{"id":64552,"date":"2026-01-17T09:48:27","date_gmt":"2026-01-17T09:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/17\/keqmenaxhim-i-territorit-dhe-infrastruktures-permbytjet-nxjerrin-ne-pah-deshtimin-e-shtetit-2\/"},"modified":"2026-01-17T09:48:27","modified_gmt":"2026-01-17T09:48:27","slug":"keqmenaxhim-i-territorit-dhe-infrastruktures-permbytjet-nxjerrin-ne-pah-deshtimin-e-shtetit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/17\/keqmenaxhim-i-territorit-dhe-infrastruktures-permbytjet-nxjerrin-ne-pah-deshtimin-e-shtetit-2\/","title":{"rendered":"Keqmenaxhim i territorit dhe infrastruktur\u00ebs\/ P\u00ebrmbytjet nxjerrin n\u00eb pah d\u00ebshtimin e shtetit"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrmbytjet prek\u00ebn disa qarqe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb jab\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Janarit, duke shkaktuar bllokime rrug\u00ebsh, d\u00ebme materiale dhe nd\u00ebrprerje t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb aktiviteteve n\u00eb zona urbane dhe rurale, si pasoj\u00eb e reshjeve t\u00eb dendura dhe v\u00ebrshimeve t\u00eb uj\u00ebrave.<\/p>\n<p>Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar nj\u00eb t\u00eb vdekur, p\u00ebrmbytjen e gati 1600 banesave dhe t\u00eb 14 mij\u00eb hektar\u00ebve tok\u00eb bujq\u00ebsore, n\u00eb qarqet Durr\u00ebs, Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Berat dhe Kor\u00e7\u00eb. P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur d\u00ebmeve, qeveria ka akorduar nj\u00eb fond prej 50 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb familjeve t\u00eb d\u00ebmtuara.<\/p>\n<p>V\u00ebrshimet e uj\u00ebrave e gjet\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur. Situata e krijuar, gjithashtu nxori n\u00eb pah problemet e p\u00ebrs\u00ebritura me infrastruktur\u00ebn e kullimit dhe kanalizimeve, argjinaturat e amortizuara dhe munges\u00ebn e masave parandaluese.<\/p>\n<p>N\u00ebrsa vendi p\u00ebrllogarit d\u00ebmet e shkaktuara, ekspert\u00ebt paralajm\u00ebruan se fenomene t\u00eb tilla pritet t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb shpeshta dhe m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb kushtet e ndryshimeve klimatike.<\/p>\n<p>\u201cFenomenet e motit kan\u00eb qen\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme,\u201d tha Kristi Bashmili, ekspert mjedisor me Organizat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Ornitologjis\u00eb. \u201cFatkeq\u00ebsisht reagimi ndaj k\u00ebtyre fenomeneve, p\u00ebrballimi me sa m\u00eb pak kosto i ngjarjeve t\u00eb tilla apo fatkeq\u00ebsive natyrore duket i dob\u00ebt,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb prekura t\u00eb Europ\u00ebs nga ndryshimet klimatike. Ndryshimi i klim\u00ebs po sjell fenomen ekstreme t\u00eb motit dhe si pasoj\u00eb p\u00ebrmbytjet, zjarret, that\u00ebsir\u00ebn dhe dukuri t\u00eb tjera negative. Shqip\u00ebria konsiderohet si nj\u00eb nga vendet e rrezikuara.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, that\u00ebsirat e zgjatura, t\u00eb ndjekura nga reshje intensive, po shkaktojn\u00eb p\u00ebrmbytje, rr\u00ebshqitje dherash dhe probleme serioze n\u00eb bujq\u00ebsi dhe infrastruktur\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb her\u00eb fati nuk na ndihmoi, dhe ne pam\u00eb p\u00ebrmbytje masive t\u00eb shkaktuara jo vet\u00ebm nga prurjet e lumenjve, por nga mosmir\u00ebmbajtja e argjinaturave dhe kanaleve t\u00eb kullimit,\u201d tha Besjana Guri, aktiviste mjedisore dhe drejtuese e qendr\u00ebs mjedisore \u201cLUMI\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Gurit, nj\u00eb tjet\u00ebr shkak p\u00ebr p\u00ebrmbytjet masive \u00ebsht\u00eb edhe niveli i lart\u00eb i erozionit q\u00eb ka Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb v\u00ebrshimeve \u00ebsht\u00eb erozioni i lart\u00eb dhe humbja e pyjeve n\u00eb shpatet malore apo n\u00eb zonat breglumore,\u201d tha ajo. \u201cNga ana tjet\u00ebr, g\u00ebrryerja e shtratit t\u00eb lumenjve dhe marrja e inerteve pa kriter vet\u00ebm sa e p\u00ebrkeq\u00ebson situat\u00ebn dhe nxit edhe m\u00eb tep\u00ebr v\u00ebrshimet,\u201d shtoi Guri.<\/p>\n<p>Sipas Kristi Bashmilit, edhe kanalet kulluese ishin t\u00eb pakontrolluara dhe t\u00eb papastruara, \u00e7ka solli q\u00eb vendi t\u00eb p\u00ebrmbytej me reshje q\u00eb mund t\u00eb konsiderohen relativisht normale.