{"id":64522,"date":"2026-01-16T22:59:28","date_gmt":"2026-01-16T22:59:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/16\/citimet-per-kartelet-e-droges-si-refren-diplomatik-i-shba-ne-shqiperi\/"},"modified":"2026-01-16T22:59:28","modified_gmt":"2026-01-16T22:59:28","slug":"citimet-per-kartelet-e-droges-si-refren-diplomatik-i-shba-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/16\/citimet-per-kartelet-e-droges-si-refren-diplomatik-i-shba-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Citimet p\u00ebr kartelet e drog\u00ebs, si refren diplomatik i SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>M\u00ebnyra se si e ngarkuara me pun\u00eb e ambasad\u00ebs amerikane, Nancy VanHorn ka folur gjat\u00eb nj\u00eb takimi me agjent\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb artikulimi t\u00eb ri t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb ka ndryshuar q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit dhe nxjerr m\u00eb s\u00eb miri perceptimin e administrat\u00ebs Trump p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cRrjetet kriminale, p\u00ebrfshir\u00eb grupet shqiptare q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me kartelet e Amerik\u00ebs Latine t\u00eb p\u00ebrmendura nga Sekretari Rubio, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr sigurin\u00eb dhe p\u00ebrparimin ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes aktiviteteve si trafiku i drog\u00ebs dhe pastrimi i parave\u201d<\/strong> <a href=\"https:\/\/al.usembassy.gov\/sq\/fjalimi-i-te-ngarkuares-me-pune-nancy-vanhorn-ne-trajnimin-nga-fbi\/\">u shpreh VanHorn,<\/a> duke p\u00ebrmbledhur n\u00eb pak fjal\u00eb, at\u00eb q\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb DASH e kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb n\u00eb muajt e fundit.<\/p>\n<p>VanHorn e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se prioriteti amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvendosur p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve <strong>\u201cKushdo q\u00eb ndjek Ambasad\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri e di se lufta e krimit t\u00eb organizuar dhe trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi kryesore p\u00ebr ne\u201d,<\/strong> u shpreh ajo, duke cituar m\u00eb pas presidentin amerikan Donald Trump q\u00eb ka k\u00ebrkuar eleminimin e organizatave kriminale.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/28\/washingtoni-i-kujton-rames-kartelet-e-droges-ne-diten-e-flamurit\/\">\u00ebashingtoni i kujton Ram\u00ebs kartelet e drog\u00ebs n\u00eb Dit\u00ebn e Flamurit<\/a><\/p>\n<p>Her\u00eb me nuanca m\u00eb t\u00eb forta dhe her\u00eb m\u00eb t\u00eb buta, mesazhi \u00ebsht\u00eb thuajse i nj\u00ebjti tashm\u00eb prej muajsh.<\/p>\n<p>Uashingtoni ka krijuar nj\u00eb qasje e re me Tiran\u00ebn zyrtare duke p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nj\u00ebjtin refren q\u00eb e artikulon Nancy VanHorn, zyrtar\u00eb t\u00eb departamentit, por edhe q\u00eb i bashkangjitet urimeve t\u00eb sekretarit t\u00eb shtetit, Marko Rubio, p\u00ebr t\u2019u vulosur nga urimi i zyr\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb SHBA, Donald Trump, si\u00e7 ndodhi n\u00eb 28 N\u00ebntor.<\/p>\n<p>Kartelet, trafiku, narkotik\u00ebt, krimi, organizatat\u2026 jan\u00eb terma q\u00eb i sheh t\u00eb artikulohen kur flitet p\u00ebr ekonomin\u00eb, p\u00ebr investimet n\u00eb kibernetik\u00eb, n\u00eb takimet me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ministrive, madje edhe n\u00eb urimin e fest\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/28\/pas-rubios-edhe-trump-na-uron-festen-e-flamurit-duke-permendur-organizatat-kriminale\/\">Pas Rubios, edhe Trump na uron Fest\u00ebn e Flamurit duke p\u00ebrmendur organizatat kriminale<\/a><\/p>\n<p>Nj\u00eb element dometh\u00ebn\u00ebs i k\u00ebsaj narrative \u00ebsht\u00eb se Uashingtoni nuk e sheh zgjidhjen tek qeveria shqiptare, nuk e sheh aleanc\u00ebn politike si instrument t\u00eb ndryshimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, v\u00ebmendja kryesore p\u00ebrqendrohet te SPAK, BKH, Gjykata Kushtetuese, burgjet dhe akademit\u00eb e siguris\u00eb, fakt q\u00eb tregon zhvendosjen e besimit tek institucionet e nd\u00ebshkimit penal.<\/p>\n<p>Lapsi.al ka p\u00ebrzgjedhur nj\u00eb list\u00eb me shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb, t\u00eb n\u00ebnvizuara nga njoftimet e ambasad\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>N\u00ebse lexohen s\u00eb bashku, ato krijojn\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend an\u00ebtar t\u00eb NATO-s dhe aspirant p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb zakonisht rezervohet p\u00ebr vende problematike t\u00eb Amerik\u00ebs Jugore, jo p\u00ebr aleat\u00eb euroatlantik\u00eb. E par\u00eb n\u00eb total, ajo nuk reflekton vet\u00ebm degradimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me SHBA, por sh\u00ebrben n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar gjendjen e shoq\u00ebris\u00eb ku po jetojm\u00eb.