{"id":65315,"date":"2026-01-20T20:48:28","date_gmt":"2026-01-20T20:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/mero-baze-deshmia-ime-per-21-janarin\/"},"modified":"2026-01-20T20:48:28","modified_gmt":"2026-01-20T20:48:28","slug":"mero-baze-deshmia-ime-per-21-janarin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/mero-baze-deshmia-ime-per-21-janarin\/","title":{"rendered":"Mero Baze: D\u00ebshmia ime p\u00ebr 21 Janarin"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb parin q\u00eb pash\u00eb duke u rr\u00ebzuar n\u00eb tok\u00eb, edhe pse nuk ishte i vrari i par\u00eb, ishte Hekuran Deda, i cili u rr\u00ebzua nga tavolina ku ishin gazetar\u00ebt. M\u2019u duk sikur u rr\u00ebzua sepse e shtyu dikush, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte q\u00eblluar. Mendova se ishte ndonj\u00eb gazetar.<\/p>\n<p>Me syt\u00eb nga rruga shiheshin pak \u00e7aste m\u00eb von\u00eb persona q\u00eb transportonin t\u00eb plagosur t\u00eb tjer\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr u rr\u00ebzua para der\u00ebs s\u00eb Kryeministris\u00eb, nd\u00ebrsa disa njer\u00ebz rr\u00ebmbyen furgonin e transmetimit t\u00eb Vizion Plus p\u00ebr t\u2019i futur brenda.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kuptova se ata q\u00eb po rr\u00ebzoheshin n\u00eb tok\u00eb po vriteshin.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje versioni i par\u00eb i Berish\u00ebs ishte ai q\u00eb kishte p\u00ebrgatitur kur kishte marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb. Kishte vendosur q\u00eb t\u00eb vriste dhe t\u2019ia linte t\u00eb vdekurit n\u00eb kurriz opozit\u00ebs.<\/p>\n<p> Berisha e shpalosi at\u00eb me qet\u00ebsi n\u00eb or\u00ebn 19:30 t\u00eb mbr\u00ebmjes, duke deklaruar se ata u q\u00eblluan me arm\u00eb q\u00eb nuk i disponon Garda, nga af\u00ebr, me \u00e7adra-pistolet\u00eb, me stilolapsa-pistolet\u00eb, me thika me helm nga gjarp\u00ebrinjt\u00eb e jugut; nj\u00eb plan i p\u00ebrbashk\u00ebt: President, kryeprokurore, lider opozite, SHISH\u2026<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrroi psikik i neveritsh\u00ebm dhe i pad\u00ebgjuesh\u00ebm deri n\u00eb fund. Ishte i qart\u00eb n\u00eb at\u00eb marr\u00ebzi q\u00eb b\u00ebnte. Prokuroria kishte mb\u00ebrritur n\u00eb oborr t\u00eb Kryeministris\u00eb ku ishin 2800 g\u00ebzhoja arm\u00ebsh dhe plumbat kishin grir\u00eb kangjellat nga brenda, \u00e7ka tregon se \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e kok\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve dhe n\u00eb drejtim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gardist\u00ebt fshinin plumbat para syve dhe \u00e7montonin der\u00ebn e jashtme t\u00eb oborrit t\u00eb Kryeministrit, q\u00eb dokumentonte se plumbat ishin t\u00eb gjith\u00eb nga brenda\u2013jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt, edhe pse p\u00ebrpiqeshin t\u00eb b\u00ebnin detyr\u00ebn, nuk u lejuan t\u00eb afroheshin.<\/p>\n<p>Oficer\u00ebt e Gard\u00ebs q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb aksion u mbajt\u00ebn n\u00eb mjediset e Kryeministris\u00eb. Sali Berisha kishte nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb nga dalja e tyre jasht\u00eb gardhit. Jo se do t\u00eb arrestoheshin, por se mund t\u00eb flisnin. Mund t\u2019u tregonin grave, v\u00ebllez\u00ebrve, miqve t\u00eb tyre. Ata u izoluan thuajse n\u00eb gjendje pengu brenda mureve t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, e cila u kthye n\u00eb nj\u00eb superambulanc\u00eb ku mjekoheshin t\u00eb l\u00ebnduarit q\u00eb nuk duhet t\u00eb dor\u00ebzoheshin.<\/p>\n<p>Thashethemet p\u00ebr episodet nga brenda ishin nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Spikaste nj\u00eb fabul mbi rezistenc\u00ebn e Ndre Prendit p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar dhe nj\u00eb njeri i af\u00ebrt i Berish\u00ebs q\u00eb e kishte goditur me grusht te syri; ai dukej qartazi i nxir\u00eb nga nj\u00eb goditje. Prendi ishte mbi nd\u00ebrtes\u00ebn e Kryeministris\u00eb dhe zor se gur\u00ebt arrit\u00ebn atje.