{"id":64883,"date":"2026-01-19T06:48:04","date_gmt":"2026-01-19T06:48:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/19\/renia-e-euros-nxjerr-shqiperine-jashte-konkurrences-rajonale-fasoneria-ne-krize\/"},"modified":"2026-01-19T06:48:04","modified_gmt":"2026-01-19T06:48:04","slug":"renia-e-euros-nxjerr-shqiperine-jashte-konkurrences-rajonale-fasoneria-ne-krize","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/19\/renia-e-euros-nxjerr-shqiperine-jashte-konkurrences-rajonale-fasoneria-ne-krize\/","title":{"rendered":"R\u00ebnia e euros nxjerr Shqip\u00ebrin\u00eb jasht\u00eb konkurrenc\u00ebs rajonale, fasoneria n\u00eb kriz\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Industria e veshjeve dhe k\u00ebpuc\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri po hyn n\u00eb vitin 2026 n\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb kritike t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj q\u00eb prej tranzicionit. Pas m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si nj\u00eb nga motor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb eksporteve dhe pun\u00ebsimit me pag\u00eb, fasoni po p\u00ebrballet me nj\u00eb kombinim faktor\u00ebsh negativ\u00eb, q\u00eb po e \u00e7ojn\u00eb sektorin drejt tkurrjes. Prodhuesit paralajm\u00ebrojn\u00eb se, n\u00ebse kushtet aktuale vijojn\u00eb, numri i fabrikave mund t\u00eb p\u00ebrgjysmohet brenda tre deri n\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e vazhdueshme e Euros, rritja e m\u00ebtejshme e pag\u00ebs minimale, tkurrja e k\u00ebrkes\u00ebs nga tregjet europiane dhe kostot shtes\u00eb q\u00eb priten nga procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian po e vendosin fasonin shqiptar n\u00ebn presion t\u00eb dyfisht\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, konkurrenca nga platformat kineze t\u00eb tregtis\u00eb online si \u201cTemu\u201d dhe \u201cShein\u201d po godet prodhuesit europian\u00eb, duke reflektuar drejtp\u00ebrdrejt edhe te porosit\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<h4>Pas tre viteve t\u00eb v\u00ebshtira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetes\u00ebs dhe jo fitimit, industria e prodhimit t\u00eb veshjeve dhe k\u00ebpuc\u00ebve po hyn n\u00eb vitin 2026 me pritshm\u00ebri m\u00eb pozitive, por ende jo t\u00eb sigurta.<\/h4>\n<p>\u201cViti 2025 shihet si momenti kur fillojm\u00eb t\u00eb kthehemi drejt fitimit, nd\u00ebrsa n\u00eb 2026 parashikojm\u00eb vijimin e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs financiare dhe operacionale\u201d, \u2013 shprehet Eva Laro, e cila drejton nj\u00eb fabrik\u00eb k\u00ebpuc\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ajo tha se kompania ka tashm\u00eb porosi t\u00eb mbyllura deri n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2026, nj\u00eb sinjal i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr stabilitetin e k\u00ebrkes\u00ebs dhe besimin e klient\u00ebve. Fabrikat e vogla dhe t\u00eb mesme do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe falimente, kurse fabrikat e m\u00ebdha, q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrshtaten, pritet t\u00eb rikthejn\u00eb fitimet m\u00eb 2026.<\/p>\n<h4>Sektori p\u00ebrgjysmohet n\u00eb periudh\u00ebn afatmesme<\/h4>\n<p>Florian Zekja, biznesmen me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb prodhimin e veshjeve p\u00ebr eksport, rendit disa faktor\u00eb q\u00eb po e thellojn\u00eb kriz\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt pritet t\u00eb ken\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe n\u00eb vitin 2026. S\u00eb pari, ai thekson se r\u00ebnia e Euros po e nxjerr Shqip\u00ebrin\u00eb jasht\u00eb konkurrenc\u00ebs rajonale, pasi \u00e7mimet nuk mund t\u00eb rriten n\u00eb nj\u00eb monedh\u00eb q\u00eb vijon t\u00eb zhvler\u00ebsohet.