{"id":6446,"date":"2025-02-17T07:01:44","date_gmt":"2025-02-17T07:01:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/17\/ben-andoni-miti-i-zgjedhjeve-te-kosoves-ra-me-2025\/"},"modified":"2025-02-17T07:01:44","modified_gmt":"2025-02-17T07:01:44","slug":"ben-andoni-miti-i-zgjedhjeve-te-kosoves-ra-me-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/17\/ben-andoni-miti-i-zgjedhjeve-te-kosoves-ra-me-2025\/","title":{"rendered":"Ben Andoni: Miti i zgjedhjeve t\u00eb Kosov\u00ebs ra m\u00eb 2025"},"content":{"rendered":"<p>Edhe pse zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb Kosov\u00eb kishin muaj (prej shtatorit) q\u00eb ishin vendosur dhe m\u00ebtohej se ishin marr\u00eb masat e duhura, KQZ-ja tregoi se linte shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Anipse, koha dhe hetimet do t\u00eb tregojn\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm faji i tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse do zbulohen dhe nd\u00ebrhyrje, at\u00ebher\u00eb shqet\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb i madh, kurse miti i zgjedhjeve t\u00eb mira bie dhe, Kosova kthehet n\u00eb klubin e vendeve t\u00eb tjera me probleme n\u00eb rajon. Diferenc\u00ebn k\u00ebt\u00eb her\u00eb e b\u00ebn vet\u00ebm ajo. Tashm\u00eb precedenti i krijuar urojm\u00eb t\u00eb mos kthehet n\u00eb zakon, pasi zakonisht p\u00ebrb\u00ebn rrug\u00ebn nga ku kalojn\u00eb rregullisht zgjedhjet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt, k\u00ebtej dhe matan\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb kishte nj\u00eb gar\u00eb mes gazetar\u00ebve, por m\u00eb shum\u00eb analist\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb treguar se cili mund ta parashihte m\u00eb shpejt rezultatin e zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb. Dikush, q\u00eb mbahej m\u00eb optimisti, e referonte n\u00eb or\u00ebn 10.00 t\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb 9 Shkurtit, t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb 11.00. T\u00eb gjith\u00eb bashkoheshin n\u00eb perceptimin se mesnata e 10 shkurtit e mbyllte num\u00ebrimin e votave dhe rezultatet. Po ashtu, shumica, bashkoheshin n\u00eb faktin se VV ishte m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb projeksionet e fituesit zgjedhor, pal\u00ebt do ta uronin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe k\u00ebrsh\u00ebria e vetme ishte sesi do t\u00eb festohej.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb or\u00ebn, ku po p\u00ebrgatitet ky shkrimi, 17.00 e dat\u00ebs 15 Shkurt, num\u00ebrimi s\u2019ka mbaruar. Referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Komisionit Qendror Zgjedhor, jan\u00eb num\u00ebruar 99.72 p\u00ebr qind t\u00eb votave, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka fituar 40.84 p\u00ebr qind apo 341 mij\u00eb e 672 mij\u00eb vota. Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) 22.15 p\u00ebr qind ose 184 mij\u00eb e 499, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) 17.59 p\u00ebr qind ose 147 mij\u00eb 827. AAK-NISMA Konservator\u00ebt-Intelektual\u00ebt-Ideal 7.47 p\u00ebr qind ose 62 mij\u00eb e 309 vota.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodhi? KQZ-ja e Kosov\u00ebs nuk mundi t\u00eb informonte ashtu si duhej p\u00ebr rezultatet. Faqja ishte vazhdimisht jasht\u00eb funksioni. Reporter\u00ebt dhe gazetar\u00ebt q\u00eb i ndiqnin zgjedhjet n\u00eb terren do t\u00eb shihnin se mjedisi i vet\u00ebm ku mund t\u00eb p\u00ebrcilleshin informacionet e KQZ-s\u00eb ishte thjesht nj\u00eb monitor, vendosur n\u00eb hyrje t\u00eb godin\u00ebs. Prej fillimi u anuluan 700 vota nga diaspora, andaj analist\u00ebt kosovar\u00eb presin q\u00eb numri i votave t\u00eb pavlefshme t\u00eb jet\u00eb disa mij\u00ebra syresh.<\/p>\n<p>beAshtu, si u duk krejt qesharake, realizimi i paraqitjes elektronik t\u00eb votave dhe shfaqja e tyre n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb KQZ-s\u00eb. P\u00ebr ta konfuzuar dhe m\u00eb shum\u00eb ndihmoi kryetari i KQZ-s\u00eb, Kreshnik Radoniqi, i cili tha se sh\u00ebnimet n\u00eb faqe nuk duheshin p\u00ebrcjell\u00eb\u2026 \u201cdisi do t\u2019jua b\u00ebjm\u00eb me dije se kush sa vota i mblodhi\u201d. Nuk mbaroi edhe k\u00ebtu, pasi votat e num\u00ebruara nuk korrespondonin me votat e hedhura p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 30 mij\u00eb syresh.