{"id":6477,"date":"2025-02-17T16:09:57","date_gmt":"2025-02-17T16:09:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/17\/ndikojne-ne-zgjedhje-kqz-bllokoi-paketen-e-maleve-dhe-draftin-per-tvsh-ne-bujqesi-kuvendi-ankimim-ne-kas-rishikojeni\/"},"modified":"2025-02-17T16:09:57","modified_gmt":"2025-02-17T16:09:57","slug":"ndikojne-ne-zgjedhje-kqz-bllokoi-paketen-e-maleve-dhe-draftin-per-tvsh-ne-bujqesi-kuvendi-ankimim-ne-kas-rishikojeni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/17\/ndikojne-ne-zgjedhje-kqz-bllokoi-paketen-e-maleve-dhe-draftin-per-tvsh-ne-bujqesi-kuvendi-ankimim-ne-kas-rishikojeni\/","title":{"rendered":"\u201cNdikojn\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d, KQZ bllokoi \u2018Paket\u00ebn e Maleve\u2019 dhe draftin p\u00ebr TVSH n\u00eb bujq\u00ebsi, Kuvendi ankimim n\u00eb KAS: Rishikojeni!"},"content":{"rendered":"<p> Pavar\u00ebsisht bllokad\u00ebs nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb vazhdoj\u00eb para me dy nismat \u201cPaketa e Maleve\u201d dhe drafti p\u00ebr TVSH-n\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi. K\u00ebto dy projektligje u bllokuan nga KQZ me argumentin se mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit. Sekretari i Kuvendit, Genc Gjon\u00e7aj ka dor\u00ebzuar n\u00eb Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ankimin q\u00eb k\u00ebrkon prishjen e vendimit t\u00eb kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit bllokoi dy vendimet m\u00eb 11 shkurt, duke u shprehur se prekin politika t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme fiskale. Celibashi u shpreh se t\u00eb dy k\u00ebto projektligje ndikojn\u00eb n\u00eb sektorin financiar dhe tregtar dhe shkelin Kodin Zgjedhor pasi krijojn\u00eb perceptimin se po p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr q\u00ebllime elektorale.<\/p>\n<p>\u201cKufizimet, apo ndalimet e parashikuara n\u00eb nenin 91, pika 4, t\u00eb Kodit Zgjedhor mund t\u00eb jen\u00eb penguese edhe kur v\u00ebrehet q\u00eb akti q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb shqyrtohet, apo miratohet nuk duket se do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr q\u00ebllime politike, apo elektorale. por \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ligj\u00ebv\u00ebnsi ai q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb e ka vler\u00ebsuar q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kategori aktesh p\u00ebr periudh\u00ebn 4 (kat\u00ebr) muaj p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve ndalimi p\u00ebr miratimin e tyr\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. P\u00ebrjashtimin e ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr rastet e gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore\u201d argumenton Celibashi vendimin e tij t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 11 shkurt q\u00eb i rekomandonte Kuvendit t\u00eb mos p\u00ebrfshinte n\u00eb shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb plenare dy pr\/ligjet\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb shkres\u00ebn e depozituar, Kuvendi jep disa 4 arsye pse k\u00ebto nisma nuk bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin Zgjedhor dhe ato ofrojn\u00eb p\u00ebrfitime afatgjate, pra nuk favorizojn\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari duam t\u00eb sjellim n\u00eb v\u00ebmendjen e Komisionit t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksioneve faktin se propozimi i projektligjit \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 92, dat\u00eb 24.07.2014, \u2018p\u00ebr tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit p\u00ebr Ekonomin\u00eb dhe Financat dhe jo vet\u00ebm, q\u00eb prej vitit 2019 kur u vendos skema aktuale mbajtja e TVSH-s\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 20% mbi shitjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb blerjet nga fermer\u00ebt kryhen me 0%, p\u00ebr shkak se kjo skem\u00eb cenon parimin e drejt\u00ebsis\u00eb fiskale dhe krijon nj\u00eb terren q\u00eb favorizon informalitetin dhe humbjet ekonomike. Shum\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt, nd\u00ebr vite e kan\u00eb k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb skeme, pra nuk jemi aspak n\u00eb kushtet e nj\u00eb k\u00ebrkese elektorale.<\/p>\n<p>Mbajtja e TVSH-s\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 20% mbi shitjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb blerjet nga fermer\u00ebt kryhen me 0%, cenon parimin e drejt\u00ebsis\u00eb fiskale dhe krijon nj\u00eb terren q\u00eb favorizon informalitetin dhe humbjet ekonomike. Diskriminimi i produkteve vendase n\u00eb raport me ato t\u00eb importuara, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ngarkuara me TVSH n\u00eb mas\u00ebn 20%, krijon nj\u00eb avantazh t\u00eb pamerituar p\u00ebr produktet e huaja dhe d\u00ebmton konkurrenc\u00ebn p\u00ebr grumbulluesit e produkteve vendase. Ky disbalanc\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn e legjislacionit q\u00eb synon mbrojtjen e konkurrenc\u00ebs dhe tregut t\u00eb brendsh\u00ebm,\u201d- thuhet n\u00eb shkres\u00eb n\u00eb lidhje me draftin p\u00ebr TVSH-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProjektligji \u201cP\u00ebr Paket\u00ebn e Maleve\u201d ka p\u00ebr q\u00ebllim rregullimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe territorial t\u00eb zonave malore. Ai synon t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor p\u00ebr menaxhimin dhe zhvillimin e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb k\u00ebto zona, duke krijuar rregulla t\u00eb qarta p\u00ebr posedimin dhe p\u00ebrdorimin e tyre. Projektligji nuk p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb akt q\u00eb krijon p\u00ebrfitime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta financiare p\u00ebr qytetar\u00ebt, por me nj\u00eb reform\u00eb administrative q\u00eb synon t\u00eb adresoj\u00eb problematika t\u00eb mbartura prej koh\u00ebsh n\u00eb zonat malore.