{"id":65057,"date":"2026-01-19T17:49:04","date_gmt":"2026-01-19T17:49:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/19\/letra-e-trump-nje-mashtrim-qe-zgjati-vetem-48-ore\/"},"modified":"2026-01-19T17:49:04","modified_gmt":"2026-01-19T17:49:04","slug":"letra-e-trump-nje-mashtrim-qe-zgjati-vetem-48-ore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/19\/letra-e-trump-nje-mashtrim-qe-zgjati-vetem-48-ore\/","title":{"rendered":"Letra e Trump, nj\u00eb mashtrim q\u00eb zgjati vet\u00ebm 48 or\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span>P\u00ebr pak or\u00eb f\u00ebrkum syt\u00eb duke kujtuar se po rishikonim t\u00eb nj\u00ebjtin film, me t\u00eb nj\u00ebjtin protagonist, q\u00eb ndryshon rolin kryesor, her\u00eb si aktori q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar nd\u00ebrmjet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pajtuar Turqin\u00eb me Greqin\u00eb, her\u00eb si kreu i OSBE-s\u00eb, q\u00eb do ti v\u00ebr\u00eb fre revanshit t\u00eb Putinit dhe Lavrovit dhe her\u00eb si Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit n\u00eb OKB, q\u00eb i tregon vendin ambasadorit rus, duke mbrojtur Ukrain\u00ebn. <\/span><\/p>\n<p><span>Skenari s\u00ebrish qe i nj\u00ebjt\u00eb, por me protagonist t\u00eb ndrysh\u00ebm. K\u00ebt\u00eb her\u00eb \u201cpartner\u201d u b\u00eb Donald Trump, q\u00eb i kishte d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtit aktor, t\u00eb cilin p\u00ebr \u201cmerita t\u00eb ve\u00e7anta\u201d e ftonte t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb Bordin e Paqes, q\u00eb do t\u00eb ngrihej p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs n\u00eb Gaza dhe p\u00ebr t\u00eb filluar rind\u00ebrtimin e saj.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/19\/te-verteta-dhe-jo-gjithcka-duhet-ditur-nga-letra-e-trump-per-ramen\/\">T\u00eb v\u00ebrteta dhe jo\/ Gjith\u00e7ka duhet ditur nga letra e Trump p\u00ebr Ram\u00ebn<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Edi Rama u vet\u00ebofrua p\u00ebr ta luajtur me t\u00eb nj\u00ebjtin zell prej prestigjatori k\u00ebt\u00eb rol t\u00eb ri. Ai e shiti letr\u00ebn e marr\u00eb nga presidenti i SHBA-ve si nj\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnohjeje t\u00eb qeverisjes s\u00eb mir\u00eb q\u00eb\u00a0i kishte b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si nj\u00eb repspektim p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme q\u00eb kishte udh\u00ebhequr, si nj\u00eb flet\u00eblavd\u00ebrimi p\u00ebr aktivitetin e tij politik 13 vje\u00e7ar.<\/span><\/p>\n<p><span>Kaq u desh q\u00eb borit\u00eb e propagand\u00ebs t\u00eb ushtonin. Dikush deklaronte me pathos, se si fal\u00eb nj\u00eb lideri t\u00eb shkath\u00ebt, nj\u00eb vend i pap\u00ebrfillsh\u00ebm po ulej n\u00eb bashin e tryez\u00ebs t\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve. Nj\u00eb tjet\u00ebr nxitonte t\u00eb fitonte gar\u00ebn e servilizmit, p\u00ebr t\u00eb shpallur se lideri gobal ka talentin e lindur p\u00ebr t\u00eb negociuar mar\u00ebveshje t\u00eb pamundura. N\u00eb radh\u00ebn e hyzmeqar\u00ebve nuk mungonin as ata q\u00eb kumtonin se tashm\u00eb opozita duhet t\u00eb heshte, pasi kryeministri qerrata kishte ditur ta b\u00ebnte p\u00ebr vete dhe Trumpin. M\u00eb t\u00eb zellshmit shkonin deri aty sa t\u00eb prodhonin lajme se fal\u00eb Edi Ram\u00ebs ne kishim fituar nj\u00eb pozicion t\u00eb nderuar si an\u00ebtar\u00eb themelues t\u00eb Bordit t\u00eb Paqes, pozicion\u00a0q\u00eb nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb dhjetra shteteve t\u00eb tjera q\u00eb u kishte shkuar letra p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb pjesmarr\u00ebs. <\/span><\/p>\n<p><span>Por, sikur kjo prapanic\u00ebl\u00ebpirje t\u00eb mos mjaftonte, ekzaltimi i nj\u00eb roli q\u00eb nuk ekzistonte n\u00eb realitet, mori form\u00eb zyrtare nga deklaratat e ministres s\u00eb jashtme, Spiropali. K\u00ebt\u00eb fillim jave ajo deklaroi, me seriozitetin q\u00eb e karakterizon, se ftesa e Trump qe nj\u00eb vler\u00ebsim personal p\u00ebr lidershipin e kryeministrit Rama. Madje me jargavitjen e saj t\u00eb zakonshme, sikur mos mjaftohej me \u201csuksesin\u201d e arritur, ajo shtoi edhe fjal\u00eb\u00a0q\u00eb s\u2019gjendeshin fare n\u00eb letr\u00ebn e Trump, ato se sipas presidentit amerikan \u201cEdi