{"id":65305,"date":"2026-01-20T19:48:23","date_gmt":"2026-01-20T19:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/grupi-parlamentar-i-pd-shkrese-klgj-dhe-ild-irena-gjoka-nuk-mund-te-vazhdoje-te-qendroje-ne-detyre\/"},"modified":"2026-01-20T19:48:23","modified_gmt":"2026-01-20T19:48:23","slug":"grupi-parlamentar-i-pd-shkrese-klgj-dhe-ild-irena-gjoka-nuk-mund-te-vazhdoje-te-qendroje-ne-detyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/grupi-parlamentar-i-pd-shkrese-klgj-dhe-ild-irena-gjoka-nuk-mund-te-vazhdoje-te-qendroje-ne-detyre\/","title":{"rendered":"Grupi Parlamentar i PD, shkres\u00eb KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike i ka d\u00ebrguar shkres\u00eb KLGJ dhe ILD, ku i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb largoj\u00eb nga detyra Irena Gjok\u00ebn, pasi Prokuroria e P\u00ebrgjithshme provoi d\u00ebnimin e saj n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn e firmosur nga Gazment Bardhi, lexohet se \u201cIrena Gjoka ndodhet n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb me funksionin kushtetues t\u00eb gjyqtarit, si dhe ka falsifikuar aktet, duke kryer nj\u00eb tjet\u00ebr krim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb urdh\u00ebr d\u00ebbimeve dhe vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb d\u00ebnimit penal\u201d.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs shprehin shqet\u00ebsimin e thell\u00eb n\u00eb let\u00ebr p\u00ebr mosveprimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb KLGJ dhe ILD, sipas tyre, q\u00eb po sjell pasoja t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb parikuperueshme n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Letra e grupit parlamentar t\u00eb PD drejtuar KLGJ dhe ILD:<\/p>\n<p>L\u00ebnda: Mbi konstatimin e mbarimit t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr gjyqtaren e posacme znj. Irena Gjoka<\/p>\n<p>Kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor<\/p>\n<p>Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>I nderuar z. Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebis\u00eb,<\/p>\n<p>Me shum\u00eb shqet\u00ebsim jemi njohur me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paprecedent n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb cenon parimin kushtetues t\u00eb \u201cgjykat\u00ebs s\u00eb caktuar me ligj\u201d. Prej koh\u00ebsh n\u00eb media \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i njohur rasti i fshehjes s\u00eb d\u00ebnimit nga autoritetet greke nga ana e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posacme t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar znj. Irena Gjoka. Sipas k\u00ebtij denoncimi mediatik, znj. Gjoka ka qen\u00eb e debuar dy her\u00eb nga Greqia dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar po n\u00eb shtetin Grek nga nj\u00eb gjykat\u00eb penale p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb falsifikimit t\u00eb dokumenteve.<\/p>\n<p>Konkretisht, n\u00eb media jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike k\u00ebto dokumente:<\/p>\n<p>a) Urdh\u00ebr d\u00ebbimi nga policia greke, dat\u00eb 24.12.2002, p\u00ebr tentativ\u00eb hyrjeje n\u00eb territorin grek me viz\u00eb t\u00eb falsifikuar. Dokumente zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr Mbrojtjen e Qytetarit, Policia Greke, dat\u00eb 14 gusht 2025, Prot. Nr. 1623\/25\/1741610, v\u00ebrtetojn\u00eb se ndaj saj u hap nj\u00eb dosje penale p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb falsifikimit, bazuar n\u00eb nenin 216 t\u00eb Kodit Penal Grek, si dhe se pasaporta e saj u sekuestrua.<\/p>\n<p>b) Urdh\u00ebr d\u00ebbimi nr. 7\/13-2-2003, nga policia greke, dat\u00eb 13.02.2003. Znj. Gjoka Maneku i kund\u00ebrshtoi t\u00eb dy urdhrat e d\u00ebbimit n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Athin\u00ebs. K\u00ebrkesa e saj u rr\u00ebzua me vendimin nr. 320\/2006, dat\u00eb 03.06.2006.<\/p>\n<p>c)      Vendim penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Janin\u00ebs, Greqi, nr. 1447\/2005, dat\u00eb 7 korrik 2005, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb falsifikimit, duke e d\u00ebnuar me tre muaj burgim dhe 1 500 euro gjob\u00eb (m\u00eb pas e konvertuar n\u00eb gjob\u00eb), si dhe duke urdh\u00ebruar shkat\u00ebrrimin e pasaport\u00ebs s\u00eb sekuestruar q\u00eb p\u00ebrmbante viz\u00ebn e falsifikuar.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se k\u00ebto fakte u b\u00ebn\u00eb publike nga media, rezulton se znj. Gjoka nuk i ka deklaruar ato zyrtarisht pran\u00eb autoriteteve p\u00ebrkat\u00ebse, si\u00e7 k\u00ebrkohet nga ligji, pasi kjo do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb saj si gjyqtare, sipas nenit 6\/1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ligjit nr. 95\/2016 dhe ligjit nr. 96\/2016. P\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb saj si gjyqtare, ajo nuk i deklaroi k\u00ebto fakte as n\u00eb formular\u00ebt zyrtar\u00eb t\u00eb parashikuar nga ligji p\u00ebr dekriminalizimin, nr. 138\/2015 apo n\u00eb formularin e kandidmit si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posacme sipas ligjit nr. 95\/2016. Mosdeklarimi i informacionit t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb k\u00ebta formular\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb vep\u00ebr penale m\u00eb vete sipas ligjit.