{"id":65374,"date":"2026-01-21T08:48:23","date_gmt":"2026-01-21T08:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/21\/nuk-duhet-te-bezdisim-njeri-inspektoriatet-zbuten-sanksionet-perpara-zgjedhjeve-te-11-majit\/"},"modified":"2026-01-21T08:48:23","modified_gmt":"2026-01-21T08:48:23","slug":"nuk-duhet-te-bezdisim-njeri-inspektoriatet-zbuten-sanksionet-perpara-zgjedhjeve-te-11-majit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/21\/nuk-duhet-te-bezdisim-njeri-inspektoriatet-zbuten-sanksionet-perpara-zgjedhjeve-te-11-majit\/","title":{"rendered":"\u2018Nuk duhet t\u00eb bezdisim njeri\u2019, inspektoriatet zbut\u00ebn sanksionet p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb 11 majit \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb pranver\u00ebs, nd\u00ebrsa kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet b\u00ebnin fushat\u00eb duke k\u00ebrkuar vot\u00ebn e qytetar\u00ebve, Policia Bashkiake u b\u00eb gati e padukshme n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e kryeqytetit. Pas zgjedhjeve, pa paralajm\u00ebrim, gjith\u00e7ka ndryshoi dhe gjobat nis\u00ebn t\u00eb grumbulloheshin menj\u00ebher\u00eb sa u mbyll\u00ebn kutit\u00eb e votimit.<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb luajti njeri deri n\u00eb maj,\u201d thot\u00eb Alma, nj\u00eb grua 43-vje\u00e7are, banore e lagjes Kodra e Diellit, e cila ka marr\u00eb 5 gjoba p\u00ebr parkim t\u00eb gabuar dhe duhet t\u00eb paguaj\u00eb 7,800 lek\u00eb s\u00eb bashku me kamat\u00ebvonesat. \u201cNga muaji qershor e tutje, qenkam gjobitur sa her\u00eb kam parkuar,\u201d shfryu ajo, nd\u00ebrsa rrinte n\u00eb radh\u00eb n\u00eb sportelin e post\u00ebs nr. 8 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Si shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, Alma dyshon se disiplina e Policis\u00eb Bashkiake p\u00ebr t\u00eb vendosur gjoba n\u00eb kryeqytet varet shum\u00eb nga kalendari politik. Shifrat e siguruara nga BIRN, p\u00ebrmes k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, tregojn\u00eb se vlera e sanksioneve t\u00eb vendosura n\u00eb kryeqytet nga ky institucion u p\u00ebrgjysmua n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, kjo r\u00ebnie drastike e sanksioneve administrative, e cila nuk kufizohet vet\u00ebm te Policia Bashkiake, nuk lidhet lidhet me disiplinimin e qytetar\u00ebve, por, me shum\u00eb gjasa, me vet\u00ebdisiplinimin e institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebrpara interesave politike.<\/p>\n<p>\u201cKuptohet qart\u00eb se shteti frenon veprimtarin\u00eb e vet kontrolluese p\u00ebr t\u00eb mos krijuar zem\u00ebrim para vot\u00ebs,\u201d tha Migen Qeraxhi, nj\u00eb nga drejtuesit e Q\u00ebndresa Qytetare, organizat\u00eb q\u00eb monitoron zbatimin e ligjit gjat\u00eb fushatave zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201cPadyshim, e gjith\u00eb kjo arrihet me koordinimin e nj\u00eb grupi funksionar\u00ebsh publik\u00eb me ata partiak\u00eb, p\u00ebr t\u00eb frenuar strukturat shtet\u00ebrore n\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre t\u00eb ligjzbatimit,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN mbi r\u00ebnien e numrit dhe vler\u00ebs s\u00eb sanksioneve me gjob\u00eb gjat\u00eb vitit 2025, Bashkia e Tiran\u00ebs i tha BIRN, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, se \u00ebsht\u00eb ndjekur nj\u00eb qasje m\u00eb e orientuar drejt parandalimit dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit qytetar.<\/p>\n<p>\u201cPolicia Bashkiake nuk e ka si q\u00ebllim par\u00ebsor vet\u00ebm nd\u00ebshkimin e kund\u00ebrvajt\u00ebsve, por edhe edukimin dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr respektimin e rregullave dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn urbane,\u201d tha Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKjo qasje ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rritjen e nivelit t\u00eb respektimit t\u00eb rregullave dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb uljen e nevoj\u00ebs p\u00ebr vendosjen e masave nd\u00ebshkuese,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Grafika-e-te-vleres-se-gjobave.png\"><\/a>Grafika e ndryshimit t\u00eb vler\u00ebs se gjobave n\u00eb %<br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Grafika-e-te-vleres-se-gjobave.png\"><\/a>Grafika e ndryshimit t\u00eb vler\u00ebs se gjobave n\u00eb %<\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit i dhan\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb udh\u00ebhequr nga kryeministri Edi Rama nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt, t\u00eb paprecedent\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb vendit. Fushata zgjedhore dhe dita e votimit ishin kryesisht t\u00eb qeta, por procesi u sh\u00ebnjua nga akuza p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb burimeve administrative nga Partia Socialiste.