{"id":64880,"date":"2026-01-19T06:48:15","date_gmt":"2026-01-19T06:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/19\/7-shpjegime-mbi-trendet-e-politikes-globale-dhe-efektet-lokale-2\/"},"modified":"2026-01-19T06:48:15","modified_gmt":"2026-01-19T06:48:15","slug":"7-shpjegime-mbi-trendet-e-politikes-globale-dhe-efektet-lokale-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/19\/7-shpjegime-mbi-trendet-e-politikes-globale-dhe-efektet-lokale-2\/","title":{"rendered":"7 shpjegime mbi trendet e politik\u00ebs globale (dhe efektet lokale)"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli<\/p>\n<p>1. Pezullimi i vizave t\u00eb emigrimit: pse Serbia nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00eb, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria dhe Kosova po?<br \/>\nP\u00ebr shkak se n\u00eb krahasim me shtetet e tjera t\u00eb Ballkanit nga Serbia emigrojn\u00eb m\u00eb pak njer\u00ebz n\u00eb SHBA. Arsyeja e dyt\u00eb: ata q\u00eb emigrojn\u00eb, jan\u00eb kryesisht njer\u00ebz t\u00eb kualifikuar, p\u00ebr shembull inxhinier\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb IT-s\u00eb. Rrjedhimisht, ata jan\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar nga tregu amerikan i pun\u00ebs dhe nuk ekziston rreziku t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb si shfryt\u00ebzues t\u00eb ndihmave sociale. S\u00eb fundi Donald Trump publikoi nj\u00eb list\u00eb sipas t\u00eb cil\u00ebs nj\u00eb p\u00ebrqindje e lart\u00eb e shtetasve q\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrngulur n\u00eb SHBA nuk punojn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb varur nga ndihmat sociale amerikane.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb shtetasit e Kosov\u00ebs figuronin me 46 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria me 41 p\u00ebr qind. Mali i Zi me 37 p\u00ebr qind. Njoh\u00ebs t\u00eb sistemeve sociale amerikane e kan\u00eb shpjeguar tashm\u00eb se nuk mund t\u00eb thuhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paushalle se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb emigrojn\u00eb n\u00eb SHBA jan\u00eb keqp\u00ebrdorues t\u00eb ndihmave sociale. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje nga shteti q\u00eb vet\u00eb ligjet amerikane i parashohin. P\u00ebrndryshe \u2013 nga t\u00eb nj\u00ebjtat benefite p\u00ebrfitojn\u00eb 39 p\u00ebr qind e familjeve amerikane, pra joemigrante.<br \/>\nPor Trump nuk interesohet p\u00ebr k\u00ebto detaje. Prioritet i tij \u00ebsht\u00eb: Amerika dhe shtetasit e saj. E ka th\u00ebn\u00eb, po e zbaton. Por do t\u00eb ishte tep\u00ebr e thjesht\u00eb t\u00eb thuhej: Trump nuk ka t\u00eb drejt\u00eb fare. N\u00eb shtetin amerikan t\u00eb Minnesotas persona me prejardhje somaleze grabit\u00ebn nga viti 2020 mbi 1 miliard dollar\u00eb \u2013 k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb duke mashtruar sistemet sociale. 86 mashtrues \u2013 78 prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb me origjin\u00eb somaleze \u2013 jan\u00eb akuzuar deri m\u00eb tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. 59 prej tyre jan\u00eb d\u00ebnuar me burg. Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Joseph Thompson tha: \u201cGjat\u00eb karrier\u00ebs sime jam specializuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e mashtrimit, por p\u00ebrmasa e asaj q\u00eb ka ndodhur k\u00ebtu n\u00eb Minnesota m\u00eb l\u00eb pa frym\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>2. Bordi i Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn dhe ftesat e Trumpit<\/p>\n<p>Pik\u00ebs\u00ebpari m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje gjuha e Donald Trumpit n\u00eb letr\u00ebn q\u00eb u b\u00eb publike nga disa politikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u ftuan t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e planit t\u00eb presidentit amerikan p\u00ebr Gaz\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb