{"id":64611,"date":"2026-01-17T12:48:19","date_gmt":"2026-01-17T12:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/17\/trump-mes-naftes-dhe-tranzicionit-drejtuesja-e-opozites-ne-venezuele-paralajmeron-rruga-perpara-nuk-do-te-jete-e-lehte\/"},"modified":"2026-01-17T12:48:19","modified_gmt":"2026-01-17T12:48:19","slug":"trump-mes-naftes-dhe-tranzicionit-drejtuesja-e-opozites-ne-venezuele-paralajmeron-rruga-perpara-nuk-do-te-jete-e-lehte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/17\/trump-mes-naftes-dhe-tranzicionit-drejtuesja-e-opozites-ne-venezuele-paralajmeron-rruga-perpara-nuk-do-te-jete-e-lehte\/","title":{"rendered":"Trump mes naft\u00ebs dhe tranzicionit, drejtuesja e opozit\u00ebs n\u00eb Venezuel\u00eb paralajm\u00ebron: Rruga p\u00ebrpara nuk do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Udh\u00ebheq\u00ebsja e opozit\u00ebs venezueliane sheh zgjedhje t\u00eb ardhshme, por paralajm\u00ebron p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar p\u00ebrpara<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsja e opozit\u00ebs, Maria Corina Machado, tha t\u00eb premten se \u00ebsht\u00eb e bindur se mbetjet e asaj q\u00eb ajo e quajti \u201cregjim kriminal\u201d i Venezuel\u00ebs do t\u00eb \u00e7montohen p\u00ebrfundimisht dhe se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tranzicion t\u00eb rregullt drejt zgjedhjeve t\u00eb lira, por paralajm\u00ebroi se rruga p\u00ebrpara do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe komplekse.<\/p>\n<p>Machado foli p\u00ebr gazetar\u00ebt nj\u00eb dit\u00eb pasi u takua me presidentin Donald Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, ku ajo i dhuroi atij medaljen e \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paqen, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta bindur q\u00eb t\u2019i jap\u00eb opozit\u00ebs nj\u00eb rol n\u00eb p\u00ebrcaktimin e s\u00eb ardhmes s\u00eb Venezuel\u00ebs, pas rr\u00ebzimit nga SHBA t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit afatgjat\u00eb Nicolas Maduro.<\/p>\n<p>Trump ka mb\u00ebshtetur ish-besnik\u00eb t\u00eb Maduro-s, t\u00eb udh\u00ebhequr nga presidentja e p\u00ebrkohshme Delcy Rodriguez, p\u00ebr t\u00eb qeverisur p\u00ebr momentin vendin an\u00ebtar t\u00eb OPEC-ut, n\u00eb vend t\u00eb Machado-s, l\u00ebvizja e s\u00eb cil\u00ebs u pa gjer\u00ebsisht si fituesja legjitime e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2024, p\u00ebr t\u00eb cilat Maduro u akuzua se i manipuloi.<\/p>\n<p>E bindur p\u00ebr nj\u00eb kalim t\u00eb rregullt drejt zgjedhjeve<br \/>\nQ\u00eb nga bastisja e shpejt\u00eb e 3 janarit q\u00eb rr\u00ebzoi Maduro-n, Trump ka p\u00ebrpar\u00ebsuar sigurimin e aksesit n\u00eb rezervat e m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs s\u00eb Venezuel\u00ebs, e jo rikthimin e demokracis\u00eb n\u00eb vend, dhe e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se e sheh udh\u00ebheqjen aktuale si bastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ruajtjen e rendit.<\/p>\n<p>Vizita e Machado-s n\u00eb Uashington ka b\u00ebr\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb sqaruar ndonj\u00eb rol q\u00eb ajo mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb ndryshimet q\u00eb po ndodhin n\u00eb Venezuel\u00eb. Ajo tha se, n\u00eb takimin me Trump-in, k\u00ebmb\u00ebnguli p\u00ebr t\u2019u kthyer sa m\u00eb shpejt n\u00eb Venezuel\u00eb, por nuk p\u00ebrmendi ndonj\u00eb marr\u00ebveshje konkrete me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht shenjave se administrata Trump po thellon lidhjet me qeverin\u00eb e Rodriguez-it, Machado dha nj\u00eb vler\u00ebsim kryesisht optimist.<\/p>\n<p>\u201cJam thell\u00ebsisht, thell\u00ebsisht e bindur se do t\u00eb kemi nj\u00eb tranzicion t\u00eb rregullt (drejt zgjedhjeve),\u201d tha ajo n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, por theksoi se procesi do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u zhvilluar.