<\/p>\n<p>Sali Berisha kishte konsumuar nd\u00ebrkoh\u00eb bisedat me ambasadorin amerikan, Aleksand\u00ebr Arvizu, i sapoardhur n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cilin e kishte kapur krejt n\u00eb befasi kjo situat\u00eb. P\u00ebr \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ligjshme t\u00eb tij, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb shteti t\u00eb madh mik me Shqip\u00ebrin\u00eb, Berisha kishte nj\u00eb kusht t\u00eb vetin. Dhe mungesa e p\u00ebrvoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb punuar me Sali Berish\u00ebn e shtyu ambasadorin t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Pranoi t\u00eb negociohej arrestimi i gjasht\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb Gard\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha kund\u00ebrshtoi ndalimin e tyre, n\u00eb nj\u00eb gjest flagrant q\u00eb, po t\u00eb kishim nj\u00eb prokurori t\u00eb pavarur, duhet ta arrestonte. Un\u00eb e p\u00ebrjetova me g\u00ebzim informacionin, pasi mendova se k\u00ebt\u00eb nuk do t\u2019ia falte askush: as shqiptar\u00ebt, as nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. N\u00eb fakt, ia fal\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb, dhe ai vazhdon t\u00eb krenohet q\u00eb ka kund\u00ebrshtuar, p\u00ebr shkak t\u00eb shpikjeve t\u00eb tij, nj\u00eb urdh\u00ebr prokurorie, duke shkelur r\u00ebnd\u00eb Kushtetut\u00ebn p\u00ebr autoritetin e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt, t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb rraskapiteshin gjith\u00eb nat\u00ebn n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbledhur provat, po d\u00ebshtonin. Askush nuk u jepte p\u00ebrgjigje p\u00ebr serverin e Kryeministris\u00eb, q\u00eb administrohej nga Garda. Ecejaket e tyre nga Kryeministria te Garda deri n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb nuk dhan\u00eb rezultat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej tyre, kur d\u00ebgjoi q\u00eb Berisha tha se filloi t\u00eb zbatohet \u201cSkenari B\u201d, m\u00eb tregoi duke b\u00ebr\u00eb humor t\u00eb zi nj\u00eb episod qesharak.<\/p>\n<p>\u2014 Kam frik\u00eb se e ka d\u00ebgjuar nga ai shoku im prokuror k\u00ebt\u00eb \u201cSkenarin B\u201d, m\u00eb tha.<br \/>\n\u2014 Pse? i thash\u00eb. \u00c7far\u00eb ka ndodhur?<br \/>\n\u2014 Pasi u lodh\u00ebn deri n\u00eb m\u00ebngjes duke shkuar te dera e Gard\u00ebs dhe nuk ua dhan\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, i tha kolegut q\u00eb kishte me vete: \u201cKalojm\u00eb te Plani B.\u201d Dhe m\u00eb par\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb \u201cPlani B\u201d ishte t\u00eb iknin t\u00eb hanin pa\u00e7e, se ishin pa gjum\u00eb dhe pa ngr\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte humori i zi q\u00eb po p\u00ebrcillte d\u00ebshtimin e hetimit.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje ai mblodhi parlamentin n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb urgjente tragjikomike. Deputet\u00ebt, t\u00eb frustruar nga ideja se mund t\u2019u kishte ikur pushteti, filluan t\u00eb flasin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb e duarbosh p\u00ebr grusht shteti. U ngrit nj\u00eb Komision dhe n\u00eb krye t\u00eb tij u em\u00ebrua Eduard Halimi. Detyra ishte e qart\u00eb: t\u00eb terrorizonte Prokurorin\u00eb dhe t\u00eb baltoste sa t\u00eb mundej Presidentin, SHISH-in dhe median kritike me Berish\u00ebn. Dhe shpall\u00ebn \u201cgrupin pu\u00e7ist\u201d.<\/p>\n<p>Berisha tha se, pasi d\u00ebshtuan t\u00eb merrnin Kryeministrin\u00eb, ata kaluan n\u00eb \u201cPlanin B\u201d: t\u00eb merrnin pushtetin p\u00ebrmes kryeprokurores dhe Presidentit. Na shpall\u00ebn edhe ne kat\u00ebr gazetar\u00eb pu\u00e7ist\u00eb dhe k\u00ebrkuan tabulatet e telefonave tan\u00eb.<\/p>\n<p>Vendos\u00ebm ta merrnim me humor. Filip \u00c7akuli b\u00ebri nj\u00eb gj\u00eb edhe m\u00eb me humor: nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur ku shpjegonte pse d\u00ebshtoi pu\u00e7i dhe si e kishim organizuar.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa ne qeshnim, Per\u00ebndimi e kishte marr\u00eb seriozisht. N\u00eb Bruksel u dukej skandal i madh q\u00eb t\u00eb na k\u00ebrkoheshin tabulatet. I d\u00ebrguari p\u00ebr kriz\u00ebn, Laj\u00e7ak, ia kishte k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb nga Brukseli Berish\u00ebs dhe ky ia kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ne na d\u00ebrgonin sinjale se kjo pun\u00eb do zgjidhej. M\u00eb vinte t\u00eb plasja, pasi e dija q\u00eb tabulatet tona nuk kishin asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Maksimumi i duheshin Berish\u00ebs tabulatet e \u00c7akulit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb me k\u00eb kishte folur dit\u00ebt para transmetimit t\u00eb videos s\u00eb Ilir Met\u00ebs. Ne t\u00eb tjer\u00ebt ishim p\u00ebr arsye krejt t\u00eb tjera: un\u00eb p\u00ebr hakmarrjet e tij primitive; Sokol Balla, ngaq\u00eb quhej njeri i af\u00ebrt i Ram\u00ebs dhe gazetari kryesor i Top Channel-it; dhe Andi Bushati, si nj\u00eb gazetar q\u00eb st\u00ebrmundohej dhe vazhdon akoma t\u00eb jet\u00eb i paansh\u00ebm, nj\u00eb pozicion q\u00eb Berisha e urren m\u00eb shum\u00eb se at\u00eb t\u00eb gazetarit armik.<\/p>\n<p>Vendos\u00ebm t\u00eb mos b\u00ebnim asnj\u00eb kund\u00ebrshtim p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Komision. Madje u konsultuam edhe se si mund t\u00eb talleshim.