{"id":64495,"date":"2026-01-16T20:48:19","date_gmt":"2026-01-16T20:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/16\/reforma-kushtetuese-perballe-nevojes-per-reforme-politike-brenda-pushtetit\/"},"modified":"2026-01-16T20:48:19","modified_gmt":"2026-01-16T20:48:19","slug":"reforma-kushtetuese-perballe-nevojes-per-reforme-politike-brenda-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/16\/reforma-kushtetuese-perballe-nevojes-per-reforme-politike-brenda-pushtetit\/","title":{"rendered":"Reforma kushtetuese, p\u00ebrball\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr reform\u00eb politike brenda pushtetit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Edi Rama k\u00ebrkoi q\u00eb socialist\u00ebt t\u00eb hedhin themelin e nj\u00eb reforme t\u00eb re kushtetuese n\u00eb vend, q\u00eb synon reformimin e Parlamentit, ndarjen administrative t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e lidhur kjo edhe me ligjin elektoral dhe aspekte t\u00eb tjera kushtetuese q\u00eb mund t\u00eb dalin rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Ideja e nj\u00eb reforme t\u00eb re kushtetuese \u00ebsht\u00eb e kusht\u00ebzuar nga dy faktor\u00eb vendimtar\u00eb.<\/p>\n<p>Faktori i par\u00eb \u00ebsht\u00eb opozita e Sali Berish\u00ebs. N\u00eb parim, Sali Berisha pranon reforma vet\u00ebm n\u00eb interes t\u00eb tij politik. N\u00eb rastin konkret, Sali Berisha ka interes jetik mbijetes\u00ebn politike n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb jet\u00eb faktor bllokues qoft\u00eb edhe p\u00ebr reforma t\u00eb tilla. K\u00ebshtu q\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr reform\u00eb kushtetuese duhet t\u00eb kaloj\u00eb tek d\u00ebshirat e Berish\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb ligj elektoral q\u00eb e mban at\u00eb n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs. Nj\u00eb i till\u00eb u b\u00eb m\u00eb 2009. Nuk besoj se Shqip\u00ebria ia ka borxh, pas gati 20 vjet\u00ebsh Berish\u00eb, t\u2019i b\u00ebj\u00eb edhe nj\u00eb ligj p\u00ebr pleq\u00ebri. K\u00ebshtu q\u00eb ka pak gjasa q\u00eb ai t\u00eb bjer\u00eb dakord p\u00ebr ndonj\u00eb reform\u00eb kushtetuese. Socialist\u00ebt \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta paraqesin opsionin e tyre, por gjasat q\u00eb Berisha t\u2019u jap\u00eb vot\u00ebn jan\u00eb t\u00eb pakta, n\u00ebse k\u00ebta nuk i japin atij garanci q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb pushtetin n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb. Deri tani i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm garanci financiare, duke i mund\u00ebsuar familjes s\u00eb tij t\u00eb zhvilloj\u00eb prona t\u00eb fituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb dhe rrug\u00eb korruptive. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr Berish\u00ebn. Ai e di q\u00eb ato i humbet n\u00ebse humbet PD-n\u00eb. Pasuria e tij m\u00eb e madhe buron nga t\u00eb qenit pronar i PD-s\u00eb dhe jo pronar i tokave n\u00eb bregdet. Prandaj ky proces mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm dhe i pavotuesh\u00ebm n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Faktori i dyt\u00eb vendimtar \u00ebsht\u00eb Bashkimi Evropian. Shqip\u00ebria ka ambicie t\u00eb ekzagjeruara q\u00eb mund t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE n\u00eb vitin 2029. Personalisht nuk shpresoj se kjo do t\u00eb arrihet, jo thjesht si parashikim, por si pamund\u00ebsi q\u00eb ne t\u00eb kryejm\u00eb reforma thelb\u00ebsore dhe konkrete n\u00eb fush\u00ebn e shtetit juridik, mjedisit dhe bujq\u00ebsis\u00eb, tre probleme t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb larg v\u00ebmendjes reale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fituar me \u00e7do \u00e7mim konsensusin e Evrop\u00ebs, kryeministri Rama ka urdh\u00ebruar deputet\u00ebt t\u00eb mos ken\u00eb asnj\u00eb hezitim p\u00ebr t\u00eb miratuar ligjet q\u00eb ofrohen nga BE-ja dhe direktivat e ardhura prej tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga direktivat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb beteja e drejt\u00ebsis\u00eb me korrupsionin, e cila jo n\u00eb pak raste i ka hapur rrug\u00ebn lin\u00e7imeve politike, munges\u00ebs s\u00eb procedur\u00ebs ligjore n\u00eb hetime dhe heqje lirie, si dhe debateve mbi sigurin\u00eb juridike t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po marrin nj\u00eb drejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb keqe se ajo q\u00eb kan\u00eb pasur para Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mali i dosjeve n\u00ebp\u00ebr gjykata, sorollatjet pa fund t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, rikthimi i shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr rigjykim nga Gjykata e Lart\u00eb etj., i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb m\u00eb t\u00eb pashpres\u00eb se kurr\u00eb p\u00ebr rezultatet e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Guximi p\u00ebr t\u00eb reformuar Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn e BE-s\u00eb, e cila tek gjith\u00eb Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi shikon si pozitive vet\u00ebm nd\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb e politikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Dakord jam, por Reforma u b\u00eb t\u2019u jap\u00eb drejt\u00ebsi qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe jo si gijotin\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare. Si e till\u00eb, n\u00ebse e l\u00eb gjendjen k\u00ebshtu deri m\u00eb 2029, k\u00ebtu do t\u00eb jet\u00eb kriminalizuar gjith\u00eb klasa politike dhe nga ana tjet\u00ebr qindra mij\u00ebra qytetar\u00eb shqiptar\u00eb do t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb m\u00eb pak drejt\u00ebsi se sa kishin para vitit 2016. At\u00ebher\u00eb bilanci do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i keq. Ne do t\u00eb dukemi nj\u00eb vend i njollosur nga drejt\u00ebsia dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb vend pa drejt\u00ebsi. Dhe kjo do guxim politik p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur. Ashtu si\u00e7 thoshte Konica, n\u00eb pritje t\u00eb \u00ebndrrave do t\u00eb na kalben d\u00ebshirat.