{"id":65366,"date":"2026-01-21T07:48:20","date_gmt":"2026-01-21T07:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/21\/fadil-nasufi-21-janari-2011-krimi-shteteror-dhe-njolla-e-turpit-e-qeverise-se-sali-berishes\/"},"modified":"2026-01-21T07:48:20","modified_gmt":"2026-01-21T07:48:20","slug":"fadil-nasufi-21-janari-2011-krimi-shteteror-dhe-njolla-e-turpit-e-qeverise-se-sali-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/21\/fadil-nasufi-21-janari-2011-krimi-shteteror-dhe-njolla-e-turpit-e-qeverise-se-sali-berishes\/","title":{"rendered":"Fadil Nasufi: 21 Janari 2011, Krimi shtet\u00ebror dhe njolla e turpit e Qeveris\u00eb s\u00eb Sali Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em>Nga Fadil Nasufi\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Pas 15 vitesh: Nj\u00eb drejt\u00ebsi e vonuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar!<\/strong><\/p>\n<p>Sot mbushen 15 vjet nga masakra shtet\u00ebrore e 21 Janarit 2011, kur p\u00ebrball\u00eb Kryeministris\u00eb dhe nga dritaret e zyrave t\u00eb Selis\u00eb Qendrore t\u00eb Qeveris\u00eb u q\u00ebllua me arm\u00eb vdekjeprur\u00ebse drejt protestuesve paq\u00ebsor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po kund\u00ebrshtonin korrupsionin e Qeveris\u00eb Berisha.<\/p>\n<p>Bulevardi \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d u p\u00ebrgjak, dhe plumbat e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs i mor\u00ebn jet\u00ebn Ziver Veizit nga Gjirokastra, Hekuran Ded\u00ebs nga Dibra, Faik Myrtajt nga Fieri dhe Aleks Nik\u00ebs nga Lezha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, dhjetra protestues t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn nga plumbat, pa llogaritur pasojat helmuese dhe verbuese t\u00eb gazit lotsjell\u00ebs dhe p\u00ebrdorimin e mjeteve t\u00eb tjera paralizuese ndaj qytetar\u00ebve protestues.<\/p>\n<p>Zem\u00ebrimi qytetar dhe revolta popullore ndaj Qeveris\u00eb Berisha kulmoi m\u00eb 21 Janar 2011 n\u00eb protest\u00ebn gjith\u00ebqytetare, ku qeveria u kap n\u00eb flagranc\u00eb p\u00ebr afera korruptive t\u00eb b\u00ebra publike, n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilave ishte Zv\/Kryeministri Ilir Meta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qeveri q\u00eb nuk ka mb\u00ebshtetjen e popullit p\u00ebrdor mjetet e dhun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbijetuar.<br \/>\nNj\u00eb qeveri q\u00eb ka frik\u00eb nga populli humbet arsyen.<br \/>\nNj\u00eb qeveri q\u00eb sundon dhe nuk sh\u00ebrben ngjall revolt\u00eb dhe mosbindje.<br \/>\nNj\u00eb qeveri q\u00eb e mbush kup\u00ebn, populli e mbyt me p\u00ebrbuzje!<\/p>\n<p>21 Janari 2011 nuk ishte nj\u00eb episod apo aksident tragjik i pavet\u00ebdijsh\u00ebm. Ai ishte vazhdim\u00ebsi e nj\u00eb qeverisjeje kriminale dhe e nj\u00eb Kryeministri me rekorde kriminale si Sali Berisha.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb harrohen mbi 3,000 jet\u00eb t\u00eb humbura gjat\u00eb ngjarjeve t\u00eb 1996\u20131997, kur shteti u shkat\u00ebrrua nga r\u00ebnia e firmave piramidale?<br \/>\nSi mund t\u00eb mos ket\u00eb kujtes\u00eb fare, pa l\u00ebre t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr 26 viktimat e G\u00ebrdecit?<br \/>\nSi mund t\u00eb quhen thjesht kronika t\u00eb zeza vrasjet e Haklajve, zhdukja e Remzi Hoxh\u00ebs, vrasjet, rrahjet dhe barbarizmi ndaj gazetar\u00ebve, apo hakmarrja ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb q\u00eb kryente regjimi i Sali Berish\u00ebs?<br \/>\nSi mund t\u00eb trajtohen si ngjarje t\u00eb zakonshme protestat e dhunshme, djegiet e institucioneve, p\u00ebrdorimi i bombave molotov dhe shkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs publike, kur frym\u00ebzues dhe organizator ishte Sali Berisha?