{"id":65259,"date":"2026-01-20T16:48:48","date_gmt":"2026-01-20T16:48:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/entuziazmi-i-mbeshtetesve-te-berishes-a-do-te-zhbehen-vendimet-e-gjyqtares-irena-gjoka\/"},"modified":"2026-01-20T16:48:48","modified_gmt":"2026-01-20T16:48:48","slug":"entuziazmi-i-mbeshtetesve-te-berishes-a-do-te-zhbehen-vendimet-e-gjyqtares-irena-gjoka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/entuziazmi-i-mbeshtetesve-te-berishes-a-do-te-zhbehen-vendimet-e-gjyqtares-irena-gjoka\/","title":{"rendered":"Entuziazmi i mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb Berish\u00ebs: A do t\u00eb zhb\u00ebhen vendimet e gjyqtares Irena Gjoka?"},"content":{"rendered":"<p>Flamur Noka \u00ebsht\u00eb zyrtari i fundit i Partis\u00eb Demokratike, i cili, i entuziazmuar nga njoftimi i sot\u00ebm i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e Irena Gjok\u00ebs, do t\u00eb shkruante se \u2018koha \u00ebsht\u00eb aleati m\u00eb i madh i Berish\u00ebs. I jep gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Prokuroria e P\u00ebrgjithshme pohoi se Irena me 5 mbiemra rezulton e d\u00ebnuar n\u00eb Greqi. Mbrojtja q\u00eb i b\u00ebri Altin Dumani rezultoi 5 me hi\u00e7. Irena 5-mbiem\u00ebrshe \u00ebsht\u00eb imazhi i k\u00ebsaj q\u00eb kemi: Drejt\u00ebsi me Regji\u2019.<\/p>\n<p>Noka \u00ebsht\u00eb i fundit, p\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr nj\u00eb mori zhurm\u00ebm\u00ebdhenj\u00ebsh t\u00eb rrjetet sociale, t\u00eb cil\u00ebt e dine se duke sulmuar Gjok\u00ebn dhe duke mbrojtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fanatike Berish\u00ebn, Partia Demokratike do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb njoftoi sot Prokuroria e P\u00ebrgjithshme?<\/p>\n<p>Sipas njoftimit zyrtar t\u00eb k\u00ebtij institucioni, m\u00eb 8 maj 2024, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, n\u00eb Sektorin e Dekriminalizimit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb proces verifikimi i thelluar p\u00ebr deklarimet e b\u00ebra nga gjyqtarja Gjoka n\u00eb Formularin e Vet\u00ebdeklarimit t\u00eb dat\u00ebs 22 prill 2016.<\/p>\n<p>Pas kryerjes s\u00eb verifikimeve brenda dhe jasht\u00eb vendit, m\u00eb 19 janar 2026, Prokuroria ka miratuar rezultatet e k\u00ebtij verifikimi dhe ia ka p\u00ebrcjell\u00eb ato KLGJ-s\u00eb, si organi kompetent p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse ekzistojn\u00eb ose jo kushte ndalimi p\u00ebr ushtrimin e funksionit, n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr. 138\/2015 p\u00ebr dekriminalizimin.<\/p>\n<p>Thelb\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb njoftim \u00ebsht\u00eb se Prokuroria nuk shpall shkelje, faj\u00ebsi apo ndalim, por p\u00ebrmbyll faz\u00ebn e saj administrative dhe ia kalon \u00e7\u00ebshtjen organit kushtetues p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vendimmarrje.<\/p>\n<p>Roli i KLGJ-s\u00eb dhe \u00e7far\u00eb pritet m\u00eb tej<\/p>\n<p>Me kalimin e dosjes n\u00eb KLGJ, vendimmarrja tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Prokuroris\u00eb. KLGJ \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse nga rezultatet e verifikimit lindin ose jo pasoja p\u00ebr statusin e gjyqtares. Vet\u00ebm nj\u00eb vendim formal i k\u00ebtij institucioni mund t\u00eb prodhoj\u00eb efekte konkrete, si masa disiplinore apo ndalim ushtrimi funksioni, dhe kjo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Pretendimet e m\u00ebparshme dhe linja penale<\/p>\n<p>Rasti Gjoka nuk \u00ebsht\u00eb i ri n\u00eb opinionin publik, sepse m\u00eb her\u00ebt, mbrojtja n\u00eb dosjen \u201cPartizani\u201d, ka k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e saj nga gjykimi, duke ngritur dyshime mbi paanshm\u00ebrin\u00eb dhe duke iu referuar deklarimeve t\u00eb saj t\u00eb m\u00ebparshme. Paralelisht, ka pasur edhe referime publike p\u00ebr interesimin e SPAK lidhur me kall\u00ebzime apo pretendime penale, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb proces t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndar\u00eb nga verifikimi administrativ i dekriminalizimit.