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 20 Janar 2026, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, n\u00eb zbatim t\u00eb kompetenc\u00ebs q\u00eb i njeh ligji nr. 138\/2015, deklaroi se dokumentet e publikuara n\u00eb media jan\u00eb autentike dhe njoftoi publikisht se:<\/p>\n<p> \u201cMbi baz\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Karrier\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, m\u00eb dat\u00eb 08.05.2024 n\u00eb Sektorin e Dekriminalizimit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjitshme \u00ebsht\u00eb regjistruar me nr. 40 procesi per verifikimin e thelluar t\u00eb deklarimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Formularin e Vet\u00ebdeklarimit date 22.04.2016, p\u00ebr subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar. Pas kryerjes s\u00eb t\u00eb gjitha verifikimeve t\u00eb mundshme brenda dhe jasht\u00eb vendit, m\u00eb dat\u00eb 19.01.2026, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve t\u00eb verifikimit, vendim t\u00eb cilin po k\u00ebt\u00eb dat\u00eb ja ka p\u00ebrcjell\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor si organ p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr verifikimin e kushteve t\u00eb ndalimit n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr.138\/2015 \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, dhe Vendimit t\u00eb Kuvendit nr.17\/2016 \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e rregullave t\u00eb detajuara mbi zbatimin e ndalimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb ligjin nr.138\/2015 \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d.\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebrmes k\u00ebtij konfirmimi t\u00eb autoriteteve p\u00ebrgjegj\u00ebse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb me funksionin kushtetues t\u00eb gjyqtarit, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 6\/1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ligjit nr. 95\/2016 dhe ligjit nr. 96\/2016, si dhe ka fallsifikuar aktet, duke kryer nj\u00eb tjet\u00ebr krim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb urdh\u00ebr d\u00ebbimeve dhe vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb d\u00ebnimit penal. Ky fakt ka krijuar nj\u00eb gjendje paligjshm\u00ebrie  dhe antikushtetutshm\u00ebrie n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 6\/1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs parashikohet se: \u201cNdalohet zgjedhja, em\u00ebrimi apo ushtrimi i nj\u00eb funksioni publik n\u00eb nj\u00eb nga organet e parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kushtetut\u00eb, ose t\u00eb krijuara me ligj, pavar\u00ebsisht p\u00ebrcaktimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb dispozitat e tjera t\u00eb k\u00ebsaj Kushtetute, n\u00ebse verifikohen rrethana q\u00eb cenojn\u00eb integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj t\u00eb miratuar me tri t\u00eb pestat e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit.\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb neni 136\/a i Kushtetut\u00ebs sanksionon se: \u201c1. Gjyqtar\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb shtetasit shqiptar\u00eb q\u00eb em\u00ebrohen nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe pas kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb verifikimit paraprak t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tyre, sipas ligjit. 2. Kritere t\u00eb tjera p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen dhe em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve parashikohen me ligj.\u201d.<\/p>\n<p>D\u00ebnimi me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi parashikohet nga Kushtetuta si rrethan\u00eb q\u00eb dikton automatikisht shkarkimin e gjyqtarit nga detyra. Konkretisht, neni 140 i Kushtetut\u00ebs parshikon se: \u201c2. Gjyqtari shkarkohet nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor kur: b) \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 47 i ligjit nr. 96\/2026, parashikon se: \u201c3. P\u00ebr t\u00eb gjitha pozicionet n\u00eb gjykatat e posacme, magjistrati duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb edhe kriteret e tjera dhe kushtet e siguris\u00eb, t\u00eb parashikuara n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201d. N\u00eb nenin 6 t\u00eb ligjit nr. 95\/2016, parashikohet shprehimisht se \u201c1. Kandidati p\u00ebr gjyqtar n\u00eb gjykatat e posa\u00e7me kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kushtet e siguris\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb caktohet apo pun\u00ebsohet n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto pozicione. Asnj\u00eb kandidat nuk mund t\u00eb caktohet n\u00eb detyr\u00eb ose t\u00eb pun\u00ebsohet pa plot\u00ebsuar k\u00ebto kushte. Kushtet e siguris\u00eb para caktimit n\u00eb detyr\u00eb ose em\u00ebrimit jan\u00eb: a) kontrolli i verifikimit t\u00eb figur\u00ebs. 3. Kandidati plot\u00ebson deklarat\u00ebn e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, sipas shtojc\u00ebs A, t\u00eb k\u00ebtij ligji, dhe e dor\u00ebzon at\u00eb tek institucionet e em\u00ebrtes\u00ebs.