{"id":65275,"date":"2026-01-20T17:48:21","date_gmt":"2026-01-20T17:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/shqiperia-nje-histori-suksesi-ne-ballkan-perparim-stabilitet-dhe-integrim-europian\/"},"modified":"2026-01-20T17:48:21","modified_gmt":"2026-01-20T17:48:21","slug":"shqiperia-nje-histori-suksesi-ne-ballkan-perparim-stabilitet-dhe-integrim-europian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/shqiperia-nje-histori-suksesi-ne-ballkan-perparim-stabilitet-dhe-integrim-europian\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria, nj\u00eb histori suksesi n\u00eb Ballkan: p\u00ebrparim, stabilitet dhe integrim europian"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria, nj\u00eb nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor me nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe rreziqeve strategjike ndaj paqes dhe demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria renditet n\u00eb vendin e 20-t\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve strategjike ndaj paqes dhe demokracis\u00eb, sipas Indeksit Normandy p\u00ebr vitin 2025, t\u00eb p\u00ebrgatitur nga European Parliamentary Research Service. Krahasuar me vitin 2024, vendi yn\u00eb ka sh\u00ebnuar progres t\u00eb duksh\u00ebm, duke u ngjitur me gjasht\u00eb pik\u00eb n\u00eb renditjen globale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, vendi ka reflektuar rrug\u00ebtimin e q\u00ebndruesh\u00ebm drejt konsolidimit politik, ekonomik dhe institucional.<\/p>\n<p>Prej fillimit t\u00eb t\u00eb viteve \u201990, vendi ka nd\u00ebrmarr\u00eb reforma t\u00eb thella q\u00eb kan\u00eb transformuar shoq\u00ebrin\u00eb dhe shtetin. Hapja e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian n\u00eb mars t\u00eb vitit 2020 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb m\u00eb kuptimplota t\u00eb p\u00ebrpjekes s\u00eb qeveris\u00eb shqiptare duke sh\u00ebnuar progres n\u00eb agjend\u00ebn europiane.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria spikat gjithashtu si nj\u00eb model i toleranc\u00ebs dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs fetare, thekson raporti, nj\u00eb vler\u00eb e rrall\u00eb dhe e \u00e7muar n\u00eb rajon, e cila kontribuon n\u00eb stabilitetin social dhe politik t\u00eb vendit. Paralelisht, ekonomia ka sh\u00ebnuar p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb dukshme: rritja e Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto nga 2,1 % n\u00eb vitin 2019 n\u00eb 3,9 % n\u00eb vitin 2024, si dhe ulja e borxhit publik nga 74,1 % n\u00eb vitin 2021 n\u00eb 54,7 % n\u00eb vitin 2024, tregojn\u00eb nj\u00eb menaxhim m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm financiar dhe perspektiv\u00eb pozitive zhvillimi.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Shqip\u00ebria ka forcuar ndjesh\u00ebm partneritetet e saj. Bashk\u00ebpunimi me Eurojust, ku Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga 11 vendet joan\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb me prokuror nd\u00ebrlidh\u00ebs, n\u00ebnvizon angazhimin serioz t\u00eb institucioneve shqiptare n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe n\u00eb forcimin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Proceset zgjedhore dhe demokratike kan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb vazhdueshme. Zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit 2023 u vler\u00ebsuan si t\u00eb administruara mir\u00eb, nd\u00ebrsa zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 u cil\u00ebsuan si konkurruese dhe t\u00eb menaxhuara profesionalisht. K\u00ebto zhvillime tregojn\u00eb pjekuri institucionale dhe nj\u00eb angazhim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e standardeve demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e progresit p\u00ebr vitin 2025, Komisioni Europian vler\u00ebsoi qart\u00eb p\u00ebrkushtimin politik t\u00eb autoriteteve shqiptare ndaj objektivit strategjik t\u00eb integrimit n\u00eb BE. Po ashtu, u p\u00ebrsh\u00ebndet p\u00ebrputhja e plot\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Bashkimit Europian, p\u00ebrfshir\u00eb q\u00ebndrimet dhe sanksionet ndaj Rusis\u00eb, duke e pozicionuar vendin si nj\u00eb partner t\u00eb besuesh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Hapja zyrtare e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb vitin 2022 dhe avancimi i tyre p\u00ebrmes konferencave nd\u00ebrqeveritare sh\u00ebnojn\u00eb hapa historik\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Si p\u00ebrfituesja m\u00eb e madhe e asistenc\u00ebs financiare nga BE-ja n\u00eb rajon, Shqip\u00ebria po shfryt\u00ebzon k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb forcuar institucionet, ekonomin\u00eb dhe sundimin e ligjit.<\/p>\n<p>Sot, Shqip\u00ebria paraqitet si nj\u00eb vend me vizion t\u00eb qart\u00eb europian, me stabilitet t\u00eb rritur dhe me potencial t\u00eb madh zhvillimi. Rrug\u00ebtimi i saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull pozitiv n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, raporti evidenton se vendi vijon t\u00eb p\u00ebrballet me sfida ekonomike dhe demokratike. Sipas Indeksit Normandy, rreziku m\u00eb i madh p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb lidhet me vet\u00eb proceset demokratike si pasoj\u00eb e nj\u00eb klime t\u00eb polarizuar politike.<\/p>\n<p>Pas proceseve demokratike, krizat ekonomike renditen si rreziku i dyt\u00eb m\u00eb i madh p\u00ebr vendin, t\u00eb ndjekura siguria kibernetike dhe ndryshimet klimatike.<\/p>\n<p>Indeksi Normandy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument vler\u00ebsimi q\u00eb analizon nivelin e k\u00ebrc\u00ebnimeve strategjike ndaj paqes dhe demokracis\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, duke u fokusuar n\u00eb stabilitetin politik, sigurin\u00eb, demokracin\u00eb dhe ndikimet e brendshme e t\u00eb jashtme.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria, nj\u00eb nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor me nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe rreziqeve strategjike ndaj paqes dhe demokracis\u00eb. Shqip\u00ebria renditet n\u00eb vendin e 20-t\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve strategjike ndaj paqes dhe demokracis\u00eb, sipas Indeksit Normandy p\u00ebr vitin 2025, t\u00eb p\u00ebrgatitur nga European Parliamentary Research Service. Krahasuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65275","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65275","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65275"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65275\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}