<\/p>\n<p>Nuk jam i sigurt n\u00ebse na e p\u00ebrgjuan at\u00eb bised\u00eb, por t\u00eb nes\u00ebrmen, p\u00ebr \u201ct\u00eb vetmin plan\u201d q\u00eb b\u00ebm\u00eb kund\u00ebr pushtetit, na \u00e7liruan nga akuza dhe nuk pranuan t\u00eb shkonim n\u00eb Komision. Sali Berisha kishte marr\u00eb n\u00eb telefon \u201cKomisionin\u201d dhe u kishte th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u2019u linte atyre \u00e7akejve mikrofonin p\u00ebr dy or\u00eb t\u00eb talleshin me familjen e tij.<\/p>\n<p>Ishte d\u00ebshtimi yn\u00eb real. Deri at\u00eb dit\u00eb nuk kishim b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. At\u00eb dit\u00eb q\u00eb vendos\u00ebm t\u00eb b\u00ebnim di\u00e7ka, na e hoq\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>E keqja ishte m\u00eb e madhe se kaq. Mos-thirrja jon\u00eb, q\u00eb ne e quanim d\u00ebshtim, po quhej si fitore e Per\u00ebndimit q\u00eb na kishte shp\u00ebtuar nga Berisha. N\u00eb fakt, Berisha kishte shp\u00ebtuar nga ne. Ishte nj\u00eb rast i art\u00eb q\u00eb na u hoq nga duart, fal\u00eb miopis\u00eb s\u00eb Laj\u00e7akut, zyrtarit per\u00ebndimor q\u00eb dukej sikur po na shp\u00ebtonte. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb ai vazhdon t\u00eb jet\u00eb negociator krizash pa sukses. E ndjek mallkimi yn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt po shp\u00ebtonin Berish\u00ebn. Kishin shk\u00ebmbyer nxjerrjen ton\u00eb nga skema e \u201cpu\u00e7it\u201d me tolerimin e vrasjeve; kishin barazuar tabulatet e kat\u00ebr gazetar\u00ebve me jet\u00ebt e kat\u00ebr t\u00eb vrar\u00ebve; kishin z\u00ebvend\u00ebsuar kuriozitetin e dy djemve t\u00eb mi p\u00ebr lakimin e emrit n\u00eb ekrane me vajin e tet\u00eb f\u00ebmij\u00ebve jetim\u00eb q\u00eb s\u2019do t\u2019i shikonin kurr\u00eb baballar\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi. Kishin falur dy her\u00eb Sali Berish\u00ebn: nj\u00eb her\u00eb duke toleruar vrasjet dhe sulmin ndaj institucioneve dhe her\u00ebn e dyt\u00eb duke na e hequr nga duart ne kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00ebve\u201d, q\u00eb s\u00eb paku mund t\u2019ia b\u00ebnim \u201cfytyr\u00ebn si k\u00ebpuca\u201d, si\u00e7 ka qejf t\u00eb thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Kishim d\u00ebshtuar t\u00eb ushtronim t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb si \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d, p\u00ebrball\u00eb atyre q\u00eb sapo shihnin kamerat na fyenin dhe sapo iknin na d\u00ebrgonin SMS se nuk kishin \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnin, kishin urdh\u00ebr\u2026 Nuk kishte d\u00ebshtuar asnj\u00eb grusht shteti; kishim d\u00ebshtuar t\u00eb ndalnim grushtin q\u00eb Berisha po i jepte shtetit, duke e marr\u00eb peng nga makthi i njeriut q\u00eb kishte vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jam i sigurt n\u00ebse, bashk\u00eb me iden\u00eb se duhet t\u00eb vriste, kishte nd\u00ebrmend edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u2019i fshihte, por pak pasi i vrau duket se e kishte fiksuar Skenarin A: \u201cViktimat i ka vrar\u00eb vet\u00eb opozita.\u201d Pasi kjo u hodh posht\u00eb, lindi Skenari B: \u201cU vran\u00eb sepse ishte grusht shteti.\u201d<\/p>\n<p>Lindja dhe shuarja e Skenarit A<\/p>\n<p>N\u00eb daljen e tij t\u00eb par\u00eb publike m\u00eb 21 janar n\u00eb mbr\u00ebmje, e tha qart\u00eb at\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto p\u00ebrleshje kan\u00eb humbur jet\u00ebn 3 qytetar\u00eb, jan\u00eb plagosur dhjet\u00ebra polic\u00eb dhe demonstrues. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e plot\u00eb totale p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto bie mbi organizator\u00ebt e skenarit tunizian, mbi pinjoll\u00ebt e benalive shqiptar\u00eb. Duke ju shprehur ngush\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb sinqerta familjar\u00ebve t\u00eb viktimave, theksoj se t\u00eb dh\u00ebnat paraprake flasin se secili prej tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar nga af\u00ebr me arm\u00eb pistoleta t\u00eb lehta, t\u00eb cilat nuk gjenden n\u00eb armatimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe as t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs. Duke theksuar k\u00ebt\u00eb, i k\u00ebrkoj Prokuroris\u00eb t\u00eb zbardh\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebtyre jet\u00ebve t\u00eb humbura.