{"id":64590,"date":"2026-01-17T11:48:54","date_gmt":"2026-01-17T11:48:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/17\/kryeministrat-dhe-televizioni-publik\/"},"modified":"2026-01-17T11:48:54","modified_gmt":"2026-01-17T11:48:54","slug":"kryeministrat-dhe-televizioni-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/17\/kryeministrat-dhe-televizioni-publik\/","title":{"rendered":"Kryeministrat dhe Televizioni Publik"},"content":{"rendered":"<p>Nga Roland Lami\/<\/p>\n<p>Televizioni publik mban emrin e publikut, financohet me fondet e publikut, por ka funksionuar si zgjatim i qeverive t\u00eb radh\u00ebs. \u00c7do qeveri ka ecur me postulati, Televizioni Publik t\u00eb mbahet i dob\u00ebt profesionalisht dhe i fort\u00eb politikisht. Ai ka funksionuar jo si sh\u00ebrbim publik, por si zgjatim komunikativ i pushtetit.Qeverit\u00eb kan\u00eb merit\u00ebn e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim. Ato kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb televizioni t\u00eb mos reformohet realisht, sepse nj\u00eb media publike e pavarur do t\u00eb ishte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr \u00e7do pushtet. N\u00eb vend t\u00eb garancive ligjore p\u00ebr autonomi editoriale, \u00ebsht\u00eb kultivuar var\u00ebsia financiare dhe em\u00ebrimet politike.<\/p>\n<p>N\u00eb termat e teoris\u00eb s\u00eb komunikimit, televizioni publik ka d\u00ebshtuar t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike n\u00eb kuptimin habermasian. N\u00eb vend t\u00eb debatit racional, ai ka prodhuar monolog qeveritar, n\u00eb vend t\u00eb informimit, ka ofruar narrativ\u00eb t\u00eb filtruar. Pra nuk kemi censur\u00eb klasike, por seleksionim sistematik, kush flet, p\u00ebr \u00e7far\u00eb flet dhe sa gjat\u00eb flet.N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast televizioni publik nuk e shtyp fjal\u00ebn ai thjesht\u00eb e administron at\u00eb.<br \/>\nIronia e madhe \u00ebsht\u00eb se \u00e7do qeveri e shpall veten reformuese, nd\u00ebrsa ruan t\u00eb nj\u00ebjtin mekaniz\u00ebm kontrolli ndaj televizionit publik.Televizioni nuk d\u00ebshton sepse nuk di t\u00eb funksionoj\u00eb ndryshe, por sepse i k\u00ebrkohet t\u00eb mos funksionoj\u00eb ndryshe. Prandaj, ai mbetet publik n\u00eb em\u00ebr, privat n\u00eb interesa dhe qeveritar n\u00eb p\u00ebrmbajtje. Nj\u00eb pasqyr\u00eb besnike e nj\u00eb demokracie ku komunikimi i sh\u00ebrben pushtetit m\u00eb shum\u00eb sesa qytetarit.<\/p>\n<p>Ironia arrin kulmin kur kryeministri shfaqet publikisht i shqet\u00ebsuar p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb televizioni publik funksional, sikur t\u00eb ishte spektator dhe jo nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij realiteti. Ky shqet\u00ebsim ala performativ \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit mekaniz\u00ebm komunikativ ku pushteti kritikon pasojat e politikave t\u00eb veta, duke u distancuar artificialisht prej tyre. Kjo form\u00eb komunikimi nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm shp\u00ebrndarje e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes retorik\u00ebs, ku lideri flet si moralist, nd\u00ebrkoh qeveris si administrator i kontrollit t\u00eb informacionit.<\/p>\n<p>Televizioni publik \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb keqmenaxhimit, por edhe p\u00ebr arsye t\u00eb q\u00ebllimeve politike t\u00eb kryeministrit, ashtu si t\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb tij. Kjo cil\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi apo d\u00ebshtim, por nj\u00eb strategji e q\u00ebllimshme. N\u00eb krahun tjet\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb humbet mediat e saj publike humbet gjithashtu nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vetes dhe t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar bot\u00ebn q\u00eb e rrethon.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Roland Lami\/ Televizioni publik mban emrin e publikut, financohet me fondet e publikut, por ka funksionuar si zgjatim i qeverive t\u00eb radh\u00ebs. \u00c7do qeveri ka ecur me postulati, Televizioni Publik t\u00eb mbahet i dob\u00ebt profesionalisht dhe i fort\u00eb politikisht. Ai ka funksionuar jo si sh\u00ebrbim publik, por si zgjatim komunikativ i pushtetit.Qeverit\u00eb kan\u00eb merit\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64590","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64590","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64590"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64590\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}