<\/p>\n\n<p><strong>23 Maj 2025,<\/strong> Mesazh nga prokurorja amerikane Pam Bondi p\u00ebrmes emisarit t\u00eb saj Stephen Fields<\/p>\n<p><strong>\u201cAi (Z.Fields) p\u00ebrcolli prioritetet e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ShBA p\u00ebr t\u00eb eliminuar kartelet, krimin e organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe emigracionin e paligjsh\u00ebm\u201d<\/strong><\/p>\n\n<p><strong>25 Shtator 2025<\/strong> takim i VanHorn me kryetaren e KLP, Mirela Bogdani<\/p>\n<p>\u201cIntegriteti i procesit p\u00ebr zgjedhjen e Drejtuesit t\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr vazhdimin e bashk\u00ebpunimit mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb <strong>n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe p\u00ebr forcimin e siguris\u00eb s\u00eb vendeve tona\u201d.<\/strong><\/p>\n\n<p><strong>26 Shtator, <\/strong>takim i t\u00eb Ngarkuar\u00ebs me Pun\u00eb, Nancy VanHorn me Ministren e Brendshme, Albana Ko\u00e7iu<\/p>\n<p>\u201cSot, e Ngarkuara me Pun\u00eb Nancy VanHorn theksoi edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebrkushtimin e qart\u00eb t\u00eb Presidentit Trump n\u00eb <strong>zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong> gjat\u00eb takimit t\u00eb saj t\u00eb par\u00eb me Ministren e re t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Albana Ko\u00e7iun. Duke punuar s\u00eb bashku, forcat e rendit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb mund <strong>t\u00eb \u00e7montojn\u00eb rrjetet e paligjshme financiare dhe t\u00eb mohojn\u00eb strehimin e sigurt p\u00ebr trafikant\u00ebt e drog\u00ebs dhe terrorist\u00ebt,<\/strong> duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb dy vendet tona m\u00eb t\u00eb sigurta\u201d<\/p>\n\n<p><strong>17 N\u00ebntor<\/strong> mesazhi pas vizit\u00ebs s\u00eb Drejtorit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore Qendrore, Mark Fleming<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mbylljes s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb fondeve buxhetore, jemi gati t\u00eb vazhdojm\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb normalisht! N\u00eb rast se e keni humbur, pat\u00ebm k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb mir\u00ebprisnim muajin e kaluar Drejtorin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore Qendrore, Mark Fleming, n\u00eb Shqip\u00ebri. Drejtori Fleming u takua me udh\u00ebheq\u00ebs nga i gjith\u00eb spektri politik, si dhe me institucione t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, p\u00ebr t\u00eb theksuar partneritetin e fort\u00eb SHBA\u2013Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar gatishm\u00ebrin\u00eb e NATO-s dhe p\u00ebr t\u00eb goditur <strong>organizatat kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/strong><\/p>\n\n<p><strong>28 N\u00ebntor,<\/strong> Urimi i presidentit t\u00eb SHBA, Donald Trump<\/p>\n<p><em>\u201c<\/em><em>Pres me padurim forcimin e bashk\u00ebpunimit ton\u00eb mbi prioritetet e p\u00ebrbashk\u00ebta, duke p\u00ebrfshir\u00eb stabilitetin rajonal, <strong>p\u00ebrballjen me organizatat kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong> dhe zgjerimin e mund\u00ebsive dypal\u00ebshe t\u00eb biznesit dhe tregtis\u00eb. Ju uroj juve dhe popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb Dit\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar Pavar\u00ebsie\u201d<\/em><\/p>\n\n<p><strong>28 N\u00ebntor,<\/strong> Urimi i sekretarit t\u00eb shtetit, Marco Rubio<\/p>\n<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<div>\u201cPartneriteti yn\u00eb me forcat ligjzbatuese shqiptare i b\u00ebn qytetar\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt teksa ne p\u00ebrballemi me k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb paraqiten prej grupeve kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare, karteleve t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, si dhe atyre q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me ta\u201d<\/div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div><strong>10 dhjetor<\/strong> Vizita e Z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore Qendrore, Lyn Debevoise<\/div>\n<div><\/div>\n<div>P\u00ebrballja me<strong> krimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/strong> k\u00ebrkon nj\u00eb angazhim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Sot, Z\u00ebvend\u00ebsdrejtori p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un p\u00ebr t\u00eb shprehur vler\u00ebsimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr pun\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Altin Dumani me agjencit\u00eb amerikane t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit <strong>p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me rrjetet e paligjshme q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb sigurin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara<\/strong> dhe <strong>p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin q\u00eb pengon kompanit\u00eb dhe investitor\u00ebt amerikan\u00eb<\/strong>. P\u00ebrpjekjet e z. Dumani vendos\u00ebn standardin p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb fort\u00eb mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb kund\u00ebr <strong>organizatave kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong>, i cili shpresojm\u00eb se do t\u00eb vazhdoj\u00eb me pasardh\u00ebsin e tij.