{"id":65249,"date":"2026-01-20T14:54:38","date_gmt":"2026-01-20T14:54:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/dy-qasje-diplomatike-per-bordin-e-paqes-ku-ndryshon-shqiperia-nga-bashkimi-europian\/"},"modified":"2026-01-20T14:54:38","modified_gmt":"2026-01-20T14:54:38","slug":"dy-qasje-diplomatike-per-bordin-e-paqes-ku-ndryshon-shqiperia-nga-bashkimi-europian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/dy-qasje-diplomatike-per-bordin-e-paqes-ku-ndryshon-shqiperia-nga-bashkimi-europian\/","title":{"rendered":"Dy qasje diplomatike p\u00ebr Bordin e Paqes\/ Ku ndryshon Shqip\u00ebria nga Bashkimi Europian"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Dorian Kodra<\/strong><\/p>\n<p>Sapo mori ftes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bordit t\u00eb Paqes, Shqip\u00ebria reagoi si ajo nx\u00ebn\u00ebsja q\u00eb ngre dor\u00ebn e para n\u00eb klas\u00eb, ende pa e kuptuar mir\u00eb pyetjen. Q\u00eb prej t\u00eb shtun\u00ebs n\u00eb mbr\u00ebmje, Edi Rama e ka kthyer n\u00eb fest\u00eb komb\u00ebtare marrjen e nj\u00eb letre nga Donald Trump, ku Shqip\u00ebria ftohet t\u00eb jet\u00eb \u201cshtet an\u00ebtar themelues\u201d n\u00eb \u201cBordin e Paqes\u201d p\u00ebr Gaz\u00ebn. Struktura e re synon t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb planit p\u00ebr administrimin tranzitor t\u00eb Gaz\u00ebs dhe, sipas dokumenteve q\u00eb qarkullojn\u00eb, t\u00eb zgjerohet p\u00ebr menaxhimin e konflikteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, reagimi u paketua menj\u00ebher\u00eb si shenj\u00eb e respektit personal q\u00eb Trump kishte p\u00ebr vet\u00eb Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb leximin q\u00eb i b\u00ebri kryeministri me g\u00ebrma kapitale, kjo ishte \u201cnj\u00eb maj\u00eb krejt e paimagjinueshme pak vite m\u00eb par\u00eb\u201d dhe prova q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer \u201ce dinjitetshme dhe e respektuar bot\u00ebrisht si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d. Rama e paraqiti si ftes\u00eb p\u00ebr t\u2019iu bashkuar nj\u00eb \u201cp\u00ebrpjekjeje historike\u201d p\u00ebr paqen n\u00eb Lindjen e Mesme, nd\u00ebrsa zyrtarisht, ministria e jashtme iu p\u00ebrmbajt vler\u00ebsimit folklorik se ky ishte vler\u00ebsim q\u00eb presidenti i SHBA, Donald Trump kishte personalisht p\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/19\/propaganda-bajate-rama-dhe-lukashenko-merita-personale-per-letren-e-trump\/\">Propaganda bajate\/ Rama dhe Lukashenko, merita personale p\u00ebr letr\u00ebn e Trump<\/a><\/p>\n<p>Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb kryeqytetet europiane dhe jo vet\u00ebm, leximi q\u00eb iu b\u00eb projektit t\u00eb Donald Trumo ishte i nj\u00eb natyre tjet\u00ebr; m\u00eb pak ekzaltim dhe m\u00eb shum\u00eb llogari.<\/p>\n<p>Kancelari i Gjermanis\u00eb Merz, kryeministri i Spanj\u00ebs Sanchez, kryeministrja e Italis\u00eb, Meloni, presidenti i Turqis\u00eb, Erdogan dhe t\u00eb tjer\u00eb reaguan me kujdes, ose n\u00eb heshtje, pik\u00ebrisht sepse statuti i bordit dhe ambicia e tij \u201cp\u00ebrtej Gaz\u00ebs\u201d shihet nga diplomat\u00eb si nj\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb minuar rolin e Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb diplomat i cituar nga Reuters e quajti nism\u00ebn <strong>\u201cnj\u00eb \u2018Trump United Nations\u2019 q\u00eb injoron themelet e Kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n<h2><strong>Franca, refuzim i qart\u00eb<\/strong><\/h2>\n<p>Macron duke folur n\u00eb Davos<\/p>\n<p>N\u00eb Paris, q\u00ebndrimi \u00ebsht\u00eb publik dhe i prer\u00eb. Sipas burimeve t\u00eb qeveris\u00eb franceze t\u00eb cituara nga mediat