{"id":64289,"date":"2026-01-15T20:19:46","date_gmt":"2026-01-15T20:19:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/15\/kushtetuesja-zbardh-vendimin-pse-arresti-ne-shtepi-i-berishes-ishte-antikushtetues\/"},"modified":"2026-01-15T20:19:46","modified_gmt":"2026-01-15T20:19:46","slug":"kushtetuesja-zbardh-vendimin-pse-arresti-ne-shtepi-i-berishes-ishte-antikushtetues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/15\/kushtetuesja-zbardh-vendimin-pse-arresti-ne-shtepi-i-berishes-ishte-antikushtetues\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja zbardh vendimin: Pse arresti n\u00eb sht\u00ebpi i Berish\u00ebs ishte antikushtetues"},"content":{"rendered":"<p><span>Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb <a href=\"https:\/\/www.gjykatakushtetuese.gov.al\/njoftim-vendimmarrjeje-3\/\">njoftoi<\/a> se n\u00eb dat\u00ebn 17.12.2025 mori n\u00eb shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb plenare mbi baz\u00eb t\u00eb dokumenteve \u00e7\u00ebshtjen me k\u00ebrkues Sali Berish\u00ebn, me objekt: \u201cShfuqizimin e vendimeve nr. 400, dat\u00eb 30.07.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 172 (87-2024-248), dat\u00eb 13.09.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-2076, dat\u00eb 17.12.2024 t\u00eb Kolegjit Penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, si t\u00eb papajtueshme me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjykata Kushtetuese (Gjykata) u mblodh n\u00eb dat\u00ebn 15.01.2026 dhe pasi mori n\u00eb shqyrtim pretendimet e pal\u00ebve vler\u00ebsoi, p\u00ebr sa vijon:<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitin 2023 ndaj k\u00ebrkuesit rezulton se, p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit, nga gjykatat e zakonshme jan\u00eb vendosur masat e sigurimit personal \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb Policin\u00eb Gjyq\u00ebsore\u201d dhe \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, pasi n\u00eb vler\u00ebsimin e nevojave t\u00eb sigurimit gjykatat kan\u00eb pranuar se ekzistonin shkaqe q\u00eb vinin n\u00eb rrezik marrjen ose v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs dhe, po ashtu, ekzistonte edhe rreziku i ikjes s\u00eb k\u00ebrkuesit (procesi i par\u00eb). Vendimet gjyq\u00ebsore q\u00eb kan\u00eb disponuar p\u00ebr k\u00ebto masa sigurimi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i shqyrtimit nga Gjykata, e cila, me vendimin nr. 81, dat\u00eb 21.11.2024 (vendimi nr. 81\/2024), ka vendosur pranimin pjes\u00ebrisht t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs dhe shfuqizimin e vendimeve gjyq\u00ebsore q\u00eb kishin vendosur ato masa, si t\u00eb papajtueshme me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb kan\u00eb caktuar mas\u00ebn e sigurimit personal \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, me arsyetimin se n\u00eb caktimin ndaj k\u00ebrkuesit t\u00eb k\u00ebtyre dy masave vendimeve t\u00eb gjykatave u mungon arsyetimi, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ken\u00eb vler\u00ebsuar nevoj\u00ebn p\u00ebr caktimin tyre p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin procedim ndaj tij.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr shkak se k\u00ebrkuesi nuk ka respektuar nj\u00eb prej masave t\u00eb sigurimit t\u00eb caktuar nga gjykata, \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb Policin\u00eb Gjyq\u00ebsore\u201d, p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit gjykatat e zakonshme, n\u00eb dat\u00ebn 30.12.2023, kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar masat e sigurimit t\u00eb vendosura ndaj k\u00ebrkuesit me mas\u00ebn \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d (procesi i dyt\u00eb). Edhe procesi gjyq\u00ebsor q\u00eb disponoi p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e masave t\u00eb sigurimit ndaj k\u00ebrkuesit, duke caktuar mas\u00ebn \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i kontrollit kushtetues nga Gjykata, e cila, me vendimin nr. 1, dat\u00eb 17.01.2025, ka vendosur rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Rasti n\u00eb shqyrtim lidhet me nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar t\u00eb dat\u00ebs 30.07.2024, p\u00ebrmes t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb disponuar p\u00ebr vijimin e zbatimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Gjykata, bazuar n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e GJEDNJ-s\u00eb (shih, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Buzadji kund\u00ebr Moldavis\u00eb, Dhoma e Madhe, dat\u00eb 05.07.2016), vler\u00ebsoi t\u2019i analizoj\u00eb vendimet gjyq\u00ebsore n\u00eb drejtim t\u00eb kufizimit t\u00eb liris\u00eb personale p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb ato kan\u00eb prodhuar pasoja juridike. N\u00eb vler\u00ebsimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, Gjykata konstatoi se gjykatat n\u00eb shqyrtimin e kushteve dhe t\u00eb kritereve p\u00ebr vijimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d (t\u00eb caktuar n\u00eb procesin e dyt\u00eb), kan\u00eb arsyetuar se nevojat e sigurimit paraqiten t\u00eb pandryshuara me ato p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb gjenez\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar se k\u00ebrkuesi duhej t\u00eb vendosej n\u00ebn nj\u00eb mas\u00eb sigurimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Gjykata evidentoi se gjykatat q\u00eb kan\u00eb lejuar vijimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, u jan\u00eb