{"id":64614,"date":"2026-01-17T11:56:04","date_gmt":"2026-01-17T11:56:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/17\/portreti-me-drite-hije-i-rubios-hakmarrja-e-little-marco\/"},"modified":"2026-01-17T11:56:04","modified_gmt":"2026-01-17T11:56:04","slug":"portreti-me-drite-hije-i-rubios-hakmarrja-e-little-marco","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/17\/portreti-me-drite-hije-i-rubios-hakmarrja-e-little-marco\/","title":{"rendered":"Portreti me drit\u00eb hije i Rubios\/ Hakmarrja e \u201cLittle Marco\u201d"},"content":{"rendered":"<p><span>Nga Sarah Halifa-Legrand, korrespondente e L\u2019obs n\u00eb Uashington, dhe Sara Daniel\/ P\u00ebrshtati, T.\u00c7ela, Lapsi.al<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>T\u00eb shtun\u00ebn, m\u00eb 3 janar n\u00eb m\u00ebngjes, n\u00eb tea room-in e Mar-a-Lago-s, klubit floridian t\u00eb Donald Trumpit, Marco Rubio q\u00ebndron n\u00eb heshtje pran\u00eb presidentit, p\u00ebrball\u00eb gazetar\u00ebve. Hedh v\u00ebshtrimin djathtas e majtas, duke u l\u00ebkundur nga nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb te tjetra duke e fshehur me zor emocionin. Sekretari amerikan i Shtetit po sheh t\u00eb realizohet \u00ebndrra e jet\u00ebs s\u00eb tij: r\u00ebnia e diktatorit venezuelian Nicol\u00e1s Maduro, i rr\u00ebmbyer gjat\u00eb nat\u00ebs dhe i transferuar n\u00eb Nju Jork p\u00ebr t\u2019u gjykuar p\u00ebr trafik droge.<\/span><\/p>\n<p><span>Sepse, duke ndjekur drejtp\u00ebrdrejt operacionin, Rubio nuk e ka p\u00ebrfytyruar thjesht\u00eb Venezuel\u00ebn duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb kthetrat e Shteteve t\u00eb Bashkuara. P\u00ebrtej, ai ka par\u00eb se po vinte radha e Kub\u00ebs, aleates historike t\u00eb Karakasit. \u201cPo t\u00eb jetoja n\u00eb Havan\u00eb dhe t\u00eb isha n\u00eb qeveri, do t\u00eb isha s\u00eb paku i shqet\u00ebsuar\u201d, tha m\u00eb pas diplomati me nj\u00eb buz\u00ebqeshje q\u00eb tregonte k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e atij q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb pakthyesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky grusht force spektakolar mban firm\u00ebn e tij. \u00cbsht\u00eb hakmarrja e tij personale: ajo e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb t\u00eb m\u00ebrguarve kuban\u00eb ndaj regjimeve komuniste t\u00eb kontinentit, por edhe hakmarrja e skifterit neokonservator kund\u00ebr krahut izolacionist t\u00eb administrat\u00ebs Trump.<\/span><\/p>\n<p><span>Prej disa muajsh, sekretari i par\u00eb i Shtetit n\u00eb historin\u00eb amerikane me origjin\u00eb latine \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb hallk\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb aparatit presidencial. I katapultuar tashm\u00eb n\u00eb krye t\u00eb diplomacis\u00eb, por nj\u00ebjoh\u00ebsisht edhe k\u00ebshilltar p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, drejtor i Arkivave Komb\u00ebtare, administrator i Agjencis\u00eb Amerikane p\u00ebr Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (USAID) \u2013 p\u00ebrpara se kjo t\u00eb zhdukej \u2013 ai \u00ebsht\u00eb tani edhe dirigjenti i ofensiv\u00ebs amerikane n\u00eb \u201chemisfer\u00ebn per\u00ebndimore\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Strategjia e siguris\u00eb komb\u00ebtare, e publikuar n\u00eb n\u00ebntor, q\u00eb shpall ringjalljen e doktrin\u00ebs Monroe \u2013 e ripaketuar si doktrina \u201cDonroe\u201d \u2013 e cila predikon dominimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara mbi kontinentin amerikan, \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs i ndikimit t\u00eb konsideruesh\u00ebm q\u00eb Rubio ka fituar brenda kabinetit presidencial. \u201cIshte mir\u00eb, apo jo? E kam shkruar vet\u00eb\u201d, u mburr ai gjat\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr shtyp n\u00eb fund t\u00eb vitit, p\u00ebrpara se t\u00eb t\u00ebrhiqej duke theksuar se thjesht\u00eb kishte \u201cmarr\u00eb pjes\u00eb\u201d n\u00eb hartimin e tij \u2013 plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm se Trump nuk duron tjet\u00ebr mendjemadh p\u00ebrve\u00e7 vetes. Pasi ka drejtuar ecurin\u00eb e fatit t\u00eb Venezuel\u00ebs, \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish ai q\u00eb u ngarkua t\u00eb ushtroj\u00eb presion mbi Danimark\u00ebn p\u00ebr t\u2019i zhvatur Groenland\u00ebn, pjes\u00ebn q\u00eb mungon n\u00eb hemisfer\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb fantazmuar t\u00eb perandorit t\u00eb ri amerikan.