prestigjioze, Franca \u201cnuk ka nd\u00ebrmend, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb favor\u201d t\u00eb ftes\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr Bordin e Paqes. Ministria e Jashtme franceze vuri theksin se nisma <strong>\u201cshkon p\u00ebrtej kuadrit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb Gaz\u00ebs\u201d<\/strong> dhe ngre pyetje t\u00eb m\u00ebdha mbi respektimin e struktur\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, duke rikujtuar se Karta e OKB-s\u00eb mbetet<strong> \u201cgurthemeli i multilateralizmit efektiv\u201d. \ufffc<\/strong><\/p>\n<h2><strong>Gjermania, shqyrtim i heshtur<\/strong><\/h2>\n<p>Kancelari gjerman, Friedrich Merz<\/p>\n<p>Qeveria gjermane, ashtu si vendet e tjera kryesore t\u00eb BE-s\u00eb, ka marr\u00eb ftes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb \u201cBordin e Paqes\u201d t\u00eb Trump, por deri m\u00eb tani nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb qart\u00eb publike se do ta pranoj\u00eb apo refuzoj\u00eb zyrtarisht.<\/p>\n<p>Reuters raporton se lider\u00ebt evropian\u00eb po e trajtojn\u00eb ftes\u00ebn me kujdes diplomatik, pa nxituar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb njoftime publike, duke l\u00ebn\u00eb zyrtar\u00eb qeveritar\u00eb t\u00eb shprehin shqet\u00ebsime n\u00ebn kushtin e anonimatit rreth ndikimit q\u00eb nisma mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p><em>\u201cQeverit\u00eb reaguan me kujdes \u2026 duke i l\u00ebn\u00eb zyrtar\u00ebt t\u00eb shprehin shqet\u00ebsimet e tyre anonime lidhur me ndikimin q\u00eb kjo nism\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e OKB-s\u00eb\u201d,<\/em> raportoi Reuters. \ufffc<\/p>\n<h2><strong>Italia, nj\u00eb pohim me gjys\u00ebm z\u00ebri<\/strong><\/h2>\n\n<p>Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur d\u00ebshir\u00eb q\u00eb Italia t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb nism\u00ebn amerikane. Sipas Reuters, gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Kore t\u00eb Jugut, Meloni u shpreh se \u201cItali \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00ebn e saj\u201d, edhe pse nuk b\u00ebhet e qart\u00eb n\u00ebse ajo po i referohet vet\u00ebm pjes\u00ebs s\u00eb Gaza-s apo edhe programit t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb paqes q\u00eb Trump k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb.<\/p>\n<h2><strong>Spanja, heshtje pa deklarat\u00eb zyrtare<\/strong><\/h2>\n<p>Pedro Sanchez, kryeminist\u00ebr i Spanj\u00ebs<\/p>\n<p>P\u00ebr Spanj\u00ebn gjithashtu nuk ka nj\u00eb reagim publik t\u00eb qeveris\u00eb mbi pranimin ose refuzimin e ftes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb \u201cBoard of Peace\u201d.<\/p>\n<p>Reuters shkruan se shum\u00eb qeveri evropiane, duke p\u00ebrfshir\u00eb vendet e BE-s\u00eb si Spanja, e kan\u00eb marr\u00eb ftes\u00ebn, por nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ende nj\u00eb deklarat\u00eb formale. N\u00eb vend t\u00eb deklaratave zyrtare, disa qeveri po mendojn\u00eb kushtet dhe implikimet e saj. \ufffc<\/p>\n<h2><strong>Britania e Madhe, pa deklarim zyrtar t\u00eb pranimit<\/strong><\/h2>\n<p>Keir Starmer, kryeminist\u00ebr i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar<\/p>\n<p>Edhe pse Britania e Madhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e ftuara, deri tani nuk ka nj\u00eb deklarat\u00eb publike t\u00eb qeveris\u00eb britanike q\u00eb thot\u00eb qart\u00eb se do ta pranoj\u00eb apo refuzoj\u00eb ftes\u00ebn. Diplomat\u00ebt britanik\u00eb raportohet se po k\u00ebrkojn\u00eb sqarime nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me mandatin e bordit, autoritetin e tij ligjor dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, nuk iu p\u00ebrgjigj drejtp\u00ebrdrejt pyetjeve n\u00eb parlament, n\u00ebse kryeministri Keir Starmer do t\u2019i bashkohet bordit. