{"id":65023,"date":"2026-01-19T16:48:16","date_gmt":"2026-01-19T16:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/19\/qefalinjte-dhe-nje-bos-prostitutash-bllokojne-dy-tendera-4-5-miliarde-leke-per-ushqimin-dhe-lavanterine-e-maternitetit-te-tiranes\/"},"modified":"2026-01-19T16:48:16","modified_gmt":"2026-01-19T16:48:16","slug":"qefalinjte-dhe-nje-bos-prostitutash-bllokojne-dy-tendera-4-5-miliarde-leke-per-ushqimin-dhe-lavanterine-e-maternitetit-te-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/19\/qefalinjte-dhe-nje-bos-prostitutash-bllokojne-dy-tendera-4-5-miliarde-leke-per-ushqimin-dhe-lavanterine-e-maternitetit-te-tiranes\/","title":{"rendered":"Qefalinjt\u00eb dhe nj\u00eb bos prostitutash bllokojn\u00eb dy tendera 4.5 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr ushqimin dhe lavanterin\u00eb e Maternitetit t\u00eb Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebsministri i Brendsh\u00ebm, Xhemal Qefalia dhe ministri i Ekonomis\u00eb, Blendi Gonxhe mbajn\u00eb peng tenderin e ushqimit t\u00eb Maternitetit \u2018Mbret\u00ebresha Geraldin\u00eb\u201d. P\u00ebr shkak t\u00eb pazarit t\u00eb fiksuar q\u00eb fondin ta marr\u00eb kompania e familjes s\u00eb Qefalis\u00eb, \u201cDajti Park 2007\u201d shpk, jan\u00eb zvarritur procedurat e prokurimit, aq shum\u00eb sa rrezikohej t\u00eb mbetej spitali pa furnizim. K\u00ebshtu ka ndodhur edhe me tenderin tjet\u00ebr me objekt lavanterin\u00eb e k\u00ebtij spitali, ku parat\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pronar me t\u00eb kaluar kriminale.<\/p>\n<p><strong>Qefalinjt\u00eb nuk e l\u00ebshojn\u00eb Maternitetin \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kompania \u201cDajti Park 2007\u201d ishte p\u00ebrfituese e kontrat\u00ebs 4-vje\u00e7are q\u00eb ka nisur m\u00eb 15 korrik 2021 me objekt \u201cSh\u00ebrbim Gatimi dhe Shp\u00ebndarje Ushqimi (Catering), SUOGJ \u201cMbret\u00ebresha Geraldin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Aneksat e pacient\u00ebve p\u00ebr ushqimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb maternitet kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr. \u201cMenuja e m\u00ebngjesit nuk ndryshon n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb dit\u00ebve. P\u00ebr shkak t\u00eb nevojave dhe k\u00ebrkesave specifike q\u00eb kan\u00eb grat\u00eb shtatz\u00ebna duhet q\u00eb menuja t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e pasur me produkte t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme. Do kisha d\u00ebshir\u00eb q\u00eb instancat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb reagonin lidhur me nj\u00eb menu specifike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj kontingjenti t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb mendohet q\u00eb po rrit nj\u00eb jet\u00eb\u201d, do t\u00eb deklaronte nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb ishte shtruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs, ushqimi duhet t\u00eb jet\u00eb i gatsh\u00ebm n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb dit\u00ebs dhe nat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar ushqim t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr pacient\u00ebt n\u00eb kushte emergjente apo t\u00eb tjera specifike mjek\u00ebsore. Dietat q\u00eb duhet t\u00eb ofrohen jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn gjasht\u00eb: normale, hidrike B1 post-intervent, pa gluten, diabetike, hiponatrike. Gjysma e racioneve duhet t\u00eb jen\u00eb sipas dietave mjek\u00ebsore. Por realiteti, sipas d\u00ebshmive t\u00eb n\u00ebnave, \u00ebsht\u00eb larg kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim, kompania ka marr\u00eb 92,220,956 