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00cb ZEM\u00cbR T\u00cb REAKTORIT<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb mosh\u00ebn 54-vje\u00e7are, Marco Rubio sapo ka kap\u00ebrcyer edhe nj\u00eb shkall\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb ngjitjen e tij magjeps\u00ebse drejt pushtetit. Kur ishte vet\u00ebm 27 vje\u00e7 ai u zgjodh k\u00ebshilltar bashkiak i West Miami-t. M\u00eb pas q\u00ebndroi p\u00ebr tet\u00eb vjet n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Florid\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e kryesoi nga viti 2006 deri n\u00eb 2008, para se t\u00eb zgjidhej senator amerikan n\u00eb vitin 2010 dhe t\u00eb kandidonte n\u00eb primaret republikane n\u00eb vitin 2016. Tashm\u00eb kan\u00eb mbetur larg koh\u00ebt e fyerjeve t\u00eb pakursyera\u00a0 gjat\u00eb asaj fushate t\u00eb ashp\u00ebr q\u00eb e vuri p\u00ebrball\u00eb Donald Trumpit.<\/span><\/p>\n<p><span>Shefi i tij i ardhsh\u00ebm i kishte ngjitur nofk\u00ebn p\u00ebr\u00e7muese \u201cLittle Marco\u201d (\u201cMarco i vog\u00ebl\u201d); ai ia kishte kthyer me \u201cmashtrues\u201d, \u201cdor\u00eb e vog\u00ebl\u201d. Sot, Trump e quan me p\u00ebrk\u00ebdheli \u201ckid\u201d-in dhe e sheh si nj\u00eb trash\u00ebgimtar t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr vitin 2028. Me p\u00ebrvoj\u00eb, besnik dhe i besuesh\u00ebm, Rubio ka ditur t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb presidentit. Duke siguruar postin e k\u00ebshilltarit p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, ai ka marr\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb reaktorit. Aty, ai ka mundur t\u2019i flas\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb vesh Trumpit. Megjithat\u00eb ky diplomat mbetet nj\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt skifter\u00eb neokonservator\u00eb n\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb mbushur me kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb aventurave ushtarake jasht\u00eb vendit. \u201cAi ka mbijetuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica e skifter\u00ebve q\u00eb silleshin rreth presidentit gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb u shkarkuan\u201d, v\u00ebren me habi Charles Kupchan, studiues n\u00eb qendr\u00ebn e mendimit Council on Foreign Relations, i cili ka sh\u00ebrbyer n\u00eb K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare n\u00ebn Bill Clintonin dhe Barack Obam\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>E kaluara e tij si mbrojt\u00ebs i flakt\u00eb i atlantizmit, i rolit udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb sken\u00ebn bot\u00ebrore, i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe i demokracis\u00eb, nuk ishte e p\u00ebrshtatshme q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrqafonte projektin fillestar t\u00eb Trumpit: nj\u00eb t\u00ebrheqje nacionaliste brenda kufijve dhe nj\u00eb ndjekje t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb interesave amerikane. P\u00ebrball\u00eb kampit izolacionist, q\u00eb e sheh Irakun si shembullin absolut p\u00ebr t\u2019u shmangur, ky admirues i George W. Bushit e ka mb\u00ebshtetur pushtimin e vitit 2003 (para se t\u00eb t\u00ebrhiqej nga ky q\u00ebndrim n\u00eb vitin 2015). \u201cBota \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb kur Saddam Husseini nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb\u201d, kishte deklaruar ai.