{"id":64717,"date":"2026-01-18T06:42:22","date_gmt":"2026-01-18T06:42:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/18\/mes-rritjes-dhe-nenvleresimit-rrugetimi-i-veres-vendase\/"},"modified":"2026-01-18T06:42:22","modified_gmt":"2026-01-18T06:42:22","slug":"mes-rritjes-dhe-nenvleresimit-rrugetimi-i-veres-vendase","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/18\/mes-rritjes-dhe-nenvleresimit-rrugetimi-i-veres-vendase\/","title":{"rendered":"Mes rritjes dhe n\u00ebnvler\u00ebsimit, rrug\u00ebtimi i ver\u00ebs vendase"},"content":{"rendered":"<p>Turizmi i viteve t\u00eb fundit u ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb dukshme kantinave t\u00eb ver\u00ebs, por ky impuls mbetet ende larg potencialit real. Arsyeja kryesore, sipas prodhuesve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zinxhir mb\u00ebshtet\u00ebs q\u00eb nuk funksionon si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>Vera shqiptare vijon t\u00eb p\u00ebrballet me paragjykim dhe shpesh mbetet jasht\u00eb menus\u00eb s\u00eb bareve dhe restoranteve, t\u00eb cilat favorizojn\u00eb etiketat e importuara. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sjellja e konsumatorit po ndryshon dhe kostot jan\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"\">\n<div>Kantinat theksojn\u00eb se p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti, investimet dhe masat nuk jan\u00eb m\u00eb zgjedhje, por domosdoshm\u00ebri. Gjat\u00eb vitit 2025, panorama p\u00ebr ver\u00ebrat lokale mbeti pothuajse e pandryshuar krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa sfidat jan\u00eb shtuar.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Turizmi, si nj\u00eb nga motor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb rritjes, i ka t\u00ebrhequr kantinat nj\u00eb hap p\u00ebrpara, por s\u00ebrish jo n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb lejon potenciali real i k\u00ebtij zinxhiri n\u00ebse do t\u00eb ishte i mir\u00ebkoordinuar. Edhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti, ky sektor pritet t\u00eb shtrij\u00eb efektin e tij te kantinat vendase t\u00eb ver\u00ebs, ku m\u00eb shum\u00eb e ku m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Interesi i t\u00eb huajve p\u00ebr produktet lokale \u00ebsht\u00eb real dhe vera shqiptare nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim. Ajo q\u00eb e frenon p\u00ebrhapjen e saj \u00ebsht\u00eb \u201clufta\u201d me importet. P\u00ebr shum\u00eb biznese, kjo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb llogari fitimi: zgjidhen produktet q\u00eb shiten m\u00eb leht\u00eb dhe q\u00eb perceptohen si \u201cm\u00eb t\u00eb mira\u201d vet\u00ebm sepse jan\u00eb t\u00eb importuara.<\/p>\n<p>Kantinat shqiptare e kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, duke theksuar se vera vendase, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kategori, ofron cil\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb ose m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se importi. Por n\u00eb nj\u00eb treg me konkurrenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb globale, vera shqiptare vijon t\u00eb luhatet mes nj\u00eb rritjeje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, sfidash e paragjykimi q\u00eb do ta shoq\u00ebrojn\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb forcuar kantinat, subjektet po tentojn\u00eb t\u00eb bashkojn\u00eb forcat me agroturizmin duke i nd\u00ebrthurur k\u00ebto aktivitete, di\u00e7ka q\u00eb duket se jep q\u00ebndrueshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p><strong>Pritshm\u00ebrit\u00eb: 365 dit\u00eb t\u00eb reja mes sfidave t\u00eb vjetra, turizmi si nxit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Kantinat e ver\u00ebs jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme se paragjykimi p\u00ebr mark\u00ebn shqiptare nuk do t\u00eb mund t\u00eb shuhet brenda nj\u00eb viti, pavar\u00ebsisht pun\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsim apo marketimit t\u00eb etiketave vendase. Kjo sfid\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb q\u00eb t\u2019i shoq\u00ebroj\u00eb ato edhe k\u00ebt\u00eb vit, ashtu si shum\u00eb t\u00eb tjera. Prodhimi i bollsh\u00ebm i rrushit cil\u00ebsor gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit dhe pritshm\u00ebria se turizmi do t\u00eb nxiste konsumin i ka b\u00ebr\u00eb ato q\u00eb nd\u00ebr vite t\u00eb prodhojn\u00eb vrullsh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb aspektin cil\u00ebsor, k\u00ebt\u00eb vit, prodhimi i ver\u00ebs duket se do t\u00eb premtoj\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb lart\u00eb cil\u00ebsie, identifikuar kjo jo vet\u00ebm nga rezultatet e analiz\u00ebs s\u00eb rrushit para procesit t\u00eb vjeljes, por edhe nga analizat q\u00eb i b\u00ebhen vazhdimisht gjat\u00eb proceseve t\u00eb trajtimit t\u00eb saj si ai i fermentimit.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebt\u00eb e lidh specifikisht me analizat e kloneve autoktone t\u00eb rrushit, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm q\u00eb nuk prodhohen n\u00eb sasi t\u00eb larta, por rriten si t\u00eb thuash \u2018n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tyre\u2019, ndryshe nga kultivar\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duhen trajtuar p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrshtatur terrenit ku rriten.