{"id":65120,"date":"2026-01-20T07:36:57","date_gmt":"2026-01-20T07:36:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/birn-tituj-karrem-dhe-lajme-te-kobshme-per-te-shitur-kura-mrekulliberese\/"},"modified":"2026-01-20T07:36:57","modified_gmt":"2026-01-20T07:36:57","slug":"birn-tituj-karrem-dhe-lajme-te-kobshme-per-te-shitur-kura-mrekulliberese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/20\/birn-tituj-karrem-dhe-lajme-te-kobshme-per-te-shitur-kura-mrekulliberese\/","title":{"rendered":"BIRN: Tituj karrem dhe lajme t\u00eb kobshme p\u00ebr t\u00eb shitur kura \u2018mrekullib\u00ebr\u00ebse\u2019"},"content":{"rendered":"<p>\u201cDhimbje\/ Vdes k\u00ebng\u00ebtarja e njohur\u201d, shkruan postimi n\u00eb Facebook. Teksti shoq\u00ebrohet me nj\u00eb kolazh fotosh t\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebng\u00ebtareve m\u00eb t\u00eb njohura shqiptare. Faqja thot\u00eb se ajo ka nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe t\u00eb sugjeron t\u00eb lexosh lajmin q\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb \u201clink\u201d t\u00eb fshehur n\u00eb komente.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"\">\n<div>Linku t\u00eb d\u00ebrgon n\u00eb nj\u00eb faqe interneti me tekst t\u00eb krijuar nga inteligjenca artificiale, i mbushur me pik\u00eb\u00e7udit\u00ebse e pik\u00ebpyetje dhe shpesh me fjal\u00eb pa kuptim. \u201cAjo ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb gdhendur n\u00eb industrin\u00eb e muzik\u00ebs\u201d, shkruhet aty.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Por k\u00ebng\u00ebtarja nuk ka vdekur dhe q\u00ebllimi i linkut karrem \u00ebsht\u00eb t\u2019iu shfaq\u00eb nj\u00eb mori reklamash q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb tekstin e gjoja lajmit dhe q\u00eb ju premtojn\u00eb \u201ckura mrekullib\u00ebr\u00ebse\u201d, p\u00ebr prostat\u00ebn, nishanet, reumatizm\u00ebn dhe problemet seksuale.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb k\u00ebto reklama me p\u00ebrmbajtje mashtruese, nj\u00eb faqe Facebook n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe e quajtur \u201cJet\u00eb &amp; Yje\u201d, e administruar nga Vietnami dhe me tekste t\u00eb prodhuara p\u00ebrmes inteligjenc\u00ebs artificiale, ka \u201cvrar\u00eb\u201d apo \u201cshpallur t\u00eb vdekur\u201d m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb duzin\u00eb personazhesh t\u00eb \u201cshowbiz\u201d-it apo politik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb apo Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>BIRN zbuloi se shpesh lajmet shoq\u00ebrohen me video n\u00eb YouTube q\u00eb kan\u00eb mij\u00ebra shikime \u00e7do dit\u00eb, t\u00eb prodhuara po ashtu me inteligjenc\u00eb artificiale dhe informacion t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi q\u00eb njihet si \u201cAffiliate Marketing Scams\u201d (mashtrimi i konsumatorit p\u00ebrmes nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e krimit kibernetik, ku mashtruesit abuzojn\u00eb me modelin legjitim t\u00eb marketingut p\u00ebr t\u00eb fituar para n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandershme.<\/p>\n<p>Duke t\u00ebrhequr vizitor\u00eb p\u00ebrmes lajmeve e videove t\u00eb rreme dhe duke i shtyr\u00eb ata t\u00eb klikojn\u00eb n\u00eb linqe reklamash p\u00ebr kura mjek\u00ebsore t\u00eb pacertifikuara, kompani t\u00eb ndryshme shesin suplemente bimore q\u00eb pretendojn\u00eb se kurojn\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kur viktimat e reklam\u00ebs regjistrojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat online, ata i n\u00ebnshtrohen presionit psikologjik nga marketuesit dhe, n\u00ebse blejn\u00eb produktin, paguajn\u00eb kur ai i dor\u00ebzohet n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Produktet shpesh jan\u00eb preparate pa asnj\u00eb efekt.