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me tensione apo marr\u00ebdh\u00ebnie mes Delcy Rodriguez dhe meje,\u201d tha ajo, por k\u00ebmb\u00ebnguli se nj\u00eb \u201cstruktur\u00eb kriminale\u201d q\u00eb ka dominuar Venezuel\u00ebn prej vitesh do t\u00eb \u00e7montoj\u00eb veten p\u00ebrfundimisht. Ajo nuk dha detaje se si do t\u00eb ndodhte kjo.<\/p>\n<p>Machado e quajti udh\u00ebheq\u00ebsen e re t\u00eb Venezuel\u00ebs \u201ckomuniste\u201d dhe tha se Rodriguez ka frik\u00eb nga Trump-i dhe mban nj\u00eb pozicion t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm si kreu i nj\u00eb sistemi \u201crepresiv\u201d, por q\u00eb nuk p\u00ebrfshin ushtrin\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e Rodriguez-it nuk iu p\u00ebrgjigj menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Drejtori i CIA-s takohet me Rodriguez-in<br \/>\nN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me vizit\u00ebn e Machado-s n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb t\u00eb enjten, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, fluturoi drejt Karakasit, vizita m\u00eb e lart\u00eb e njohur amerikane q\u00eb nga rr\u00ebzimi i Maduro-s dhe nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb se t\u00eb dyja pal\u00ebt po p\u00ebrpiqen t\u00eb fitojn\u00eb favorin e administrat\u00ebs Trump. N\u00eb nj\u00eb foto q\u00eb qarkulloi n\u00eb rrjetet sociale, t\u00eb dy shihen duke shtr\u00ebnguar duart, t\u00eb rrethuar nga disa persona, me Rodriguez-in e veshur me nj\u00eb kostum pantallonash jeshile t\u00eb ndezur dhe atlete.<\/p>\n<p>Machado shprehu mir\u00ebnjohje ndaj Trump-it dhe shmangu \u00e7do kritik\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj qasjes s\u00eb tij p\u00ebr Venezuel\u00ebn pas Maduro-s, nj\u00eb qasje q\u00eb ka zhg\u00ebnjyer shum\u00eb figura t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Trump shkroi n\u00eb platform\u00ebn e tij Truth Social se Machado \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cgrua e mrekullueshme q\u00eb ka kaluar shum\u00eb\u201d dhe se dhurimi i medaljes s\u00eb \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paqen ishte \u201cnj\u00eb gjest i mrekulluesh\u00ebm respekti t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb\u201d. Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb m\u00eb pas publikoi nj\u00eb foto t\u00eb Trump-it, p\u00ebrkrah Machado-s, duke mbajtur nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb madhe ngjyr\u00eb ari ku shfaqej medalja.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb favorizimit t\u00eb Trump-it<br \/>\nP\u00ebrpjekja e Machado-s p\u00ebr t\u00eb fituar mb\u00ebshtetjen e Trump-it n\u00eb takimin e tyre t\u00eb par\u00eb ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb erdhi pasi ai hodhi posht\u00eb iden\u00eb e vendosjes s\u00eb saj si udh\u00ebheq\u00ebse e Venezuel\u00ebs p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar Maduro-n, i cili u d\u00ebrgua n\u00eb Nju Jork p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me akuza p\u00ebr \u201ctrafik droge\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Karoline Leavitt, tha se Trump q\u00ebndronte pas vler\u00ebsimit t\u00eb tij \u201crealist\u201d se Machado aktualisht nuk ka mb\u00ebshtetjen e nevojshme p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr vendin n\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Duke refuzuar t\u00eb jap\u00eb detaje p\u00ebr bisedimet me Trump-in, Machado pranoi se \u201cmund t\u00eb ket\u00eb disa faza q\u00eb nuk i kishim parashikuar ose q\u00eb nuk na p\u00eblqejn\u00eb\u201d. Megjithat\u00eb, ajo pohoi se opozita po merr pjes\u00eb n\u00eb tranzicionin e Venezuel\u00ebs, pa dh\u00ebn\u00eb holl\u00ebsi.