\u201d. N\u00eb pjes\u00ebn 6, t\u00eb Shtojc\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb ligj, p\u00ebrfshihet edhe pyetja \u201c\u00c7\u201d \u2013 A keni qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb i ndaluar, i arrestuar, i d\u00ebnuar p\u00ebr shkelje ligjore brenda ose jasht\u00eb shtetit? Kjo pyetje ka nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me p\u00ebrmbushjen e kritereve kushtetuese dhe ligjore p\u00ebr ushtrimin e funksionit kushtetues t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Republik\u00ebs, edhe n\u00eb kuptim t\u00eb neneve 6\/1, 136\/a dhe 140 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe kritereve ligjore t\u00eb parashikuara n\u00eb ligjin nr. 96\/2016.<\/p>\n<p>Ky ligj p\u00ebrcakton si kriter p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtarit edhe mosqenien e tij i d\u00ebnuar me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe se konstatimi i nj\u00eb fakti t\u00eb till\u00eb pas em\u00ebrimit passjell mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit. Konkretisht, neni 64 i ligjit nr. 96\/2026 parashikon se \u201c1. Statusi i magjistratit mbaron n\u00eb rastet kur: b) v\u00ebrtetohen kushtet e pazgjedhshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb ushtrimin e funksionit\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, neni 66 i po t\u00eb nj\u00ebjtit ligj sanksionon se: \u201c1. Statusi i magjistratit mbaron n\u00eb dit\u00ebn kur autoriteti kompetent p\u00ebrcakton me vendim shkaqet e pazgjedhshm\u00ebris\u00eb si vijon: a) kur magjistrati nuk plot\u00ebson kriteret e p\u00ebrcaktuara, sipas nenit 28 t\u00eb k\u00ebtij ligji. 4. K\u00ebshill deklaron me vendim mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit, jo m\u00eb von\u00eb se 2 jav\u00eb nga marrja e njoftimit p\u00ebr shkakun e pazgjedhshm\u00ebris\u00eb ose papajtueshm\u00ebris\u00eb.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 28 i ligjit nr. 96\/2016, heq cdo dyshim q\u00eb nj\u00eb gjyqtar i d\u00ebnuar me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin. N\u00eb m\u00ebyr\u00eb specifike kjo dispozit\u00eb p\u00ebrcakton si kriter p\u00ebr em\u00ebrimin gjyqtar, sa m\u00eb posht\u00eb: d) nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim penal t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vepre penale, q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb kryer, diskrediton pozit\u00ebn dhe figur\u00ebn e gjyqtarit ose prokurorit ose d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb besimin e publikut n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, pavar\u00ebsisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb rehabilituar sipas parashikimeve t\u00eb Kodit Penal.\u201d. I nj\u00ebjti ligj, n\u00eb nenin 162, pika 1, parashikonte se gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, ku sh\u00ebrbente si gjyqtare znj. Irena Gjoka, do t\u00eb vazhdonin t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb detyr\u00eb si pjes\u00eb e gjykat\u00ebs s\u00eb posacme, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur ekzistonin shkaqe p\u00ebr p\u00ebrfundimin e statusit t\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, edhe ligji nr. 138\/2015 dhe vendimi i Kuvendit nr. 17\/2016, sanksionojn\u00eb qart\u00ebsisht se: \u201cPasqyrimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb rreme n\u00eb k\u00ebt\u00eb Formular p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale dhe d\u00ebnohet me burgim sipas nenit 190 t\u00eb Kodit Penal. Pasqyrimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pav\u00ebrteta, t\u00eb paplota, dhe t\u00eb pasakta n\u00eb k\u00ebt\u00eb Formular dhe refuzimi i depozitimit t\u00eb gjurm\u00ebve daktiloskopike, passjell skualifikimin e menj\u00ebhersh\u00ebm dhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb nga kandidimi\/zgjedhja\/em\u00ebrimi apo ushtrimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i funksionit publik.