<\/p>\n<p>Faqja \u201cJet\u00eb &amp; Yje\u201d \u00ebsht\u00eb krijuar vet\u00ebm n\u00eb mesin e n\u00ebntorit t\u00eb vitit q\u00eb shkoi, por ajo ka tashm\u00eb 13 mij\u00eb ndjek\u00ebs dhe poston thuajse \u00e7do or\u00eb \u201clajme trondit\u00ebse\u201d. Shpesh postimet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. Faqja, q\u00eb luan n\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit, ka njoftuar dy her\u00eb aksidente tragjike t\u00eb ish-deputetit Lulzim Basha, duke p\u00ebrdorur emrat Luiz dhe Lulzim Basha dhe, n\u00eb nj\u00eb rast mes k\u00ebtyre aksidenteve, ka b\u00ebr\u00eb lajm edhe arratin\u00eb e tij nga burgu.<\/p>\n<p>Gjuha e p\u00ebrdorur \u00ebsht\u00eb shqipe e shkruar keq. \u201cTRAGJEDI Q\u00cb MPREH GJAKUN\u201d, shkruhet me shkronja kapitale titulli pa kuptim.<\/p>\n<p>Por edhe pse informacioni, si n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb shpesh duksh\u00ebm i rrem\u00eb, numri i personave q\u00eb nd\u00ebrveprojn\u00eb n\u00eb faqe \u00ebsht\u00eb i madh. P\u00ebr shembull, n\u00eb lajmin p\u00ebr Bash\u00ebn q\u00eb u publikua m\u00eb 15 janar, n\u00eb 20 minuta pas postimit u b\u00ebn\u00eb 18 p\u00eblqime dhe 12 komente.<\/p>\n<p>Komentuesit shpesh jan\u00eb t\u00eb revoltuar pasi e kuptojn\u00eb se jan\u00eb g\u00ebnjyer, por kjo, nga ana tjet\u00ebr, e ndihmon faqen t\u2019u shfaqet edhe m\u00eb shum\u00eb personave, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb edhe q\u00ebllimi i botuesve. Numri i atyre q\u00eb klikojn\u00eb \u00ebsht\u00eb i pamatsh\u00ebm, por nd\u00ebrveprimi tregon se shum\u00eb persona e klikojn\u00eb linkun.<\/p>\n<p>K\u00ebta, p\u00ebrpos materialit t\u00eb rrem\u00eb e grotesk, p\u00ebrballen pastaj me linqe reklamash q\u00eb i d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb faqet e kompanis\u00eb q\u00eb tregton kryesisht \u201ckurat mrekullib\u00ebr\u00ebse\u201d, t\u00eb cilat p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb pak a shum\u00eb uj\u00eb me ngjyr\u00eb apo vajra e kremra t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb shitur shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb skem\u00ebn t\u00eb besueshme, faqet q\u00eb hapen jan\u00eb kopjime t\u00eb faqeve serioze dhe kan\u00eb format apo logo mediash t\u00eb njohura. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb ndar\u00eb nga \u201cJet\u00eb &amp; Yje\u201d uebfaqja ka vjedhur logon e \u201cSky News\u201d, nj\u00eb media e njohur britanike. URL-t\u00eb e p\u00ebrdorura tregojn\u00eb p\u00ebr hostim t\u00eb lir\u00eb dhe shpesh p\u00ebr p\u00ebrdorimin e formateve blog me hostim falas.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen e rreme, lexuesit p\u00ebrballen me informacion shtes\u00eb trondit\u00ebs. Ky zakonisht p\u00ebrmban emra t\u00eb rrem\u00eb ose t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb doktor\u00ebsh dhe sugjeron blerjen e ila\u00e7eve me emra t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. Viktima e mundshme vihet para presionit p\u00ebrmes koh\u00ebs q\u00eb po mbaron p\u00ebr t\u00eb fituar ofert\u00ebn e t\u00eb ngjashme. Produktet zakonisht jan\u00eb me \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrballueshme, mes 3 mij\u00eb dhe 4 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. N\u00ebse viktima l\u00eb numrin e telefonit, ai kontaktohet p\u00ebr adres\u00ebn, produkti dor\u00ebzohet me post\u00eb dhe i mashtruari e m\u00ebson t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn vet\u00ebm pasi ka paguar. Kjo e mbyll skem\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrhapja e skem\u00ebs n\u00eb YouTube<\/strong><\/p>\n<p>BIRN gjeti se faqja n\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e vetme. P\u00ebrmes postimeve t\u00eb ngjashme n\u00eb Facebook gjenden edhe 3 faqe t\u00eb tjera q\u00eb riprodhojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin material apo materiale t\u00eb ngjashme dhe q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb faqe reklamash. Faqet kan\u00eb emra q\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb serioz\u00eb, \u201cGjith\u00e7ka Shqip\u201d, \u201cM\u00ebrgimi shqiptar\u201d apo \u201cMedia Shqiptare\u201d, dhe kan\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra ndjek\u00ebs. Ky grup faqesh ka disa vite q\u00eb vepron dhe p\u00ebrb\u00ebhet kryesisht nga faqe t\u00eb menaxhuara n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut e Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb besueshme, apo p\u00ebr t\u2019i detyruar ndjek\u00ebsit t\u00eb klikojn\u00eb edhe m\u00eb tej, faqet ofrojn\u00eb po ashtu linqe n\u00eb video t\u00eb prodhuara po me inteligjenc\u00eb artificiale dhe t\u00eb publikuara n\u00eb YouTube.