<\/p>\n<p>Dhe, duket se nisi identifikimi me dor\u00eb. N\u00eb fakt, koleg\u00ebt kosovar\u00eb m\u00ebtojn\u00eb se KQZ-ja nuk e ka v\u00ebrejtur q\u00eb faqja e tyre \u00ebsht\u00eb sulmuar dy dit\u00eb para zgjedhjeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mendohet se \u00e7ka mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb kontestimin e komplet procesit \u00ebsht\u00eb mungesa e numrave serik\u00eb n\u00eb flet\u00ebvotime. Kjo ishte vet\u00ebm nj\u00ebra an\u00eb e problematik\u00ebs, kurse tjetra lidhej me sjelljen e Vet\u00ebvendosjes, renditur e para.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsuese akoma mbeti edhe fakti i gjuh\u00ebs shum\u00eb fyese, q\u00eb z. Kurti, shpalli pas fitores s\u00eb tij. \u201cI pat\u00eb \u00e7far\u00eb rrenash prej premtimeve kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb: thoshin buxheti i shtetit do t\u00eb b\u00ebhet ma i madh se bruto produkti vendor. \u00c7far\u00eb hajvanash\u201d, tha Kurti n\u00eb Prishtin\u00eb, duke ngritur nj\u00eb barrier\u00eb, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kalohet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre.<\/p>\n<p>Kjo mbase do \u201csfumohej\u201d n\u00ebse gjuha do m\u00ebtohej se ishte ve\u00e7 p\u00ebr egon e militant\u00ebve, por ajo u shqua p\u00ebrball\u00eb q\u00ebndrimit me shum\u00eb klas t\u00eb LDK-s\u00eb, ku kryetari Lumir Abdixhiku mori t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, ashtu si Bedri Hamza i PDK-s\u00eb nuk diti t\u00eb tregohej i plot\u00ebsuar edhe n\u00eb humbje. Cili ishte i interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tollovi n\u00eb vitin 2025? A do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mosfunksionimin e KQZ-s\u00eb, apo mund ta quajm\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri?<\/p>\n<p>A mundeshin politikan\u00ebt e sot\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e prishnin procesin? Shum\u00eb pyetje, por asnj\u00eb p\u00ebrgjigje\u2026ve\u00e7 fyerjeve dhe ngaz\u00ebllimit t\u00eb pavend t\u00eb VV-s\u00eb, tashm\u00eb e rrudhur deri n\u00eb 10%.<\/p>\n<p>Epilogu mbetet p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt e k\u00ebtej kufirit, ku shembulli i Kosov\u00ebs ishte nj\u00eb ushqim jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krahasuar por edhe p\u00ebr t\u2019ua p\u00ebrplasur politikan\u00ebve tan\u00eb me rafinimin e tyre dhe me patetizmat e tilla q\u00eb shqiptari duhet t\u00eb votoj\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr sjelljen e tij. Nj\u00eb fakt, q\u00eb n\u00eb jo pak raste ka treguar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn nga votuesi yn\u00eb q\u00eb e jep lir\u00eb vot\u00ebn, sepse e till\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhja jon\u00eb me pushtetin: e japim p\u00ebr asgj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cInjoranca e nj\u00eb votuesi n\u00eb nj\u00eb demokraci d\u00ebmton sigurin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve\u201d, jan\u00eb fjal\u00ebt e John F. Kennedy, q\u00eb tashm\u00eb edhe n\u00eb SHBA duken absurde, sepse demokracia e tyre \u00ebsht\u00eb e plagosur, kurse n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb agoni. \/Javanews\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/02\/ben-andoni-miti-i-zgjedhjeve-te-kosoves-ra-me-2025\/\">Ben Andoni: Miti i zgjedhjeve t\u00eb Kosov\u00ebs ra m\u00eb 2025<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb Kosov\u00eb kishin muaj (prej shtatorit) q\u00eb ishin vendosur dhe m\u00ebtohej se ishin marr\u00eb masat e duhura, KQZ-ja tregoi se linte shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Anipse, koha dhe hetimet do t\u00eb tregojn\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm faji i tyre. N\u00ebse do zbulohen dhe nd\u00ebrhyrje, at\u00ebher\u00eb shqet\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb i madh, kurse miti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6446","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6446"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6446\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}