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndes, ndon\u00ebse n\u00eb fatkeq\u00ebsi, familjarin e nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre viktimave, i cili do t\u2019i thoshte n\u00eb Spitalin Ushtarak nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre drejtuesve kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dhune: \u2018Largohu kriminel, na vrave v\u00ebllan\u00eb\u2019, dhe n\u00eb prani t\u00eb personelit do ta nxirrte jasht\u00eb nga dhoma. Motra e shkret\u00eb, megjith\u00ebse kishte n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb v\u00ebllain, por q\u00eb nuk kishte humbur arsyen, i dha at\u00eb q\u00eb meritonte k\u00ebtij shoku.\u201d<\/p>\n<p>Kush e lexon k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb kryeministrit koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, e kupton qart\u00eb se, kur doli para medias, ai ka qen\u00eb i vendosur t\u2019ia hidhte kufomat n\u00eb shpin\u00eb Edi Ram\u00ebs. Deklarata tregon qart\u00eb po ashtu se Berisha ka mbajtur kontakt thuajse t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Spitalin Ushtarak.<\/p>\n<p>Dy mjek\u00ebt, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb strumbullari i skenarit p\u00ebr \u201cvrasje nga af\u00ebr\u201d, duket se e kishin furnizuar edhe me p\u00ebrralla p\u00ebr faj\u00ebsimin e opozit\u00ebs nga familjar\u00ebt. Paragrafi ku Berisha flet p\u00ebr nj\u00eb gjoja incident i vishet Pre\u00e7 Zogajt, kur ka shkuar te dhoma e Aleks Nikajt. Asgj\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur. Si\u00e7 m\u00eb shpjegoi vet\u00eb Zogaj, Aleksi ishte nj\u00eb mik i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij dhe ai ishte realisht i d\u00ebrrmuar nga ideja se Aleksi mund t\u00eb vdiste. Ishte v\u00eblla i vet\u00ebm i kat\u00ebr motrave dhe kishte dy vajza t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Berisha ishte vigjilent ndaj k\u00ebtyre detajeve dhe e kishte kompletuar skenarin e tij, q\u00eb nga m\u00ebnyra si ishin gjuajtur deri te detajet se si \u201cpopulli\u201d faj\u00ebsonte opozit\u00ebn p\u00ebr vrasjet.<\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebt\u00eb edhe kur e pyet\u00ebn gazetar\u00ebt:<\/p>\n<p>\u201cOpozita organizoi nj\u00eb skenar pu\u00e7ist, e paralajm\u00ebroi at\u00eb, organizoi skenarin tunizian. P\u00ebrgjigje opozit\u00ebs i dhan\u00eb familjar\u00ebt e nj\u00ebrit prej viktimave, i nxor\u00ebn jasht\u00eb ata: \u2018Dil jasht\u00eb kriminel, na vrave v\u00ebllan\u00eb\u2019. T\u00eb dh\u00ebnat paraprake t\u00eb ekspert\u00ebve dhe t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb reanimacionit jan\u00eb se ata jan\u00eb gjuajtur nga af\u00ebr me arm\u00eb t\u00eb lehta.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb, Artan Hoxha publikoi pamje t\u00eb plota, filmuar nga vendi ku ne rrinim n\u00eb Kullat Binjake. K\u00ebndi i gjer\u00eb i pamjes i p\u00ebrfshinte t\u00eb gjith\u00eb: vras\u00ebsit dhe t\u00eb vrar\u00ebt. Shihej qart\u00eb q\u00eb gardist\u00ebt kishin q\u00eblluar dhe vrar\u00eb. Shihej qart\u00eb nj\u00eb ushtarak i Gard\u00ebs q\u00eb kishte q\u00eblluar n\u00eb drejtim t\u00eb njer\u00ebzve. Kamera kapte flak\u00ebn e automatikut dhe rr\u00ebzimin e viktim\u00ebs n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7ast. Ishte nj\u00eb mrekulli optike.<\/p>\n<p>Berisha nuk e priste k\u00ebt\u00eb. Vet\u00ebm pak \u00e7aste m\u00eb par\u00eb, n\u00eb or\u00ebn 19:30, ai kishte spekuluar pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb fakt. Ja si iu drejtua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cinike gazetar\u00ebve:<\/p>\n<p>\u201cMund t\u2019ju b\u00ebj nj\u00eb pyetje: ju q\u00eb ishit n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e k\u00ebsaj situate me kamerat tuaja, pse nuk arrit\u00ebt t\u00eb filmonit nj\u00ebrin prej tyre? Si nuk arrit\u00ebt ju t\u00eb filmoni qoft\u00eb edhe nj\u00ebrin prej tyre? \u00c7far\u00eb ndodhi me kamerat tuaja? Ju i keni dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha; madje un\u00eb d\u00ebgjova nj\u00eb telekronist tuajin q\u00eb tha se \u2018m\u00eb ka marr\u00eb plumbi\u2019, pastaj doli se nuk e kishte marr\u00eb plumbi. Ndjeva keqardhje, por fatmir\u00ebsisht doli se nuk e kishte marr\u00eb plumbi dhe tha se \u2018m\u00eb shtyn\u00eb\u2019.\u201d<\/p>\n<p>Ishte i sigurt se askush nuk kishte filmuar vrasjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diskredituese. Dhe, mbi t\u00eb gjitha, ishte i t\u00ebrbuar q\u00eb Fatos Mahmutaj, reporteri i ABC News, nj\u00eb kanal i perandoris\u00eb s\u00eb tij korruptive, kishte qen\u00eb n\u00eb krah t\u00eb Hekuran Ded\u00ebs kur u vra; ishte plagosur dhe kishte r\u00ebn\u00eb i lemerisur nga tavolina. V\u00ebmendja e Berish\u00ebs shkoi deri tek ai. Donte ta posht\u00ebronte q\u00eb t\u2019i mbyllte goj\u00ebn. Dhe padron\u00ebt e tij tentuan t\u2019ia mbyllnin. N\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb paprecedent n\u00eb media, drejtuesit e ABC News nuk pranuan ta quanin \u201cgazetarin e tyre t\u00eb