{"id":64586,"date":"2026-01-17T11:48:50","date_gmt":"2026-01-17T11:48:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/17\/endrra-amerikane-pezull-mijera-shqiptare-te-prekur-nga-ngrirja-e-vizave-te-emigrimit-2\/"},"modified":"2026-01-17T11:48:50","modified_gmt":"2026-01-17T11:48:50","slug":"endrra-amerikane-pezull-mijera-shqiptare-te-prekur-nga-ngrirja-e-vizave-te-emigrimit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/17\/endrra-amerikane-pezull-mijera-shqiptare-te-prekur-nga-ngrirja-e-vizave-te-emigrimit-2\/","title":{"rendered":"\u00cbndrra amerikane pezull\/ Mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb prekur nga ngrirja e vizave t\u00eb emigrimit"},"content":{"rendered":"<p>E h\u00ebn\u00eb, 4 prill 2022. Me valixhe n\u00eb duar, \u00e7ant\u00eb n\u00eb krah\u00eb dhe shum\u00eb \u00ebndrra n\u00eb mendje e zem\u00ebr, Artina \u2013 em\u00ebr i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr ta ruajtur anonimitetin e s\u00eb intervistuar\u00ebs \u2013 u nis drejt SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit paraprak, ajo ishte p\u00ebrzgjedhur fituese e asaj q\u00eb njihej si \u2018llotaria e Kart\u00ebs s\u00eb Gjelb\u00ebr\u2019, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb quhet Programi i Vizave t\u00eb Diversitetit.<\/p>\n<p>Artina ishte nxitur t\u00eb aplikonte nga partneri i saj. Ky i fundit kishte 12 vjet rresht q\u00eb aplikonte, pasi t\u00eb ardhmen e tij s\u2019e shihte askund tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Por, fati deshi q\u00eb Artina t\u00eb ishte ajo q\u00eb ta fitonte mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb emigruar n\u00eb SHBA. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, zemra e saj ishte e dyzuar mes dy sht\u00ebpive: t\u00eb saj\u00ebn n\u00eb SHBA dhe asaj pran\u00eb partnerit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2022 ata nis\u00ebn procesin p\u00ebr bashkim familjar. T\u00eb bashkuar i mbanin vet\u00ebm vizitat e her\u00ebpashershme t\u00eb Artin\u00ebs n\u00eb vendlindje. Kjo distanc\u00eb iu b\u00eb edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kur ajo mori vesh se ishte shtatz\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do gj\u00eb e kam p\u00ebrballuar vet\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe b\u00ebja udh\u00ebtime pafund drejt Shqip\u00ebris\u00eb, sepse duhet t\u00eb ruaja edhe martes\u00ebn, por edhe vajza t\u00eb kalonte koh\u00eb me baban\u00eb\u2026 Me shpres\u00ebn se do t\u00eb bashkohemi shpejt\u2026\u201d, thot\u00eb ajo p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>E vetme n\u00eb SHBA, pa familjar\u00eb e shoq\u00ebri p\u00ebrreth, Artina tregon se ka punuar deri n\u00eb muajin e fundit t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, nd\u00ebrsa edhe muajt e par\u00eb t\u00eb m\u00ebm\u00ebsis\u00eb u detyrua t\u2019i kalonte e vetme. Tani, ajo m\u00eb shum\u00eb ankohet p\u00ebr \u201clodhjen mendore\u201d sesa at\u00eb fizike.<\/p>\n<p>\u201cQenka e sh\u00ebmtuar ndjesia kur e fut jet\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb nj\u00eb valixhe, largohesh me \u00ebndrra, punon, sakrifikon q\u00eb ta bashkosh familjen atje ku po e nd\u00ebrton jet\u00ebn nga e para dhe d\u00ebgjon se, fiks kur ti arrin af\u00ebr fundit t\u00eb sfid\u00ebs\u2026\u201d, l\u00eb n\u00eb gjysm\u00eb fjalin\u00eb Artina.<\/p>\n<p>E, pik\u00ebrisht kur procesi i bashkimit t\u00eb tyre familjar po i afrohej fundit, SHBA-ja vendosi ta pezullonte p\u00ebrkoh\u00ebsisht l\u00ebshimin e vizave t\u00eb emigrimit nga 75 vende t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky vendim erdhi pasi presidenti i SHBA-s\u00eb, Donald Trump, tha se t\u00eb huajt q\u00eb emigrojn\u00eb n\u00eb SHBA, duhet ta mbajn\u00eb veten me pun\u00eb dhe jo t\u00eb b\u00ebhen barr\u00eb e shtetit.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb fotografie t\u00eb publikuar nga ai, rreth 41 p\u00ebr qind e emigrant\u00ebve nga Shqip\u00ebria marrin ndihma sociale n\u00eb SHBA, nd\u00ebrsa nga Kosova p\u00ebrqindja ishte edhe m\u00eb e lart\u00eb: 46.<\/p>\n<p>\u201cNga i thati digjet edhe i njomi\u201d, thot\u00eb Artina, duke shtuar se ajo ka qen\u00eb nj\u00eb qytetare e p\u00ebrkushtuar e pun\u00ebtore, q\u00eb s\u2019ka tentuar thjesht t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga shteti amerikan.<\/p>\n<p>Por, tani kur t\u00eb gjitha proceset e vizave t\u00eb emigrimit jan\u00eb pezulluar, ajo do t\u00eb duhet s\u00ebrish ta b\u00ebj\u00eb pa partnerin e jet\u00ebs rrug\u00ebn drejt SHBA-s\u00eb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, edhe me nj\u00eb vajz\u00eb 2 vje\u00e7e n\u00eb krah\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gjendje t\u00eb ngjashme jan\u00eb mij\u00ebra banor\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri. Disa nga ta, t\u00eb kontaktuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb, kan\u00eb hezituar t\u2019i ndajn\u00eb historit\u00eb e tyre, nga frika se kjo mund t\u2019i d\u00ebmtoj\u00eb gjasat e tyre p\u00ebr emigrim n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, rreth 3.800 shtetas t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb fituan viza t\u00eb emigrimit drejt SHBA-s\u00eb, si dhe rreth 650 t\u00eb tjer\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p>Artid Hila nga Shqip\u00ebria, i cili punon si konsulent p\u00ebr ndjekje t\u00eb procedurave t\u00eb emigracionit dhe vizave t\u00eb tjera, ka vite q\u00eb udh\u00ebheq edhe nj\u00eb grup n\u00eb Facebook, ku ndihmon t\u00eb interesuarit p\u00ebr emigracion n\u00eb SHBA. Ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuar, por jo befasuar nga vendimi i 14 janarit i SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShqet\u00ebsimi kryesor q\u00eb d\u00ebgjoj \u00e7do dit\u00eb, lidhet me pasigurin\u00eb totale q\u00eb ka krijuar pezullimi i p\u00ebrpunimit t\u00eb vizave t\u00eb emigracionit. Aplikant\u00ebt kan\u00eb frik\u00eb se po ecin p\u00ebrpara me t\u00eb gjith\u00eb hapat e k\u00ebrkuar nga Departamenti i Shtetit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekziston rreziku real q\u00eb viti fiskal t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb pa u l\u00ebshuar vizat\u201d, thot\u00eb Hila p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Ai tregon se procesi nuk \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: duhet plot\u00ebsim i disa formular\u00ebve, ekzaminime mjek\u00ebsore, p\u00ebrgatitje e dokumenteve dhe pages\u00eb e tarifave.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb aplikant\u00eb kan\u00eb investuar vite pritjeje [n\u00eb rastet e bashkimeve familjare], qindra apo mij\u00ebra dollar\u00eb n\u00eb dokumente, p\u00ebrkthime, kontrolle mjek\u00ebsore, udh\u00ebtime p\u00ebr intervista dhe plane konkrete jetese\u201d, thot\u00eb Hila.<\/p>\n<p>Tani, shton ai, ata po p\u00ebrballen me informacione gjysmake dhe shum\u00eb lajme t\u00eb pasakta e t\u00eb ekzagjeruara, pasi q\u00eb nuk dihet se deri kur do t\u00eb zgjas\u00eb pezullimi.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \"><\/div>\n<p>Situata t\u00eb ngjashme, sipas Hil\u00ebs, ka pasur edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, si gjat\u00eb pandemis\u00eb COVID-19. Por, t\u00eb ngjashme s\u2019do t\u00eb thot\u00eb identike.<\/p>\n<p>\u201cDallimi kryesor me situat\u00ebn aktuale \u00ebsht\u00eb se sot aplikant\u00ebt lejohen t\u2019i ndjekin t\u00eb gjith\u00eb hapat procedural\u00eb dhe t\u2019i paguajn\u00eb tarifat, por n\u00eb fund rrezikojn\u00eb t\u00eb mbeten pa viz\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mbylljes s\u00eb vitit fiskal \u2013 nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb juridikisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb problematike\u201d, shpjegon Hila.<\/p>\n<p>Ai shton se n\u00eb shqet\u00ebsimin e aplikant\u00ebve ndikon edhe nj\u00eb vendim tjet\u00ebr. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, SHBA-ja pauzoi p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb pacaktuar Programin e Vizave t\u00eb Diversitetit, deri kur \u201cta dim\u00eb se k\u00eb sakt\u00ebsisht po e l\u00ebm\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, si\u00e7 kishte th\u00ebn\u00eb sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.<\/p>\n<p>Edhe nga ky program kan\u00eb fituar shum\u00eb shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebr vite. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, n\u00eb mesin e list\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb p\u00ebrfituesve t\u00eb k\u00ebtij programi ishin edhe\u00a01.598 shtetas t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe 260 shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Si fituese e para disa viteve, Artina kishte nd\u00ebrtuar shum\u00eb \u00ebndrra. Por, tani ka shum\u00eb pasiguri.<\/p>\n<p>\u201cPo m\u00eb duket sikur k\u00ebta kat\u00ebr vjet po fshihen nga jeta sikur t\u00eb mos ishin asgj\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo, e shqet\u00ebsuar se ndoshta opsioni i saj i vet\u00ebm do t\u00eb mbetet heqja dor\u00eb nga \u00ebndrra amerikane.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/endrra-amerikane-pezull-mijera-shqiptare-te-prekur-nga-ngrirja-e-vizave-te-emigrimit\/\">\u00cbndrra amerikane pezull\/ Mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb prekur nga ngrirja e vizave t\u00eb emigrimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E h\u00ebn\u00eb, 4 prill 2022. Me valixhe n\u00eb duar, \u00e7ant\u00eb n\u00eb krah\u00eb dhe shum\u00eb \u00ebndrra n\u00eb mendje e zem\u00ebr, Artina \u2013 em\u00ebr i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr ta ruajtur anonimitetin e s\u00eb intervistuar\u00ebs \u2013 u nis drejt SHBA-s\u00eb. N\u00eb maj t\u00eb vitit paraprak, ajo ishte p\u00ebrzgjedhur fituese e asaj q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64586","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64586"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64586\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}