lek\u00eb pa TVSH. Me mbarimin e kontrat\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, \u201cDajti Park 2007\u201d shpk b\u00ebri planet p\u00ebr ta marr\u00eb s\u00ebrish n\u00eb dor\u00eb furnizmin e Maternitetit me ushqim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Drejtoria e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik \u201cMbret\u00ebresha Geraldin\u00eb\u201d m\u00eb 14 prill 2025 i ka nisur nj\u00eb shkres\u00eb Operatorit t\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, i cili drejtohet nga Arlinda Pogaj dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb ministrit Blendi Gonxhe. Shkresa titullohet \u201cMbi delegimin dhe zhvillimin e procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt : \u201cSh\u00ebrbim Gatimi dhe Shp\u00ebrndarje Ushqimi (Catering) n\u00eb S.U.O.GJ \u201cMbret\u00ebresha Geraldin\u00eb\u201d, p\u00ebr 48 muaj\u201d. Bashk\u00ebngjitur p\u00ebrcillej praktika p\u00ebr prokurim. Dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb u d\u00ebrguan dokumentet e tenderit. M\u00eb n\u00eb fund operatori i Blendit shpalli procedur\u00ebn e prokurimit n\u00eb dat\u00eb 18 qershor 2025, me objekt: Loti 1: \u201cGatimi dhe shp\u00ebrndarje ushqimi (Catering) n\u00eb S.U.O.GJ \u201cMbret\u00ebresha Geraldin\u00eb\u201d, me fond limit 185,219,458 lek\u00eb pa tvsh ose 1,888,452.88 euro pa TVSH.<\/p>\n<p>Plani i \u201cDajti Park 2007\u201d ishte q\u00eb fillimisht t\u00eb shtynte koh\u00ebzgjatjen e kontrat\u00ebs duke e ankimuar tenderin e ri.\u00a0 Kjo procedur\u00eb u ankimua n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) p\u00ebr n\u00eb dat\u00eb 27 qershor 2025. Kompania k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb modifikoheshin k\u00ebrkesat dhe kushtet e tenderit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt u pezullua procedura deri n\u00eb vendimin e KPP. Komisioni mori koh\u00eb p\u00ebr vendimin deri n\u00eb shtator, kur u kthyer nga pushimet. M\u00eb dat\u00eb 2 shtator 2025, KPP vendosi: T\u00eb mos lejoj\u00eb autoritetin kontraktor p\u00ebr vijimin me hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit parashikuar p\u00ebr t\u2019u zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 21 korrik 2025.<\/p>\n\n<p>Procedura e tenderit me fond limit prej 185,219,458 lek\u00eb pa TVSH (rreth 1.9 milion\u00eb euro) do t\u2019i n\u00ebnshtrohej k\u00ebrkesave t\u00eb administratorit Lulzim Qefalia duke i sjell\u00eb kriteret sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 15 shtator 2025, pasi u ndryshuan dokumentet, KPP lejoi vijimin me hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 tetor 2025, n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit t\u00eb ankesave elektronike pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik (KPP) \u00ebsht\u00eb depozituar ankesa me num\u00ebr A\/2025\/5991 nga kompania \u201cDrive 2 Expert Albania\u201d sh.p.k., e cila kund\u00ebrshton m\u00ebnyr\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n\n<p>Ankuesi pretendon se vler\u00ebsimi me pik\u00eb p\u00ebr operator\u00ebt \u201cDajti Park 2007\u201d sh.p.k. dhe \u201cSilver\u201d sh.p.k. \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me dokumentacionin dhe formul\u00ebn zyrtare, duke k\u00ebrkuar rivler\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ofertave. Sipas ankes\u00ebs, t\u00eb dy k\u00ebta operator\u00eb nuk p\u00ebrmbushin kriteret e ve\u00e7anta t\u00eb kualifikimit, t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb dokumentet standarde, q\u00eb k\u00ebrkon prova p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb ngjashme gjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit n\u00eb vler\u00eb jo