{"id":65208,"date":"2026-01-20T13:48:21","date_gmt":"2026-01-20T13:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/kush-eshte-diplomati-qe-trump-e-emeroi-perfaqesues-te-larte-per-gazen\/"},"modified":"2026-01-20T13:48:21","modified_gmt":"2026-01-20T13:48:21","slug":"kush-eshte-diplomati-qe-trump-e-emeroi-perfaqesues-te-larte-per-gazen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/kush-eshte-diplomati-qe-trump-e-emeroi-perfaqesues-te-larte-per-gazen\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb diplomati q\u00eb Trump e em\u00ebroi p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr Gaz\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>Diplomati bullgar dhe ish-ministri i Jasht\u00ebm, Nikolay Mladenov, do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb administrat\u00ebn kalimtare n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs, konfirmoi t\u00eb premten Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit, Mladenov do t\u00eb mbaj\u00eb postin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr Gaz\u00ebn.<\/p>\n<p>Lajmi vjen tre muaj pas arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje arm\u00ebpushimi n\u00eb Gaz\u00eb nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Hamasit, grupit q\u00eb qeveris Gaz\u00ebn dhe konsiderohet terrorist nga SHBA-t\u00eb dhe Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja u arrit me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe ishte hapi i par\u00eb i planit t\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs n\u00eb Gaz\u00eb. Em\u00ebrimi i nj\u00eb administrate kalimtare n\u00eb enklav\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij plani.<\/p>\n<p>N\u00eb rolin e tij si p\u00ebrfaq\u00ebsues i lart\u00eb p\u00ebr Gaz\u00ebn, Nikolay Mladenov \u201cdo t\u00eb veproj\u00eb si lidhje n\u00eb terren\u201d nd\u00ebrmjet Bordit p\u00ebr Paqe, nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb SHBA-ja po e krijon p\u00ebr t\u00eb ushtruar p\u00ebrkoh\u00ebsisht kontroll mbi qeverisjen e Gaz\u00ebs dhe Komitetit Komb\u00ebtar p\u00ebr Administrimin e Gaz\u00ebs, i cili do t\u00eb funksionoj\u00eb si qeveri e p\u00ebrkohshme, n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e Bordit p\u00ebr Paqe, thuhet n\u00eb njoftimin e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Ai \u201cdo t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb mbik\u00ebqyrjen e Bordit n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e qeverisjes, rind\u00ebrtimit dhe zhvillimit t\u00eb Gaz\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u takua me t\u00eb, m\u00eb her\u00ebt n\u00eb janar, dhe tha se ai do ta udh\u00ebheq\u00eb autoritetin kalimtar n\u00eb Gaz\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, Mladenov ka sh\u00ebrbyer si minist\u00ebr i Mbrojtjes dhe minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Bullgaris\u00eb, ka qen\u00eb deputet dhe eurodeputet.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka mbajtur poste t\u00eb larta n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe ka p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimin mes Izraelit dhe Hamasit.<\/p>\n<p>Deputet, eurodeputet, minist\u00ebr\u2026<\/p>\n<p>Nikolay Mladenov ka lindur m\u00eb 5 maj t\u00eb vitit 1972 n\u00eb Sofje. Ai ka p\u00ebrfunduar studimet p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin p\u00ebr Ekonomi Komb\u00ebtare dhe Bot\u00ebrore n\u00eb Sofje dhe ka nj\u00eb diplom\u00eb master n\u00eb Shkenca Ushtarake nga Kolegji Mbret\u00ebror n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Karrier\u00ebn politike e ka nisur n\u00eb Bashkimin e Forcave Demokratike (SDS), ku ka sh\u00ebrbyer edhe si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i partis\u00eb. N\u00eb vitin 2001, ai \u00ebsht\u00eb zgjedhur deputet n\u00eb Kuvendin e 39-t\u00eb t\u00eb Bullgaris\u00eb nga radh\u00ebt e ODS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit n\u00eb vitin 2005, ai ka punuar si konsulent p\u00ebr Bank\u00ebn Bot\u00ebrore dhe p\u00ebr organizata t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore dhe Lindjen e Mesme, thuhet n\u00eb biografin\u00eb e tij zyrtare.