<\/p>\n<p>\u201cNgjarjet e fundit treguan q\u00eb jemi t\u00eb pap\u00ebrgatitur mir\u00eb dhe q\u00eb nuk i kemi marr\u00eb aq seriozisht sa duhet fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cDikush tha q\u00eb kanalet jan\u00eb t\u00eb z\u00ebna nga mbetjet, diku u pa q\u00eb ishin t\u00eb z\u00ebna nga pllaka betoni, diku pam\u00eb ura mjaft t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr t\u00eb maksimizuar kalimin e ujit, pra n\u00eb Shqip\u00ebri shikojm\u00eb q\u00eb kemi munges\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb kontrollit paraprak t\u00eb strukturave kulluese,\u201d shtoi eksperti i mjedisit.<\/p>\n<p>Bashmili theksoi se shpyll\u00ebzimet dhe djegiet e kryera nd\u00ebr vite n\u00eb zonat kodrinore dhe malore po japin pasojat e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet fenomeneve t\u00eb p\u00ebrmbytjeve n\u00eb zon\u00ebn e ult\u00ebsir\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrrenjt\u00eb malor\u00eb t\u00eb padisiplinuar ne i shikojm\u00eb kudo dhe kujtohemi p\u00ebr to vet\u00ebm kur uji ka ardhur dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb menaxhohen sepse kan\u00eb fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme kur dalin n\u00eb zon\u00eb t\u00eb banuar,\u201d shpjegoi Bashmili p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Keqmenaxhimi i territorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shkak par\u00ebsor q\u00eb ndikon n\u00eb pasojat fatale t\u00eb fatkeq\u00ebsive natyrore. Sipas Besjana Gurit, nd\u00ebrtimi pa kriter n\u00eb zona pran\u00eb shtret\u00ebrve t\u00eb lumenjve ndikon seriozisht n\u00eb rritjen e d\u00ebmeve sociale, mjedisore dhe ekonomike t\u00eb fatkeq\u00ebsive natyrore.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi i bizneseve apo sht\u00ebpive q\u00eb jan\u00eb ngritur n\u00eb shtret\u00ebrit aktiv\u00eb t\u00eb lumenjve dhe jan\u00eb t\u00eb predispozuar t\u00eb p\u00ebrmbyten sjell kosto t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr komunitetin,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb mjedisit, p\u00ebrmbytjet e janarit nuk jan\u00eb vet\u00ebm fatkeq\u00ebsi natyrore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb munduar t\u2019i paraqes\u00eb qeveria, por tregues i qart\u00eb i munges\u00ebs s\u00eb masave parandaluese.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet qendrore duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa konkret\u00eb dhe urgjent\u00eb p\u00ebr t\u00eb minimizuar n\u00eb maksimum katastrofa t\u00eb tilla, duke e marr\u00eb seriozisht \u00e7\u00ebshtjen e ripyll\u00ebzimeve dhe masave t\u00eb shpejta t\u00eb parandalimit dhe monitorimit t\u00eb situat\u00ebs,\u201d tha Guri.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se gjithashtu shteti shqiptar duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb prioritetet e tij nd\u00ebrmarrjen e masave p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrmbytjeve n\u00eb zonat e riskut, duke nd\u00ebrmarr\u00eb paralelisht masat e ripyll\u00ebzimit dhe mir\u00ebmbajtjen e kanaleve t\u00eb kullimit.\/ BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/keqmenaxhim-i-territorit-dhe-infrastruktures-permbytjet-nxjerrin-ne-pah-deshtimin-e-shtetit\/\">Keqmenaxhim i territorit dhe infrastruktur\u00ebs\/ P\u00ebrmbytjet nxjerrin n\u00eb pah d\u00ebshtimin e shtetit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmbytjet prek\u00ebn disa qarqe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb jab\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Janarit, duke shkaktuar bllokime rrug\u00ebsh, d\u00ebme materiale dhe nd\u00ebrprerje t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb aktiviteteve n\u00eb zona urbane dhe rurale, si pasoj\u00eb e reshjeve t\u00eb dendura dhe v\u00ebrshimeve t\u00eb uj\u00ebrave. Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar nj\u00eb t\u00eb vdekur, p\u00ebrmbytjen e gati 1600 banesave dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64552","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64552"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64552\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}