{"id":64507,"date":"2026-01-16T21:48:23","date_gmt":"2026-01-16T21:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/16\/pronat-e-kreut-spanjoll-te-nje-skeme-piramidale-mbi-23-hektare-toke-ne-dhermi-makina-dhe-llogari-bankare\/"},"modified":"2026-01-16T21:48:23","modified_gmt":"2026-01-16T21:48:23","slug":"pronat-e-kreut-spanjoll-te-nje-skeme-piramidale-mbi-23-hektare-toke-ne-dhermi-makina-dhe-llogari-bankare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/16\/pronat-e-kreut-spanjoll-te-nje-skeme-piramidale-mbi-23-hektare-toke-ne-dhermi-makina-dhe-llogari-bankare\/","title":{"rendered":"Pronat e kreut spanjoll t\u00eb nj\u00eb skeme piramidale, mbi 23 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00eb Dh\u00ebrmi, makina dhe llogari bankare"},"content":{"rendered":"<p>Tre muaj pasi ishin sekuestruar nga SPAK, edhe Prokuroria e Tiran\u00ebs deklaroi t\u00eb premten se kishte sekuestruar kompanit\u00eb e biznesit, tokat dhe llogarit\u00eb bankare t\u00eb investuara nga Shqip\u00ebri nga drejtuesit e nj\u00eb skeme piramidale me kriptovaluta n\u00eb Spanj\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs njoftoi t\u00eb premten se kishte sekuestruar disa shoq\u00ebri tregtare, mbi 23 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00eb Dh\u00ebrmi si dhe automjete dhe llogari bankare n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e shtetasit spanjoll Alvaro Castillos \u2013 i akuzuar p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb skeme nd\u00ebrkomb\u00ebtare mashtrimi me vler\u00eb 30 milion\u00eb euro nga Spanja deri n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit, pronat e sekuestruara n\u00eb Shqip\u00ebri dyshohet se jan\u00eb produkt i vepr\u00ebs penale t\u00eb pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>masat e sekuestros s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs nuk kan\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb praktike, pasi t\u00eb nj\u00ebjtat prona ishin sekuestruar m\u00eb par\u00eb nga Prokuroria e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, kompanit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Casillos dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij, Wingwort, Wortend dhe Wortnova sikurse dhe pronat e tjera jan\u00eb vendosur n\u00ebn administrimin e Agjencis\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK, q\u00eb prej 16 tetorit t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Prokurori Ndini Tavani i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs tha se masa e sekuestros ishte vendosur mbi baz\u00ebn e nj\u00eb procedimi penal p\u00ebr vepr\u00ebn \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, t\u00eb filluar pas nj\u00eb informacioni t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>Tavani sqaroi gjithashtu se ishte n\u00eb dijeni t\u00eb sekuestrimeve t\u00eb kryera m\u00eb par\u00eb nga SPAK, por k\u00ebta t\u00eb fundit nuk po hetonin sipas tij shtetasit spanjoll\u00eb, por \u201ci kishin kryer sekuestrimet mbi baz\u00ebn e nj\u00eb let\u00ebr-porosie t\u00eb autoriteteve spanjolle\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur hetimi yn\u00eb ka filluar koh\u00eb p\u00ebrpara se SPAK t\u00eb kryente sekuestrimin si dhe p\u00ebr faktin q\u00eb nuk ka nj\u00eb hetim paralel nga ata, kam vijuar hetimin dhe kam ndjekur procedurat p\u00ebrkat\u00ebse, duke konkluduar me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sekuestrim,\u201d tha prokurori Tavani, duke shtuar se po e kryente detyr\u00ebn sipas k\u00ebrkesave ligjore.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve t\u00eb kryera nga Prokuroria e Tiran\u00ebs, Alvaro Castillo, babai i tij, Domingo Iriarte dhe partnerja Mihaela Manole akuzohen se kan\u00eb krijuar nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi p\u00ebrmes krijimit t\u00eb kompanive n\u00eb Spanj\u00eb, Portugali, Shqip\u00ebri, Shtetet e Bashkuara, Republik\u00ebn Domenikane si dhe n\u00eb Estoni. Sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, vlera e p\u00ebrfituar p\u00ebrmes k\u00ebsaj skeme p\u00ebrllogaritet se arrin shum\u00ebn 30 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, ata kan\u00eb regjistruar tre kompani n\u00eb Shqip\u00ebri me objekt fush\u00ebn e turizmit apo investimet n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kontrata, transferta dhe shk\u00ebmbime tregtare me kompani t\u00eb regjistruara n\u00eb Bullgari, Sllovaki apo Malajzi.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, k\u00ebto shoq\u00ebri kan\u00eb bler\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb Dh\u00ebrmi me vlera duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se sa vlera e tregut.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se k\u00ebto subjekte ushtrojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin aktivitet dhe kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb, me administrator\u00eb shtetasit spanjoll\u00eb. Po ashtu, rezultojn\u00eb me status \u201cpezulluar\u201d, \u00e7\u2019ka sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, rrit dyshimet p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb aktiviteti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ekonomik t\u00eb mundsh\u00ebm dhe p\u00ebrdorim formal t\u00eb subjekteve p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb fshehjes apo transferimit t\u00eb t\u00eb ardhurave me origjin\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>Domingo Iarte \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb Spanj\u00eb p\u00ebr mashtrim piramidal dhe pastrim parash. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij n\u00eb kompanin\u00eb Madeira Invest Club dhe shoq\u00ebri financiare t\u00eb tjera t\u00eb tij. Megjithat\u00eb, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skem\u00ebs dyshohet se q\u00ebndronte djali i tij, Alvaro Castillo, i arrestuar n\u00eb Spanj\u00eb dhe i njohur n\u00eb rrjetet e koduara si \u2018Luis\u2019 apo \u2018Cryptospain\u2019.<\/p>\n<p>\u201cAi komunikonte me klient\u00ebt n\u00eb platform\u00ebn Telegram, duke i bindur t\u00eb investonin shuma q\u00eb nisnin nga 1.5 milion\u00eb euro, pa pasur detyrimin t\u00eb identifikoheshin. Kjo e b\u00ebnte t\u00eb pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare\u201d, citohet n\u00eb njoftim dhe shtohet se ky rrjet kriminal kishte ngritur kompani fiktive n\u00eb disa shtete p\u00ebr t\u00eb fshehur qarkullimin e parave<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pronat-e-kreut-spanjoll-te-nje-skeme-piramidale-mbi-23-hektare-toke-ne-dhermi-makina-dhe-llogari-bankare\/\">Pronat e kreut spanjoll t\u00eb nj\u00eb skeme piramidale, mbi 23 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00eb Dh\u00ebrmi, makina dhe llogari bankare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre muaj pasi ishin sekuestruar nga SPAK, edhe Prokuroria e Tiran\u00ebs deklaroi t\u00eb premten se kishte sekuestruar kompanit\u00eb e biznesit, tokat dhe llogarit\u00eb bankare t\u00eb investuara nga Shqip\u00ebri nga drejtuesit e nj\u00eb skeme piramidale me kriptovaluta n\u00eb Spanj\u00eb. Prokuroria e Tiran\u00ebs njoftoi t\u00eb premten se kishte sekuestruar disa shoq\u00ebri tregtare, mbi 23 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64507","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64507"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64507\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}