plagosur\u201d, vet\u00ebm pse k\u00ebshtu prishej Skenari A i Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Nevoja p\u00ebr Skenarin B: \u201cGrushti i Shtetit\u201d<\/p>\n<p>Dalja e pamjeve filmike  e kishte t\u00ebrbuar. T\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb nj\u00eb dalje t\u00eb re para mediave, volli vrer edhe p\u00ebr t\u00eb. I z\u00ebn\u00eb ngusht\u00eb nga gazetar\u00ebt t\u00eb komentonte pamjet e tij, ai iu v\u00ebrsul atij me epitete fyese:<\/p>\n<p>\u201cInformatat e para jan\u00eb ato q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb dje, por kam th\u00ebn\u00eb edhe se Prokuroria e Shtetit duhet t\u00eb zbardh\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat: nga kan\u00eb dal\u00eb, nga kan\u00eb ardhur, kush ka q\u00eblluar, e t\u00eb gjitha me radh\u00eb. Un\u00eb shoh nj\u00eb media q\u00eb, po me nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7akall t\u00eb Sigurimit, b\u00ebn po at\u00eb q\u00eb b\u00ebri \u00e7akalli i Ram\u00ebs me videon tjet\u00ebr dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe gjykat\u00ebsin, edhe prokurorin, edhe t\u00eb gjitha. Kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhja e tij.\u201d<\/p>\n<p>Ishte destabilizuar. Skenari A i ishte shfryr\u00eb si fllusk\u00eb sapuni. Kufomat e viktimave q\u00eb tentoi t\u2019ia faturonte opozit\u00ebs i kishin mbetur n\u00eb oborr t\u00eb vet. I kishte mbetur gjaku brenda gardhit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Tani duhej t\u2019u jepte zem\u00ebr vras\u00ebsve q\u00eb t\u00eb mos e tradhtonin. Pasi i mbajti peng n\u00eb oborr t\u00eb Kryeministris\u00eb; pasi i mjekoi dhe i shp\u00ebrbleu me rroga shtes\u00eb; pasi u premtoi sht\u00ebpi pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Grupit t\u00eb Zjarrit; dhe pasi u shfaq publikisht me Komandantin e Gard\u00ebs me sy t\u00eb nxir\u00eb nga rrahja, filloi t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fenomen t\u00eb ri: p\u00ebr nj\u00eb \u201cgrusht shteti\u201d t\u00eb organizuar nga Presidenti, Kryetari i Opozit\u00ebs, Kryeprokurorja, SHISH-i dhe media.<\/p>\n<p>Njoftimin zyrtar e b\u00ebri n\u00eb mbledhje t\u00eb Qeveris\u00eb m\u00eb 23 janar, ku foli p\u00ebr \u201cskenarin e nj\u00eb pu\u00e7i, e nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb qart\u00eb, evidente p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin me dhun\u00eb, nga nj\u00eb treshe, tashm\u00eb e njohur: Edvin Kristaq Rama dhe dy ministrat e diktatur\u00ebs komuniste, Gramoz Ru\u00e7i dhe Sk\u00ebnder Gjinushi.\u201d<\/p>\n<p>Por n\u00eb retorik\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb at\u00eb mbledhje m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen nj\u00eb fakt. Ai p\u00ebrmendi Gjergj Lezh\u00ebn. Jo me em\u00ebr, por me post. Tha se kishte \u201cvideot e serverit t\u00eb Kryeministris\u00eb\u201d q\u00eb provonin gjith\u00e7ka. Citoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb e shkruar e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb mbledhje t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb 23 janar:<\/p>\n<p>\u201cPas konferenc\u00ebs s\u00eb shtypit i kam k\u00ebrkuar Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Prokuroris\u00eb t\u00eb gjith\u00eb videon e Kryeministris\u00eb. Kryeministria ka nj\u00eb sistem videosh t\u00eb vetin, p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb ka Garda, p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb vendos policia. Kamerat tuaja ishin t\u00eb plota. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, me bindjen time, kishte nj\u00eb material t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsuar se nga erdh\u00ebn plumbat, si u vra dhe ku u vran\u00eb, pra t\u00eb gjitha rrethanat.\u201d<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj deklarate t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 23 janar, i bie q\u00eb m\u00eb 21 janar, rreth or\u00ebs 20:00 n\u00eb mbr\u00ebmje, Sali Berisha t\u00eb ket\u00eb thirrur n\u00eb zyr\u00eb Gjergj Lezh\u00ebn dhe t\u2019i ket\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebto q\u00eb thot\u00eb m\u00eb sip\u00ebr: pra, t\u00eb kontrolloj\u00eb serverin e Kryeministris\u00eb, t\u00eb nxjerr\u00eb pamjet filmike dhe t\u2019i v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Prokuroris\u00eb. K\u00ebt\u00eb e thoshte m\u00eb 23 janar. H\u00ebm.<\/p>\n<p>Si\u00e7 doli m\u00eb von\u00eb nga ekspertiza amerikane, serveri i Kryeministris\u00eb \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb rreth or\u00ebs 1:00 t\u00eb nat\u00ebs, duke u gdhir\u00eb 22 janari. Pra, i bie q\u00eb Gjergj Lezha e ka marr\u00eb porosin\u00eb, ka kontrolluar pamjet filmike, \u00ebsht\u00eb tmerruar nga ato \u00e7far\u00eb ka par\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kopje, ia ka \u00e7uar Berish\u00ebs n\u00eb zyr\u00eb dhe kan\u00eb fshir\u00eb serverin.