<\/p>\n<p>Nuk po flas pastaj p\u00ebr an\u00ebt teknike t\u00eb standardeve t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb mbyllin nj\u00eb sy p\u00ebr t\u2019i pranuar. \u00c7\u00ebshtja e pron\u00ebs, gjendja primitive e fshatit, mjedisi dhe fusha t\u00eb tjera t\u00eb zhvillimit si bujq\u00ebsia jan\u00eb probleme m\u00eb vete, por p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shkelje syri.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb para Reform\u00ebs Kushtetuese, Edi Rama ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebj\u00eb disa reforma ligjore t\u00eb ligjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit: Kodin Penal, Civil, ndarjen territoriale, ligjin elektoral, ligjin p\u00ebr shtypin, etj., p\u00ebr t\u00eb shtruar rrug\u00ebn drejt nj\u00eb reforme t\u00eb plot\u00eb kushtetuese.<br \/>\nDhe p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, ai duhet t\u2019i rikthehet nj\u00eb qeverisjeje me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb politike. Teknicien\u00ebt jan\u00eb pasuria m\u00eb e madhe e k\u00ebtij vendi p\u00ebr t\u00eb na futur n\u00eb Bashkimin Evropian, por qeverisja dhe qeveria duhet t\u00eb reformohen bazuar mbi p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb politike. Teknicien\u00ebt mund t\u00eb udh\u00ebheqin \u00e7do agjenci apo nj\u00ebsi t\u00eb integrimit n\u00eb vend, por jo qeverin\u00eb. Kur u k\u00ebrkon deputet\u00ebve t\u00eb lidhen me baz\u00ebn dhe t\u00eb ruajn\u00eb raportet me elektoratin, duhet ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb, dhe kur ruan p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik n\u00eb qeveri n\u00eb gjith\u00eb qarqet q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb ku t\u00eb trokasin. Deputet\u00ebt q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb zon\u00eb elektorale dhe duhet t\u2019i bien telefonit t\u00eb nj\u00eb ministri q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deputet, \u00ebsht\u00eb pak paradoksale.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur socialist\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb afatgjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar situat\u00ebn n\u00eb Parlament, situat\u00ebn n\u00eb terren dhe procesin e integrimit, ata duhet t\u00eb kthehen n\u00eb debatues t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe njer\u00ebz q\u00eb marrin pesh\u00eb politike duke u p\u00ebrballur me problemet.<\/p>\n<p>Sot Grupi Parlamentar Socialist ngjan si grup anonim\u00ebsh, ku t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjn\u00eb kujdes vet\u00ebm t\u00eb mos i p\u00ebrmend\u00eb Berisha dhe nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb asnj\u00eb debat as p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qeverin\u00eb, as qeverisjen, pasi realisht ndjehen t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Ata nuk i njeh askush p\u00ebr luft\u00ebtar\u00eb. Politika shqiptare ia ka deleguar debatin politik paneleve televizive me gazetar\u00eb me honorare q\u00eb t\u00eb pyesin para emisionit me k\u00eb t\u00eb b\u00ebhen gjat\u00eb emisionit. Ky \u00ebsht\u00eb fundi i politik\u00ebs dhe i p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb politike t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe PD-s\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs. \u00cbsht\u00eb aq i theksuar si fenomen, sa edhe vet\u00eb Edi Rama zgjedh t\u00eb b\u00ebj\u00eb debat politik me Fevziun dhe Klodiana Lal\u00ebn n\u00eb vend t\u00eb Berish\u00ebs. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb fyerje p\u00ebr dy gazetar\u00ebt, por p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare, e cila ka zhdukur aktor\u00ebt politik\u00eb dhe ka deleguar debatin politik tek shtypi, dhe pastaj debaton me t\u00eb.<\/p>\n<p>Kthejeni politik\u00ebn tek politikan\u00ebt dhe mbajeni debatin politik tek ata dhe do t\u00eb kuptoni q\u00eb shtypi nuk ka m\u00eb asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. P\u00ebrve\u00e7 rastit kur t\u00eb b\u00ebn transparenc\u00ebn e m\u00ebkateve.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/reforma-kushtetuese-perballe-nevojes-per-reforme-politike-brenda-pushtetit\/\">Reforma kushtetuese, p\u00ebrball\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr reform\u00eb politike brenda pushtetit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Edi Rama k\u00ebrkoi q\u00eb socialist\u00ebt t\u00eb hedhin themelin e nj\u00eb reforme t\u00eb re kushtetuese n\u00eb vend, q\u00eb synon reformimin e Parlamentit, ndarjen administrative t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e lidhur kjo edhe me ligjin elektoral dhe aspekte t\u00eb tjera kushtetuese q\u00eb mund t\u00eb dalin rrug\u00ebs. Ideja e nj\u00eb reforme t\u00eb re kushtetuese \u00ebsht\u00eb e kusht\u00ebzuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64495","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64495\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}