{"id":65244,"date":"2026-01-20T15:48:24","date_gmt":"2026-01-20T15:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/grupi-parlamentar-i-pd-shkrese-spak-ut-hetoni-pa-vonesa-irena-gjoken\/"},"modified":"2026-01-20T15:48:24","modified_gmt":"2026-01-20T15:48:24","slug":"grupi-parlamentar-i-pd-shkrese-spak-ut-hetoni-pa-vonesa-irena-gjoken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/grupi-parlamentar-i-pd-shkrese-spak-ut-hetoni-pa-vonesa-irena-gjoken\/","title":{"rendered":"Grupi Parlamentar i PD shkres\u00eb SPAK-ut: Hetoni pa vonesa Irena Gjok\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike ka deklaruar se \u201cProkuroria e P\u00ebrgjithshme provoi d\u00ebnimin e gjyqtares Irena Gjoka\u201d, duke e cil\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjen si nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb shkrese zyrtare drejtuar SPAK, PD k\u00ebrkon nisjen e menj\u00ebhershme t\u00eb hetimeve pa vonesa, duke theksuar se po rrezikohet interesi publik, vet\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe interesat financiare t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Mbi zbatimin e parimit t\u00eb barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit ndaj gjyqtares znj. Irena Gjoka<\/p>\n<p>Drejtuar: Z. Klodian BRA\u041d\u041e Drejtues i Prokuroris\u00eb, Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar<\/p>\n<p>I nderuar z. Drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nenin 18, pika 1, parashikon se \u201cT\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebrpara ligjit\u201d. Por p\u00ebr fat t\u00eb keq, gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb vet kushtetuese, Prokuroria e Posa\u00e7me, p\u00ebrmes vonesave n\u00eb hetime, po p\u00ebrpiqet t\u00eb devijoj\u00eb nga zbatimi i k\u00ebtij parimi kushtetues, duke krijuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paprecedent n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe duke cenuar parimin kushtetues t\u00eb \u201cgjykat\u00ebs s\u00eb caktuar me ligj\u201d. Prej koh\u00ebsh n\u00eb media \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i njohur rasti i fshehjes s\u00eb d\u00ebnimit nga autoritetet greke nga ana e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posacme t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar znj. Irena Gjoka.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij denoncimi mediatik\u00b9, znj. Gjoka ka qen\u00eb e debuar dy her\u00eb nga Greqia dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar po n\u00eb shtetin Grek nga nj\u00eb gjykat\u00eb penale p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb fallsifikimit t\u00eb dokumenteve.<\/p>\n<p>Konkretisht, n\u00eb media jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike k\u00ebto dokumente: a) Urdh\u00ebr d\u00ebbimi nga policia greke, dat\u00eb 24.12.2002, p\u00ebr tentativ\u00eb hyrjeje n\u00eb territorin grek me viz\u00eb t\u00eb falsifikuar. Dokumente zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr Mbrojtjen e Qytetarit, Policia Greke, dat\u00eb 14 gusht 2025, Prot. Nr. 1623\/25\/1741610, v\u00ebrtetojn\u00eb se ndaj saj u hap nj\u00eb dosje penale p\u00ebr Greek newspaper Proto Thema, date 4-5 May 2024, page 1, page 16. GRUPI PARLAMENTAR I PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE \u2013 KUVENDI I SHQIP\u00cbRIS\u00cb b) c) vepr\u00ebn penale t\u00eb falsifikimit, bazuar n\u00eb nenin 216 t\u00eb Kodit Penal Grek, si dhe se pasaporta e saj u sekuestrua. Urdh\u00ebr d\u00ebbimi nr. 7\/13-2-2003, nga policia greke, dat\u00eb 13.02.2003. Znj. Gjoka Maneku i kund\u00ebrshtoi t\u00eb dy urdhrat e d\u00ebbimit n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Athin\u00ebs. K\u00ebrkesa e saj u rr\u00ebzua me vendimin nr. 320\/2006, dat\u00eb 03.06.2006.<\/p>\n<p>Vendim penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Janin\u00ebs, Greqi, nr. 1447\/2005, dat\u00eb 7 korrik 2005, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb falsifikimit, duke e d\u00ebnuar me tre muaj burgim dhe 1 500 euro gjob\u00eb (m\u00eb pas e konvertuar n\u00eb gjob\u00eb), si dhe duke urdh\u00ebruar shkat\u00ebrrimin e pasaport\u00ebs s\u00eb sekuestruar q\u00eb p\u00ebrmbante viz\u00ebn e falsifikuar. Pavar\u00ebsisht se k\u00ebto fakte u b\u00ebn\u00eb publike nga media, rezulton se znj. Gjoka nuk i ka deklaruar ato zyrtarisht pran\u00eb autoriteteve p\u00ebrkat\u00ebse, si\u00e7 k\u00ebrkohet nga ligji, pasi kjo do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb saj si gjyqtare, sipas nenit 6\/1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ligjit nr. 95\/2016 dhe ligjit nr. 96\/2016. P\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb saj si gjyqtare, ajo nuk i deklaroi k\u00ebto fakte as n\u00eb formular\u00ebt zyrtar\u00eb t\u00eb parashikuar nga ligji p\u00ebr dekriminalizimin, nr. 138\/2015. Mosdeklarimi i informacionit t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb k\u00ebta