Trump ua ka d\u00ebrguar disa krer\u00ebve t\u00eb shtetit anek\u00ebnd globit, jo vet\u00ebm k\u00ebtij t\u00eb Tiran\u00ebs. T\u00eb kthehemi te gjuha e Trumpit: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e nd\u00ebrtuar me superlativ\u00eb e me ekzagjerime. P\u00ebr shembull: thot\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb \u201cbordi m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs\u201d, pastaj \u201cbordi m\u00eb me ndikim i krijuar ndonj\u00ebher\u00eb\u201d, mandej \u201caq i ve\u00e7ant\u00eb sa kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk ka ekzistuar di\u00e7ka e ngjashme\u201d.<br \/>\nPse \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb bord? Trump d\u00ebshiron t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb koalicion shtetesh q\u00eb do mb\u00ebshtesin planin e tij p\u00ebr Gaz\u00ebn. Nuk \u00ebsht\u00eb sekret se kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet tashm\u00eb 13 vite, ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb profil n\u00eb aren\u00ebn e politik\u00ebs bot\u00ebrore. K\u00ebtu nj\u00eb rol mund t\u00eb ket\u00eb luajtur edhe njohja e tij \u2013 madje af\u00ebrsia \u2013 me dh\u00ebndrin e Trumpit, Jared Kushner. Nga ky raport do t\u00eb thosha m\u00eb shum\u00eb tregtar se diplomatik natyrisht q\u00eb p\u00ebrfiton personalisht edhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb. Me vet\u00ebm pak ironi mund t\u00eb themi: ishulli i Sazanit e b\u00ebn t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb edhe n\u00eb bregdetin e Gaz\u00ebs. Pyetja \u00ebsht\u00eb: a p\u00ebrfiton Shqip\u00ebria? Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb. S\u00eb paku p\u00ebr disa or\u00eb pushtetar\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb mund t\u00eb bu\u00e7kariten dhe k\u00ebsisoj t\u00eb shpresojn\u00eb se njer\u00ebzit do t\u00eb harrojn\u00eb serin\u00eb e aferave korruptive q\u00eb tejkalojn\u00eb \u00e7do imagjinat\u00eb.<\/p>\n<p>3. Borde, n\u00ebnborde dhe prapaskena<\/p>\n<p>Agjencia amerikane e lajmeve Bloomberg njoftoi se presidenti Donald Trump synon t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb shteteve nj\u00eb miliard dollar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb K\u00ebshillin e Paqes t\u00eb planifikuar prej tij. Kjo u demantua nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb \u2013 ndon\u00ebse jo krejt\u00ebsisht.<br \/>\nNga shtete me buxhete modeste si puna e Shqip\u00ebris\u00eb, SHBA-t\u00eb me siguri do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrkrahje n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera, jomonetare. P\u00ebr shembull: mund t\u00eb k\u00ebrkohet d\u00ebrgimi i ushtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Gaza q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb forc\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb ose ndonj\u00eb kontribut tjet\u00ebr m\u00eb shum\u00eb teknik.<br \/>\nDuhet ditur nj\u00eb gj\u00eb. Bordi i Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn i ka disa nivele. S\u00eb pari: Bordi Ekzekutiv Themelues. Kryetar i k\u00ebtij bordi \u00ebsht\u00eb Donald Trumpi (e ka em\u00ebruar veten), an\u00ebtar\u00eb jan\u00eb \u2013 dh\u00ebndri i tij Jared Kushner, pastaj ministri i Jasht\u00ebm amerikan Marco Rubio, dy k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb Trumpit, nj\u00eb biznesmen miliarder, shefi i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore \u2013 dhe Tony Blair, i cili prej shum\u00eb vitesh (sipas disa raporteve nga viti 2013) punon si k\u00ebshilltar i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama. V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinohet se Blair e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pa honorar. Blair nuk ka ndonj\u00eb kriter moral apo etik sa i p\u00ebrket klient\u00ebve t\u00eb tij. M\u00eb 2015 ai u b\u00eb k\u00ebshilltar edhe i Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqit, at\u00ebher\u00eb kryeminist\u00ebr i vendit. Me at\u00eb rast firma konsulente e Blairit, \u201cTony Blair Associates\u201d (TBA), njoftoi se ai do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb ngritjen e nj\u00eb pike qendrore kontakti, e cila do t\u00eb k\u00ebshilloj\u00eb Vu\u00e7i\u00e7in p\u00ebr reformat. 