{"id":64729,"date":"2026-01-18T08:28:15","date_gmt":"2026-01-18T08:28:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/18\/mbi-gjashte-mije-te-huaj-moren-leje-pune-ne-maqedonine-e-veriut-vitin-e-kaluar\/"},"modified":"2026-01-18T08:28:15","modified_gmt":"2026-01-18T08:28:15","slug":"mbi-gjashte-mije-te-huaj-moren-leje-pune-ne-maqedonine-e-veriut-vitin-e-kaluar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/18\/mbi-gjashte-mije-te-huaj-moren-leje-pune-ne-maqedonine-e-veriut-vitin-e-kaluar\/","title":{"rendered":"Mbi gjasht\u00eb mij\u00eb t\u00eb huaj mor\u00ebn leje pune n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut vitin e kaluar"},"content":{"rendered":"<p>Gjithsej 6.128 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb huaj mor\u00ebn leje p\u00ebr q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb vitin 2025. Pra, trefish m\u00eb shum\u00eb se para pes\u00eb vjet\u00ebve, kur p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb vend kishin marr\u00eb leje 1.704 pun\u00ebtor\u00eb, tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb Sh\u00ebrbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lir\u00eb (REL) i ka siguruar nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme (MPB).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimtaria, industria p\u00ebrpunuese, akomodimi dhe sh\u00ebrbimi, si dhe tregtia me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb, jan\u00eb vendet ku ka pasur interesim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr pun\u00ebsimin e t\u00eb huajve, sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebsimit nga viti 2020.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"\">\n<div>Pun\u00ebtor\u00ebt nga Turqia mbizot\u00ebrojn\u00eb, por tani n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut po mb\u00ebrrijn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb nga Nepali, Bangladeshi dhe India. Bangladeshi, Nepali, India, Turqia, Kina dhe Filipinet jan\u00eb nd\u00ebr shtetet, qytetar\u00ebve t\u00eb t\u00eb cilave MPB-ja u ka l\u00ebshuar leje q\u00ebndrimi p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Se nga cil\u00ebt shtetas t\u00eb huaj ka k\u00ebrkes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, tregojn\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb REL-i i ka marr\u00eb nga Agjencia e Pun\u00ebsimit. Sipas tyre, n\u00eb vitin 2025 jan\u00eb l\u00ebshuar gjithsej 8.509 mendime pozitive p\u00ebr leje pune. N\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr p\u00ebrfshihen edhe 798 leje personale pune t\u00eb l\u00ebshuara p\u00ebr administrator\u00eb, menaxher\u00eb etj. Ky mendim \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nd\u00ebr dokumentet q\u00eb i mbledh MPB-ja kur vendos n\u00ebse do ta miratoj\u00eb apo jo leje-q\u00ebndrimin.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb trendin n\u00eb rritje t\u00eb t\u00eb huajve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00eb n\u00eb vend. N\u00eb vitin 2020, p\u00ebr shembull, Agjencia kishte l\u00ebshuar 3.227 mendime pozitive, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dy her\u00eb m\u00eb pak se n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>Prej vitesh, t\u00eb par\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb jan\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt nga Turqia, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 2024 dhe 2025, n\u00eb pes\u00eb shtetet kryesore qytetar\u00ebt e t\u00eb cilave kan\u00eb marr\u00eb mendime pozitive, p\u00ebrfshihen edhe Nepali, Bangladeshi dhe India.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, nga gjithsej 8.509 mendime, Agjencia e Pun\u00ebsimit i dha 2.815 mendime vet\u00ebm p\u00ebr shtetasit turq. Pas tyre vijn\u00eb shtetasit e Bangladeshit me 1.567, nepalez\u00ebt me 1.089 dhe indian\u00ebt me 1.079.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin e pest\u00eb jan\u00eb shtetasit e Kosov\u00ebs me 406. M\u00eb her\u00ebt, kur edhe numri i kuotave dhe lejeve p\u00ebr t\u00eb huaj ishte duksh\u00ebm m\u00eb i vog\u00ebl, k\u00ebto vende i zinin shtetet e rajonit, si Serbia, Shqip\u00ebria dhe Kosova.<\/p>\n<p>Trendi i rritjes s\u00eb numrit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb huaj \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm edhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kryeqytetin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, ku ata shpesh shihen n\u00eb kantier\u00eb nd\u00ebrtimi, por edhe n\u00eb hotele, restorante, bare etj.<\/p>\n<p>Ky proces, thekson Krste Bllazhevski nga shoqata vullnetare dhe jofitimprur\u00ebse e bizneseve hotelierike dhe gastronomike \u2013 HOTAM, \u00ebsht\u00eb i natyrsh\u00ebm duke pasur parasysh se pun\u00ebtor\u00ebt vendas po migrojn\u00eb drejt vendeve t\u00eb tjera evropiane.