m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 40% e fondit limit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u201cDrive 2 Expert Albania\u201d thekson se oferta e \u201cDajti Park 2007\u201d \u00ebsht\u00eb anomalisht e ul\u00ebt, e paargumentuar dhe e pajustifikuar \u2013 nj\u00eb shenj\u00eb tipike q\u00eb ngre dyshime p\u00ebr manipulim t\u00eb gar\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik, kompania \u201cDajti Park 2007\u201d ka ofruar nj\u00eb vler\u00eb prej 107,901,600 lek\u00ebsh, pra diferenca \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se 25% e fondit limit \u2013 nj\u00eb ofert\u00eb q\u00eb sipas ekspert\u00ebve t\u00eb prokurimeve publike do t\u00eb duhej t\u00eb ngjallte alarm p\u00ebr \u00e7mim t\u00eb dyshimt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kompania ose do t\u2019\u00eb gatuaj\u00eb pa cil\u00ebsi, ose do t\u00eb ul\u00eb sasin\u00eb e racioneve t\u00eb furnizuara p\u00ebr Maternitetin.<\/p>\n<p>KPP mori s\u00ebrish koh\u00ebn e vet p\u00ebr t\u2019u menduar. M\u00eb 19 dhjetor 2025, Komisioni vemdosi: 1) T\u00eb mos pranoj\u00eb ankes\u00ebn e paraqitur nga operatori ekonomik \u201cSilver\u201d SHPK. 2) T\u00eb pranoj\u00eb pjes\u00ebrisht ankes\u00ebn e paraqitur nga operatori ekonomik \u201cDrive Expert Albania\u201d SHPK.<\/p>\n<p><strong>Materniteti detyrohet t\u00eb zgjas\u00eb kontrat\u00ebn me Qefalinjt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas drejtoris\u00eb s\u00eb SUOGJ \u201cMbret\u00ebresha Geraldin\u00eb, \u201cZgjatja e jasht\u00ebzakonshme e procedur\u00ebs nuk ka ardhur si pasoj\u00eb e veprimeve t\u00eb autoritetit kontraktor, por si rezultat i: ankesave t\u00eb shumta t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb; pezullimeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb procedur\u00ebs; vendimmarrjeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik q\u00eb kan\u00eb imponuar ndalimin dhe m\u00eb pas rivler\u00ebsimin e procedur\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, drejtoria vazhdon me argumentimin, se nuk mund t\u00eb parashikohej q\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb e shpallur n\u00eb qershor 2025, p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe t\u00eb ndjesh\u00ebm, do t\u00eb zgjatej p\u00ebrtej fundvitit 2025, si pasoj\u00eb e ciklit t\u00eb ankesave administrative.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vonesat e krijuara p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201crrethana t\u00eb jashtme, objektive dhe t\u00eb paparashikueshme\u201d, sipas drejtoris\u00eb, q\u00eb i lejon vetes t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i gatimit dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb ushqimit mbulohet p\u00ebrmes: marr\u00ebveshjes kuad\u00ebr t\u00eb lidhur m\u00eb 15 korrik 2021. M\u00eb 14 shtator 2025 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb minikontrat\u00eb nr. 566\/6 Prot., me afat deri m\u00eb 31 dhjetor 2025.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh se sh\u00ebrbimi i ushqimit \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim thelb\u00ebsor dhe jetik p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb spitali terciar (universitar); nd\u00ebrprerja e tij do t\u00eb cenonte drejtp\u00ebrdrejt sh\u00ebndetin dhe sigurin\u00eb e pacient\u00ebve, si dhe vijueshm\u00ebrin\u00eb e sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor publik. Meqen\u00ebse procedura e re e prokurimit nuk ka p\u00ebrfunduar ende, del e domosdoshme q\u00eb kontrata ekzistuese t\u00eb modifikohet deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e procedur\u00ebs s\u00eb deleguar nga OBP.