{"id":64825,"date":"2026-01-18T16:52:30","date_gmt":"2026-01-18T16:52:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/18\/mesazhi-amerikan-per-grupet-kriminale-te-droges-birn-per-ke-bien-kembanat\/"},"modified":"2026-01-18T16:52:30","modified_gmt":"2026-01-18T16:52:30","slug":"mesazhi-amerikan-per-grupet-kriminale-te-droges-birn-per-ke-bien-kembanat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/18\/mesazhi-amerikan-per-grupet-kriminale-te-droges-birn-per-ke-bien-kembanat\/","title":{"rendered":"Mesazhi amerikan p\u00ebr grupet kriminale t\u00eb drog\u00ebs\/ BIRN: P\u00ebr k\u00eb bien k\u00ebmbanat?"},"content":{"rendered":"<p><span>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs i konsiderojn\u00eb grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me kartelet e drog\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn Latine si rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, duke k\u00ebrkuar forcim t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Shqet\u00ebsimi u p\u00ebrcoll nga e Ngarkuara me Pun\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Nancy VanHorn, gjat\u00eb nj\u00eb mesazhi t\u00eb publikuar t\u00eb premten nga ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cRrjetet kriminale, p\u00ebrfshir\u00eb grupet shqiptare q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me kartelet e Amerik\u00ebs Latine t\u00eb p\u00ebrmendura nga Sekretari Rubio, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr sigurin\u00eb dhe p\u00ebrparimin ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes aktiviteteve si trafiku i drog\u00ebs dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni par\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij kursi, k\u00ebto krime po mund\u00ebsohen nga teknologjit\u00eb moderne,\u201d thot\u00eb ajo n\u00eb videon e shk\u00ebputur nga fjalimi p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebs n\u00eb ceremonin\u00eb e mbylljes s\u00eb trajnimit t\u00eb udh\u00ebhequr nga Byroja Federale e Hetimit, FBI, p\u00ebr hetuesit e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK, dhe Byron\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, BKH.<\/span><\/p>\n<p><span>Duke e cil\u00ebsuar si p\u00ebrpar\u00ebsi kryesore p\u00ebr SHBA-t\u00eb, luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve, VanHorn theksoi se \u201cdo t\u00eb ndjek\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje prioritetet e presidentit Trump n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb forcuar institucionet q\u00eb luftojn\u00eb krimin e organizuar dhe trafikun e narkotik\u00ebve, si SPAK, BKH dhe Akademin\u00eb e Siguris\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Mesazhi i VanHorn p\u00ebrpara hetuesve t\u00eb SPAK thekson edhe nj\u00ebher\u00eb prioritetin ky\u00e7 t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili lidhet me luft\u00ebn kund\u00ebr grupeve kriminale t\u00eb narkotrafikut. Edhe n\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mesazhin e Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, Marco Rubio p\u00ebrfshihej ky nj\u00eb shqet\u00ebsim, ku thuhej se \u201cpartneriteti yn\u00eb me forcat ligjzbatuese shqiptare i b\u00ebn qytetar\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt teksa ne p\u00ebrballemi me k\u00ebrc\u00ebnimet prej grupeve kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare, karteleve t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe atyre q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me to\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Ekspert\u00eb t\u00eb politik\u00ebs i lidhin k\u00ebto mesazhe me ndikimin q\u00eb krimi i organizuar ka n\u00eb ekonomin\u00eb dhe politik\u00ebn shqiptare, me mosfunksionimin e institucioneve ligjzbatuese dhe amnistin\u00eb shtet\u00ebrore ndaj paras\u00eb informale q\u00eb vjen prej k\u00ebtyre aktiviteteve t\u00eb paligjshme.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cTrafikant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Ekuador nuk do t\u00eb p\u00ebrmendeshin k\u00ebtu n\u00ebse nuk do t\u00eb kishin bazat dhe ndikimin e tyre n\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb,\u201d i tha BIRN-it Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike, duke komentuar deklarat\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-ve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, mesazhi i saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e mesazheve t\u00eb m\u00ebhershme e t\u00eb shpeshta p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe p\u00ebr Afrim Krasniqin, drejtues i Institutit p\u00ebr Studime Politike, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i ngritur disa her\u00eb nga SHBA p\u00ebr lidhjet e karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe grupeve kriminale nga Shqip\u00ebria me vendet latine apo n\u00eb vet\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb kontekstin e mesazhit t\u00eb VanHorn, Krasniqi sjell n\u00eb v\u00ebmendje rastin e dy muajve m\u00eb par\u00eb kur autoritetet amerikane vendos\u00ebn nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb zgjeruar sanksionesh kund\u00ebr nj\u00eb familje kriminale shqiptare, e cila akuzohet se ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb rrjet t\u00eb nd\u00ebrlikuar biznesesh n\u00eb Meksik\u00eb, Kanada dhe Europ\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar fitimet e trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00ebri prej v\u00ebllezerve, Luftar Hysa, u b\u00eb i njohur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, kur nj\u00eb fotografi e tregonte at\u00eb duke hyr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e kryeministrit Edi Rama, nj\u00eb takim q\u00eb ai e ka p\u00ebrshkruar si diskutim p\u00ebr botimin e nj\u00eb libri. Ndryshe nga Hysa, Edi Rama ka pohuar se takimi lidhej me nje investim potencial n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cProblemi n\u00eb rastin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb se kur ndodh nj\u00eb fenomen i till\u00eb, qeveria e vendit t\u00eb tij t\u00eb origjin\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, duhet t\u00eb niste hetimet e menj\u00ebhershme p\u00ebr kapitalin e tyre t\u00eb investuar n\u00eb vend, p\u00ebr burimet e kapitalit dhe kufizimin e veprimit t\u00eb kapitalit t\u00eb tyre n\u00eb investime e m\u00ebdha publike,\u201d thot\u00eb Krasniqi.