Rama ishte nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i respektuar bot\u00ebrisht\u201d. <\/span><\/p>\n<p><span>E gjith\u00eb kjo tollovi nuk zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy dit\u00eb. Dal\u00eb ngadal\u00eb u kuptua se nj\u00eb\u00a0let\u00ebr identike si e kryeministrit ton\u00eb i kishte shkuar edhe dhjetra kryetar\u00ebsh shtetesh, madje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha me t\u00eb nj\u00ebjtin tekst, ku ndryshonte vet\u00ebm emri i marr\u00ebsit. Disa e kishin botuar menj\u00ebher\u00eb ftes\u00ebn, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb, m\u00eb t\u00eb rezervuar, e kishin ruajtur me diskrecion, ende t\u00eb pa vendosur n\u00ebse do i p\u00ebrgjigj\u00ebshin pozitivisht apo jo. <\/span><\/p>\n<p><span>Situata filloi t\u00eb bej\u00eb qesharake kur mediat shtet\u00ebrore vietnameze, publikuan se <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/19\/shefi-i-partise-komuniste-vietnameze-pranon-ftesen-e-trump-per-keshillin-e-paqes\/\">Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Vietnamit, To Lam<\/a>, i ishte p\u00ebrgjigjur pozitivisht, t\u00eb nj\u00ebtit dokument. Grotesku arriti kulmin kur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb publikoi edhe <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/19\/propaganda-bajate-rama-dhe-lukashenko-merita-personale-per-letren-e-trump\/\">diktatori biellorus, Aleksand\u00ebr Lukashenko<\/a>, t\u00eb cilit i kishin mb\u00ebrritur n\u00eb tryez\u00ebn e tij, t\u00eb nj\u00ebtat fjal\u00eb me ato p\u00ebr t\u00eb cilat shum\u00eb nga ne mburr\u00ebn liderin e vendit ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb na kishte b\u00ebr\u00eb krenar\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa plot shtete t\u00eb m\u00ebdhenj. <\/span><\/p>\n<p><span>Pra, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe konciz\u00eb: Edi Rama nuk ka marr\u00eb n\u00eb duar asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa ftesa q\u00eb Trump i ka d\u00ebrguar dhjetra kryeministrave apo president\u00ebve. Ai as nuk ka ndonj\u00eb rol plus n\u00eb Bordin e Paqes, as ndonj\u00eb merit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb themelimin e tij. Kjo let\u00ebr nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb \u00e7ertifikat\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb tij, pasi ajo i \u00ebsht\u00eb shkruar nj\u00ebsoj edhe liderit komunist t\u00eb Hanoit. Ajo nuk sh\u00ebrben si alibi p\u00ebr justifikimin e regjimit shqiptar, pasi nga i nj\u00ebjti tekst \u00ebsht\u00eb ngaz\u00ebllyer edhe dikatator satrap i Minskut. <\/span><\/p>\n<p><span>Pasi kemi par\u00eb me sy, kemi krahasuar paragraf p\u00ebr paragraf, kemi peshuar fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb gjitha tekstet e n\u00ebnshkruara nga Trump, e kemi m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri u ngrit nj\u00eb fortun\u00eb e kot\u00eb n\u00eb got\u00eb, e cila mori shkas nga vaniteti i njohur i presidentit amerikan, i cili do t\u00eb ket\u00eb sa m\u00eb tep\u00ebr mb\u00ebshtetje numerike n\u00eb nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb synon ta shfaq\u00eb at\u00eb si kampion t\u00eb paqes. Kaq \u00ebsht\u00eb e gjitha. Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb as i luftuar, as i mb\u00ebshtetur. Ai \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr m\u00eb shum\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, pasi kemi sqaruar k\u00ebt\u00eb s\u00ebrish mbetet n\u00eb aj\u00ebr nj\u00eb pik\u00ebpyetje. Po mir\u00eb, kur e dinte se \u00e7\u2019do t\u00eb ndodhte m\u00eb pas, p\u00ebrse kryeministri u angazhua personalisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb mashtrim? Ai e ka p\u00ebrvoj\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe njohurit\u00eb e mjaftueshme n\u00eb teknikat e komunikimit p\u00ebr t\u00eb ditur, q\u00eb n\u00eb fillim, se g\u00ebnjeshtra do t\u00eb shfryhej me t\u00eb dal\u00eb dhe ftesat e tjera me tekste t\u00eb nj\u00ebjta. Ai qe i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se ky ishte nj\u00eb mesazh burokratik, ku asnj\u00eb lider nuk diferencohej nga t\u00eb tjer\u00ebt. At\u00ebher\u00eb pse i duhej kjo p\u00ebr\u00e7apje e kot\u00eb, kur nuk kishte asnj\u00eb nuanc\u00eb t\u00eb ndryshme p\u00ebr rolin e Shqip\u00ebris\u00eb, politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme dhe rolin e tij si kryeminist\u00ebr?