<\/p>\n<p>Djall\u00ebzia e Berish\u00ebs shkon n\u00eb ekstrem. Ai, q\u00ebllimisht, flet m\u00eb 23 janar p\u00ebr server t\u00eb paprishur t\u00eb Kryeministris\u00eb, q\u00eb sot t\u00eb ket\u00eb alibi se ai nuk dinte gj\u00eb q\u00eb ishte prishur. Q\u00eb at\u00eb dit\u00eb ai ka menduar si ta fus\u00eb n\u00eb burg Gjergj Lezh\u00ebn, si \u201cbedelin\u201d e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij akti kriminal. Lig\u00ebsia e k\u00ebsaj deklarate tani duket m\u00eb e plot\u00eb. Nj\u00eb vit m\u00eb pas, kur FBI solli ekspertiz\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb dhe paraqiti si problem faktin se ky server \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb nat\u00ebn e 21 janarit, shihet qart\u00eb se Berisha \u00e7do hap drejt alibis\u00eb s\u00eb tij e ka b\u00ebr\u00eb me vet\u00ebdije. Si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb vras\u00ebsit profesionist\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Ina Rama i kishte \u00e7uar Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm gjasht\u00eb urdh\u00ebr-arrestesh q\u00eb p\u00ebrfshinin zinxhirin komandues t\u00eb Gard\u00ebs, q\u00eb nga Komandanti deri te qit\u00ebsi i dyshuar p\u00ebr vras\u00ebs. Ministri i Brendsh\u00ebm ka refuzuar. Arsyeja, sipas tij, \u00ebsht\u00eb se, n\u00ebse ai i dor\u00ebzon ata, Garda \u201ckapitullon\u201d, pasi ushtar\u00ebt d\u00ebshp\u00ebrohen. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb arsyetim q\u00eb t\u00eb l\u00eb pa fjal\u00eb. N\u00eb logjik\u00ebn infantile t\u00eb atij q\u00eb quhej Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, kishte nj\u00eb psikoz\u00eb lufte. Ai e quante Gard\u00ebn nj\u00eb repart q\u00eb duhet t\u00eb ruante moralin e lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin e tij. Dhe, sipas k\u00ebsaj logjike, shteti ligjor po u ngat\u00ebrrohej n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e tyre me \u201carmiqt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kryeprokurorja \u00ebsht\u00eb detyruar t\u2019ia b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb se ata thjesht do t\u00eb merren n\u00eb pyetje dhe mund t\u00eb lihen t\u00eb lir\u00eb. Por asgj\u00eb nuk ka funksionuar. Tensioni \u00ebsht\u00eb rritur dhe Ministri i Brendsh\u00ebm, me lig\u00ebsi, i ka k\u00ebrkuar t\u00eb shprehet edhe Presidentit, p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb flagrante, p\u00ebr nj\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Ai i ka treguar ligjin dhe kjo ishte sikur t\u2019i tregoje burgun.<\/p>\n<p>I vetmi q\u00eb ka pranuar t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb ka qen\u00eb ambasadori amerikan. Ai ka hyr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtij konflikti t\u00eb past\u00ebr ligjor, duke inkurajuar Prokuroren p\u00ebr hetime, por edhe duke bindur Berish\u00ebn se vet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u201cpjes\u00eb e pu\u00e7it\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb shteti ligjor, nj\u00eb kryeminist\u00ebr mori p\u00ebrsip\u00ebr moszbatimin e urdhrave t\u00eb Kryeprokurores, duke u vet\u00ebshpallur vet\u00eb agresor, vet\u00eb gjykat\u00ebs, vet\u00eb prokuror dhe vet\u00eb garant i Kushtetut\u00ebs. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky ishte i vetmi element real i grushtit t\u00eb shtetit at\u00eb dit\u00eb. At\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb Sali Berisha.<\/p>\n<p>Rezistenca e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos dor\u00ebzuar gardist\u00ebt vazhdoi edhe pasdite, n\u00eb komunikimin mes Prokuroris\u00eb dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, Drejtori Burgaj kishte gjetur \u201czgjidhjen\u201d: urdh\u00ebr-arrestet kishin \u201clapsuse t\u00eb papranueshme\u201d.<\/p>\n<p>Dhe Berisha e gjeti \u201clidhjen\u201d mes pu\u00e7ist\u00ebve. Meq\u00eb Bamir Topi refuzoi t\u00eb futej n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes; meq\u00eb Ina Rama k\u00ebmb\u00ebnguli gjith\u00eb dit\u00ebn t\u2019i arrestonte gjasht\u00eb t\u00eb dyshuarit p\u00ebr vrasje; dhe meq\u00eb Edi Rama, n\u00eb pasdite von\u00eb, kishte deklaruar se Berisha po refuzonte t\u00eb dor\u00ebzonte vras\u00ebsit, at\u00ebher\u00eb dilte q\u00eb Bamir Topi, Ina Rama dhe Edi Rama kishin nj\u00eb plan t\u00eb koordinuar. Tragjikomedi.