<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 n\u00eb Shqip\u00ebri u karakterizuan nga p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i burimeve administrative nga partia n\u00eb pushtet, gj\u00eb q\u00eb krijoi nj\u00eb avantazh t\u00eb padrejt\u00eb p\u00ebr pushtetin dhe shkriu kufirin midis shtetit dhe partis\u00eb,\u201d shkruhet n\u00eb raportin e v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE-ODIHR-it.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se shfryrja e rolit nd\u00ebshkues t\u00eb inspektoriateve ishte nj\u00eb nga praktikat q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb influencuar vot\u00ebn. Sanksionet e vendosura nga Policia Bashkiake e Tiran\u00ebs ofrojn\u00eb nj\u00eb shembull ilustrues.<\/p>\n<p>N\u00eb 5 muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2024, ky institucion vendosi 219,992 gjoba me nj\u00eb vler\u00eb totale prej 422 milion\u00eb lek\u00ebsh (4.2 milion\u00eb euro). Nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2025, q\u00eb p\u00ebrkon me muajt p\u00ebrpara zgjedhjeve parlamentare, rezulton se numri i gjobave t\u00eb vendosura \u00ebsht\u00eb ulur me 37%, nd\u00ebrsa vlera e sanksioneve ka r\u00ebn\u00eb me 48%.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr periudh\u00ebn janar-maj 2025, jan\u00eb konstatuar 139,002 kund\u00ebrvajtje administrative me vler\u00eb totale 220,9 milion\u00eb lek\u00eb\u201d, shkruan Bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e vler\u00ebs s\u00eb sanksioneve \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e madhe se r\u00ebnia e numrit t\u00eb gjobave, \u00e7ka tregon edhe ulje t\u00eb ashp\u00ebrsis\u00eb financiare t\u00eb nd\u00ebshkimeve, jo vet\u00ebm t\u00eb volumit t\u00eb gjobave.<\/p>\n<p>Eksperti i qarkullimit rrugor Mamir Hodo i tha BIRN se n\u00eb uljen e sanksioneve mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar edhe arrestimi, p\u00ebr akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave, i kryebashkiakut Erion Veliaj.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se ka ndikuar mosqenia n\u00eb drejtim e z. Veliaj, \u00e7ka tregon se ndikohen nga politika e nj\u00ebshit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Veliaj i mohon akuzat, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb shprehur se jan\u00eb t\u00eb motivuara politikisht. Megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Policia Bashkiake q\u00eb i ka ulur sanksionet gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Edhe Policia e Rrugore ka vendosur 10% m\u00eb pak gjoba ndaj vozit\u00ebsve n\u00eb periudh\u00ebn e fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb periudh\u00ebn janar-maj 2024 numri i masave administrative \u00ebsht\u00eb 482,083 dhe vlera e tyre af\u00ebrsisht 1.6 miliard\u00eb lek\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb 2025-\u00ebs jan\u00eb 443,906 masa administrative me vler\u00eb 1.4 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit nuk dha nj\u00eb shpjegim p\u00ebr r\u00ebnien e numrit t\u00eb sanksioneve.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja e territorit, \u201cme aksione\u201d<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Theth.jpg\"><\/a>Nga aksioni i IKMT n\u00eb Theth. Foto: Facebook.<br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Theth.jpg\"><\/a>Nga aksioni i IKMT n\u00eb Theth. Foto: Facebook.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebngjes korriku t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, dy muaj pas fushat\u00ebs elektorale dhe n\u00eb kulmin e sezonit turistik, banor\u00ebt e fshatit piktoresk malor t\u00eb Thethit u zgjuan nga shfaqja e Inspektoratit Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit, q\u00eb filloi t\u00eb prishte nd\u00ebrtime pa leje. Zinxhir\u00ebt e fadromave shpejt u z\u00ebvend\u00ebsuan me shp\u00ebrthime tritoli. Prej andej, kryeministri njoftoi se kishte nisur nj\u00eb aksion komb\u00ebtar p\u00ebr lirimin e hap\u00ebsirave publike.