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb thjesht\u00eb, BIRN gjeti 8 profile n\u00eb YouTube q\u00eb s\u00eb bashku kan\u00eb rreth 350 mij\u00eb ndjek\u00ebs, nd\u00ebrsa kan\u00eb video q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb mbi 175 milion shikime. P\u00ebrmbajtja varion nga informacioni mbi kurat e \u00e7aj\u00ebrat, te materiale pornografike audio apo lajme t\u00eb rreme shokuese.<\/p>\n<p>Video e rreme p\u00ebr Bash\u00ebn, e publikuar m\u00eb 2 janar, ka marr\u00eb 75 mij\u00eb shikime dhe ka 167 komente nga ndjek\u00ebs t\u00eb revoltuar.<\/p>\n<p>Ndryshe nga faqet n\u00eb Facebook, kanalet n\u00eb YouTube q\u00eb publikojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat materiale me z\u00ebra robotik\u00eb dhe foto, jan\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe ose n\u00eb SHBA, prej nga shikimet mund t\u00eb monetizohen. Faqet duken t\u00eb lidhura p\u00ebr shkak t\u00eb ndarjes s\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse menaxhohen nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona.<\/p>\n<p>Ironikisht, shumica e ndjek\u00ebsve t\u00eb painformuar besojn\u00eb se faqet n\u00eb fjal\u00eb apo kanalet n\u00eb YouTube jan\u00eb faqe mediatike.<\/p>\n<p>Por edhe pse bien n\u00eb kategorin\u00eb e lajmeve t\u00eb rreme, njer\u00ebzit pas k\u00ebtyre skemave nuk jan\u00eb gazetar\u00eb dhe as propagandues. Arsyeja pas titujve makab\u00ebr p\u00ebr vdekje apo arrestime VIP-ash nuk \u00ebsht\u00eb politika apo informimi, por komisioni financiar. P\u00ebr \u00e7do produkt q\u00eb shitet me \u00e7mimin standard prej 3900 lek\u00ebsh, si n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb, shit\u00ebsi ndan nj\u00eb fitim t\u00eb majm\u00eb me nd\u00ebrmjet\u00ebsin. I gjith\u00eb ky proces monitorohet automatikisht p\u00ebrmes linqeve gjurmuese dhe \u201ccookies\u201d, kode digjitale q\u00eb i tregojn\u00eb shit\u00ebsit se klienti erdhi specifikisht nga kanali i mashtruesit.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrdoren taktika teknike si maskimi i faqes reale nga robot\u00ebt e siguris\u00eb s\u00eb Google\/Facebook, d\u00ebshmi t\u00eb rreme nga mjek\u00eb fiktiv\u00eb dhe strategjia \u201chap dhe digj\u201d, pra krijimi dhe fshirja n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr e faqeve.\/<strong>Reporter.al<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/20\/birn-tituj-karrem-dhe-lajme-te-kobshme-per-te-shitur-kura-mrekulliberese\/\">BIRN: Tituj karrem dhe lajme t\u00eb kobshme p\u00ebr t\u00eb shitur kura \u2018mrekullib\u00ebr\u00ebse\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cDhimbje\/ Vdes k\u00ebng\u00ebtarja e njohur\u201d, shkruan postimi n\u00eb Facebook. Teksti shoq\u00ebrohet me nj\u00eb kolazh fotosh t\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebng\u00ebtareve m\u00eb t\u00eb njohura shqiptare. Faqja thot\u00eb se ajo ka nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe t\u00eb sugjeron t\u00eb lexosh lajmin q\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb \u201clink\u201d t\u00eb fshehur n\u00eb komente. Linku t\u00eb d\u00ebrgon n\u00eb nj\u00eb faqe interneti me tekst t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65120","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65120","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65120"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65120\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}