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e posa\u00e7me n\u00eb Kuvend, teza kishte avancuar: ishte futur n\u00eb list\u00eb edhe SHISH-i. Sipas Berish\u00ebs, n\u00eb zarfin q\u00eb SHISH-i i kishte d\u00ebrguar n\u00eb zyr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 20 janar, kishte zero informacion p\u00ebr \u201cpu\u00e7in\u201d. Aq shum\u00eb ishte autosugjestionuar nga ideja se ishte para nj\u00eb pu\u00e7i, sa tani i k\u00ebrkonte edhe SHISH-it ta kishte par\u00eb at\u00eb \u201c\u00ebnd\u00ebrr\u201d nj\u00eb dit\u00eb para se t\u2019i fanepsej atij. E vuante shum\u00eb iden\u00eb se SHISH-in nuk e kishte n\u00ebn kontroll. E vuante edhe m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ata raportonin m\u00eb shum\u00eb te ndonj\u00eb vend mik i Shqip\u00ebris\u00eb sesa tek ai. Dhe iu duk rast i art\u00eb t\u2019i hiqte qafe me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Para deputet\u00ebve shpjegoi qart\u00eb edhe skenarin. Foli p\u00ebr dy lloj zarfi me lek\u00eb: nj\u00eb p\u00ebr transportin dhe nj\u00eb p\u00ebr \u201cluft\u00ebn\u201d. I pari kishte 10\u201320 mij\u00eb lek\u00eb, i dyti 200\u2013300 mij\u00eb lek\u00eb. Shpjegoi se si \u201cpara Dajtit\u201d ky grup kishte marr\u00eb nj\u00eb drog\u00eb sintetike:<\/p>\n<p>\u201cU shp\u00ebrnda, thuhet, nj\u00eb lloj droge sintetike; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen analizat, se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk kam dijeni. U shp\u00ebrndan\u00eb gur\u00eb dhe t\u00eb gjitha mjetet e tjera\u2026\u201d<\/p>\n<p>Por edhe pse Komisioni u ngrit, edhe pse u b\u00eb kujdes t\u00eb gjendeshin deputet\u00eb q\u00eb \u201cnuk prishnin pun\u00eb\u201d dhe, edhe n\u00ebse b\u00ebheshin qesharak\u00eb, kjo t\u00eb \u201ckalonte\u201d, e shihte se skenari nuk po ecte. Per\u00ebndimi po u jepte mb\u00ebshtetje \u201cpu\u00e7ist\u00ebve\u201d dhe ky ishte nj\u00eb problem i madh p\u00ebr t\u00eb. Presidenti i Republik\u00ebs dhe Kryeprokurorja u b\u00ebn\u00eb destinacioni i ri i diplomat\u00ebve. Berisha u t\u00ebrbua dhe shp\u00ebrtheu.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim m\u00eb 24 janar me efektiv\u00eb t\u00eb policis\u00eb dhe familje t\u00eb tyre, iu turr me nj\u00eb fjalor rruga\u00e7\u00ebror Ina Ram\u00ebs dhe Bamir Topit. T\u00eb parin e quajti \u201chorr bulevardi\u201d, t\u00eb dyt\u00ebn \u201clavire bulevardi\u201d. \u201cSofistikimi\u201d i tij p\u00ebr \u201cpu\u00e7in\u201d kishte ecur p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Argumentet pse ai nuk dor\u00ebzonte gardist\u00ebt tani ishin t\u00eb ndryshme nga nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. M\u00eb 22 janar argument ishte demoralizimi i zinxhirit komandues t\u00eb Gard\u00ebs; m\u00eb 23 janar b\u00ebnte thirrje t\u00eb merrej filmimi i serverit t\u00eb Kryeministris\u00eb, q\u00eb vet\u00eb e kishte fshir\u00eb qysh m\u00eb 21 janar; dhe m\u00eb 24 janar thoshte se \u201cata nuk kan\u00eb prova\u201d dhe se \u201cprov\u00eb t\u00eb vetme kan\u00eb rregulloren e Gard\u00ebs\u201d, q\u00eb l\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb te zinxhiri komandues.<\/p>\n<p>Ishte duke shtyr\u00eb \u201cSkenarin B t\u00eb pu\u00e7it\u201d, q\u00eb sipas tij lidhej me marrjen e pushtetit p\u00ebrmes gjyq\u00ebsorit dhe prokuroris\u00eb. Skenari A, p\u00ebrmes arm\u00ebve, kishte d\u00ebshtuar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte dy skenar\u00eb, por ata ishin te Berisha. Skenari A i tij ishte: \u201cvrasjet i b\u00ebri opozita\u201d, dhe Skenari B ishte: \u201cmeq\u00eb u b\u00eb grusht shteti, vrasje do ket\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e tha vet\u00eb n\u00eb Parlament dhe para polic\u00ebve, n\u00eb raste t\u00eb tilla nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi sa vriten:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb grusht shteti mund t\u00eb mos vritet asnj\u00eb, mund t\u00eb vriten 3, 30 apo 300. Grushti i shtetit nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb absolute. Forca e institucioneve t\u00eb nj\u00eb shteti demokratik \u00ebsht\u00eb e hekurt. Mjer\u00eb ata q\u00eb e provojn\u00eb!\u2026\u201d<\/p>\n<p>Pse i vrau?<\/p>\n<p>Kjo ishte nj\u00eb pik\u00ebpyetje e madhe jo vet\u00ebm p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, por edhe p\u00ebr ata q\u00eb e njihnin nga af\u00ebr Berish\u00ebn. Kur protesta ra, kur njer\u00ebzit thuajse ishin shp\u00ebrndar\u00eb, kur polic\u00ebt thuajse ishin shpartalluar dhe nj\u00ebsit\u00eb speciale zyrtare dhe jozyrtare t\u00eb Berish\u00ebs ishin brenda oborrit, u q\u00ebllua me vet\u00ebdije p\u00ebr t\u2019u vrar\u00eb. U q\u00ebllua kur vdekjet nuk trembnin dhe nuk frym\u00ebzonin ask\u00ebnd. U q\u00ebllua kur askush thuajse nuk e mori vesh n\u00ebse ata vdiq\u00ebn apo u plagos\u00ebn. Askush n\u00eb bulevard nuk ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se kishte viktima.