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb aspektin sasior, ky vit ka qen\u00eb bujar p\u00ebr prodhuesit vendas, duke sjell\u00eb n\u00eb treg m\u00eb shum\u00eb prodhim \u2018Made in Albania\u2019, por n\u00eb termat e p\u00ebrqindjes, jemi her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zbuluar shifra dhe do t\u00eb duhet t\u00eb presim ende q\u00eb t\u00eb zbulojm\u00eb deklarimet e sasive t\u00eb prodhimit nga \u00e7do subjekt prodhues\u201d,<\/em> shprehet Rigers Ka\u00e7orri nga Kantina \u201cArb\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Turizmi, sipas tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lokomotiv\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e konsumit t\u00eb kantinave, di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektuar vit pas viti, madje edhe gjat\u00eb 2025-s q\u00eb lam\u00eb pas.<\/p>\n<p><em>\u201cKantina jon\u00eb ka pritur vizitor\u00eb nga komb\u00ebsi t\u00eb ndryshme gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2025 dhe n\u00eb periudha t\u00eb caktuara si p.sh. n\u00eb sezonin veror, ky num\u00ebr ka qen\u00eb i lart\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pavar\u00ebsisht se ka edhe grupe turist\u00ebsh q\u00eb futen te profili i turistit me shpenzime t\u00eb reduktuara, do t\u00eb thosha q\u00eb \u00e7do turist i huaj e provon gjithmon\u00eb nj\u00eb produkt t\u00eb vendit, qoft\u00eb kjo pije e ver\u00ebs apo \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mban origjin\u00ebn e prodhimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Mendoj se \u2018Konsumatori Turist\u2019, le ta quajm\u00eb k\u00ebshtu, luan rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs nga ana e restoranteve apo dyqaneve t\u00eb ver\u00ebs p\u00ebr produktet e vendit dhe si rrjedhoj\u00eb, kjo sjell edhe rritjen e konsumit t\u00eb produkteve shqiptare nga konsumatori fundor\u201d<\/em> n\u00ebnvizon ai.<\/p>\n<p>Por teksa prodhimi i kantinave ka qen\u00eb i nxitur nga turizmi, pjesa q\u00eb merr importi \u201cndrydh\u201d prodhimin vendas duke krijuar nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb rezervuar n\u00eb prodhim nga ana e kantinave.<\/p>\n<p><em>\u201cProdhimi i ver\u00ebs ka qen\u00eb mir\u00eb. Jemi t\u00eb k\u00ebnaqur me cil\u00ebsin\u00eb e rrushit por k\u00ebt\u00eb vit kemi prodhuar m\u00eb pak. Gjat\u00eb 2018 deri n\u00eb 2021, ne merrnim nga familjet q\u00eb bashk\u00ebpunonim 100 ton\u00eb rrush. K\u00ebt\u00eb vit kemi marr\u00eb vet\u00ebm 15 ton\u00eb, sepse kantina \u00ebsht\u00eb plot ngaq\u00eb ver\u00ebn e vendit e mbyt importi.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndiej keqardhje vet\u00ebm q\u00eb s\u2019mund t\u00eb ndihmojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb ato 200 familje me t\u00eb cilat kemi bashk\u00ebpunuar nd\u00ebr vite sepse nuk po funksionon zinxhiri. K\u00ebshtu po detyrohemi t\u00eb braktisim familjet me vreshta q\u00eb n\u00eb kushtet kur s\u2019kan\u00eb treg detyrohen ose t\u00eb prodhojn\u00eb raki ose ta shesin me \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d,<\/em>shprehet Flori Uka, nga \u201cUka Farm\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, ai pohon se p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen e tij pret q\u00eb puna t\u00eb vijoj\u00eb nj\u00eblloj, edhe si efekt i emrit t\u00eb mark\u00ebs dhe faktit q\u00eb s\u00eb pari mbizot\u00ebron agroturizmi dhe m\u00eb pas prodhimi i ver\u00ebs, por lidhur me industrin\u00eb e ver\u00ebs n\u00eb vetvete rritja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cNuk jam pesimist p\u00ebr turizmin, mendoj se Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb vijojn\u00eb ta vizitojn\u00eb t\u00eb huajt, sepse kemi kompani q\u00eb sjellin turist\u00eb me kontrata dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj garancie. Duhet t\u00eb reflektojm\u00eb q\u00eb ata q\u00eb vijn\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb pozitive dhe t\u00eb duan t\u00eb kthehen apo t\u00eb flasin mir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Agroturizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato pikat q\u00eb p\u00eblqehet m\u00eb shum\u00eb sepse sjell identitet dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka kureshtje, ama kjo duhet t\u00eb nxitet\u201d<\/em> n\u00ebnvizon ai.\/Monitor.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/18\/mes-rritjes-dhe-nenvleresimit-rrugetimi-i-veres-vendase\/\">Mes rritjes dhe n\u00ebnvler\u00ebsimit, rrug\u00ebtimi i ver\u00ebs vendase<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Turizmi i viteve t\u00eb fundit u ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb dukshme kantinave t\u00eb ver\u00ebs, por ky impuls mbetet ende larg potencialit real. Arsyeja kryesore, sipas prodhuesve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zinxhir mb\u00ebshtet\u00ebs q\u00eb nuk funksionon si\u00e7 duhet. Vera shqiptare vijon t\u00eb p\u00ebrballet me paragjykim dhe shpesh mbetet jasht\u00eb menus\u00eb s\u00eb bareve dhe restoranteve, t\u00eb cilat favorizojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64717","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64717","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64717"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64717\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}