{"id":64482,"date":"2026-01-16T19:48:18","date_gmt":"2026-01-16T19:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/16\/rama-akuzon-fevziun-per-shpifje-peleshi-njofton-ligj-te-ri-per-mediat-dhe-prokuroret\/"},"modified":"2026-01-16T19:48:18","modified_gmt":"2026-01-16T19:48:18","slug":"rama-akuzon-fevziun-per-shpifje-peleshi-njofton-ligj-te-ri-per-mediat-dhe-prokuroret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/16\/rama-akuzon-fevziun-per-shpifje-peleshi-njofton-ligj-te-ri-per-mediat-dhe-prokuroret\/","title":{"rendered":"Rama akuzon Fevziun p\u00ebr shpifje, Peleshi njofton ligj t\u00eb ri p\u00ebr mediat dhe prokuror\u00ebt \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>\u201cNa duhet t\u00eb ndiejm\u00eb dhe kuptojm\u00eb nevoj\u00ebn e madhe p\u00ebr informim t\u00eb njer\u00ebzve. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb sepse mjedisi i informimit \u00ebsht\u00eb i kontaminuar, kur n\u00eb dit\u00ebt e p\u00ebrmbytjes, dit\u00eb dramatike, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb shikojn\u00eb prej shum\u00eb vitesh \u00ebndrr\u00ebn n\u00eb beze, thon\u00eb tironsit, t\u00eb rr\u00ebzimit ton\u00eb, e shikonin shiun dhe bor\u00ebn si an\u00ebtar\u00ebt e mir\u00ebseardhur t\u00eb koalicionit. Moderatori m\u00eb i famsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, i cili ka vizituar 148 vende t\u00eb bot\u00ebs, e hap penxheren e tij t\u00eb dark\u00ebs dhe a thua se i kishin hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi forca t\u00eb err\u00ebta dhe shpif haptas.<\/p>\n<p>Nuk e di me vet\u00ebdije a pa vet\u00ebdije, por shpif haptas. Mendoj q\u00eb ishte i acaruar nga fakti q\u00eb ministrat p\u00ebrkat\u00ebs ishin gjithandej n\u00eb terren, flisnin me mediat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sigurisht ai dhe gjithkush atje brenda q\u00eb ftohet atje apo n\u00eb penxheret e tjera, ministrat i konsiderojn\u00eb ministra vet\u00ebm kur b\u00ebjn\u00eb parakalimin te Stacioni i Trenit, p\u00ebrndryshe nuk ekizstojn\u00eb ose jan\u00eb duke mashtruar. Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe kur kapet, s\u2019po them me presh n\u00eb duar se s\u2019do t\u00eb ishte e p\u00ebrshtatshme, refuzon t\u00eb pranoj\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndjes\u00eb, t\u2019i referohet faktit dhe flet menj\u00ebher\u00eb, merret me gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb drejta, t\u00eb v\u00ebrteta, por nuk kan\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb informosh kur n\u00eb debatet politike ti shkon dhe ke p\u00ebrball\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb ardhur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb debat me ty, kan\u00eb ardhur t\u00eb t\u00eb sulmojn\u00eb, t\u00eb t\u00eb godasin, t\u00eb t\u00eb baltosin. Nuk jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb t\u00eb pyetur, jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb thash\u00eb. Moderatori me shkop atje turret t\u00eb ndez\u00eb prap\u00eb sherrin dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb. Si b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb informuar publikun n\u00eb kushtet q\u00eb ka 700 tenxhere t\u00eb tilla q\u00eb ziejn\u00eb e dezinformojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb? Duhet t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulim, duhet t\u00eb p\u00ebrdorim \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka interes p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb publikut se \u00e7far\u00eb po b\u00ebjm\u00eb ne. Ato q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne n\u00ebp\u00ebr rrjete sociale jan\u00eb nga halli i madh se n\u00eb qoft\u00eb se ne nuk i b\u00ebjm\u00eb n\u00eb rrjete sociale, njer\u00ebzit tan\u00eb do t\u00eb mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb tregojn\u00eb ata atje. Duhet nj\u00eb riangazhim i plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar hap\u00ebsir\u00ebn e parlamentit dhe p\u00ebr t\u00eb treguar \u00e7far\u00eb po b\u00ebjm\u00eb ne p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb tjet\u00ebr. Arsyeja pse ata nuk i voton askush dhe anketimet tona t\u00eb brendshme, ata jan\u00eb daha e daha m\u00eb keq se \u00e7\u2019ishin pas zgjedhjeve ku sigurisht ata fituan, por sigurisht ata humb\u00ebn\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Me tej, Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi paralajm\u00ebroi sot se n\u00eb sesionin e ri t\u00eb Kuvendit do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fluks ligjesh dhe nismash ligjore q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb, prokuror\u00ebt e gjyqtar\u00ebt dhe deri ndryshim t\u00eb ligjit p\u00ebr mediat audiovizive.