<\/p>\n<p>Para se \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar minist\u00ebr i Jasht\u00ebm, Mladenov ka qen\u00eb an\u00ebtar i Parlamentit Evropian. Ai \u00ebsht\u00eb zgjedhur n\u00eb vitin 2007 nga lista e partis\u00eb GERB dhe ka qen\u00eb nd\u00ebr eurodeputet\u00ebt e par\u00eb bullgar\u00eb pas an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Bullgaris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, ai i \u00ebsht\u00eb bashkuar Qeveris\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb Boyko Borisovit si minist\u00ebr i Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 2010, \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, duke z\u00ebvend\u00ebsuar Rumjana Zhelev\u00ebn pas dor\u00ebheqjes s\u00eb saj, dhe e ka mbajtur k\u00ebt\u00eb post deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb GERB-it n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Ai e ka mbajtur k\u00ebt\u00eb post gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Pranver\u00ebs Arabe, nj\u00eb val\u00eb protestash dhe kryengritjesh n\u00eb vendet arabe q\u00eb kan\u00eb nisur n\u00eb vitin 2010 \u2013 disa prej t\u00eb cilave jan\u00eb shnd\u00ebrruar edhe n\u00eb luft\u00ebra civile.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, Mladenov ka organizuar n\u00eb Bullgari nj\u00eb takim t\u00eb opozit\u00ebs siriane, ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb grupe t\u00eb ndryshme kund\u00ebrshtare t\u00eb regjimit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Bashar al-Assadit.<\/p>\n<p>Veprimtaria n\u00eb Lindjen e Mesme<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, at\u00ebkoh\u00eb sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i OKB-s\u00eb, Ban Ki-moon, e ka em\u00ebruar Nikolay Mladenovin p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Irakun.<\/p>\n<p>Ky em\u00ebrim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur siguria n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ka qen\u00eb seriozisht e rrezikuar nga p\u00ebrplasjet mes Qeveris\u00eb dhe grupeve t\u00eb armatosura.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Mladenov \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar koordinator i OKB-s\u00eb p\u00ebr procesin e paqes n\u00eb Lindjen e Mesme \u2013 post q\u00eb e ka mbajtur deri n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Ai ka nd\u00ebrmjet\u00ebsuar mes Izraelit dhe Hamasit gjat\u00eb nj\u00eb periudhe t\u00eb tensionuar dhe ka mb\u00ebshtetur iden\u00eb e zgjidhjes s\u00eb konfliktit p\u00ebrmes negociatave, ka shkruar Associated Press (AP) n\u00eb nj\u00eb publikim n\u00eb fillim t\u00eb janarit.<\/p>\n<p>Agjencia ka cituar diplomat\u00eb q\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se puna e tij ka fituar besimin si t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve izraelit\u00eb, ashtu edhe t\u00eb atyre palestinez\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas diplomatit t\u00eb pensionuar izraelit, Alon Bar, Mladenov arriti \u201ct\u00eb krijoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie besimi me nivelin politik n\u00eb Izrael, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin Netanyahu\u201d. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u201cai fitoi besim t\u00eb madh edhe nga pala palestineze\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai p\u00ebr AP-n\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-ministri palestinez, Ahmed Majalani, \u00ebsht\u00eb cituar t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se Mladenov \u201cna njeh neve dhe i njeh shum\u00eb mir\u00eb izraelit\u00ebt, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb avantazh i madh\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, Mladenov ka marr\u00eb nj\u00eb \u00e7mim nga presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb paqen n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, Mladenov \u00ebsht\u00eb propozuar nga sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i OKB-s\u00eb, Antonio Guterres, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i OKB-s\u00eb n\u00eb Libi, dhe em\u00ebrimi i tij \u00ebsht\u00eb miratuar nga K\u00ebshilli i Sigurimit. Megjithat\u00eb, ai e ka t\u00ebrhequr kandidatur\u00ebn, duke cituar arsye personale.<\/p>\n<p>Dosjet \u201cPandora\u201d<\/p>\n<p>Nikolay Mladenov \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dy bullgar\u00ebt, emrat e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar gazetaresk Dosjet \u201cPandora\u201d, n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, faqja BIRD ka raportuar se Mladenov ka regjistruar nj\u00eb kompani \u2018offshore\u2019, apo jasht\u00eb shtetit, e cila nuk ka pasur aktivitet, por ai nuk e ka deklaruar.<\/p>\n<p>Sipas mediave, kompania \u201cAfron Enterprises Ltd.