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, pasiguria ekonomike n\u00eb Europ\u00eb, e p\u00ebrkeq\u00ebsuar nga tensionet tregtare dhe politikat fiskale globale, po ndikon negativisht n\u00eb shitjet e veshjeve dhe k\u00ebpuc\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs. S\u00eb treti, rritja e kostove operative, nga transporti te qirat\u00eb dhe pagat, po e b\u00ebn gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb menaxhimin e nd\u00ebrmarrjeve fason. S\u00eb fundi, situata gjeopolitike po ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb industrin\u00eb e mod\u00ebs dhe n\u00eb porosit\u00eb p\u00ebr koleksionet e ardhshme.<\/p>\n<p>Z. Zekja paralajm\u00ebron se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE do t\u00eb sjell\u00eb kosto t\u00eb reja t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb fabrikave. \u201cVet\u00ebm nj\u00eb certifikat\u00eb standardesh m\u00eb kushton 20 mij\u00eb euro dhe nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja\u201d, \u2013 thot\u00eb ai, duke parashikuar nj\u00eb tkurrje t\u00eb fort\u00eb t\u00eb sektorit q\u00eb nga viti 2026.<\/p>\n<h4>Konsolidim dhe rritje p\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb, faliment p\u00ebr t\u00eb voglat<\/h4>\n<p>Ajo parashikon se viti 2026 do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb mes fabrikave t\u00eb m\u00ebdha dhe atyre t\u00eb vogla. Sipas saj, nd\u00ebrmarrjet e m\u00ebdha presin rikthim gradual t\u00eb rritjes n\u00eb vitin 2026, t\u00eb mb\u00ebshtetur nga p\u00ebrmir\u00ebsimi i k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nga investimet n\u00eb produkte.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00ebsit\u00eb e vogla t\u00eb prodhimit rrezikojn\u00eb falimentimin p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb kostove, ve\u00e7an\u00ebrisht nga paga minimale dhe mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Megjithat\u00eb, rritja e kostove t\u00eb pun\u00ebs, q\u00eb n\u00eb disa raste arrin deri n\u00eb 25%, po krijon presion mbi \u00e7mimet dhe kapacitetet prodhuese.<\/p>\n<p>\u201cKlient\u00ebt ankohen p\u00ebr \u00e7mimet dhe ekziston rreziku q\u00eb presioni i kostove t\u00eb ndikoj\u00eb madh\u00ebsin\u00eb e fabrikave n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, \u2013 thekson znj. Laro.<\/p>\n<p>Florian Zekja, biznesmen me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb prodhimin e veshjeve p\u00ebr eksport, e sheh vitin 2026 si nj\u00eb pik\u00eb kthese, ku shum\u00eb fabrika, sidomos t\u00eb mesme dhe t\u00eb vogla, do t\u00eb detyrohen t\u00eb dalin nga tregu. Ai rendit kat\u00ebr faktor\u00eb kryesor\u00eb q\u00eb po e thellojn\u00eb kriz\u00ebn.<\/p>\n<h4>S\u00eb pari, r\u00ebnia e vazhdueshme e Euros po e nxjerr Shqip\u00ebrin\u00eb jasht\u00eb konkurrenc\u00ebs rajonale. \u201c\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb rris\u00ebsh \u00e7mimet, kur monedha me t\u00eb cil\u00ebn faturon zhvler\u00ebsohet pa limit\u201d, \u2013 thot\u00eb z. Zekja.<\/h4>\n<p>S\u00eb dyti, pasiguria ekonomike n\u00eb Europ\u00eb, e thelluar nga tensionet tregtare dhe politikat fiskale globale, po reflektohet n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb porosive, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr veshjet dhe k\u00ebpuc\u00ebt e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, rritja e kostove operative \u2013 transporti, qirat\u00eb, pagat \u2013 po e b\u00ebn menaxhimin e nd\u00ebrmarrjeve gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. S\u00eb kat\u00ebrti, situata gjeopolitike po ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb industrin\u00eb e mod\u00ebs, duke ulur shitjet e koleksioneve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb val\u00eb kostosh t\u00eb reja, sidomos p\u00ebr certifikime dhe standarde. \u201cVet\u00ebm nj\u00eb certifikat\u00eb m\u00eb kushton 20 mij\u00eb euro, por jan\u00eb disa t\u00eb tilla\u201d, \u2013 thekson ai, duke parashikuar tkurrje t\u00eb fort\u00eb t\u00eb sektorit q\u00eb nga viti 2026.