{"id":64569,"date":"2026-01-17T10:48:58","date_gmt":"2026-01-17T10:48:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/17\/tatimet-zbresin-ne-terren-kontrolle-per-nendeklarimin-e-pagave-ne-sektorin-e-ndertimit\/"},"modified":"2026-01-17T10:48:58","modified_gmt":"2026-01-17T10:48:58","slug":"tatimet-zbresin-ne-terren-kontrolle-per-nendeklarimin-e-pagave-ne-sektorin-e-ndertimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/17\/tatimet-zbresin-ne-terren-kontrolle-per-nendeklarimin-e-pagave-ne-sektorin-e-ndertimit\/","title":{"rendered":"Tatimet \u2018zbresin\u2019 n\u00eb terren, kontrolle p\u00ebr n\u00ebndeklarimin e pagave n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit"},"content":{"rendered":"<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve ka b\u00ebr\u00eb me dije se duke nisur nga 16 janari  kan\u00eb filluar kontrollet n\u00eb terren p\u00ebr n\u00ebndeklarimin e pagave, me q\u00ebllim \u2018pikasjen\u2019 e nd\u00ebrtuesve t\u00eb cil\u00ebt nuk deklarojn\u00eb pagat reale t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb tyre.<br \/>\nKontrollet do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb vet\u00ebm tek ato subjekte q\u00eb nuk kan\u00eb respektuar pagat dysheme t\u00eb caktuara nga tatimet prej 1 dhjetorit 2025. P\u00ebr shkak t\u00eb deklarimit t\u00eb pagave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta sesa realisht jan\u00eb, Tatimet muajin e kaluar publikuan list\u00ebn e pagave p\u00ebr sektorin e nd\u00ebrtimit, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb \u00e7do profesioni.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrjashtim t\u00eb sanitar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb si dysheme pag\u00ebn 60 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarave e tjer\u00eb nuk duhet tu deklarohet rrog\u00eb n\u00ebn 80 mij\u00eb lek\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb list\u00eb t\u00eb tatimeve pagat dysheme n\u00eb nd\u00ebrtim e rritin automatikisht rrog\u00ebn mesatare t\u00eb sektorit nga 68 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 85 mij\u00eb lek\u00eb. \u00c7do biznes q\u00eb nuk e respekton k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb tatimeve, do t\u00eb konsiderohet me risk p\u00ebr n\u00ebndeklarim dhe do t\u00eb jet\u00eb subjekt kontrollesh.<\/p>\n<p>Aktualitet Kryesore T\u00eb Fundit<br \/>\nTatimet \u2018zbresin\u2019 n\u00eb terren, kontrolle p\u00ebr n\u00ebndeklarimin e pagave n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit<br \/>\n 17\/01\/2026 10:09<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve ka b\u00ebr\u00eb me dije se duke nisur nga 16 janari  kan\u00eb filluar kontrollet n\u00eb terren p\u00ebr n\u00ebndeklarimin e pagave, me q\u00ebllim \u2018pikasjen\u2019 e nd\u00ebrtuesve t\u00eb cil\u00ebt nuk deklarojn\u00eb pagat reale t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kontrollet do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb vet\u00ebm tek ato subjekte q\u00eb nuk kan\u00eb respektuar pagat dysheme t\u00eb caktuara nga tatimet prej 1 dhjetorit 2025. P\u00ebr shkak t\u00eb deklarimit t\u00eb pagave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta sesa realisht jan\u00eb, Tatimet muajin e kaluar publikuan list\u00ebn e pagave p\u00ebr sektorin e nd\u00ebrtimit, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb \u00e7do profesioni.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrjashtim t\u00eb sanitar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb si dysheme pag\u00ebn 60 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarave e tjer\u00eb nuk duhet tu deklarohet rrog\u00eb n\u00ebn 80 mij\u00eb lek\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb list\u00eb t\u00eb tatimeve pagat dysheme n\u00eb nd\u00ebrtim e rritin automatikisht rrog\u00ebn mesatare t\u00eb sektorit nga 68 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 85 mij\u00eb lek\u00eb. \u00c7do biznes q\u00eb nuk e respekton k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb tatimeve, do t\u00eb konsiderohet me risk p\u00ebr n\u00ebndeklarim dhe do t\u00eb jet\u00eb subjekt kontrollesh<\/p>\n<p>Njoftimi i Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve:<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zbatimit t\u00eb Planit Sektorial p\u00ebr Nd\u00ebrtimin dhe rritjen e kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore, p\u00ebrmes deklarimit t\u00eb pagave reale sipas profesioneve n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, Administrata Tatimore njofton se, pas rreth 30 dit\u00ebsh nga publikimi i list\u00ebs s\u00eb pagave indikative p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor, konkretisht duke filluar nga data 15 janar, do t\u00eb nisin kontrollet n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Kontrollet do t\u00eb zhvillohen kryesisht n\u00eb subjektet e vler\u00ebsuara me risk p\u00ebr n\u00ebndeklarim t\u00eb pagave, t\u00eb cilat jan\u00eb njoftuar m\u00eb par\u00eb nga Administrata Tatimore, por nuk kan\u00eb reflektuar ndryshime n\u00eb list\u00ebpagesa, pavar\u00ebsisht njoftimit elektronik t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb llogarit\u00eb e tyre n\u00eb sistemin tatimor, e-Filing.<\/p>\n<p>Fokus i kontrolleve do t\u00eb jet\u00eb verifikimi i pagave t\u00eb deklaruara n\u00eb list\u00ebpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve p\u00ebrkat\u00ebse, list\u00eb e  p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb elektronike t\u00eb tatimpaguesve, si dhe e publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Administrat\u00ebs Tatimore.<\/p>\n<p>B\u00ebjm\u00eb me dije se \u00e7do tatimpagues, q\u00eb deklaron paga n\u00ebn nivelin e pagave indikative, apo q\u00eb ndryshon profesionin e punonj\u00ebsve me q\u00ebllim shmangien e deklarimit real t\u00eb pagave, duke rrezikuar pages\u00ebn e kontributeve shoq\u00ebrore dhe pensionin do t\u00eb konsiderohet me risk dhe si i till\u00eb do i n\u00ebnshtrohet kontrollit nga strukturat e specializuara t\u00eb Administrat\u00ebs Tatimore.<\/p>\n<p>Administrata Tatimore u b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb tatimpaguesve t\u00eb marrin masat e nevojshme ligjore p\u00ebr deklarimin e sakt\u00eb t\u00eb pagave t\u00eb punonj\u00ebsve, me q\u00ebllim shmangien e masave administrative dhe ligjore.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb mesazhi elektronik, q\u00eb u \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar tatimpaguesve t\u00eb identifikuar me risk n\u00eb sektorin e Nd\u00ebrtimit, dat\u00eb 15.12.2025<\/p>\n<p>I\/E  nderuar<\/p>\n<p>Administrata Tatimore ka filluar zbatimin e planit  n\u00eb Sektorin e Nd\u00ebrtimit (Procesi i nd\u00ebrtimit dhe aktiviteteve ndihm\u00ebse t\u00eb tij), me q\u00ebllim nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e tatimpaguesve, por edhe masat p\u00ebr deklarim real dhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Administrata Tatimore disponon t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr Ju, t\u00eb marra nga APT, Organet e qeverisjes vendore, Agjencit\u00eb imobilare, deklaratat tatimore, list\u00ebpagesat mujore,  faturat e fiskalizuara t\u00eb vet\u00ebdeklaruara, ajo q\u00eb furnitor\u00ebt tuaj deklarojn\u00eb p\u00ebr furnizime mallrash dhe sh\u00ebrbimesh ndaj jush, etj.<\/p>\n<p>Administrata Tatimore ju nxit t\u00eb p\u00ebrmbushni detyrimin n\u00eb lidhje me:<\/p>\n<p>Deklarimin e \u00e7do punonj\u00ebsi t\u00eb pun\u00ebsuar<br \/>\nDeklarimin real t\u00eb pagave mbi baz\u00ebn e profesionit dhe tregut t\u00eb Pun\u00ebs *<br \/>\nP\u00ebr cdo shitje\/transaksion t\u00eb kryer nga ana juaj l\u00ebshimin e faturave te fiskalizuara me NIVF\/ NSLF (p\u00ebrfshir\u00eb edhe parapagimet)<br \/>\nBlerjen e \u00e7do malli\/sh\u00ebrbimi me fatur\u00eb t\u00eb rregullt tatimore<br \/>\nDeklarimin me sakt\u00ebsi e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb regjistrin e Tatimpaguesit<br \/>\nDeklarimin e sakt\u00eb t\u00eb kontratave t\u00eb qiramarrjes s\u00eb ambjenteve<br \/>\nP\u00ebrdorimin vet\u00ebm t\u00eb soft\u00ebare-ve t\u00eb \u00e7ertifikuara t\u00eb fiskalizimit<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrmbushja e pikave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme dhe \u00e7do sjellje mosp\u00ebrmbush\u00ebse