\u201d, \u00ebsht\u00eb themeluar m\u00eb 9 gusht t\u00eb vitit 2013, nd\u00ebrsa disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2013 m\u00eb 2 gusht 2013 \u2013 ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar p\u00ebrfaq\u00ebsues i OKB-s\u00eb n\u00eb Irak.<\/p>\n<p>Mladenov ka konfirmuar ekzistenc\u00ebn e kompanis\u00eb, por ka th\u00ebn\u00eb se ajo nuk ka funksionuar, sepse planet e tij p\u00ebr biznes kan\u00eb ndryshuar pas regjistrimit dhe ai ka filluar pun\u00eb n\u00eb OKB. Ai nuk ka mundur t\u00eb kujtonte sakt\u00ebsisht procedurat dhe datat e regjistrimit gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr BIRD-in.<\/p>\n<p>Sipas AP-s\u00eb, Mladenov aktualisht jeton n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe, ku punon si drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Akademis\u00eb Diplomatike \u201cAnwar Gargash\u201d. \u00cbsht\u00eb i martuar dhe ka tre f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb qeveriset Gaza?<\/p>\n<p>Plani 20-pik\u00ebsh i Trumpit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs n\u00eb Gaz\u00eb parashikon q\u00eb enklava t\u00eb administrohet nga nj\u00eb qeveri e p\u00ebrkohshme, e quajtur Komiteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Administrimin e Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky komitet do t\u00eb mbik\u00ebqyret nga Bordi p\u00ebr Paqe, p\u00ebrb\u00ebrja e t\u00eb cilit u b\u00eb publike t\u00eb premten nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit, Trump do t\u00eb jet\u00eb kryetar i Bordit, nd\u00ebrsa pjes\u00eb e tij jan\u00eb gjithashtu: sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i d\u00ebrguari special, Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dh\u00ebndri i Trumpit, Jared Kushner, miliarderi dhe drejtori ekzekutiv i fondit t\u00eb investimeve Apollo Global Management, Marc Rowan, presidenti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, Ajay Banga, dhe k\u00ebshilltari i Trumpit, Robert Gabriel.<\/p>\n<p>Plani i SHBA-ve parashikon, gjithashtu, \u00e7armatosjen e Hamasit dhe vendosjen e forcave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Gaz\u00eb. Komandant i tyre \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjeneral-major Jasper Jeffers, ish-komandant i operacioneve speciale t\u00eb SHBA-ve, njoftoi Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Plani ka marr\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb OKB, ku \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb rezolut\u00eb q\u00eb autorizon forcat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb stabilizimit p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb, aprovon administrat\u00ebn kalimtare n\u00ebn kontrollin e Trumpit dhe parashikon nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ardhshme p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb pavarur palestinez.<\/p>\n<p>Plani i SHBA-ve hyri n\u00eb fuqi n\u00eb tetor, pas arritjes s\u00eb nj\u00eb arm\u00ebpushimi nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Hamasit, t\u00eb cil\u00ebt luftuan p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vjet.<\/p>\n<p>Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin n\u00eb vitin 2023, duke vrar\u00eb mbi 1 mij\u00eb e 200 njer\u00ebz dhe duke marr\u00eb qindra pengje.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje, Izraeli filloi bombardime n\u00eb Gaz\u00eb dhe m\u00eb pas vendosi bllokad\u00eb totale t\u00eb enklav\u00ebs, duke shkaktuar uri masive.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb, e cila udh\u00ebhiqet nga Hamasi, numri i viktimave ka kaluar 70 mij\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diplomati bullgar dhe ish-ministri i Jasht\u00ebm, Nikolay Mladenov, do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb administrat\u00ebn kalimtare n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs, konfirmoi t\u00eb premten Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb. Sipas njoftimit, Mladenov do t\u00eb mbaj\u00eb postin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr Gaz\u00ebn. Lajmi vjen tre muaj pas arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje arm\u00ebpushimi n\u00eb Gaz\u00eb nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Hamasit, grupit q\u00eb qeveris [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65208","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65208","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65208"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65208\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}