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, sipas tij, rezulton q\u00eb se ata q\u00eb jan\u00eb sanksionuar n\u00eb SHBA vijojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga fondet publike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nuk ka pasur asnj\u00eb hetim p\u00ebr burimet financiare dhe investimet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe resortet turistike.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPra \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb SHBA t\u00eb shpreh\u00eb shqet\u00ebsimin, si \u00e7do vend tjet\u00ebr per\u00ebndimor, q\u00eb kapitalet q\u00eb vijn\u00eb nga burimet e drog\u00ebs vijojn\u00eb t\u00eb legalizohen n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrmes aministive, si\u00e7 ndodhi amnistia e fundit, dhe ato kthehen si pjes\u00eb e konkurrenc\u00ebs n\u00eb ekonomin\u00eb e tregut, kur n\u00eb nj\u00eb shtet normal si shtet i s\u00eb drejt\u00ebs, an\u00ebtar i NATO-s, duhet t\u2019i trajtonte k\u00ebto si aktivitet kriminal dhe t\u00eb ndiqte procedurat e nj\u00eb hetimi t\u00eb thelluar, sekuestros dhe vendosjes para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb caktuar,\u201d sugjeron Krasniqi<\/span><\/p>\n<p><span>Nga ana tjet\u00ebr, ai sheh se ka nj\u00eb mosreagim t\u00eb agjencive ligjzbatuese p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur apo t\u00eb p\u00ebr ecur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me operacionet e SPAK-ut ndaj k\u00ebtyre grupeve.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebto agjenci, thot\u00eb Krasniqi, \u201cdo t\u00eb duhet t\u00eb hetonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb administrative dhe t\u00eb verifikonin asetet financiare dhe se kush jan\u00eb biznesmen\u00ebt q\u00eb konsiderohen favorit\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb privelegjuar si kompani n\u00eb fushat e m\u00ebsip\u00ebrme, por asnj\u00eb prej tyre nuk e ka b\u00ebr\u00eb dhe vet\u00eb SPAK e ka denoncuar k\u00ebt\u00eb n\u00eb parlament q\u00eb s\u2019ka pasur asnj\u00eb denoncim nga k\u00ebto agjenci\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Po ashtu, Krasniqi e sheh mesazhin e p\u00ebrfaq\u00ebsueses amerikane n\u00eb linj\u00eb me prioritetet q\u00eb SHBA kan\u00eb vendosur n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe trafikut t\u00eb drog\u00ebs, prioritete q\u00eb jan\u00eb sipas tij dhe n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb pasur \u201cpolitikan\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe ekonomi t\u00eb past\u00ebr\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNuk mund t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb vend i zhvilluar, demokratik dhe shtet i s\u00eb drejt\u00ebs n\u00ebse kapitali n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb informal dhe vjen nga burimet e drog\u00ebs, n\u00ebse individ\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ndikim t\u00eb madh mediatik, politik dhe publik i kan\u00eb nd\u00ebrtuar pasurit\u00eb e tyre p\u00ebrm\u00ebs trafikimit dhe karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe n\u00ebse resortet dhe investimet kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshi dhe zonat luksoze t\u00eb kryeqyetit, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebrmes kapitaleve t\u00eb tilla,\u201d theksoi Krasniqi.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, duke e \u2018amnistuar\u2019 paran\u00eb informale dhe element\u00ebt e krimit t\u00eb organizuar, vendi krijon \u201cnj\u00eb trash\u00ebgimi negative, nj\u00eb m\u00ebsim negativ p\u00ebr brezin e ri, nj\u00eb baz\u00eb ekonomike t\u00eb paq\u00ebndrueshme\u201d, e cila forcon krimin e organizuar, largon konkurrenc\u00ebn dhe e b\u00ebn politik\u00ebn dhe m\u00eb t\u00eb korruptueshme dhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvarur nga presioni i k\u00ebtyre grupeve. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/01\/18\/mesazhi-amerikan-per-grupet-kriminale-te-droges-per-ke-bien-kembanat\/\">Reporter.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/18\/mesazhi-amerikan-per-grupet-kriminale-te-droges-birn-per-ke-bien-kembanat\/\">Mesazhi amerikan p\u00ebr grupet kriminale t\u00eb drog\u00ebs\/ BIRN: P\u00ebr k\u00eb bien k\u00ebmbanat?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs i konsiderojn\u00eb grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me kartelet e drog\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn Latine si rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, duke k\u00ebrkuar forcim t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr tyre. Shqet\u00ebsimi u p\u00ebrcoll nga e Ngarkuara me Pun\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Nancy VanHorn, gjat\u00eb nj\u00eb mesazhi t\u00eb publikuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64825","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64825","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64825"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64825\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64825"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64825"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64825"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}