10 vjet m\u00eb von\u00eb Serbia nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e reformuar, por m\u00eb autoritare se \u00e7\u2019ka qen\u00eb. Me apo pa k\u00ebshilla t\u00eb Tony Blairit, kjo \u00ebsht\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme. Nga ky bashk\u00ebpunim me leverdi kan\u00eb dal\u00eb Blair dhe Vu\u00e7iqi, Serbia jo.<br \/>\nSa i p\u00ebret planit t\u00eb Trumpit p\u00ebr Gaz\u00ebn: N\u00ebn Bordin Ekzekutiv Themelues ekziston Bordi Ekzekutiv i Gaz\u00ebs. Aty p\u00ebrve\u00e7 disa emrave q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb lart an\u00ebtar\u00eb jan\u00eb edhe ministri i Jasht\u00ebm turk, Hakan Fidan dhe nj\u00eb ministre nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Bie n\u00eb sy se n\u00eb Bordin e Paqes t\u00eb Trumpit nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00eb palestinez. Nj\u00eb lloj drejtori \u2013 \u201cP\u00ebrfaq\u00ebsues i Lart\u00eb\u201d \u2013 q\u00eb do koordinoj\u00eb pun\u00ebt e Bordit t\u00eb Paqes n\u00eb terren do t\u00eb jet\u00eb diplomati bullgar Nikollai Mlladenov, i cili ka nj\u00eb karrier\u00eb interesante. Ai rrjedh nga nj\u00eb familje e privilegjuar e nomenklatur\u00ebs komuniste bullgare. Babai i tij ka qen\u00eb oficer i lart\u00eb i sh\u00ebrbimit sekret bullgar. Mlladenov n\u00eb vitet 90-t\u00eb, pas studimeve n\u00eb Lond\u00ebr, ka punuar p\u00ebr Fondacionin Soros n\u00eb Sofje. Mandej ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb politike n\u00eb Bullgari \u2013 si deputet i partis\u00eb konservatore dhe deputet n\u00eb Parlamentin Europian, pastaj ka qen\u00eb emisar i OKB-s\u00eb p\u00ebr Irakun dhe p\u00ebr konfliktin izraelito-palestinez.<\/p>\n<p>4. Grenlanda<\/p>\n<p>Grenlanda \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Danimark\u00ebs, e Danimarka an\u00ebtare e NATO-s. Rrjedhimisht, Grenlanda \u00ebsht\u00eb territor i NATO-s. N\u00eb rast se ky territor sulmohet nga Kina apo Rusia, SHBA-t\u00eb jan\u00eb t\u00eb obliguara ta mbrojn\u00eb. Q\u00eb nga viti 1951 ekziston nj\u00eb marr\u00ebveshje mes SHBA-ve dhe Danimark\u00ebs sipas t\u00eb cil\u00ebs Washingtoni mund t\u00eb hap sa t\u00eb doj\u00eb baza ushtarake n\u00eb Grenland\u00eb. N\u00eb dekadat e fundit SHBA-t\u00eb i kan\u00eb mbyllur gati t\u00eb gjitha bazat n\u00eb Grenland\u00eb. Ka mbetur vet\u00ebm nj\u00eb. Dikur SHBA-t\u00eb kishin 6000 ushtar\u00eb n\u00eb Grenland\u00eb, tani i kan\u00eb 150.<br \/>\nEdhe sa i p\u00ebrket pasurive n\u00ebntok\u00ebsore t\u00eb Grenland\u00ebs: SHBA-t\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb licenca p\u00ebrkat\u00ebse dhe i marrin pa problem nga Grenlanda dhe Danimarka.<br \/>\nPor kjo nuk i mjafton Trumpit. Ai d\u00ebshiron ta ket\u00eb pron\u00eb t\u00eb veten Grenland\u00ebn. A do t\u2019ia dal\u00eb? Nuk e dim\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: europian\u00ebt jan\u00eb t\u00eb alarmuar. Dhe n\u00eb shum\u00eb kryeqytete \u2013 nga Londra deri n\u00eb Berlin \u2013 Trump po shihet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si shantazhues dhe jo si partner. Europian\u00ebt m\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen e disa peshqve q\u00eb p\u00ebrp\u00ebliten n\u00eb breg t\u00eb detit. Me dekada t\u00eb t\u00ebra i kan\u00eb injoruar rreziqet n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe kan\u00eb besuar n\u00eb utopi si paqja e p\u00ebrjetshme. K\u00ebtu hyn edhe refuzimi shum\u00ebvje\u00e7ar i Danimark\u00ebs p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me sfidat e siguris\u00eb n\u00eb Grenland\u00eb.