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrhyrja konsiston n\u00eb modifikimin e afatit t\u00eb ekzekutimit t\u00eb kontrat\u00ebs, duke e shtyr\u00eb at\u00eb deri n\u00eb dat\u00ebn 14 shkurt 2026. Vlera totale e kontrat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar \u00ebsht\u00eb 8 137 152 lek\u00eb me TVSH. Data e n\u00ebnshkrimit t\u00eb modifikimit, sipas dokumneteve ka qen\u00eb m\u00eb 29 dhjetor 2025.<\/p>\n<p><strong>Nga \u201cQefalia shpk\u201d te \u201cDajti Park 2007\u201d: nj\u00eb histori e gjat\u00eb e tenderave dhe hetimeve<\/strong><\/p>\n<p>Kompania \u201cDajti Park 2007\u201d ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb err\u00ebt n\u00eb tenderat publik\u00eb. Ajo u krijua fillimisht n\u00eb vitin 1999 nga Kujtim Qefalia, me emrin \u201cQefalia shpk\u201d, m\u00eb pas u riem\u00ebrua \u201cVllaznimi\u201d. N\u00eb vitin 2007, pas zgjedhjes s\u00eb Kujtim Qefalis\u00eb si kryetar i Komun\u00ebs Dajt, ai ia kaloi kompanin\u00eb Ylber Kalas\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin e interesit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, pas nj\u00eb hetimi t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Kalaja u arrestua p\u00ebr korrupsion n\u00eb tenderat e ushqimeve t\u00eb burgjeve, por kjo nuk e pengoi kompanin\u00eb q\u00eb t\u00eb vijonte t\u00eb fitonte tendera publik\u00eb me shifra t\u00eb m\u00ebdha.<br \/>\nVet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb pas arrestimit, kompania ndryshoi s\u00ebrish emrin n\u00eb \u201cDajti Park 2007\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, aksionet u shp\u00ebrndan\u00eb mes Desart Kalas\u00eb (djali i Ylberit) dhe Lulzim Qefalis\u00eb, v\u00ebllait t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs Dajt dhe deputetit socialist Xhemal Qefalia.<\/p>\n<p>Kjo struktur\u00eb familjare dhe e nd\u00ebrthurur midis ish-funksionar\u00ebve publik\u00eb dhe biznesmen\u00ebve t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion ngre dyshime serioze p\u00ebr konflikt interesi dhe ndikim politik n\u00eb tenderat shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vazhdon edhe pazari i lavanteris\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb paraqitet edhe me sh\u00ebrbimin e lavanteris\u00eb s\u00eb Maternitetit. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn 4-vjecare t\u00eb lidhur m\u00eb 2021 \u201cP\u00ebr sherbimin e lavanderis\u00eb dhe hoteleris\u00eb n\u00eb pavionet e S.U.O.GJ \u201cMbreteresha Geraldin\u00eb\u201d. Kontrata ishte firmosur m\u00eb 3 n\u00ebntor 2021 dhe p\u00ebrfundonte n\u00eb 3 n\u00ebntor 2025. Vlera e kontrat\u00ebs ishte 199.936.050 pa TVSH<\/p>\n<p>Edhe kjy tender i \u00ebsht\u00eb deleguar OBP s\u00eb Blendi Gonxhes m\u00eb dat\u00eb 29 shtator 2025. Nd\u00ebrsa OBP e shpalli procedur\u00ebn m\u00eb 8 tetor 2025, me objekt: \u201cSh\u00ebrbimi i lavanderis\u00eb dhe hoteleris\u00eb n\u00eb pavionet e S.U.O.GJ. \u201cMbret\u00ebresha Geraldin\u00eb\u201d\u201d. Vlera e lavanteris\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ka shkuar m\u00eb lart, sepse \u00ebsht\u00eb shtuar \u201ctaksa\u201d e korrupsionit. Fondi limit i tenderit \u00ebsht\u00eb 244,435,094.55 lek\u00eb pa tvsh, ose 2,526,983.29 Euro pa tvsh.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh faktin q\u00eb n\u00eb situata t\u00eb tilla i gjendur n\u00eb kushtet kur nevoja p\u00ebr mbulim t\u00eb sh\u00ebrbimit dhe ndjeshm\u00ebris\u00eb t\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebrbimi shihet e udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb kryhet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast modifikim i kontrat\u00ebs ekzistuese duke shtyr\u00eb vet\u00ebm afatin deri n\u00eb dat\u00ebn 15 janar 2026.