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitin 2015, ai foli para Council on Foreign Relations: \u201cAmerika \u00ebsht\u00eb fuqia e par\u00eb n\u00eb histori e motivuar nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb zgjeruar lirin\u00eb, dhe jo thjesht p\u00ebr t\u00eb zgjeruar territorin e saj\u201d, thoshte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Rubio p\u00ebrcaktoi at\u00ebher\u00eb tre shtylla t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme: fuqin\u00eb ushtarake, mbrojtjen e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb dhe nj\u00eb \u201cqart\u00ebsi morale\u201d n\u00eb \u201cmbrojtjen e liris\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Senat, ai ka ngritur gjithnj\u00eb z\u00ebrin\u00a0 kund\u00ebr Rusis\u00eb, Kin\u00ebs, Iranit. Dhe Venezuel\u00ebs \u2013 obsesionit t\u00eb tij. Ai i drejtoi nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb hapur Maduro-s q\u00eb n\u00eb vitin 2019, duke publikuar n\u00eb rrjetet sociale foto t\u00eb diktator\u00ebve t\u00eb rr\u00ebzuar, p\u00ebrfshir\u00eb tiranin libian Gadafi. Q\u00ebndrimet e tij t\u00eb asaj kohe p\u00ebr emigracionin qen\u00eb diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta me mizorin\u00eb e d\u00ebbimeve t\u00eb kryera nga qeveria aktuale. N\u00eb autobiografin\u00eb e tij \u201cAn American Son\u201d, botuar n\u00eb vitin 2012, djali i emigrant\u00ebve mbron ata q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb ilegalisht n\u00eb vend: \u201cAta b\u00ebjn\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnim edhe ne, n\u00ebse do t\u00eb jetonim n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk do t\u00eb mund t\u00eb ushqenim familjet tona.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>E megjithat\u00eb, sekretari i Shtetit \u00ebsht\u00eb konvertuar n\u00eb fen\u00eb MAGA. N\u00ebn shtys\u00ebn e Elon Musk-ut ai drejtoi shkat\u00ebrrimin e USAID-in, agjencis\u00eb amerikane t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb jashtme, kreu nj\u00eb spastrim masiv t\u00eb trup\u00ebs diplomatike, shfuqizoi departamentet e ngarkuara me promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, i dha goditjen p\u00ebrfundimtare radios Voice of America dhe i t\u00ebrhoqi Shtetet e Bashkuara nga UNESCO. Dikur mb\u00ebshtet\u00ebs i ndihm\u00ebs p\u00ebr Kievin, ai e ka rishikuar q\u00ebndrimin e tij \u2013 \u201cShtetet e Bashkuara po financojn\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d \u2013 dhe ka pranuar q\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarit proruse t\u00eb presidentit, miku i tij Steve Witkoff dhe dh\u00ebndri Jared Kushner, t\u00eb marrin frenat e \u00e7\u00ebshtjes.<\/span><\/p>\n<p><span>Senatori demokrat Chris Van Hollen, i cili kishte konfirmuar em\u00ebrimin e tij duke besuar se ai do t\u00eb mbronte \u201cdemokracin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut jasht\u00eb vendit dhe respektimin e Kushtetut\u00ebs brenda vendit\u201d, \u00ebsht\u00eb i t\u00ebrbuar: \u201cJu keni b\u00ebr\u00eb krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d, i ka th\u00ebn\u00eb ai. Por Rubio ka marr\u00eb at\u00eb q\u00eb donte: t\u00eb fitonte bekimin e ideolog\u00ebve MAGA. \u201cAi do t\u00eb jet\u00eb Kissing\u00ebri i koh\u00ebs son\u00eb\u201d, parashikoi Stephen Miller, z\u00ebvend\u00ebsshef kabineti i presidentit, n\u00eb maj\u2026<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb metamorfoz\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ideologjike? \u201cP\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb sekretar Shteti i Trumpit, atij i duhej t\u00eb ndryshonte q\u00ebndrimet e tij n\u00eb politik\u00ebn e jashtme\u201d, vler\u00ebson Charles Kupchan. \u201cAi ka ndikim: kjo shihet n\u00eb Ukrain\u00eb, ku ai ka ndihmuar q\u00eb plani i paqes t\u00eb kaloj\u00eb nga nj\u00eb q\u00ebndrim prorus n\u00eb nj\u00eb tekst disi m\u00eb t\u00eb balancuar, dhe po ashtu n\u00eb Venezuel\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>T\u2019I