<br \/>\nProblemi nuk \u00ebsht\u00eb i ri. Th\u00ebn\u00eb thjesht\u00eb: sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb shkrihet akulli si pasoj\u00eb e ndryshimeve klimatike, aq m\u00eb shum\u00eb rrug\u00eb detare hapen rreth Grenland\u00ebs. Kjo dometh\u00ebn\u00eb: N\u00ebse hapet rruga e re p\u00ebrmes veriut, udh\u00ebtimi i anijeve nga Europa n\u00eb Azi do t\u00eb shkurtohej nga 22 dit\u00eb n\u00eb vet\u00ebm 10 dit\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb i shpejt\u00eb sesa kalimi nga Kanali i Suezit. Brenda nj\u00eb dekade numri i anijeve q\u00eb kalojn\u00eb Oqeanin e Arktikut \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 37 p\u00ebr qind. Nuk \u00ebsht\u00eb befasi q\u00eb Kina synon t\u00eb jet\u00eb e pranishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. Nuk duhet t\u00eb befasohemi q\u00eb SHBA-t\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen. Sa p\u00ebr krahasim Grenlanda \u00ebsht\u00eb 55 her\u00eb m\u00eb e madhe se Kosova e Shqip\u00ebria s\u00eb bashku. Kaq sa i p\u00ebrket dimensionit gjeografik, gjeostrategjik dhe gjeopolitik.<br \/>\nTrump ka edhe arsye t\u00eb brendshme p\u00ebr t\u00eb shkaktuar tollovi n\u00eb politik\u00ebn bot\u00ebrore. Popullariteti i tij n\u00eb SHBA po sh\u00ebnon r\u00ebnie drastike. U premetoi amerikan\u00ebve ulje t\u00eb kostos s\u00eb jetes\u00ebs dhe kjo nuk ndodhi. Sa i p\u00ebrket ides\u00eb s\u00eb Trumpit p\u00ebr marrjen e Grenland\u00ebs, mendoj se rezistenca nga politikan\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb t\u00eb dy partive nuk do t\u00eb mungoj\u00eb. N\u00ebse Trump v\u00ebrtet synon t\u00eb nxis\u00eb nj\u00eb luft\u00eb tregtare me BE-n\u00eb dhe Britanin\u00eb e Madhe p\u00ebr shkak se k\u00ebto kund\u00ebrshtojn\u00eb planet e tij p\u00ebr Grenland\u00ebn, do t\u00eb p\u00ebrballet me rezistenc\u00eb edhe nga amerikan\u00ebt e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>5. Paralelet historike t\u00eb krizave<\/p>\n<p>Para gati nj\u00eb shekulli bota gjendej p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb madhe ekonomike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rriteshin val\u00ebt e nacionalizimit dhe popullizmit. At\u00ebbot\u00eb politikani dhe publicisti italian Antonio Gramsci shkroi se kriza konsiston pik\u00ebrisht n\u00eb faktin se e vjetra po vdes dhe e reja nuk mund t\u00eb lind\u00eb; n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmjetkoh\u00eb shfaqet nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri simptomash morbide.<br \/>\nNe jemi duke p\u00ebrjetuar tani nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb ngjashme. Por nuk e dim\u00eb ende cili do t\u00eb jet\u00eb rezultati final i simptomave morbide. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se Trump nuk ka ndonj\u00eb respekt p\u00ebr OKB-n\u00eb, dhe NATO-n shpesh e sheh vet\u00ebm si instrument p\u00ebr t\u00eb disiplinuar partner\u00ebt europian\u00eb.<br \/>\n6. Kontradiktat e Trumpit<br \/>\nDonald Trump \u00ebsht\u00eb babai i kontradiktave. K\u00ebshtu funksionon metoda e tij politike. N\u00eb m\u00ebngjes k\u00ebrc\u00ebnon, n\u00eb mbr\u00ebmje d\u00ebrgon sinjale pajtimi. T\u00eb nes\u00ebrmen pohon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Nj\u00eb loj\u00eb permanente nervash. Shikoni qasjen e tij ndaj Iranit: nj\u00ebher\u00eb ju tha protestuesve, dilni n\u00eb rrug\u00eb, merrni institucionet, pastaj iu fal\u00ebnderua sundimtar\u00ebve n\u00eb Teheran sepse pask\u00ebshin ndalur ekezekutimet, pastaj u k\u00ebrc\u00ebnua prap\u00eb pasi e ofendoi kreu i diktatur\u00ebs s\u00eb mullah\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb nervash ai e ka sosur edhe durimin e konservator\u00ebve britanik\u00eb. Shefja e tyre Kemi Badenoch tha: \u201cPajtohem me (kryeministrin) Keith Starmer\u201d. Badenoch e pati fjal\u00ebn p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin e Trumpit me tarifa t\u00eb reja doganore n\u00ebse europian\u00ebt nuk ia p\u00ebrhajrojn\u00eb Grenland\u00ebn. Europian\u00ebt nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u xhelozuar k\u00ebto dit\u00eb: n\u00ebse konfrontohen me Trumpin p\u00ebr shkak t\u00eb Grenland\u00ebn, rrezikojn\u00eb q\u00eb shefi i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb t\u00eb ndal\u00eb ndihmat ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb katastrof\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn dhe nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr Vlladimir Putinin.