish\u00ebn, ka pasoja. Ky \u00ebsht\u00eb shantazh politik ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, jo kund\u00ebr nj\u00eb individi. Sot, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor nuk ndodhet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb emri, por p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb prove. Ai nuk thirret t\u00eb gjykoj\u00eb nj\u00eb gjyqtare, por t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00ebse drejt\u00ebsia shqiptare do t\u00eb mbrohet si pushtet i pavarur, apo do t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb gjykohet p\u00ebrmes syzeve politike q\u00eb dikur e rr\u00ebnuan dhe e shantazhuan deri n\u00eb n\u00ebnshtrim.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>REDAKSIONALE LEXO.AL N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ende p\u00ebrpiqet t\u00eb \u00e7lirohet nga trash\u00ebgimia e nj\u00eb politike agresive, nga anarkia e nj\u00eb lirie t\u00eb keqkuptuar dhe nga p\u00ebrdorimi i pushtetit si instrument hakmarrjeje, drejt\u00ebsia mbetet institucioni mbi t\u00eb cilin projektohen pritshm\u00ebrit\u00eb m\u00eb t\u00eb larta publike. Dhe jo pa t\u00eb drejt\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb kolona e fundit mbi t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65400","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65400","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65400"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65400\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65400"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65400"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65400"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}