<\/p>\n<p>21 Janari ishte nj\u00eb pushkatim politik i kryer me vet\u00ebdije, i pohuar edhe n\u00eb fjalimet publike nga vet\u00eb Sali Berisha.<br \/>\nPor edhe pas 15 vjet\u00ebsh, ky krim shtet\u00ebror vijon t\u00eb mbetet nj\u00eb plag\u00eb e hapur p\u00ebr familjet e kat\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebve, p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Sot p\u00ebrulemi para kat\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb 21 Janarit: Aleks Nik\u00ebs, Ziver Veizit, Hekuran Ded\u00ebs dhe Faik Myrtajt. Jet\u00ebt e tyre u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb e fuqishme p\u00ebr demokracin\u00eb dhe p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Nderimi dhe p\u00ebrkujtimi p\u00ebr ta mbeten forma m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht kur drejt\u00ebsia vonon.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt ndihen t\u00eb l\u00ebnduar dhe kan\u00eb nd\u00ebrgjegje t\u00eb trazuar kur shohin mosveprim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar vras\u00ebsit dhe fajtor\u00ebt e k\u00ebtij krimi shtet\u00ebror.<br \/>\nU rrit\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt e d\u00ebshmor\u00ebve, u plaken dhe kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb prind\u00ebrit dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, disa familjar\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundje t\u00eb pash\u00ebrueshme p\u00ebr shkak t\u00eb dhimbjes p\u00ebr birin e humbur\u2026 por drejt\u00ebsia ende vonon. Nj\u00eb drejt\u00ebsi e vonuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar.<\/p>\n<p><strong>Epilog<\/strong><\/p>\n<p>Edhe un\u00eb isha pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb protest\u00ebn e 21 Janarit 2011, s\u00eb bashku me mbi 400 protestues nga Berati. Ishte nj\u00eb nga dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb menaxhuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paparashikueshme.<\/p>\n<p>Protestues t\u00eb lir\u00eb, me duar n\u00eb xhepa, ngrohur vet\u00ebm nga solidariteti dhe pjes\u00ebmarrja e jasht\u00ebzakonshme e qytetar\u00ebve nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb marshimit n\u00eb Bulevard u p\u00ebrball\u00ebm me makinat zjarrfik\u00ebse dhe ato me gaz lotsjell\u00ebs, t\u00eb cilat nuk lejonin t\u00eb kalonim Uren e Lan\u00ebs drejt Kryeministris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, bresh\u00ebrit\u00eb e arm\u00ebve nuk ndalonin, duke krijuar panik dhe kaos.<\/p>\n<p>Shum\u00eb protestues u bllokuan nga frymemarrja, u lotuan syve, disa ran\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Filluam p\u00ebrkujdesjen ndaj nj\u00ebri-tjetrit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shp\u00ebrndarja u b\u00eb e pakontrollueshme. Protestuesit, t\u00eb irrituar nga dhuna dhe provokimi i forcave t\u00eb policis\u00eb, marshuan drejt Kryeministris\u00eb, ku barriera ndaluese ishte pran\u00eb kangjellave t\u00eb godin\u00ebs qeveritare.<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 16:10 u p\u00ebrhap lajmi se kishte protestues t\u00eb vrar\u00eb. Isha shum\u00eb pran\u00eb vendit ku u plagos Aleks Nika. E mor\u00ebn shok\u00ebt n\u00eb krah dhe po k\u00ebrkonin makin\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb spital. Aty ishte makina e TV Klan p\u00ebr transmetim, por personeli u tha se nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhynte p\u00ebr shkak t\u00eb instalimeve dhe kabllove.