<\/p>\n<p>Vlera totale e kontrat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar \u00ebsht\u00eb 4,998,117.60 lek\u00eb me TVSH.\u00a0 P\u00ebrfituese \u00ebsht\u00eb kompania Abi\u2019s sh.p.k (ish \u201cD E V I S\u201d sh.p.k) e cila e kishte pasur m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tenderi i organizuar nga OBP meriton t\u00eb quhet nj\u00eb pazar i past\u00ebr i mbuluar me procedur\u00eb fiktive.<\/p>\n\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb tender, p\u00ebrvec kompanis\u00eb \u201cAbis\u2019s\u201d shpk, ishin \u201cKlame\u201d Shpk dhe \u201cEN Group\u201d shpk. T\u00eb dy k\u00ebta operator\u00eb ekonomik nuk kan\u00eb aplikuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb tender, por thjesht jan\u00eb loguar pa ngarkuar asnj\u00eb dokument. Pra, pjes\u00ebmarja e tyre \u00ebsht\u00eb krejt fiktive.<\/p>\n\n<p><strong>Bosi i prostitutave ka monopolizuar tenderat e lavanteris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kompania p\u00ebrfituese \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e ish-bosit t\u00eb prostitucionit n\u00eb Piacenza t\u00eb Italis\u00eb, Lefter Lamaj, i d\u00ebnuar me 11 vit burg, i cili fshihet pas kompanis\u00eb p\u00ebrfituese Devis shpk, ndryshuar emrin n\u00eb Abi\u2019s shpk, kaluar n\u00eb emrin e bashk\u00ebshortes Kristinka Leka.<\/p>\n<p>Ky ka monopolizuar sh\u00ebrbimin e lavanderis\u00eb n\u00eb spitale. Vitet e fundit tenderat kan\u00eb marr\u00eb form\u00ebn e koncensionit, duke lidhur kontrata me afat 4-vje\u00e7ar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim. Gjat\u00eb 12 muajve t\u00eb fundit, Arlinda Pogaj me porosi t\u00eb Blendi Gonxhes ka firmosur 10 milion\u00eb euro tendera p\u00ebr kompanin\u00eb e ish-bosit t\u00eb prostitucionit.N\u00eb 10 korrik 2025, Arlinda Pogaj ka kopsitur letrat e tenderit p\u00ebr sh\u00ebrbimin e lavanderis\u00eb dhe hoteleris\u00eb n\u00eb pavionet e Spitalit Bashkiak Sarand\u00eb, p\u00ebr 4 vite, duke shpallur fituese pik\u00ebrisht kompani\u00eb Abi\u2019s (Devis), me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d korrupsioni; Munges\u00eb konkurrence, ofert\u00eb fituese 1.1 milion\u00eb euro gati sa fondi limit, procedura formale, fitues i paracaktuar.<\/p>\n<p>N\u00eb 16 shtator 2024, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb \u00ebsht\u00eb finalizuar tenderi me vler\u00eb 900 mij\u00eb euro p\u00ebr kryerjen e sh\u00ebrbimit t\u00eb lavanderis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 36 mujore n\u00eb Spitalin Universitar t\u00eb Traum\u00ebs, p\u00ebr kompanin\u00eb Abi\u2019s (Devis). N\u00eb 4 shtator 2024, kompania me em\u00ebr t\u00eb ndryshuar ka fituar tenderin e radh\u00ebs me vler\u00eb 1.3 milion\u00eb euro, aq sa fondi limit, p\u00ebr sh\u00ebrbimin e lavanderis\u00eb s\u00eb Spitalit t\u00eb Elbasanit, p\u00ebr 48 muaj, pra p\u00ebr kat\u00ebr vite, deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2028. E gjith\u00eb procedura \u00ebsht\u00eb fiktive dhe korruptive. Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb 10 shtator 2024, po nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrq\u00ebndruara, Lefter Lamaj ka marr\u00eb tenderin e radh\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbimin e lavanderis\u00eb dhe hoteleris\u00eb p\u00ebr Spitalin e Vlor\u00ebs, me vler\u00eb 1.8 milion\u00eb euro, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb. N\u00eb 16 shtator 2024, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb, Arlinda Pogaj i ka dh\u00ebn\u00eb sh\u00ebrbimin e lavanderis\u00eb p\u00ebr Spitalin Psikiatrik t\u00eb Elbasanit me vler\u00eb 3.1 milion\u00eb euro, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 4-vje\u00e7are. N\u00eb 17 shtator 2024, kompania me em\u00ebr t\u00eb ndryshuar ka fituar tenderin e radh\u00ebs me vler\u00eb 2.2 milion\u00eb euro p\u00ebr kryerjen e sh\u00ebrbimit t\u00eb lavanderis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 36 mujore n\u00eb Spitalin Universitar t\u00eb Traum\u00ebs. Pra n\u00eb nj\u00eb hark t\u00eb shkurt\u00ebr kohor, Arlinda Pogaj, me urdh\u00ebr nga Blendi Gonxhe, i ka dh\u00ebn\u00eb mbi 10 milion\u00eb euro para publike Lefter Lamajt.