<\/p>\n<p>7. E ardhmja e Iranit dhe Venezuel\u00ebs<\/p>\n<p>Me optimiz\u00ebm mund t\u00eb themi se ka filluar fundi i regjimit. Politologu amerikan Jack A. Goldstone p\u00ebrmend pes\u00eb kushtet specifike t\u00eb nevojshme q\u00eb nj\u00eb revolucion t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm: nj\u00eb kriz\u00eb fiskale, elita t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara, nj\u00eb koalicion opozitar i larmish\u00ebm, nj\u00eb narrativ\u00eb bind\u00ebse e rezistenc\u00ebs dhe nj\u00eb mjedis nd\u00ebrkomb\u00ebtar i favorsh\u00ebm. K\u00ebt\u00eb dim\u00ebr, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga viti 1979, Irani i plot\u00ebson pothuajse t\u00eb pes\u00eb k\u00ebto kushte. Profesori Reinhard Schulze nga Universiteti i Bernit n\u00eb Zvic\u00ebr dhe nj\u00eb nga eksper\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs arabe dhe Iranit tha t\u00eb premten p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cTages Anzeiger\u201d: \u201cN\u00eb nj\u00eb \u00e7ast agonia mbaron dhe regjimi shembet, ndoshta deri m\u00eb 15 mars\u201d.<br \/>\nSa i p\u00ebrket Venezuel\u00ebs: diktatori Nicolas Maduro u rr\u00ebmbye nga forcat amerikane dhe bota e tij u reduktua n\u00eb nj\u00eb qeli burgu n\u00eb New York. Por kush ka shpresuar se tani do nis\u00eb nj\u00eb proces demokratik n\u00eb Venezuel\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrballet me faktin se n\u00eb Karakas vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet diktatura socialiste, me t\u00eb cil\u00ebn Trump d\u00ebshiron t\u00eb vazhdoj\u00eb bashk\u00ebpunimin. Liderja e opozit\u00ebs Maria Corina Machado ngarendi n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, i dhuroi Trumpit edhe medaljen e Nobelit p\u00ebr Paqe, me t\u00eb cil\u00ebn u shp\u00ebrblye nga Komiteti i Nobelit, por presidenti nuk nd\u00ebrroi mendje. Nuk ka nj\u00eb plan kohor p\u00ebr zgjedhje n\u00eb Venezuel\u00eb, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Trumpit. Maria Corina Machado doli duarthat\u00eb nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb, nd\u00ebrsa ish-z\u00ebvend\u00ebsen e Maduros dhe presidenten e p\u00ebrkohshme Delcy Rodriguez Trump e quajti \u201cnj\u00eb grua fantastike\u201d.<br \/>\nPS. Jav\u00ebn q\u00eb vjen Donald Trump do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Forumin Ekonomik t\u00eb Davosit (WEF). Nga mesi i shkurtit mbahet Konferenca e Siguris\u00eb n\u00eb M\u00fcnchen, forumi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb globale (Trump nuk ka paralajm\u00ebruar pjes\u00ebmarrjen e tij, por do vijn\u00eb politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb amerikan\u00eb). Temat p\u00ebr diskutim nuk do t\u00eb mungojn\u00eb\u2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli 1. Pezullimi i vizave t\u00eb emigrimit: pse Serbia nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00eb, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria dhe Kosova po? P\u00ebr shkak se n\u00eb krahasim me shtetet e tjera t\u00eb Ballkanit nga Serbia emigrojn\u00eb m\u00eb pak njer\u00ebz n\u00eb SHBA. Arsyeja e dyt\u00eb: ata q\u00eb emigrojn\u00eb, jan\u00eb kryesisht njer\u00ebz t\u00eb kualifikuar, p\u00ebr shembull inxhinier\u00eb t\u00eb sektorit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64880","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64880"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64880\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}