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj duhet evidentuar fakti se ideja e projektligjit paketa e maleve \u00ebsht\u00eb lancuar prej shum\u00eb koh\u00ebsh tashm\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e tryezave dhe diskutimeve n\u00eb mbi 35 shoq\u00ebri cilive. Projektligji \u00ebsht\u00eb postuar n\u00eb faqen e konsultimit publik m\u00eb dat\u00eb 01.10.2024 dhe data e mbylljes s\u00eb konsultimit ishte data 29.10.2024. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb faqen e konsultimit, deri n\u00eb mbyllje t\u00eb afatit t\u00eb konsultimit kishte nj\u00eb num\u00ebr prej 765 shikimesh, ndaj impakti i saj edhe n\u00eb rast se do t\u00eb pranonim se ka \u00ebsht\u00eb ezauruar shum\u00eb p\u00ebrpara afatit kufizues t\u00eb nenin 91 pika 4 t\u00eb kodit zgjedhor\u201d, thuhet p\u00ebr \u201cPaket\u00ebn e Maleve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfundimisht, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, duke vler\u00ebsuar se projektligji \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 92, dat\u00eb 24.07.2014, \u2018P\u00ebr tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe projektligji \u201cP\u00ebr Paket\u00ebn e Maleve\u201d, nuk krijojn\u00eb favorizime p\u00ebr nj\u00eb grup specifik t\u00eb popullsis\u00eb dhe nuk p\u00ebrfshin ulje taksash apo p\u00ebrfitime q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndikim electoral pra nuk cenojn\u00eb asnj\u00eb ndalim t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 91 pika 4 t\u00eb Kodit Zgjedhor, si dhe duke vler\u00ebsuar se pika 2 e vendimit nr. 83. dat\u00eb 11.02.2025, t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb pajustifikuar n\u00eb kompetencat e Kuvendit dhe d\u00ebmton parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me draftin p\u00ebr TVSH-n\u00eb, deputeti socialist Erion Bra\u00e7e k\u00ebrkoi q\u00eb nisma t\u00eb miratohet dhe u shpreh se do ta paguaj\u00eb ai gjob\u00ebn q\u00eb do t\u00eb vendoset nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Projektligji i hartuar nga Ministria e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit p\u00ebr \u201cPaket\u00ebn e Maleve\u201d, i jep t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb \u201cinvestitor\u00ebve strategjik\u00eb\u201d q\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb prona shtet\u00ebrore me tarif\u00ebn simbolike 1 euro, me kushtin e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 10 vite q\u00eb e shfryt\u00ebzojn\u00eb pron\u00ebn shtet\u00ebrore dhe t\u00eb paraqesin nj\u00eb plan biznesi p\u00ebr ta zhvilluar. K\u00ebshilli i Ministrave do t\u00eb miratoj\u00eb zonat me p\u00ebrpar\u00ebsi zhvillimi dhe m\u00eb pas do t\u00eb jet\u00eb MEKI, ajo q\u00eb do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet inventarizimi p\u00ebr \u00e7do zon\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, skema e rimbursimit t\u00eb TVSH-s\u00eb iu mund\u00ebsonte p\u00ebrpunuesve kompensimin e TVSH-s\u00eb s\u00eb zbritshme kur blinin mall t\u00eb shoq\u00ebruar me fatur\u00eb tatimore nga fermer\u00ebt. Kompensimi me 20% i TVSh-s\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn tatimore, iu linte marzh t\u00eb lart\u00eb fitimi p\u00ebrpunuesve, edhe kur e blinin qum\u00ebshtin nga fermeri me \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb. M\u00eb pas, nga 2019 deri n\u00eb 2022, TVSH e kreditueshme u ul nga 20% n\u00eb 6%. Ndryshimet fiskale t\u00eb 2019-s soll\u00ebn uljen e nivelit t\u00eb TVSh-s\u00eb 6% n\u00eb blerje dhe 20% TVSH e shitjes p\u00ebr produktet e bulmetit. Nd\u00ebrsa prej vitit 2022, TVSH e kreditueshme u b\u00eb 0%. Shoqata e Industris\u00eb s\u00eb P\u00ebrpunuesve propozoi se heqja e skem\u00ebs s\u00eb TVSH-s\u00eb s\u00eb kreditueshme t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej me nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb ngjashme me vendet e rajonit, q\u00eb TVSH-ja t\u00eb faturohet e nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb blerje, ashtu edhe n\u00eb shitje, n\u00eb nivelet 6 ose 9%.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/02\/ndikojne-ne-zgjedhje-kqz-bllokoi-paketen-e-maleve-dhe-draftin-per-tvsh-ne-bujqesi-kuvendi-ankimim-ne-kas-rishikojeni\/\">\u201cNdikojn\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d, KQZ bllokoi \u2018Paket\u00ebn e Maleve\u2019 dhe draftin p\u00ebr TVSH n\u00eb bujq\u00ebsi, Kuvendi ankimim n\u00eb KAS: Rishikojeni!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht bllokad\u00ebs nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb vazhdoj\u00eb para me dy nismat \u201cPaketa e Maleve\u201d dhe drafti p\u00ebr TVSH-n\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi. K\u00ebto dy projektligje u bllokuan nga KQZ me argumentin se mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit. Sekretari i Kuvendit, Genc Gjon\u00e7aj ka dor\u00ebzuar n\u00eb Komisionin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6477","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6477","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6477"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6477\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}