\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb dispozitat kushtetutese dhe ligjore t\u00eb sip\u00ebrcituara, si dhe n\u00eb konfirmimin e b\u00ebr\u00eb zyrtarisht nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, mbi faktin se gjyqtarja e posacme znj. Irena Gjoka rezulton e d\u00ebnuar me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vepre penale, fakt t\u00eb cilin ajo e ka mbajtur t\u00eb fshehur dhe nuk e ka deklaruar n\u00eb disa dokumente zyrtare, sic e kishte detyrim, e vendos at\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrpara kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb parshikuar n\u00eb nenin 190 t\u00eb Kodit Penal, por mbi t\u00eb gjitha n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb kushtetutese dhe ligjore p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionin kushtetutes t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrkat\u00ebsisht, ajo ndodhet n\u00eb kushtet kushtetuese dhe ligjore ku K\u00ebshill duhet t\u00eb deklaroj\u00eb me vendim mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit apo kur Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shkarkimin nga detyra p\u00ebr \u201csjellje q\u00eb diskretitojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit\u201d. Ky konstatim duhet t\u00eb kishte ndodhur, jo m\u00eb von\u00eb se 2 jav\u00eb nga marrja e njoftimit p\u00ebr shkakun e pazgjedhshm\u00ebris\u00eb\/papajtueshm\u00ebris\u00eb, por deri m\u00eb tani K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, nuk kan\u00eb vepruar, edhe pse Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm prej muajsh publikisht dhe n\u00eb seancat d\u00ebgjimore n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb ka informuar se fakti i d\u00ebnimit ishte konfirmuar nga autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse greke.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, shprehim shqet\u00ebsimin e thell\u00eb, p\u00ebr mosveprimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb po sjell pasoja t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb parikuperueshme n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. Cenimi i parimit t\u00eb \u201cgjykat\u00ebs s\u00eb caktuar me ligj\u201d, \u00ebsht\u00eb shkak i mjaftuesh\u00ebm kushtetues p\u00ebr t\u00eb cenuar \u00e7do vendimmarrje t\u00eb saj si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, kjo ka pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr vet\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr vet\u00eb pun\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, por mund t\u00eb shkaktoj\u00eb edhe pasoja t\u00eb r\u00ebnda financiare p\u00ebr shtetin shqiptar. Ky rast cenon edhe besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe krijon pasiguri mbi vendimmarrjet e sistemit gjyq\u00ebsor, duke cenuar integritetin e t\u00eb gjith\u00eb sistemit. Nj\u00eb gjyqtar i Republik\u00ebs, q\u00eb rezulton i d\u00ebnuar dhe q\u00eb p\u00ebrpiqet ta fsheh, duke mos e deklaruar k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim, n\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb kryen edhe nj\u00eb sjellje q\u00eb diskrediton pozit\u00ebn dhe figur\u00ebn e magjistratit dhe d\u00ebmton besimin e publikut n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duke respektuar parimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve kushtetuese t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe duke shmangur \u00e7do nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebn Tuaj, ne deputet\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e ndarjes dhe t\u00eb balancimit t\u00eb pushteteve, parimit t\u00eb shtetit ligjor, kontrollit kushtetutes mbi zbatimin e ligjit, si dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb son\u00eb si deputet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e shtetit shqiptar, kushtetutshm\u00ebrin\u00eb dhe ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, k\u00ebrkojm\u00eb nga ana e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb, menj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zbatuar detyrimin kushtetues dhe ligjor, t\u00eb konstatimit t\u00eb mbarimit t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr gjyqtaren e posacme znj. Irena Gjoka. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pas p\u00ebrfundimit administrativ t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe njoftimit t\u00eb rezultateve K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, ky i fundit sipas nenin 66 t\u00eb ligjit nr. 96\/2026, duhet t\u00eb deklaroj\u00eb me vendim mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit, jo m\u00eb von\u00eb se 2 jav\u00eb nga marrja e njoftimit p\u00ebr shkakun e pazgjedhshm\u00ebris\u00eb dhe papajtueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa m\u00eb lart, \u00e7do vones\u00eb nga ana juaj shkakon pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr interesin publik, p\u00ebr vet\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, besimin e qytetr\u00ebve tek institucionet e pavarur t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr interesat financiare t\u00eb shtetit shqiptar. <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike i ka d\u00ebrguar shkres\u00eb KLGJ dhe ILD, ku i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb largoj\u00eb nga detyra Irena Gjok\u00ebn, pasi Prokuroria e P\u00ebrgjithshme provoi d\u00ebnimin e saj n\u00eb Greqi. N\u00eb shkres\u00ebn e firmosur nga Gazment Bardhi, lexohet se \u201cIrena Gjoka ndodhet n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb me funksionin kushtetues t\u00eb gjyqtarit, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65305","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65305\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}