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e lejeve k\u00ebrkohen p\u00ebr Shkupin, nd\u00ebrsa nga disa dhjet\u00ebra n\u00eb vit l\u00ebshohen p\u00ebr Manastirin, Tetov\u00ebn, Ohrin, Kumanov\u00ebn etj.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb nga shtete m\u00eb t\u00eb varfra, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebtu do t\u00eb siguronin buk\u00ebn e goj\u00ebs, do t\u00eb mbijetonin dhe do t\u00eb d\u00ebrgonin di\u00e7ka p\u00ebr familjet e tyre, sepse edhe sot ekzistojn\u00eb vende ku ata marrin paga prej 100 dollar\u00ebsh n\u00eb muaj. K\u00ebtu marrin 600\u2013800 dollar\u00eb\u201d, thot\u00eb Bllazhevski p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Ka ofert\u00eb dhe k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb huaj<br \/>\nPor, si vijn\u00eb ata n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut? Praktika m\u00eb e shpesht\u00eb, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb nga vende t\u00eb larg\u00ebta si Nepali dhe Bangladeshi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes agjencive nd\u00ebrmjet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Ndryshe nga e kaluara, sot \u2013 thekson Bllazhevski \u2013 ka mjaft agjenci t\u00eb tilla q\u00eb \u00e7do dit\u00eb u ofrojn\u00eb pun\u00ebtor\u00eb. Sipas tij, ka dhjet\u00ebra t\u00eb tilla. Ato d\u00ebrgojn\u00eb video, CV t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb agjenci e till\u00eb, q\u00eb prej kat\u00ebr vjet\u00ebsh sjell pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, \u00ebsht\u00eb edhe \u201cBalkan \u2013 Human Resources\u201d. Ajo bashk\u00ebpunon me nj\u00eb agjenci nga Bangladeshi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fillim ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i gjeja pun\u00ebtor\u00ebt e par\u00eb, t\u2019i bindja njer\u00ebzit se k\u00ebtu tek ne ka pun\u00eb edhe p\u00ebr ta. Mir\u00ebpo, me ardhjen e njer\u00ebzve t\u00eb par\u00eb k\u00ebtu, u krijua besimi dhe tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjenden njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb ardhur k\u00ebtu\u201d, thot\u00eb p\u00ebr REL-in nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i agjencis\u00eb. Sipas tij, interesi i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve vendas \u00ebsht\u00eb i madh.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fillim isha skeptik se Maqedonia v\u00ebrtet do t\u00eb kishte aq shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore, por vler\u00ebsimi im ishte i gabuar. Shoh \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkesa\u201d, shton ai.<\/p>\n<p><strong>\u201cE m\u00ebsojn\u00eb shpejt gjuh\u00ebn\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmend s\u00eb pari gastronomin\u00eb, e m\u00eb pas prodhimin dhe nd\u00ebrtimtarin\u00eb si sektor\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti pun\u00ebtor\u00eb. Bllazhevski nga HOTAM thot\u00eb se koh\u00ebt e fundit pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb nuk jan\u00eb \u201cvet\u00ebm pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKa edhe shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mund ta kuptojn\u00eb shpejt se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb punojn\u00eb k\u00ebtu\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>N\u00eb hotelieri dhe gastronomi, m\u00eb s\u00eb shpeshti t\u00eb huajt angazhohen p\u00ebr \u201cpun\u00eb prapaskene\u201d \u2013 pastrim, pun\u00eb n\u00eb kuzhin\u00eb etj. Por, sipas Bllazhevskit, ata e m\u00ebsojn\u00eb shpejt gjuh\u00ebn. Nga p\u00ebrvoja, p\u00ebr gjasht\u00eb muaj i zot\u00ebrojn\u00eb gj\u00ebrat baz\u00eb, nd\u00ebrsa shpesh kuptohen edhe n\u00eb anglisht.<\/p>\n<p>\u201cE dini, asnj\u00eb shtet n\u00eb bot\u00eb deri m\u00eb sot nuk ka d\u00ebshtuar p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, nuk \u00ebsht\u00eb prapambetur. Vet\u00ebm ecet p\u00ebrpara. N\u00ebse nuk ka kush t\u2019i kryej\u00eb pozitat e pun\u00ebs, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jemi n\u00eb problem t\u00eb madh, do t\u00eb duhet t\u00eb mbyllen objekte dhe t\u00eb mos ket\u00eb t\u00eb ardhura\u201d, thot\u00eb Bllazhevski.