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ajo ritheksoi mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb p\u00ebr planin amerikan me 20 pika, duke theksuar brisht\u00ebsin\u00eb e arm\u00ebpushimit aktual dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr rritjen e ndihm\u00ebs humanitare p\u00ebr Gaz\u00ebn.\ufffc<\/p>\n<div class=\"mceTemp\"><\/div>\n<h2>Hungaria e Orban, pranim i menj\u00ebhersh\u00ebm<\/h2>\n\n<p>N\u00eb kontrast me heshtjen e Bashkimit Europian, Hungaria ka p\u00ebrqafuar ftes\u00ebn relativisht shpejt. Si raportojn\u00eb mediat, Kryeministri Viktor Orb\u00e1n e ka pranuar dhe e ka quajtur pjes\u00ebmarrjen \u201cnj\u00eb nder dhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb paqe\u201d. Kjo erdhi pasi ai e publikoi letr\u00ebn e ftes\u00ebs dhe e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb pranimin e vendit t\u00eb tij. \ufffc<\/p>\n<h2><strong>\u00c7\u2019thot\u00eb panorama e reagimeve<\/strong><\/h2>\n<p>Me q\u00ebndrimin e saj, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb Hungaris\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb paktat q\u00eb ka reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme me nj\u00eb PO p\u00ebr ftes\u00ebn.<\/p>\n<p>Por shtetet kryesore t\u00eb Bashkimit Europian (Franc\u00eb, Gjermani, Spanj\u00eb, Britani) kan\u00eb zgjedhur heshtjen, shqyrtimin e parimeve diplomatike, ose refuzimin, duke e lidhur me pozicionin e tyre ndaj Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, pozicionimi i Shqip\u00ebris\u00eb tregon nj\u00eb zhvendosje t\u00eb dukshme t\u00eb kursit n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, q\u00eb prej vitesh ka qen\u00eb i linj\u00ebzuar me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si ky, zgjedhja e Ram\u00ebs ngre nj\u00eb pyetje themelore p\u00ebr vendimmarrjet e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb diplomaci: A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb politik\u00eb e jashtme strategjikisht e mir\u00ebmenduar, apo nj\u00eb refleks instiktiv, q\u00eb e largon Shqip\u00ebrin\u00eb nga linja e saj tradicionale europiane, duke e futur n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb delikate ku balancimi i interesave \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb kompleks dhe m\u00eb pak i parashikuesh\u00ebm?\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/20\/dy-qasje-diplomatike-per-bordin-e-paqes-ku-ndryshon-shqiperia-nga-bashkimi-europian\/\">Dy qasje diplomatike p\u00ebr Bordin e Paqes\/ Ku ndryshon Shqip\u00ebria nga Bashkimi Europian<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dorian Kodra Sapo mori ftes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bordit t\u00eb Paqes, Shqip\u00ebria reagoi si ajo nx\u00ebn\u00ebsja q\u00eb ngre dor\u00ebn e para n\u00eb klas\u00eb, ende pa e kuptuar mir\u00eb pyetjen. Q\u00eb prej t\u00eb shtun\u00ebs n\u00eb mbr\u00ebmje, Edi Rama e ka kthyer n\u00eb fest\u00eb komb\u00ebtare marrjen e nj\u00eb letre nga Donald Trump, ku Shqip\u00ebria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":65250,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65249","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65249","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65249"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65249\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65250"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65249"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}