<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>8 Janar, takim i t\u00eb Ngarkuar\u00ebs me Pun\u00eb, Nancy VanHorn me kreun e SPAK, Klodian Braho<\/strong><\/p>\n<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<div>E Ngarkuara me Pun\u00eb Nancy VanHorn p\u00ebrg\u00ebzoi Kryeprokurorin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta p\u00ebr rolet e tyre t\u00eb reja drejtuese, duke ritheksuar mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e SPAK n\u00eb <strong>luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe trafikut t\u00eb narkotik\u00ebve.<\/strong> Si\u00e7 ka deklaruar Sekretari Rubio: <em>\u201cNe do t\u00eb p\u00ebrballemi me kartelet e drog\u00ebs kudo q\u00eb ndodhen dhe kudo q\u00eb veprojn\u00eb kund\u00ebr interesave t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit \u00ebsht\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb interesin komb\u00ebtar dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb popullit ton\u00eb.\u201d<\/em> S\u00eb bashku, ne q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n<p><strong>12 Janar, E Ngarkuara me Pun\u00eb, Nancy VanHorn me kryetaren e Gjyakt\u00ebs Kushtetuese, Fiona Papajorgji<\/strong><\/p>\n<p>\u201cE Ngarkuara me Pun\u00eb Nancy VanHorn p\u00ebrg\u00ebzoi Kryetaren e sapoem\u00ebruar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mb\u00ebshtetja afatgjat\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr institucionet e zbatimit t\u00eb ligjit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7on p\u00ebrpara prioritetet e Presidentit Trump: <strong>\u00e7montimin e rrjeteve t\u00eb narkotrafikut dhe krijimin e kushteve t\u00eb barabarta p\u00ebr bizneset amerikane\u201d<\/strong><\/p>\n\n<p><strong>16 Janar, Fjalimi i t\u00eb Ngarkuar\u00ebs me Pun\u00eb Nancy VanHorn n\u00eb Trajnimin nga FBI p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen e Analiz\u00ebs s\u00eb Celular\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKushdo q\u00eb ndjek Ambasad\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri e di se <strong>lufta e krimit t\u00eb organizuar dhe trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi kryesore p\u00ebr ne.<\/strong> Dhe kur Presidenti Trump b\u00ebri thirrje p\u00ebr eliminimin e plot\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ai n\u00ebnvizoi se k\u00ebta kriminel\u00eb p\u00ebrdorin sjellje \u201ct\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb p\u00ebrshtatjes\u201d, duke krijuar k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb pazakonta dhe n\u00eb zhvillim p\u00ebr sigurin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dhe si\u00e7 tha Sekretari Rubio, o<strong>rganizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare kriminale dhe terroriste, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb angazhuara n\u00eb trafikimin e narkotik\u00ebve, jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh p\u00ebr sigurin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Hemisfer\u00ebn Per\u00ebndimore, ku k\u00ebto grupe po destabilizojn\u00eb shtet-kombet dhe po i \u00e7ojn\u00eb n\u00eb emigrim masiv.<\/strong><\/p>\n<p><span>Ne do t\u00eb ndjekim me k\u00ebmb\u00ebngulje prioritetet e Presidentit Trump n\u00eb Shqip\u00ebri, duke forcuar institucionet q\u00eb luftojn\u00eb krimin e organizuar dhe trafikun e narkotik\u00ebve si SPAK, BKH dhe Akademia e Siguris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong>Rrjetet kriminale, p\u00ebrfshir\u00eb grupet shqiptare q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me kartelet e Amerik\u00ebs Latine t\u00eb p\u00ebrmendura nga Sekretari Rubio, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr sigurin\u00eb dhe p\u00ebrparimin ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes aktiviteteve si trafiku i drog\u00ebs dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni par\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij kursi, k\u00ebto krime po mund\u00ebsohen nga teknologjit\u00eb moderne\u201d<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/16\/citimet-per-kartelet-e-droges-si-refren-diplomatik-i-shba-ne-shqiperi\/\">Citimet p\u00ebr kartelet e drog\u00ebs, si refren diplomatik i SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebnyra se si e ngarkuara me pun\u00eb e ambasad\u00ebs amerikane, Nancy VanHorn ka folur gjat\u00eb nj\u00eb takimi me agjent\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb artikulimi t\u00eb ri t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb ka ndryshuar q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit dhe nxjerr m\u00eb s\u00eb miri perceptimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":64523,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64522","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64522","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64522\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}