<\/p>\n<p>A cenohet vendimmarrja p\u00ebr Berish\u00ebn?<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja juridike, \u00e7dolloj mase q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb KLGJ-ja ndaj gjyqtares Gjoka, nuk ka kurrfar\u00eb lidhjeje me statusin juridik apo penal t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Parimi i siguris\u00eb juridike parashikon se vendimet gjyq\u00ebsore nuk bien p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb m\u00ebparshme apo t\u00eb shk\u00ebputura nga thelbi i \u00e7\u00ebshtjes. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sqarohet se Irena Gjoka ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vendimmarrje p\u00ebr masa sigurie ndaj Sali Berish\u00ebs. Trupa gjykuese q\u00eb po e shqyrton \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb themel \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se procesi gjyq\u00ebsor i themelit nuk lidhet drejtp\u00ebrdrejt me rolin e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrse akuzohet Irena Gjoka?<\/p>\n<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka nisur verifikime p\u00ebr gjyqtaren e GJKKO-s\u00eb Irena Gjoka, pas publikimit t\u00eb nj\u00eb artikulli n\u00eb mediat greke ku pretendohet se ajo \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Greqi p\u00ebr falsifikim dokumentesh. Sipas raportimeve, Gjoka dyshohet se ka tentuar t\u00eb hyj\u00eb ilegalisht n\u00eb Greqi, \u00ebsht\u00eb ndaluar nga autoritetet dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebbuar me nj\u00eb ndalim 10-vje\u00e7ar nga zona Schengen. Artikulli \u00ebsht\u00eb botuar nga gazeta greke ProtoThema, e cila e ka titulluar shkrimin duke e lidhur Gjok\u00ebn me list\u00ebn e personave non grata n\u00eb zon\u00ebn Schengen dhe me \u00e7\u00ebshtjen e ish-kryebashkiakut Fredi Beleri.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrfundimit<\/p>\n<p>Rasti Gjoka mbetet aktualisht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb shqyrtim institucional dhe jo nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. Vendimi i takon KLGJ-s\u00eb, nd\u00ebrsa entuziazmi politik p\u00ebr ta p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb proces si argument p\u00ebr t\u00eb delegjitimuar vendime gjyq\u00ebsore t\u00eb m\u00ebparshme, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb lidhen me Sali Berish\u00ebn, mbetet m\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb e kot\u00eb politike se sa me efekte juridike. Deri n\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, vendimmarrjet e dh\u00ebna mbeten n\u00eb fuqi dhe t\u00eb mbrojtura nga parimet baz\u00eb t\u00eb rendit kushtetues dhe t\u00eb siguris\u00eb juridike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sulmi ndaj Gjok\u00ebs i sh\u00ebrben Partis\u00eb Demokratike dhe vet\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion trup\u00ebs gjykuese q\u00eb ka n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen e tij.\/nl\/TemA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flamur Noka \u00ebsht\u00eb zyrtari i fundit i Partis\u00eb Demokratike, i cili, i entuziazmuar nga njoftimi i sot\u00ebm i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e Irena Gjok\u00ebs, do t\u00eb shkruante se \u2018koha \u00ebsht\u00eb aleati m\u00eb i madh i Berish\u00ebs. I jep gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Prokuroria e P\u00ebrgjithshme pohoi se Irena me 5 mbiemra rezulton e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65259","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65259","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65259"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65259\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}