<\/p>\n<p>Shifrat e grumbulluara nga BIRN, pran\u00eb IKMT-s\u00eb, tregojn\u00eb se ky institucion e ka ulur pes\u00eb her\u00eb vendosjen e sanksioneve administrative n\u00eb muajt p\u00ebrpara zgjedhjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb 5 muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2024, IKMT vendosi 330 gjoba, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2025, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, u vendos\u00ebn vet\u00ebm 60 gjoba. Vlera e penaliteteve zbriti gjithashtu nga 896 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb 226 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Inspektoratit Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit, n\u00eb kushtet e anonimatit, i tha BIRN se kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e re dhe se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cnormalitet sa her\u00eb q\u00eb ka zgjedhje\u201d.<\/p>\n<p>Ai vuri n\u00eb dispozicion shifra q\u00eb tregojn\u00eb se gjobat nuk jan\u00eb tkurrur vet\u00ebm n\u00eb vitin 2025 \u2013 vit q\u00eb kishte zgjedhje parlamentare \u2013 por edhe n\u00eb vitin 2023, q\u00eb kishte zgjedhje lokale.<\/p>\n<p>Zyrtari i IKMT i tha BIRN se, n\u00eb koh\u00eb fushate, \u201cne nuk duhet t\u00eb bezdisim njeri\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00eb IKMT, zyrtarisht, pretendon se ndryshimi varet kryesisht \u201cnga intensiteti dhe shtrirja e inspektimeve n\u00eb terren, p\u00ebr shkak t\u00eb karakterit t\u00eb paparashikuesh\u00ebm t\u00eb konstatimeve t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb IKMT-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Institucioni i shpjegon gjobat e larta n\u00eb vitin 2024 me nj\u00eb aksion t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme p\u00ebr ndalimin dhe mbylljen e vendgrumbullimeve t\u00eb mjeteve motorike dhe pjes\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb dala jasht\u00eb p\u00ebrdorimit pran\u00eb akseve komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cPraktika, por edhe shifrat, kan\u00eb treguar se ky proces p\u00ebrdoret politikisht n\u00eb periudha zgjedhore, ku n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi sanksionet apo kund\u00ebrvajtjet ligjore ulen n\u00eb minimum, me q\u00ebllim q\u00eb popullata t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb e k\u00ebnaqur me qeverisjen e vendit,\u201d tha p\u00ebr BIRN urbanisti Imeldi Sokoli.<\/p>\n<p>\u201cNumri i ul\u00ebt i nd\u00ebrhyrjeve ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me faktin e p\u00ebrfshirjes n\u00eb fushat\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Sokolit, gjat\u00eb \u00e7do fushate elektorale ka nj\u00eb bum me nd\u00ebrtime pa leje.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjith\u00ebsisht, nd\u00ebrtimet pa leje shtohen, pasi shfryt\u00ebzohet ky vakum pushteti n\u00eb periudha zgjedhore p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb periudha normale dhe jasht\u00eb viteve zgjedhore, k\u00ebto zona i n\u00ebnshtrohen monitorimeve t\u00eb rregullta, pasi edhe presioni p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb pron\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb,\u201d shtoi Sokoli.<\/p>\n<p><strong>Siguri ushqimore p\u00ebr zgjedhje?<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Treg-bujqesor.jpg\"><\/a>Qytetare duke blere fruta dhe perime. Foto: LSA<br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Treg-bujqesor.jpg\"><\/a>Qytetare duke blere fruta dhe perime. Foto: LSA<\/p>\n<p>Politik\u00ebs s\u00eb zbutjes s\u00eb kontrolleve dhe nd\u00ebshkimeve administrative nuk i ka shp\u00ebtuar as sektori i siguris\u00eb ushqimore dhe mbik\u00ebqyrja e tregjeve.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e grumbulluara nga BIRN tregojn\u00eb se Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit (AKU), n\u00eb 5-mujorin e par\u00eb t\u00eb 2025-\u00ebs, vendosi 82 gjoba, nj\u00eb ulje kjo krahasuar me 142 gjobat e vendosura n\u00eb vitin paraardh\u00ebs, kur nuk kishte fushat\u00eb zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb janar-maj 2024 vlera totale e masave ishte 25,1 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb janar-maj 2025 ishte 15,4 milion\u00eb lek\u00eb\u201d, tha AKU.