<\/p>\n<h4>2026, mes stabilitetit dhe rrezikut<\/h4>\n<p>Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se rritja e kostove t\u00eb prodhimit dhe paga minimale po ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt konkurrueshm\u00ebrin\u00eb, duke k\u00ebrkuar politika t\u00eb balancuara q\u00eb mb\u00ebshtesin punonj\u00ebsit, pa cenuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e biznesit.<\/p>\n<p>Hapja e kapitujve t\u00eb negociatave me BE-n\u00eb, sipas z. Pren\u00e7e, e b\u00ebn jetike p\u00ebrfshirjen reale t\u00eb industris\u00eb n\u00eb procesin vendimmarr\u00ebs, pasi prodhuesit do t\u00eb jen\u00eb zbatuesit praktik\u00eb t\u00eb standardeve europiane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb madhore mbetet mungesa e likuiditetit p\u00ebr investime, q\u00eb po ngadal\u00ebson automatizimin dhe modernizimin, si dhe kostot e larta t\u00eb certifikimeve dhe promovimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai shprehet se viti 2026 mund t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm rritjeje, i nxitur nga partneritete m\u00eb t\u00eb forta europiane, investime n\u00eb teknologji dhe bashk\u00ebpunim strategjik mes qeveris\u00eb dhe industris\u00eb.<\/p>\n<h4>Rritje nga klient\u00ebt ekzistues dhe segmentet teknike<\/h4>\n<p>Rritja e pritshme p\u00ebr vitin 2026 po mb\u00ebshtetet si te klient\u00ebt ekzistues, ashtu edhe tek ata t\u00eb rinj, me fokus t\u00eb qart\u00eb n\u00eb produkte me vler\u00eb t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Segmentet kryesore ku po orientohet prodhimi jan\u00eb materialet teknike p\u00ebr sektor\u00eb si ushtarake dhe hiking, ku k\u00ebrkohen standarde t\u00eb larta cil\u00ebsie dhe inovacioni.<\/p>\n<p>Nj\u00eb linj\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl prodhimi po sh\u00ebrben si terren p\u00ebr inovacion dhe testim, duke ndihmuar kompanin\u00eb t\u00eb rritet \u201chap pas hapi\u201d dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontrolluar. \u201cPo rritemi gradualisht, pa e sforcuar struktur\u00ebn\u201d \u2013 thekson znj. Laro.<\/p>\n<p>Sfida e fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe presioni i kostove<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin e burimeve njer\u00ebzore, viti 2026 mbetet sfidues. Nevoja p\u00ebr aft\u00ebsi t\u00eb specializuara po rritet n\u00eb t\u00eb gjitha kategorit\u00eb, nd\u00ebrsa rekrutimi nga jasht\u00eb vendit mbetet kompleks.<\/p>\n<p>Furnizimi kryesor me fuqi pun\u00ebtore vijon t\u00eb jet\u00eb tregu i brendsh\u00ebm, me numrin e punonj\u00ebsve q\u00eb ka ardhur n\u00eb rritje, nga rreth 600 n\u00eb 750 persona.\/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/19\/renia-e-euros-nxjerr-shqiperine-jashte-konkurrences-rajonale-fasoneria-ne-krize\/\">R\u00ebnia e euros nxjerr Shqip\u00ebrin\u00eb jasht\u00eb konkurrenc\u00ebs rajonale, fasoneria n\u00eb kriz\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Industria e veshjeve dhe k\u00ebpuc\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri po hyn n\u00eb vitin 2026 n\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb kritike t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj q\u00eb prej tranzicionit. Pas m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si nj\u00eb nga motor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb eksporteve dhe pun\u00ebsimit me pag\u00eb, fasoni po p\u00ebrballet me nj\u00eb kombinim faktor\u00ebsh negativ\u00eb, q\u00eb po e \u00e7ojn\u00eb sektorin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64883","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64883"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64883\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}