JEPET FUND REGJIMEVE SOCIALISTE<\/span><\/p>\n<p><span>Si e ka bindur diplomati kryesor shefin e tij q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb Maduron? \u201cPresidenti ishte tashm\u00eb i dyzuar mes forcash kund\u00ebrshtuese\u201d, analizon studiuesi. \u201cAi \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht i lidhur me nj\u00eb retorik\u00eb neo-izolacioniste, pran\u00eb ideve t\u00eb z\u00ebvend\u00ebspresidentit J. D. Vance, por edhe i ndjesh\u00ebm ndaj diskurseve neo-imperialiste, m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb mish\u00ebruara nga sekretari i tij i Shtetit\u201d. K\u00ebto aspirata jan\u00eb bashkuar n\u00eb dosjen venezueliane, duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201coperacion t\u00eb ruajtjes s\u00eb rendit\u201d, kund\u00ebr nj\u00eb trafikanti droge, m\u00eb tep\u00ebr sesa n\u00eb nj\u00eb ndryshim regjimi. \u201cKjo u lejon ta justifikojn\u00eb ofensiv\u00ebn si nj\u00eb vazhdim t\u00eb premtimit t\u00eb Trumpit: \u2018ta b\u00ebjm\u00eb Amerik\u00ebn s\u00ebrish t\u00eb sigurt\u2019\u201d, v\u00ebren revista Politico.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb kompromis i duksh\u00ebm edhe n\u00eb zgjedhjen p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb qeverin\u00eb \u00e7aviste, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ajo i bindet Uashingtonit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Rubio, skifteri hispanofon, trash\u00ebgon detyr\u00ebn e administrimit t\u00eb Venezuel\u00ebs nga distanca.<\/span><\/p>\n<p><span>F\u00ebmija i emigrant\u00ebve kuban\u00eb, i rritur n\u00eb gjirin antikomunist t\u00eb Miamit, me gjas\u00eb do t\u00eb kishte preferuar ta shihte regjimin t\u00eb shembur. Marco Rubio \u00ebsht\u00eb biri i nj\u00eb babai, Mario, banakier, dhe i nj\u00eb n\u00ebne, Oriales, pun\u00ebtore pastrimi, t\u00eb strehuar n\u00eb Florida n\u00eb vitin 1956. Dhe ka nj\u00eb ide fikse: t\u2019u jap\u00eb fund regjimeve socialiste. \u201c\u00c7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr nj\u00eb diktatur\u00eb komuniste \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb un\u00eb e mb\u00ebshtes\u201d, kishte deklaruar ai n\u00eb vitin 2019.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2014, ai ishte kund\u00ebr normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kub\u00ebn n\u00ebn presidenc\u00ebn e Obam\u00ebs. Dhe n\u00eb vitin 2015, e nisi fushat\u00ebn e tij presidenciale nga Torre de la Libertad n\u00eb Miami, nj\u00eb monument simbol i m\u00ebrgimtar\u00ebve kuban\u00eb. Gradualisht, ai u p\u00ebrqendrua te Venezuela. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2017, Rubio i prezantoi Trumpit bashk\u00ebshorten e Leopoldo L\u00f3pez-it, at\u00ebher\u00eb i burgosur politik, dhe u b\u00ebri thirrje kompanive dhe qeverive t\u00eb huaja t\u00eb nd\u00ebrprisnin \u00e7do tregti me Karakasin. N\u00eb vitin 2019, ai bashk\u00eb-sponsorizoi nj\u00eb projektligj q\u00eb synonte rivendosjen e demokracis\u00eb atje dhe e bindi Trumpin ta njihte opozitarin Juan Guaid\u00f3 si president legjitim. Megjithat\u00eb, objektivin e tij kryesor nuk e humbi kurr\u00eb nga syt\u00eb: Havan\u00ebn. Nj\u00eb larje hesapesh sa politike aq edhe intime, q\u00eb ka form\u00ebsuar historin\u00eb e tij. Por ai e kishte kuptuar se rruga drejt fitores n\u00eb Kub\u00eb kalonte p\u00ebrmes Karakasit.<\/span><\/p>\n<p><span>Z\u00cbVEND\u00cbSMBRET I RI I KARAKASIT<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr nj\u00ebzet vjet, Hugo Ch\u00e1vez dhe Fidel Castro nd\u00ebrtuan nj\u00eb partneritet t\u00eb paprecedent\u00eb, q\u00eb lidhi p\u00ebrfundimisht fatin e vendeve t\u00eb tyre: Venezuela, zot\u00ebruese e rezervave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb planet, d\u00ebrgonte 100 000 fu\u00e7i nafte n\u00eb dit\u00eb drejt ishullit t\u00eb Karaibeve. N\u00eb k\u00ebmbim, Havana \u2013 \u00e7erdhe mjek\u00ebsh dhe spiun\u00ebsh, ekspert\u00eb n\u00eb ruajtjen e pushtetit autoritar \u2013 infiltroi 20 000 agjent\u00eb n\u00eb aparatin shtet\u00ebror venezuelian dhe eksportoi kultur\u00ebn e saj t\u00eb represionit.