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, Sh\u00ebrbimet e Sektorit p\u00ebr Hetimin e Narkotik\u00ebve dhe Trafiqeve t\u00eb Paligjshme n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Tiran\u00eb arrestuan Lefterin me q\u00ebllim p\u00ebr ta ekstraduar n\u00eb Itali, pasi ishte d\u00ebnuar me 11 vite burg p\u00ebr trafik droge dhe prostitucion. Pas arrestimit, Lefter Lamaj nuk u ekstradua, por iu konvertua d\u00ebnimi. Sipas mediave italiane, \u201cLefter Lamaj, \u00ebsht\u00eb shefi i padiskutuesh\u00ebm i grupit t\u00eb prostitucionit n\u00eb Piacenza midis viteve 1990 dhe fillim t\u00eb viteve 2000\u2033. Ai u d\u00ebnua n\u00eb Shqip\u00ebri me 5 vite burg nga 11 q\u00eb ishte d\u00ebnuar n\u00eb Itali dhe shum\u00eb shpejt la qelin\u00eb. Pas aktivitetit kriminal n\u00eb Itali, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2004, Lefter Lamaj themeloi kompanin\u00eb Devis shpk, me nipt K31420012M, me objekt n\u00eb fush\u00ebn e lavanderis\u00eb. N\u00eb janar t\u00eb vitit 2008, Lamaj e kaloi kompanin\u00eb n\u00eb emrin bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Kristinka Leka. Sipas kontrat\u00ebs, zonja Leka do i jepte 80 milion\u00eb lek\u00eb Lamajt jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale, para t\u00eb cilat nuk u dihet burimi. Pasi bleu kompanin\u00eb pa kapital p\u00ebr 80 mij\u00eb euro, zonja Leka rriti kapitalin n\u00eb rreth 2 milion\u00eb euro. T\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat ngren\u00eb dyshime p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb past\u00ebr pastrimi parash. N\u00eb vitin 2016, kompania e Lamajt nisi t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procedura publike. Kompania ka fituar 37 milion\u00eb euro tendera, 10 nga t\u00eb cilat me firm\u00ebn e vart\u00ebses s\u00eb Blendi Gonxhes.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/qefalinjte-dhe-nje-bos-prostitutash-bllokojne-dy-tendera-4-5-miliarde-leke-per-ushqimin-dhe-lavanterine-e-maternitetit-te-tiranes\/\">Qefalinjt\u00eb dhe nj\u00eb bos prostitutash bllokojn\u00eb dy tendera 4.5 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr ushqimin dhe lavanterin\u00eb e Maternitetit t\u00eb Tiran\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebsministri i Brendsh\u00ebm, Xhemal Qefalia dhe ministri i Ekonomis\u00eb, Blendi Gonxhe mbajn\u00eb peng tenderin e ushqimit t\u00eb Maternitetit \u2018Mbret\u00ebresha Geraldin\u00eb\u201d. P\u00ebr shkak t\u00eb pazarit t\u00eb fiksuar q\u00eb fondin ta marr\u00eb kompania e familjes s\u00eb Qefalis\u00eb, \u201cDajti Park 2007\u201d shpk, jan\u00eb zvarritur procedurat e prokurimit, aq shum\u00eb sa rrezikohej t\u00eb mbetej spitali pa furnizim. K\u00ebshtu ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65023","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65023","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65023"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65023\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65023"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65023"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65023"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}