<br \/>\nTek rrija p\u00ebrball\u00eb dritares s\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kullat Binjake, kur m\u00eb erdhi lajmi se dy vet\u00eb kishin vdekur (i treti u njoftua pak m\u00eb von\u00eb), m\u2019u shfaq t\u00ebrbimi i tij, pik\u00ebrisht kur gjith\u00e7ka po mbaronte. Si nj\u00eb njeri q\u00eb nuk pranon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb betej\u00eb pa bilanc, ai nuk mund t\u00eb pranonte n\u00eb karakterin e tij nj\u00eb demonstrim force nga opozita.<br \/>\nMij\u00ebra njer\u00ebzit e grumbulluar kund\u00ebr tij, fuqia e tyre p\u00ebr t\u00eb shpartalluar policin\u00eb me duar n\u00eb xhepa, b\u00ebnin kontrast t\u00eb madh me krekosjen e tij publike. Nuk mund ta pranonte dot k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia ime p\u00ebr 21 Janarin<\/p>\n<p>Jam i sigurt se vendimin p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb nuk e ka konsultuar me ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>Sokol Olldashi ma p\u00ebrshkroi Lul\u00ebzim Bash\u00ebn thuajse t\u00eb lebetitur nga frika dhe hutimi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Komandanti i Gard\u00ebs ishte po ashtu nj\u00eb ushtarak i p\u00ebrmbajtur, edhe pse besnik i tij.<\/p>\n<p>Me Gjergj Lezh\u00ebn jo e jo. I gjori Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kryeministris\u00eb, kushedi sa p\u00ebrpjekje ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mos i shfaqej p\u00ebrball\u00eb at\u00eb dit\u00eb\u2026<br \/>\nI sillja t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrmend dhe bindesha m\u00eb shum\u00eb se e kishte marr\u00eb vet\u00eb at\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebrfytyrova si ka thirrur \u201cdik\u00eb t\u00eb vetin\u201d n\u00eb zyr\u00eb, ka ngritur pak z\u00ebrin e televizorit nga ideja se p\u00ebrgjohej dhe i ka dh\u00ebn\u00eb shenj\u00eb t\u00eb q\u00ebllonin. Pak m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar.<\/p>\n<p>Momenti kur filloi t\u00eb q\u00ebllohej mbi turm\u00eb ishte episod gati dhjet\u00eb minutash. Vet\u00ebm n\u00eb ato dhjet\u00eb minuta tytat e arm\u00ebve u drejtuan mbi qytetar\u00ebt dhe kangjellat e Kryeministris\u00eb jan\u00eb sharruar nga brenda nga plumbat. Ata q\u00eb kan\u00eb q\u00eblluar ishin qit\u00ebs special\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs. N\u00eb mendjen e tij t\u00eb hallakatur dhe dalldisur nga ideja se Edi Rama i \u201ckishte b\u00ebr\u00eb rreshtore\u201d, v\u00ebrtitej ideja e hakmarrjes. Mendimi se ata mund ta p\u00ebrs\u00ebrisnin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb vazhdimisht, derisa ai t\u00eb rr\u00ebzohej nga pushteti, e tmerronte. Duheshin vrar\u00eb!<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Sot mbushen 15 vjet nga kjo ngjarje. P\u00ebr pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, drejt\u00ebsia nuk ka guxuar as ta pyes\u00eb Sali Berish\u00ebn. Gjyqi u rihap me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, e cila detyroi Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb urdh\u00ebronte SPAK-un t\u00eb niste hetimin. E nis\u00ebn me zem\u00ebr t\u00eb thyer. Nuk donin t\u00eb p\u00ebrballeshin p\u00ebrs\u00ebri me njeriun q\u00eb as nuk kishin guxuar ta pyesnin: pse i vrave.<\/p>\n<p>Pas 15 vitesh, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt prokuror\u00eb jan\u00eb \u201cheronj\u201d n\u00eb syt\u00eb e shqiptar\u00ebve, p\u00ebr reprezaljet mbi politik\u00ebn p\u00ebr gj\u00ebra nga m\u00eb banalet deri tek ato v\u00ebrtet trondit\u00ebse, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebrball\u00eb Sali Berish\u00ebs. N\u00eb fakt, p\u00ebrballja e drejt\u00ebsis\u00eb me t\u00eb p\u00ebr 21 Janarin\u00ebsht\u00eb testi i vet\u00ebm q\u00eb ose e l\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e re n\u00eb klas\u00eb, ose e ngre at\u00eb n\u00eb vendin q\u00eb meriton.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb parin q\u00eb pash\u00eb duke u rr\u00ebzuar n\u00eb tok\u00eb, edhe pse nuk ishte i vrari i par\u00eb, ishte Hekuran Deda, i cili u rr\u00ebzua nga tavolina ku ishin gazetar\u00ebt. M\u2019u duk sikur u rr\u00ebzua sepse e shtyu dikush, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte q\u00eblluar. Mendova se ishte ndonj\u00eb gazetar. Me syt\u00eb nga rruga shiheshin pak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65315","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65315","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65315"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65315\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65315"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65315"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65315"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}