{"id":64471,"date":"2026-01-16T18:48:24","date_gmt":"2026-01-16T18:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/16\/me-mire-te-mbyllet-rama-rtsh-eshte-deshtim-total-nuk-i-japim-me-asnje-lek\/"},"modified":"2026-01-16T18:48:24","modified_gmt":"2026-01-16T18:48:24","slug":"me-mire-te-mbyllet-rama-rtsh-eshte-deshtim-total-nuk-i-japim-me-asnje-lek","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/16\/me-mire-te-mbyllet-rama-rtsh-eshte-deshtim-total-nuk-i-japim-me-asnje-lek\/","title":{"rendered":"\u201cM\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbyllet\u201d, Rama: RTSH \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim total, nuk i japim m\u00eb asnj\u00eb lek"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka shp\u00ebrthyer me tone t\u00eb forta ndaj Radio Televizionit Shqiptar, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb d\u00ebshtim total dhe duke e quajtur \u201csh\u00ebrbimin m\u00eb mizerab\u00ebl publik n\u00eb gjith\u00eb globin\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur sot para ministrave dhe deputet\u00ebve socialist\u00eb, Rama u shpreh se p\u00ebrpjekjet p\u00ebr reformimin e RTSH-s\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar plot\u00ebsisht, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi tentuar t\u00eb krijojm\u00eb kushtet q\u00eb RTSH t\u00eb reformohet dhe kemi d\u00ebshtuar me suksesin m\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Bilanci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim i suksessh\u00ebm: nga borxhi n\u00eb borxh dhe nga mosp\u00ebrfillja e publikut n\u00eb mosp\u00ebrfillje. Sot n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kemi televizion publik,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri deklaroi se nuk e ndjek RTSH-n\u00eb dhe se hera e fundit q\u00eb e ka par\u00eb si shikues ka qen\u00eb n\u00eb vitin 1990. Ai shtoi se edhe kur ka qen\u00eb i ftuar n\u00eb emisione t\u00eb k\u00ebtij institucioni, mungesa e audienc\u00ebs ka qen\u00eb evidente.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb t\u00eb vetmet intervista pas t\u00eb cilave nuk kam marr\u00eb asnj\u00eb mesazh. Kam qen\u00eb n\u00eb studio, i kam par\u00eb ata n\u00eb sall\u00eb, por jasht\u00eb studios nuk m\u00eb ka par\u00eb njeri,\u201d u shpreh ai.<\/p>\n<p>Rama theksoi se drejtuesit e RTSH-s\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb kurr\u00eb nd\u00ebrhyrje apo udh\u00ebzime nga ana e tij dhe se problemi nuk lidhet me presion politik, por me munges\u00ebn e performanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai hodhi iden\u00eb e nj\u00eb k\u00ebrkimfaljeje publike nga RTSH ndaj qytetar\u00ebve dhe familjeve shqiptare p\u00ebr sh\u00ebrbimin e dob\u00ebt t\u00eb ofruar nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>\u201cU kam th\u00ebn\u00eb drejtuesve: mbylleni ekranin dhe dilni t\u00eb k\u00ebrkoni ndjes\u00eb publike. Premtoni se do riktheheni vet\u00ebm kur t\u00eb jeni gati p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri ngriti gjithashtu pik\u00ebpyetje mbi faktin se televizione private, me buxhete shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla, arrijn\u00eb t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb sukses se RTSH-ja, nd\u00ebrsa theksoi se qeveria nuk do t\u00eb jap\u00eb m\u00eb fonde publike pa merit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb japim asnj\u00eb lek nga taksat e shqiptar\u00ebve deri sa RTSH t\u2019i meritoj\u00eb. \u00c7do opsion duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb tryez\u00eb: mbyllja p\u00ebrfundimtare, privatizimi, partneriteti, gjith\u00e7ka p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj gjendjeje aktuale,\u201d deklaroi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ai u distancua nga \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb media, duke theksuar se nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb rregullimin e mediave publike apo private.<\/p>\n<p><strong>Pjesa e fjal\u00ebs ku ndalet te RTSH<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNe kemi tentuar t\u00eb krijojm\u00eb kushtet q\u00eb RTSH t\u00eb reformohet dhe kemi d\u00ebshtuar me suksesin m\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Nuk e di \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejtuesja e re, por deri tani bilanci i RTSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim i suksessh\u00ebm: nga borxhi n\u00eb borxh dhe nga mosp\u00ebrfillja e publikut n\u00eb mosp\u00ebrfillje. Sot ne nuk kemi televizion publik n\u00eb Shqip\u00ebri; kemi nj\u00eb kanal atje, por hera e fundit q\u00eb e kam par\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb vitin 1990, para p\u00ebrmbysjes s\u00eb protestave.