me q\u00ebllim shmangien tatimore q\u00eb vihet re n\u00eb analizat e Administrat\u00ebs Tatimore, Ju kategorizon si subjekt me risk, ndaj do t\u00eb nd\u00ebrmerren veprime verifikuese dhe monitoruese nga ana e strukturave te Aministrat\u00ebs Tatimore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mosdeklarimi i punonj\u00ebsve dhe n\u00ebndeklarimi i pagave t\u00eb tyre konsiderohet nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb pasi c\u00ebnon garantimin e sigurimeve shoq\u00ebrore dhe pensioneve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ndaj \u00e7do tatimpaguesi t\u00eb vler\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb risk do nd\u00ebrmerren hetime dhe kontrolle t\u00eb thelluara p\u00ebr \u00e7do proces t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe transaksionet me burime t\u00eb ardhurash t\u00eb dyshimta n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me agjenci t\u00eb tjera ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Mbetemi me besimin se Ju do ta vler\u00ebsoni dhe mir\u00ebkuptoni k\u00ebt\u00eb thirrje, e cila ka si q\u00ebllim jo vet\u00ebm uljen e informalitetit n\u00eb ekonomi, por gjithashtu p\u00ebr t\u00eb vendosur drejt\u00ebsin\u00eb sociale ndaj punonj\u00ebsve tuaj.<\/p>\n<p>Administrata Tatimore njofton nisjen e kontrolleve n\u00eb terren n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zbatimit t\u00eb planit sektorial t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe rritjes s\u00eb kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore, n\u00ebp\u00ebrmjet deklarimit t\u00eb pagave reale t\u00eb profesioneve n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, Administrata Tatimore njofton se pas rreth 30 dit\u00ebsh nga publikimi i  list\u00ebs s\u00eb pagave indikative p\u00ebr nd\u00ebrtimin, konkretisht m\u00eb dat\u00eb 15 janar nisin kontrollet n\u00eb terren n\u00eb subjektet e vler\u00ebsuara me risk t\u00eb n\u00ebndeklariit t\u00eb pagave, t\u00eb njoftuar m\u00eb par\u00eb nga administrata tatimore, por q\u00eb nuk kan\u00eb reflektuar ndryshime n\u00eb list\u00ebpagesa pavar\u00ebsisht njoftimit t\u00eb par\u00eb elektronik n\u00eb llogarit\u00eb e tyre n\u00eb e-Filing.<\/p>\n<p>Kontrollet do t\u00eb fokusohen n\u00eb verifikimin e pagave t\u00eb deklaruara n\u00eb list\u00ebpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve p\u00ebrkat\u00ebse (publikuar n\u00eb kanalet zyrtare t\u00eb Administrat\u00ebs Tatimore). \u00c7do tatimpagues q\u00eb deklaron paga n\u00ebn nivelin e pagave indikative p\u00ebr profesionet p\u00ebrkat\u00ebse, apo q\u00eb ndryshon profesionin e punonj\u00ebsve me q\u00ebllim shmangien e deklarimit real t\u00eb pagave q\u00eb p\u00ebr rrjedhoj\u00eb rrezikon pages\u00ebn e kontributeve dhe pensionin e punonj\u00ebsve do t\u00eb konsiderohet me risk dhe do t\u00eb jet\u00eb subjekt i kontrollit nga strukturat e specializuara t\u00eb Administrat\u00ebs Tatimore.<\/p>\n<p>Administrata Tatimore u b\u00ebn thirrje tatimpaguesve  t\u00eb marrin masat e nevojshme ligjore p\u00ebr t\u00eb deklaruar sakt\u00eb pagat e punonj\u00ebsve, me q\u00ebllim shmangien e masave administrative dhe ligjore.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve ka b\u00ebr\u00eb me dije se duke nisur nga 16 janari kan\u00eb filluar kontrollet n\u00eb terren p\u00ebr n\u00ebndeklarimin e pagave, me q\u00ebllim \u2018pikasjen\u2019 e nd\u00ebrtuesve t\u00eb cil\u00ebt nuk deklarojn\u00eb pagat reale t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb tyre. Kontrollet do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb vet\u00ebm tek ato subjekte q\u00eb nuk kan\u00eb respektuar pagat dysheme t\u00eb caktuara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64569","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64569","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64569"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64569\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64569"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64569"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64569"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}