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr Kub\u00ebn, kjo ishte \u00e7\u00ebshtje mbijetese: kjo naft\u00eb e subvencionuar paguante elektricist\u00ebt, mjek\u00ebt, profesor\u00ebt. P\u00ebr Venezuel\u00ebn, ishte nj\u00eb sigurim jete politik. Havana e shp\u00ebtoi regjimin gjat\u00eb grushtit t\u00eb shtetit kund\u00ebr Ch\u00e1vez-it n\u00eb vitin 2002 dhe gjat\u00eb protestave kund\u00ebr Maduro-s n\u00eb vitet 2014 dhe 2017. Por nd\u00ebrsa \u201cComandante\u201d-ja venezuelian vdiq n\u00eb vitin 2013, \u00e7mimi bot\u00ebror i naft\u00ebs filloi t\u00eb binte ndjesh\u00ebm. Karakasi, q\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb bast mbi k\u00ebt\u00eb burim pa riinvestuar kurr\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00eb, mbeteti i rraskapitur. Prodhimi i naft\u00ebs u rrokullis posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb. Regjimi kastrist, q\u00eb i pati mbijetuar gjasht\u00ebdhjet\u00eb vjet bllokad\u00ebs amerikane, po mbytej ngadal\u00eb \u2013 jo p\u00ebr shkak t\u00eb Uashingtonit, por t\u00eb aleatit t\u00eb tij n\u00eb agoni.<\/span><\/p>\n<p><span>Rubio e nxori m\u00ebsimin. Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr pushtim. Duke mbytur Venezuel\u00ebn, vret Kub\u00ebn. Ai infuencoi q\u00eb t\u00eb ndalohen anijet cistern\u00eb venezueliane. Vendosi sanksione ndaj atyre q\u00eb organizonin tregtin\u00eb e arit t\u00eb zi mes Karakasit dhe Havan\u00ebs. Dhe m\u00eb 3 janar, pasi u hoq qafe Maduro, ai shpalli se Amerika do marr\u00eb n\u00ebn kontroll industrin\u00eb e naft\u00ebs s\u00eb vendit. M\u00eb 4 janar, Donald Trump, nga Air Force One, deklaroi qet\u00ebsisht: \u201cKuba \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb bjer\u00eb. Pa naft\u00ebn venezueliane, ata nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb. Nuk mendoj se kemi nevoj\u00eb t\u00eb veprojm\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Pastaj, m\u00eb 11 janar, ai ribotoi n\u00eb rrjetin e tij Truth Social nj\u00eb mesazh ku e shpalli sekretarin e tij t\u00eb Shtetit si presidentin e ardhsh\u00ebm kuban. Rubio, tashm\u00eb z\u00ebvend\u00ebsmbreti i ri i Karakasit, p\u00ebrgatitet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tranzicion p\u00ebrfundimtar. \u00cbndrra e tij e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb politik\u00eb shtet\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Mar-a-Lago, nd\u00ebrsa Trump fliste, Marco Rubio shijonte n\u00eb heshtje, duke u l\u00ebkundur nga nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb te tjetra, fitoren e tij t\u00eb dyfisht\u00eb: fati i Kub\u00ebs po vulosej p\u00ebrmes nj\u00eb dominimi t\u00eb ushtruar nga larg \u2013 atij t\u00eb imperializmit t\u00eb ri amerikan.<\/span><\/p>\n<p><span>Marr\u00eb nga e p\u00ebrjavshmja franceze L\u2019obs\/ P\u00ebrgatiti nga T. \u00c7ela, Lapsi.al<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/17\/portreti-me-drite-hije-i-rubios-hakmarrja-e-little-marco\/\">Portreti me drit\u00eb hije i Rubios\/ Hakmarrja e \u201cLittle Marco\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sarah Halifa-Legrand, korrespondente e L\u2019obs n\u00eb Uashington, dhe Sara Daniel\/ P\u00ebrshtati, T.\u00c7ela, Lapsi.al \u00a0 T\u00eb shtun\u00ebn, m\u00eb 3 janar n\u00eb m\u00ebngjes, n\u00eb tea room-in e Mar-a-Lago-s, klubit floridian t\u00eb Donald Trumpit, Marco Rubio q\u00ebndron n\u00eb heshtje pran\u00eb presidentit, p\u00ebrball\u00eb gazetar\u00ebve. Hedh v\u00ebshtrimin djathtas e majtas, duke u l\u00ebkundur nga nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb te tjetra duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64614","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64614"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64614\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}