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, televizion publik nuk kam par\u00eb. Kam shkuar i ftuar, por as veten nuk e kam par\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb vetmet intervista pas t\u00eb cilave nuk marr asnj\u00eb mesazh. \u00cbsht\u00eb sikur t\u00eb kesh shkuar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshpirtje q\u00eb duhet t\u00eb ishte publike: i kam par\u00eb ata n\u00eb sall\u00eb, por jasht\u00eb studios nuk m\u00eb ka par\u00eb njeri.<\/p>\n<p>Drejtuesit e RTSH-s\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb se nga un\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb kurr\u00eb asnj\u00eb mesazh, sepse un\u00eb nuk e shoh. Dhe kur ndonj\u00ebri prej jush m\u00eb thot\u00eb \u2018shiko \u00e7far\u00eb b\u00ebn RTSH\u2019, p\u00ebrgjigjja ime \u00ebsht\u00eb kjo. T\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt i kam takuar pasi jan\u00eb zgjedhur dhe u kam th\u00ebn\u00eb: mbylleni, dilni n\u00eb ekran dhe thoni se televizioni publik i k\u00ebrkon ndjes\u00eb popullit, t\u00eb gjitha familjeve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe jasht\u00eb saj, u k\u00ebrkon ndjes\u00eb edhe atyre q\u00eb nuk jetojn\u00eb m\u00eb dhe q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar, si\u00e7 jeni edhe ju sot, t\u00eb marrin sh\u00ebrbimin m\u00eb mizerab\u00ebl publik n\u00eb glob. Premtoni se do reflektoni dhe se do riktheheni n\u00eb ekran vet\u00ebm kur t\u00eb jeni gati p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb reform\u00eb.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb televizionet e tjera, me buxhete shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla, kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sukses? Sepse buxheti i tyre nuk \u00ebsht\u00eb i garantuar. Ata duan t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb transmetuar ndeshjet e komb\u00ebtares, por lek\u00ebt nuk i paguajn\u00eb, sepse thon\u00eb: \u2018ne jemi publik, doni lek\u00ebt tona, shkoni te qeveria\u2019. Nuk kemi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb lek nga taksat e shqiptar\u00ebve deri kur ta meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do opsion duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb tryez\u00eb: mbyllja p\u00ebrfundimtare, privatizimi, partneriteti \u2013 gjith\u00e7ka, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj gjendjeje q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot. Un\u00eb nuk marr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb, ashtu si\u00e7 nuk marr pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar median. E nd\u00ebrmora k\u00ebt\u00eb aventur\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr disa gj\u00ebra dhe Shqip\u00ebris\u00eb i mbeti ai paragraf, ai draft i ligjit p\u00ebr median. Sot diskutohet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se aq, por un\u00eb nuk merrem as me mediat online, as me televizionin publik. Ju q\u00eb vuani nga shpifjet e tyre, merruni vet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/me-mire-te-mbyllet-rama-rtsh-eshte-deshtim-total-nuk-i-japim-me-asnje-lek\/\">\u201cM\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbyllet\u201d, Rama: RTSH \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim total, nuk i japim m\u00eb asnj\u00eb lek<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka shp\u00ebrthyer me tone t\u00eb forta ndaj Radio Televizionit Shqiptar, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb d\u00ebshtim total dhe duke e quajtur \u201csh\u00ebrbimin m\u00eb mizerab\u00ebl publik n\u00eb gjith\u00eb globin\u201d. Duke folur sot para ministrave dhe deputet\u00ebve socialist\u00eb, Rama u shpreh se p\u00ebrpjekjet p\u00ebr reformimin e RTSH-s\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar plot\u00ebsisht, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64471","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64471\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}