<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/18\/rama-mohoi-pagesen-nyt-nga-doli-fatura-1-miliard-dollareshe-per-bordin-e-paqes\/\">Rama mohoi pages\u00ebn\/ NYT: Nga doli fatura 1 miliard dollar\u00ebshe p\u00ebr Bordin e Paqes<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>V\u00ebrtet ai gjendej n\u00ebn presion nga mesazhet e hidhura q\u00eb po i d\u00ebrgon prej disa koh\u00ebsh nj\u00eb Uashington i ndrysh\u00ebm nga ai i er\u00ebs Biden, por ama kjo manov\u00ebr meskine nuk e ndihmonte gjith\u00ebsesi p\u00ebr ti daravitur ato. At\u00ebhere, p\u00ebrse?\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr ti\u2019u p\u00ebrgjigjur k\u00ebtyre pyetjeve duhen lexuar edhe nj\u00ebher\u00eb, me nj\u00eb buzagaz t\u00eb hidhur, t\u00eb gjith\u00eb bro\u00e7kullat q\u00eb u shkruan k\u00ebto 48 or\u00eb. Duhen marrr\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb mediat e shitura q\u00eb pompuan \u201crolin e ve\u00e7ant\u00eb\u201d q\u00eb atij i kishte mveshur Trumpi, kreditimin e politikave t\u00eb tij nga udh\u00ebheq\u00ebsi i MAGA-s dhe shkelmin p\u00ebrfundimtar q\u00eb i ishte dh\u00ebn\u00eb opozit\u00ebs vendase pas k\u00ebsaj ftese. Kjo tablo nuk do t\u00eb qe e plot\u00eb po t\u00eb mos i shtohej edhe servilizmi i p\u00ebshtir\u00eb i ministres s\u00eb jashtme, q\u00eb shkonte p\u00ebrtej, duke cituar at\u00eb q\u00eb i kishte diktuar shefi dhe jo at\u00eb q\u00eb kishte shkruar n\u00eb letr\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb, kreu i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/17\/nga-pezullimi-i-vizave-te-bordi-i-paqes-shqiperia-ne-majat-imagjinare-te-rames\/\">Nga pezullimi i vizave te Bordi i Paqes, Shqip\u00ebria n\u00eb majat imagjinare t\u00eb Ram\u00ebs<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht ky koalicion batatak\u00e7ijsh q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb zez\u00ebn t\u00eb bardh\u00eb, ato media q\u00eb nuk flasin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb shikojn\u00eb, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb u diktojn\u00eb, ata ministra e deputet\u00eb q\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsi vet\u00ebm t\u00eb l\u00ebpihen, jan\u00eb arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb se pse Rama vendosi t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb, ndon\u00ebse qe i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se gjith\u00e7ka do t\u00eb dilte shpejt, n\u00eb drit\u00ebn e diellit. Duke ditur se ka n\u00eb dispozicion k\u00ebt\u00eb tabor propagande, ai ka b\u00ebr\u00eb llogarin\u00eb se edhe n\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e glorifikimit t\u00eb letr\u00ebs s\u00eb Trump do t\u00eb fashitjej, fal\u00eb tyre gjith\u00ebsesi, di\u00e7ka do t\u00eb mbeste. Prandaj ai vendosi t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb film t\u00eb ri, rolin e nj\u00eb personazhi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur. At\u00eb t\u00eb nj\u00eb aktori global, q\u00eb nuk egziston vet\u00ebm n\u00eb fantazin\u00eb e tij, por q\u00eb mbahet gjall\u00eb edhe nga ata t\u00eb cil\u00ebt ai i paguan.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><strong>\u00a9Lapsi.al\u00a0<\/strong> \u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/19\/andi-bushati-letra-e-trump-nje-mashtrim-qe-zgjati-vetem-48-ore\/\">Letra e Trump, nj\u00eb mashtrim q\u00eb zgjati vet\u00ebm 48 or\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr pak or\u00eb f\u00ebrkum syt\u00eb duke kujtuar se po rishikonim t\u00eb nj\u00ebjtin film, me t\u00eb nj\u00ebjtin protagonist, q\u00eb ndryshon rolin kryesor, her\u00eb si aktori q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar nd\u00ebrmjet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pajtuar Turqin\u00eb me Greqin\u00eb, her\u00eb si kreu i OSBE-s\u00eb, q\u00eb do ti v\u00ebr\u00eb fre revanshit t\u00eb Putinit dhe Lavrovit dhe her\u00eb si Kryetari i K\u00ebshillit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65057","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65057"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65057\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}