{"id":65026,"date":"2026-01-19T16:48:18","date_gmt":"2026-01-19T16:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/19\/begaj-thirrje-deputeteve-dialog-konstruktiv-per-realizimin-e-reformave-integruese\/"},"modified":"2026-01-19T16:48:18","modified_gmt":"2026-01-19T16:48:18","slug":"begaj-thirrje-deputeteve-dialog-konstruktiv-per-realizimin-e-reformave-integruese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/19\/begaj-thirrje-deputeteve-dialog-konstruktiv-per-realizimin-e-reformave-integruese\/","title":{"rendered":"Begaj thirrje deputet\u00ebve: Dialog konstruktiv p\u00ebr realizimin e reformave integruese"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Bajram Begaj theksoi sot r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit mes pal\u00ebve n\u00eb Kuvend p\u00ebr realizimin e reform\u00ebs zgjedhore dhe asaj territoriale, nd\u00ebrsa u shpreh se \u201cn\u00ebse bashk\u00ebpunimi ngec, debati humbet fokusin nga interesi yn\u00eb komb\u00ebtar: integrimi n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mesazh drejtuar Kuvendit n\u00eb nisje t\u00eb sesionit t\u00eb ri parlamentar, Presidenti Begaj theksoi se ky gjasht\u00ebmujor mbart sfida t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin dhe k\u00ebrkon vullnet politik e vet\u00ebdije t\u00eb lart\u00eb shtetformuese, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do nism\u00eb ligjore t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb drejtp\u00ebrdrejt forcimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>P\u00ebrafrimi i legjislacionit dhe plot\u00ebsimi me prioritet i agjend\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian, sipas Kreut t\u00eb Shtetit, \u201cnuk mund t\u00eb ket\u00eb konkurrenc\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrafrimi i legjislacionit dhe plot\u00ebsimi me prioritet i agjend\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian, sipas Kreut t\u00eb Shtetit, \u201cnuk mund t\u00eb ket\u00eb konkurrenc\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Begaj theksoi se kjo k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, reforma t\u00eb thella dhe pun\u00eb intensive.<\/p>\n<p>\u201cProcesi parlamentar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk e garanton dot suksesin n\u00ebse v\u00ebmendja shp\u00ebrqendrohet, n\u00ebse ligj\u00ebrimi parlamentar humbet rrug\u00ebn, n\u00ebse bashk\u00ebpunimi ngec, n\u00ebse debati humbet fokusin nga interesi yn\u00eb komb\u00ebtar dhe n\u00ebse rezultatet vonojn\u00eb. N\u00eb rrug\u00ebn drejt familjes evropiane ne nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur dhe as energji p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrdoruar\u201d, shtoi Begaj.<\/p>\n<p>Duke iu drejtuar deputet\u00ebve, Begaj u shpreh se qytetar\u00ebt presin m\u00eb pak konflikt dhe m\u00eb shum\u00eb zgjidhje. \u201cAta presin ligje cil\u00ebsore, mbik\u00ebqyrje mbi qeverisjen dhe nj\u00eb debat politik t\u00eb ndersh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ekuilib\u00ebr rolesh, secili ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vet. Demokracia nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb pa ekuilib\u00ebr dhe pa respekt reciprok\u201d, tha Begaj.<\/p>\n<p>Ky sesion, sipas Kreut t\u00eb Shtetit, p\u00ebrballet me nevoj\u00ebn q\u00eb politika t\u00eb konfirmoj\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. \u201cPolitika duhet t\u00eb ndihet krenare kur drejt\u00ebsia vepron kund\u00ebr korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar, kur drejt\u00ebsia tregon pavar\u00ebsi, integritet, profesionaliz\u00ebm dhe kur qytetar\u00ebt marrin drejt\u00ebsi sipas standardeve evropiane\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Po ashtu, Begaj theksoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb sesion, reforma zgjedhore duhet t\u00eb arrij\u00eb pik\u00ebn kulmore.<\/p>\n<p>\u201cAngazhimet n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj reforme k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrkushtimin tuaj maksimal. Rekomandimet e misionit t\u00eb OSBE-ODIHR-it kan\u00eb identifikuar \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore p\u00ebr standardin e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb ngelen pa u adresuar. Kuadri ligjor zgjedhor duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb reformimi t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb nj\u00eb proces konsultimi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me praktikat e mira dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare brenda k\u00ebtij sesioni parlamentar. Ndryshimet e vonuara t\u00eb legjislacionit zgjedhor p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik p\u00ebr standardin e zgjedhjeve\u201d, u shpreh Presidenti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr gur kilometrik, sipas Kreut t\u00eb Shtetit, p\u00ebrb\u00ebn reforma administrativo-territoriale, e cila suksesin e ka t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me aft\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebve p\u00ebr dialog konstruktiv dhe kompromis.<\/p>\n<p>\u201cKjo reform\u00eb  duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet nga interesi m\u00eb i lart\u00eb i qytetar\u00ebve, l\u00ebvizjet demografike, nga nevoja p\u00ebr sh\u00ebrbime dhe infrastruktur\u00eb publike dinjitoze dhe t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb \u00e7do nj\u00ebsi p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb vet\u00ebqeverisjen vendore t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme\u201d, shtoi Begaj.<\/p>\n<p>Begaj tha se \u201cqytetar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb ta shohin Kuvendin n\u00eb veprim dhe qeverin\u00eb t\u00eb jap\u00eb llogari, por, mbi t\u00eb gjitha, ata kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb kjo procedur\u00eb parlamentare t\u00eb jet\u00eb serioze dhe e p\u00ebrgjegjshme\u201d.<\/p>\n<p>Begaj tha se \u201cqytetar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb ta shohin Kuvendin n\u00eb veprim dhe qeverin\u00eb t\u00eb jap\u00eb llogari, por, mbi t\u00eb gjitha, ata kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb kjo procedur\u00eb parlamentare t\u00eb jet\u00eb serioze dhe e p\u00ebrgjegjshme\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ai theksoi se kontrolli parlamentar ka kuptim kur ai prodhon rezultat, kur institucionet vihen n\u00eb l\u00ebvizje, kur merren masa, ndryshohen procedura, p\u00ebrmir\u00ebsohen ligje.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb parlament me qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt duhet t\u00eb reflektoj\u00eb problemet dhe k\u00ebrkesat e tyre prioritare. P\u00ebrmes nj\u00eb komunikimi politik, etik, konstruktiv dhe bashk\u00ebpunues, sfidat e demografis\u00eb, t\u00eb siguris\u00eb sociale, siguris\u00eb kibernetike, siguris\u00eb nga fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore dhe t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare meritojn\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe ligjore dhe institucionale\u201d, tha Presidenti.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Bajram Begaj theksoi sot r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit mes pal\u00ebve n\u00eb Kuvend p\u00ebr realizimin e reform\u00ebs zgjedhore dhe asaj territoriale, nd\u00ebrsa u shpreh se \u201cn\u00ebse bashk\u00ebpunimi ngec, debati humbet fokusin nga interesi yn\u00eb komb\u00ebtar: integrimi n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d. N\u00eb nj\u00eb mesazh drejtuar Kuvendit n\u00eb nisje t\u00eb sesionit t\u00eb ri parlamentar, Presidenti Begaj theksoi se ky [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65026","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65026"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65026\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}