formular\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb vep\u00ebr penale m\u00eb vete sipas ligjit. M\u00eb dat\u00eb 20 Janar 2026, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, n\u00eb zbatim t\u00eb kompetenc\u00ebs q\u00eb i njeh ligji nr. 138\/2015, deklaroi se dokumentet e publikuara n\u00eb media jan\u00eb autentike dhe njoftoi publikisht se: nr. \u201cMbi baz\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Karrier\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, m\u00eb dat\u00eb 08.05.2024 n\u00eb Sektorin e Dekriminalizimit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjitshme \u00ebsht\u00eb regjistruar me 40 procesi per verifikimin e thelluar t\u00eb deklarimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Formularin e Vet\u00ebdeklarimit date 22.04.2016, p\u00ebr subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>Pas kryerjes s\u00eb t\u00eb gjitha verifikimeve t\u00eb mundshme brenda dhe jasht\u00eb vendit, m\u00eb dat\u00eb 19.01.2026, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve t\u00eb verifikimit, vendim t\u00eb cilin po k\u00ebt\u00eb dat\u00eb ja ka p\u00ebrcjell\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor si organ p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr verifikimin e kushteve t\u00eb ndalimit n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr.138\/2015 \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, dhe Vendimit t\u00eb Kuvendit nr.17\/2016 \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e rregullave t\u00eb detajuara mbi zbatimin e ndalimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb ligjin nr.138\/2015 \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d.\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebrmes k\u00ebtij konfirmimi t\u00eb autoriteteve p\u00ebrgjegj\u00ebse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb me funksionin kushtetues t\u00eb gjyqtarit, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 6\/1 t\u00eb GRUPI PARLAMENTAR I PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE \u2013 KUVENDI I SHQIP\u00cbRIS\u00cb Kushtetut\u00ebs, ligjit nr. 95\/2016 dhe ligjit nr. 96\/2016, si dhe ka fallsifikuar aktet, duke kryer nj\u00eb tjet\u00ebr krim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb urdh\u00ebr d\u00ebbimeve dhe vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pashpjegueshme sesi ende sot Prokuroria e Posa\u00e7me zvarrit hetimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, duke vijuar devijimin nga parimi i barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit dhe duke lejuar vijimin e gjendjes s\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, shprehim shqet\u00ebsimin e thell\u00eb, p\u00ebr mosveprimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, q\u00eb po sjell pasoja t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb parikuperueshme n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. Cenimi i parimit t\u00eb \u201cgjykat\u00ebs s\u00eb caktuar me ligj\u201d, \u00ebsht\u00eb shkak i mjaftuesh\u00ebm kushtetues p\u00ebr t\u00eb c\u00ebnuar \u00e7do vendimmarrje t\u00eb saj si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar. Kjo ka pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr vet\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr vet\u00eb pun\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, por mund t\u00eb shkaktoj\u00eb edhe pasoja t\u00eb r\u00ebnda financiare p\u00ebr shtetin shqiptar. Ky rast cenon edhe besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe krijon pasiguri mbi vendimmarrjet e sistemit gjyq\u00ebsor, duke cenuar integritetin e t\u00eb gjith\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duke respektuar parimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor dhe duke shmangur \u00e7do nd\u00ebrhyrje n\u00eb \u00e7\u00ebshtje konkrete n\u00eb hetim apo n\u00eb pun\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, ne deputet\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e ndarjes dhe t\u00eb balancimit t\u00eb pushteteve, parimit t\u00eb shtetit ligjor, dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb son\u00eb si deputet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e shtetit shqiptar, kushtetutshm\u00ebrin\u00eb dhe ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, k\u00ebrkojm\u00eb nga ana e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb koh\u00eb, pa vonesa t\u00eb m\u00ebtejshme, me paan\u00ebsi dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit, p\u00ebr hetimin brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij rast. \u00c7do vones\u00eb nga ana juaj p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale apo nga organet e tjera kushtetuese p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb administrative, shkakon pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr interesin publik, p\u00ebr vet\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr interesat financiare t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Pasi Prokuroria e P\u00ebrgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posacme Irena Gjoka rezulton e d\u00ebnuar n\u00eb shtetin grek dhe nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb e ka fshehur n\u00eb formular\u00ebt e vetdeklarimit, Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike i ka k\u00ebrkuar Prokuroris\u00eb s\u00eb Posacme, p\u00ebrfundimin pa vonesa t\u00eb hetimit t\u00eb saj p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb falsifikimit t\u00eb dokumenteve zyrtare<\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn e firmosur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs, nga Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Pd, Gazment Bardhi, theksohet se \u201cp\u00ebrmes k\u00ebtij konfirmimi t\u00eb autoriteteve p\u00ebrgjegj\u00ebse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb me funksionin kushtetues t\u00eb gjyqtarit, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 6\/1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ligjit nr. 95\/2016 dhe ligjit nr. 96\/2016, si dhe ka fallsifikuar aktet, duke kryer nj\u00eb tjet\u00ebr krim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb urdh\u00ebr d\u00ebbimeve dhe vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb d\u00ebnimit. \u00cbsht\u00eb e pashpjegueshme sesi ende sot Prokuroria e Posa\u00e7me zvarrit hetimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, duke vijuar devijimin nga parimi i barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit dhe duke lejuar vijimin e gjendjes s\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.\u201d.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, shprehin shqet\u00ebsimin e thell\u00eb, p\u00ebr mosveprimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, q\u00eb po sjell pasoja t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb parikuperueshme n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. \u201cCenimi i parimit t\u00eb \u201cgjykat\u00ebs s\u00eb caktuar me ligj\u201d, \u00ebsht\u00eb shkak i mjaftuesh\u00ebm kushtetues p\u00ebr t\u00eb c\u00ebnuar \u00e7do vendimmarrje t\u00eb saj si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar. Kjo ka pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr vet\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr vet\u00eb pun\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, por mund t\u00eb shkaktoj\u00eb edhe pasoja t\u00eb r\u00ebnda financiare p\u00ebr shtetin shqiptar. Ky rast cenon edhe besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe krijon pasiguri mbi vendimmarrjet e sistemit gjyq\u00ebsor, duke cenuar integritetin e t\u00eb gjith\u00eb sistemit.\u201d- thuhet n\u00eb letr\u00ebn e firmosur nga Gazment Bardhi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, opozita thekson se \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duke respektuar parimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor dhe duke shmangur \u00e7do nd\u00ebrhyrje n\u00eb \u00e7\u00ebshtje konkrete n\u00eb hetim apo n\u00eb pun\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, ne deputet\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e ndarjes dhe t\u00eb balancimit t\u00eb pushteteve, parimit t\u00eb shtetit ligjor, dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb son\u00eb si deputet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e shtetit shqiptar, kushtetutshm\u00ebrin\u00eb dhe ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, k\u00ebrkojm\u00eb nga ana e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb koh\u00eb, pa vonesa t\u00eb m\u00ebtejshme, me paan\u00ebsi dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit, p\u00ebr hetimin brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij rast. \u00c7do vones\u00eb nga ana juaj p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale apo nga organet e tjera kushtetuese p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb administrative, shkakon pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr interesin publik, p\u00ebr vet\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr interesat financiare t\u00eb shtetit shqiptar.\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike ka deklaruar se \u201cProkuroria e P\u00ebrgjithshme provoi d\u00ebnimin e gjyqtares Irena Gjoka\u201d, duke e cil\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjen si nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb shkrese zyrtare drejtuar SPAK, PD k\u00ebrkon nisjen e menj\u00ebhershme t\u00eb hetimeve pa vonesa, duke theksuar se po rrezikohet interesi publik, vet\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe interesat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65244","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65244"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65244\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}