<\/p>\n<p>Machado, e cila u largua nga vendi i Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut n\u00eb dhjetor p\u00ebrmes nj\u00eb arratisjeje t\u00eb guximshme detare, po konkurron p\u00ebr v\u00ebmendjen e Trump-it me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb venezueliane dhe po p\u00ebrpiqet t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb qeverisjen e ardhshme t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Trump ka lavd\u00ebruar n\u00eb disa raste Rodriguez-in, ish-z\u00ebvend\u00ebspresidenten e Maduro-s, dhe i tha Reuters-it t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn: \u201cAjo ka qen\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ratcliffe u takua me Rodriguez-in me urdh\u00ebr t\u00eb Trump-it \u201cp\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin se Shtetet e Bashkuara presin nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar\u201d, sipas nj\u00eb zyrtari amerikan.<\/p>\n<p>T\u00eb dy diskutuan bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs, stabilitetin ekonomik dhe nevoj\u00ebn q\u00eb Venezuela t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb nj\u00eb \u201cstreh\u00eb e sigurt p\u00ebr armiqt\u00eb e Amerik\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht trafikant\u00ebt e drog\u00ebs\u201d, tha zyrtari amerikan.<\/p>\n<p>Machado u ndalua t\u00eb kandidonte n\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb Venezuel\u00ebs n\u00eb vitin 2024 nga nj\u00eb gjykat\u00eb e lart\u00eb e mbushur me aleat\u00eb t\u00eb Maduro-s dhe u detyrua t\u00eb fshihej.<\/p>\n<p>V\u00ebzhgues t\u00eb jasht\u00ebm besojn\u00eb gjer\u00ebsisht se Edmundo Gonzalez, nj\u00eb figur\u00eb opozitare e mb\u00ebshtetur nga Machado, fitoi me nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe, por Maduro shpalli fitoren.<\/p>\n<p>Shum\u00eb aleat\u00eb t\u00eb Machado-s dhe Gonzalez-it u burgos\u00ebn pasojat e zgjedhjeve, nd\u00ebrsa grupi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut Foro Penal vler\u00ebson se rreth 800 t\u00eb burgosur politik\u00eb ndodhen n\u00eb vend. Mes tyre \u00ebsht\u00eb Rafael Tudares, bashk\u00ebshorti i vajz\u00ebs s\u00eb Gonzalez-it, Mariana Gonzalez, i cili u ndalua n\u00eb janar 2025. Mariana Gonzalez tha t\u00eb premten se autoritetet e lejuan t\u00eb fliste me Tudares-in p\u00ebr 25 minuta p\u00ebrmes nj\u00eb xhami antiplumb dhe se e gjeti at\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cRafaeli ishte duksh\u00ebm i prekur, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht,\u201d shkroi ajo n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale. \u201cIzolimi dhe largimi nga f\u00ebmij\u00ebt nuk jan\u00eb kushte njer\u00ebzore p\u00ebr ask\u00ebnd.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fjalim vjetor para ligjv\u00ebn\u00ebsve t\u00eb enjten, Rodriguez b\u00ebri thirrje p\u00ebr diplomaci me Shtetet e Bashkuara dhe tha se, n\u00ebse do t\u2019i duhej t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00eb Uashington, do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb \u201cduke ecur me k\u00ebmb\u00ebt e mia, jo e t\u00ebrhequr zvarr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ajo tha gjithashtu se do t\u00eb propozoj\u00eb reforma n\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs t\u00eb vendit, q\u00eb synojn\u00eb rritjen e aksesit p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj. Ky ndryshim i mundsh\u00ebm vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb naft\u00ebs po lobojn\u00eb p\u00ebr ndryshime n\u00eb ligjin venezuelian q\u00eb do t\u2019u jepnin atyre t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb eksportojn\u00eb lirsh\u00ebm naft\u00ebn e prodhuar n\u00eb vend.\/Reuters<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Udh\u00ebheq\u00ebsja e opozit\u00ebs venezueliane sheh zgjedhje t\u00eb ardhshme, por paralajm\u00ebron p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar p\u00ebrpara Udh\u00ebheq\u00ebsja e opozit\u00ebs, Maria Corina Machado, tha t\u00eb premten se \u00ebsht\u00eb e bindur se mbetjet e asaj q\u00eb ajo e quajti \u201cregjim kriminal\u201d i Venezuel\u00ebs do t\u00eb \u00e7montohen p\u00ebrfundimisht dhe se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tranzicion t\u00eb rregullt drejt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64611","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64611"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64611\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}