<\/p>\n<p>Djemt\u00eb e Lezh\u00ebs me Aleks Niken e plagosur u larguan pasi erdhi nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb dikush kishte siguruar me urgjenc\u00eb. Valbona Zylyftari m\u00eb afrohet me lot n\u00eb sy: \u201cAman, m\u00eb gjej Ladin (kunatin Vladimir Zylyftari), nuk e di ku \u00ebsht\u00eb\u2026 E ka z\u00ebn\u00eb gjaku, tha, ka t\u00eb vrar\u00eb para Kryeministris\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Bona kishte t\u00eb drejt\u00eb: Vladimiri ishte i goditur nga fatkeq\u00ebsit\u00eb, sepse m\u00eb par\u00eb, n\u00eb maj 1996, i kishin vrar\u00eb djalin 9-vje\u00e7ar dhe n\u00eb gusht 2000 kishte humbur v\u00ebllain, kolonel Arben Zylyftari. E gjet\u00ebm Ladin s\u00eb bashku me disa shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Porosita q\u00eb beratasit t\u00eb q\u00ebndronin bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 16:30 protesta u shp\u00ebrnda, me bilancin tragjik t\u00eb kat\u00ebr viktimave. Nj\u00eb gjendje shokuese!<\/p>\n<p>Un\u00eb q\u00ebndroja s\u00eb bashku me Tomorr Beqollarin dhe Jetnor Mahmutaj n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb trotuar tek kullat p\u00ebrball\u00eb Piramid\u00ebs, duke pritur grumbullimin e protestuesve beratas p\u00ebr tek autobuz\u00ebt. Forcat speciale erdh\u00ebn me skafandra dhe shkopinj gome, duke sulmuar eg\u00ebrsisht. U fut\u00ebm brenda kullave dhe shp\u00ebtuam, pasi disa djem hodh\u00ebn sende dhe vazo me lule nga katet e sip\u00ebrme drejt policis\u00eb. Q\u00ebndruam si ilegale deri sa mor\u00ebm lajmin se bulevardi ishte boshatisur.<\/p>\n<p>Telefoni nuk pushonte. U sigurova q\u00eb autobuzat ishin nisur p\u00ebr n\u00eb Berat. Ilir Oboni m\u00eb njoftoi se Sokrat Gode ishte plagosur dhe e kishin d\u00ebrguar n\u00eb spital, por nuk dihej n\u00eb cilin. Sokratit i kishte r\u00ebn\u00eb bateria dhe nuk kishte sinjal.<\/p>\n<p>Ime shoqe Luli, e cila ishte n\u00eb momentet e para n\u00eb protest\u00eb, u largua p\u00ebr tek Astiri tek vajza Ina, studente. Rreth or\u00ebs 19 m\u00eb mori n\u00eb telefon nj\u00eb mjek nga Spitali \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d dhe m\u00eb tha se Sokrati ishte shtruar, jasht\u00eb rrezikut p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me Lulin, Tomorrin dhe Jetnorin, pasi u siguruam p\u00ebr gjendjen e tij, u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Berat dhe mb\u00ebrrit\u00ebm rreth or\u00ebs 04:00 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb 22 Janarit. N\u00eb Uren Vajgurore takuam f\u00ebmij\u00ebt e Sokratit, t\u00eb cil\u00ebt po shkonin drejt spitalit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb protestuesit dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e Partis\u00eb Socialiste, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb viteve 2005\u20132013, kur ishim n\u00eb opozit\u00eb, u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb pushtet t\u00eb dhunsh\u00ebm, kriminal dhe autokratik, duke ofruar nj\u00eb model opozite paq\u00ebsore, me protesta t\u00eb lira dhe me lule, dhe duke marr\u00eb mbrapsht nga shteti plumba dhe viktima.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb m\u00eb ngjarje si 21 Janari 2011!<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fadil Nasufi\u00a0 Pas 15 vitesh: Nj\u00eb drejt\u00ebsi e vonuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar! Sot mbushen 15 vjet nga masakra shtet\u00ebrore e 21 Janarit 2011, kur p\u00ebrball\u00eb Kryeministris\u00eb dhe nga dritaret e zyrave t\u00eb Selis\u00eb Qendrore t\u00eb Qeveris\u00eb u q\u00ebllua me arm\u00eb vdekjeprur\u00ebse drejt protestuesve paq\u00ebsor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po kund\u00ebrshtonin korrupsionin e Qeveris\u00eb Berisha. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65366","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65366"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65366\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}