<\/p>\n<p><strong>Mbi 160 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb huaj ik\u00ebn nga vendi<\/strong><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrvoja disavje\u00e7are me pun\u00ebtor\u00eb nga vende t\u00eb larg\u00ebta, si India, Nepali dhe Bangladeshi, tregoi se edhe vendet e pun\u00ebs q\u00eb ata i z\u00ebn\u00eb, boshatisen, pasi ata ikin drejt vendeve t\u00eb tjera evropiane. K\u00ebt\u00eb problem nuk e mohojn\u00eb as p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sektorit t\u00eb biznesit dhe as agjencit\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i \u201cBalkan \u2013 Human Resources\u201d thot\u00eb se aktualisht bashk\u00ebpunon vet\u00ebm me nj\u00eb agjenci nga Bangladeshi, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e tyre \u201ci keqp\u00ebrdorin kompanit\u00eb tona p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb vende t\u00eb tjera evropiane\u201d. Sipas tij, vet\u00ebm kat\u00ebr p\u00ebr qind e atyre q\u00eb agjencia e tij i ka sjell\u00eb n\u00eb vend jan\u00eb larguar. Trendi i ikjes s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb huaj, sipas Bllazhevskit, \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar.<\/p>\n<p>\u201cRregulloret nuk ishin t\u00eb rregulluara si\u00e7 duhet dhe nj\u00eb num\u00ebr i caktuar pun\u00ebtor\u00ebsh-migrant\u00eb e shfryt\u00ebzuan k\u00ebt\u00eb. Por vitin e kaluar, ata q\u00eb erdh\u00ebn, q\u00ebndruan. N\u00ebse disa u larguan, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb minimal\u201d, pohon ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, kur leje mor\u00ebn 6.128 shtetas t\u00eb huaj, MPB-ja ka evidentuar 166 t\u00eb huaj q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebshuar Maqedonin\u00eb e Veriut, nd\u00ebrsa kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vend me status \u201cq\u00ebndrim i p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb REL-i i ka marr\u00eb nga MPB-ja, prej tyre 129 ishin shtetas t\u00eb Bangladeshit, 34 t\u00eb Nepalit dhe tre t\u00eb Indis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dispozitave ligjore n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, kuota p\u00ebr pun\u00ebsimin e t\u00eb huajve nuk guxon t\u00eb tejkaloj\u00eb 5% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb vend. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Entit Shtet\u00ebror t\u00eb Statistikave, numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb vitit 2025 ishte rreth 705.000, nd\u00ebrsa t\u00eb papun\u00eb rreth 92.000.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket kuot\u00ebs p\u00ebr leje pune p\u00ebr t\u00eb huaj, p\u00ebr vitin 2025 Qeveria e ka caktuar at\u00eb n\u00eb 10.000 pun\u00ebtor\u00eb. Edhe kjo, paralelisht me rritjen e numrit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb huaj t\u00eb angazhuar, \u00ebsht\u00eb rritur gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, qeveria e m\u00ebparshme e rriti nga pes\u00eb n\u00eb shtat\u00eb mij\u00eb. M\u00eb her\u00ebt, ajo ishte 3.250.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Qeveria propozoi, nd\u00ebrsa Kuvendi miratoi ndryshime n\u00eb Ligjin p\u00ebr t\u00eb Huajt, sipas t\u00eb cilave parashihet q\u00eb jasht\u00eb k\u00ebsaj kuote, q\u00ebndrimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr arsye pune t\u2019i miratohet edhe nj\u00eb t\u00eb huaji q\u00eb punon n\u00eb projekte strategjike t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se pun\u00ebtor\u00ebt e angazhuar n\u00eb projekte strategjike jan\u00eb fuqi pun\u00ebtore shtes\u00eb, jasht\u00eb kuot\u00ebs prej 10.000. Nj\u00eb projekt i till\u00eb strategjik \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr shembull, nd\u00ebrtimi i korridoreve 8 dhe 10D nga konsorciumi amerikano-turk \u201cBechtel &amp; Enka\u201d.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/18\/mbi-gjashte-mije-te-huaj-moren-leje-pune-ne-maqedonine-e-veriut-vitin-e-kaluar\/\">Mbi gjasht\u00eb mij\u00eb t\u00eb huaj mor\u00ebn leje pune n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut vitin e kaluar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjithsej 6.128 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb huaj mor\u00ebn leje p\u00ebr q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb vitin 2025. Pra, trefish m\u00eb shum\u00eb se para pes\u00eb vjet\u00ebve, kur p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb vend kishin marr\u00eb leje 1.704 pun\u00ebtor\u00eb, tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb Sh\u00ebrbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lir\u00eb (REL) i ka siguruar nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64729","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64729","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64729"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64729\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64729"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64729"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64729"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}