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ish-drejtues rajonal i Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit shpjegoi se ky institucion zakonisht vepron me plane kontrolli dhe vizitat e inspektor\u00ebve n\u00ebp\u00ebr subjekte nuk ndryshojn\u00eb, por ndryshon sjellja e tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb muajt e fundit para zgjedhjeve ne udh\u00ebzonim inspektor\u00ebt tan\u00eb t\u00eb mjaftoheshin me k\u00ebshillime apo paralajm\u00ebrime\u201d, tha ish-drejtuesi i AKU.<\/p>\n<p>Por vet\u00eb ky institucion thot\u00eb se ulja e numrit t\u00eb gjobave nuk ndikohet nga fushata.<\/p>\n<p>\u201cNga raportimet e kryera nga Drejtorit\u00eb Rajonale t\u00eb Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit, p\u00ebr periudhat respektive t\u00eb k\u00ebrkuara, rezulton se kemi nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb kushteve\u201d, deklaroi Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Trendi ul\u00ebs nuk i shp\u00ebton as Inspektorati Shtet\u00ebror i Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Tregut, i cili rezulton ta ket\u00eb ulur me 10 her\u00eb vler\u00ebn totale t\u00eb gjobave gjat\u00eb periudh\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>ISHMT-ja ka zbritur nga 40 n\u00eb 10 gjoba, nd\u00ebrsa vlera prej 10 milion\u00eb lek\u00ebsh e ark\u00ebtuar n\u00eb vitin 2024 ka zbritur n\u00eb vet\u00ebm 1,4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, ISHMT mohoi gjithashtu se zgjedhjet kishin qen\u00eb faktor n\u00eb uljen e sanksioneve.<\/p>\n<p>\u201cMasat administrative vendosen sipas konstatimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb terren nga trupa inspektuese,\u201d tha ISHMT, duke p\u00ebrjashtuar \u00e7do ndikim tjet\u00ebr rrethanor.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe nj\u00eb drejtori tjet\u00ebr n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb vendos gjoba n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm, Agjencia e Mbrojtjes s\u00eb Konsumatorit, rezulton t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjysmuar aksionet e saj gjobit\u00ebse gjat\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga 1,436 kund\u00ebrvajtje administrative t\u00eb vendosura n\u00eb janar-maj 2024, numri i gjobave ka zbritur n\u00eb vet\u00ebm 780 p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt muaj t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Sipas Migen Qiraxhi, inspektimi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb funksion t\u00eb rendit dhe siguris\u00eb publike dhe duhet t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm \u00e7do muaj, pa r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse \u00ebsht\u00eb periudh\u00eb zgjedhore. Sipas tij, kush e deformon k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim, duhet t\u00eb p\u00ebrballet me fuqin\u00eb e ligjit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta individ\u00eb apo struktura t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb frenimin e pun\u00ebs s\u00eb shtetit para zgjedhjeve meritojn\u00eb t\u00eb hetohen dhe t\u00eb vihen p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, si struktura t\u00eb organizuara n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetit dhe t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme,\u201d p\u00ebrfundoi Qiraxhi.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb pranver\u00ebs, nd\u00ebrsa kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet b\u00ebnin fushat\u00eb duke k\u00ebrkuar vot\u00ebn e qytetar\u00ebve, Policia Bashkiake u b\u00eb gati e padukshme n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e kryeqytetit. Pas zgjedhjeve, pa paralajm\u00ebrim, gjith\u00e7ka ndryshoi dhe gjobat nis\u00ebn t\u00eb grumbulloheshin menj\u00ebher\u00eb sa u mbyll\u00ebn kutit\u00eb e votimit. \u201cNuk m\u00eb luajti njeri deri n\u00eb maj,\u201d thot\u00eb Alma, nj\u00eb grua 43-vje\u00e7are, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65374","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65374","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65374"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65374\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65374"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65374"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65374"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}