<\/p>\n<p>Peleshi e b\u00ebri pohimin gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb grupit parlamentar socialist ku gjendej dhe kabineti qeveritar i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Peleshi tha se projektligjet q\u00eb lidhen me procesin e integrimit do t\u00eb jen\u00eb kryefjala dhe prioriteti i padiskutuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai shtoi se q\u00eb n\u00eb seancat e para t\u00eb k\u00ebtij sesioni:<\/p>\n<p>Do t\u00eb shqyrtojm\u00eb ndryshimet n\u00eb Kodin Penal p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e piketave t\u00eb BE-s\u00eb, mbrojtjen e territorit, zgjerimin e liris\u00eb s\u00eb medias dhe mbrojtjen e gazetar\u00ebve;<\/p>\n<p>Do t\u00eb miratohen ndryshime n\u00eb ligjin p\u00ebr organet e qeverisjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe rritjen e efektivitetit, transparenc\u00ebs dhe integritetit t\u00eb sistemit;<\/p>\n<p>Do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet ligji p\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve p\u00ebr t\u00eb garantuar pavar\u00ebsin\u00eb, paan\u00ebsin\u00eb dhe llogaridh\u00ebnien;<\/p>\n<p>Do t\u00eb miratohet ligji p\u00ebr konfliktin e interesave me instrumente kontrolli t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm;<\/p>\n<p>Do t\u00eb p\u00ebrshtatet ligji p\u00ebr komisionet hetimore sipas vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese;<\/p>\n<p>Do t\u00eb ndryshohet ligji p\u00ebr mediat audiovizive p\u00ebr transparenc\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e informimit.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ndryshohet ligji p\u00ebr mbrojtjen nga diskriminimi p\u00ebr forcimin e rolit t\u00eb Komisionerit dhe p\u00ebrafrimin me BE;<\/p>\n<p>Do t\u00eb miratohet ligji p\u00ebr lobimin, rritjen e transparenc\u00ebs s\u00eb veprimtaris\u00eb lobuese.<\/p>\n<p>Peleshi vuri n\u00eb dukje faktin se ekzistojn\u00eb dy komisione t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, Komisioni p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore dhe Komisioni p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale.<\/p>\n<p>\u201cShpresojm\u00eb q\u00eb puna do t\u00eb ec\u00eb, edhe si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb fillim, me opozit\u00ebn s\u00ebbashku, por gjith\u00ebsesi k\u00ebto jan\u00eb objektiva madhore q\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb arsye nuk do t\u00eb duhet t\u00eb ngecin, nuk do t\u00eb ngelen n\u00eb tentativv\u00eb, por brenda sesionit do t\u00eb konkludojm\u00eb me rekomandimet p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tregoi se \u201cgjat\u00eb k\u00ebtij sesioni do t\u00eb synojm\u00eb t\u00eb miratojm\u00eb projektligjin p\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu Peleshi detajoi: \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj i ri, nuk e kemi patur deri tani. Kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb diskutim paraprak, parimor, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diskutim q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt, t\u00eb 140 deputet\u00ebt e parlamentit, ndaj presim kontribut nga secili prej jush p\u00ebr t\u00eb patur m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb ligj organik p\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Kuvendit, i cili edhe fuqizon rolin e Kuvendit, por besoj edhe i jep nj\u00eb status m\u00eb dinjitoz \u00e7do deputeti.\u201d<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNa duhet t\u00eb ndiejm\u00eb dhe kuptojm\u00eb nevoj\u00ebn e madhe p\u00ebr informim t\u00eb njer\u00ebzve. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb sepse mjedisi i informimit \u00ebsht\u00eb i kontaminuar, kur n\u00eb dit\u00ebt e p\u00ebrmbytjes, dit\u00eb dramatike, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb shikojn\u00eb prej shum\u00eb vitesh \u00ebndrr\u00ebn n\u00eb beze, thon\u00eb tironsit, t\u00eb rr\u00ebzimit ton\u00eb, e shikonin shiun dhe bor\u00ebn si an\u00ebtar\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64482","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64482","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64482"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64482\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64482"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64482"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64482"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}