referuar t\u00eb nj\u00ebjtave nevoja sigurimi si n\u00eb momentin fillestar kur jan\u00eb caktuar masat e sigurimit ndaj k\u00ebrkuesit \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb Policin\u00eb Gjyq\u00ebsore\u201d dhe \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d (procesi i par\u00eb). <\/span><\/p>\n<p><span>Gjykata konstaton se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, n\u00eb vendimin e saj nr. 81\/2024, ka konsideruar q\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb u konstatua munges\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e elementit t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr kufizimin e t\u00eb drejtave dhe t\u00eb lirive t\u00eb k\u00ebrkuesit, n\u00eb raport me mbar\u00ebvajtjen e procedimit penal, kjo p\u00ebrb\u00ebn shkak t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb konstatuar cenimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit n\u00eb caktimin e mas\u00ebs \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d. Po k\u00ebshtu, Gjykata, mbi baz\u00ebn e t\u00eb nj\u00ebjtave argumente, konstatoi se edhe vet\u00ebm masa e sigurimit personal \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb Policin\u00eb Gjyq\u00ebsore\u201d duket se i plot\u00ebsonte nevojat e sigurimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vendimet e gjykatave t\u00eb zakonshme objekt kontrolli, ndon\u00ebse kishin kaluar 7 muaj nga caktimi i mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, n\u00eb lidhje me rrezikun e ikjes, nuk ka ndonj\u00eb arsyetim, nd\u00ebrsa p\u00ebr rrezikun e marrjes dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb provave organi i prokuroris\u00eb, n\u00eb vijim, por edhe gjykatat e zakonshme, n\u00eb momentin fillestar t\u00eb caktimit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit, kan\u00eb vler\u00ebsuar se ajo p\u00ebrmbushej nga masa e sigurimit \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb Policin\u00eb Gjyq\u00ebsore\u201d. Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nevoj\u00eb sigurimi dhe pa evidentuar ndonj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb re p\u00ebr ndonj\u00eb sjellje konkrete t\u00eb k\u00ebrkuesit n\u00eb aspekt t\u00eb k\u00ebsaj nevoje sigurimi, n\u00eb rastin n\u00eb shqyrtim gjykatat e zakonshme kan\u00eb konsideruar se ajo p\u00ebrmbushej nga nj\u00eb mas\u00eb sigurimi m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, ajo e \u201cArrestit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. <\/span><\/p>\n<p><span>Nisur nga kjo, Gjykata konstatoi se arsyetimi i vendimeve gjyq\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm n\u00eb aspektin kushtetues n\u00eb vler\u00ebsimin e k\u00ebsaj nevoje sigurimi, duke mbajtur parasysh edhe faktin se justifikimi p\u00ebr caktimin fillimisht t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d konsistonte n\u00eb mosrespektimin, moszbatimin nga k\u00ebrkuesi t\u00eb mas\u00ebs \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb Policin\u00eb Gjyq\u00ebsore\u201d. N\u00eb vler\u00ebsimin e Gjykat\u00ebs, vet\u00ebm nj\u00eb rrethan\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb justifikoj\u00eb vijimin e zbatimit ndaj k\u00ebrkuesit t\u00eb mas\u00ebs \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, pra nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb arsye t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr zgjatjen n\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb kufizimit t\u00eb liris\u00eb, pa arsyetuar p\u00ebr ndonj\u00eb arsye t\u00eb re q\u00eb justifikon vijimin e mas\u00ebs konkrete (\u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Gjykata vler\u00ebsoi se vendimet objekt i k\u00ebtij gjykimi kushtetues, q\u00eb kan\u00eb disponuar p\u00ebr vijimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr shkak se masa e sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb fuqi, pasi Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar n\u00eb dat\u00ebn 03.01.2025 ka vendosur z\u00ebvend\u00ebsimin e saj me mas\u00ebn e sigurimit \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb Policin\u00eb Gjyq\u00ebsore\u201d, Gjykata vendosi t\u00eb mos i shfuqizoj\u00eb vendimet objekt t\u00eb k\u00ebtij shqyrtimi kushtetues.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij gjykimi, Gjykata vendosi: \u201cPranimin e pjessh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs. Deklarimin si antikushtetuese t\u00eb vendimeve nr. 400, dat\u00eb 30.07.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 172 (87-2024-248), dat\u00eb 13.09.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-2076, dat\u00eb 17.12.2024 t\u00eb Kolegjit Penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, sipas arsyetimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm t\u00eb k\u00ebtij vendimi, vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb disponon p\u00ebr k\u00ebrkuesin Sali Berisha. Shpenzimet e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebrkuesit n\u00eb vler\u00ebn 75.000 lek\u00eb i ngarkohen Ministris\u00eb s\u00eb Financave.\u201d.<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/15\/kushtetuesja-zbardh-vendimin-pse-arresti-ne-shtepi-i-berishes-ishte-antikushtetues\/\">Kushtetuesja zbardh vendimin: Pse arresti n\u00eb sht\u00ebpi i Berish\u00ebs ishte antikushtetues<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb njoftoi se n\u00eb dat\u00ebn 17.12.2025 mori n\u00eb shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb plenare mbi baz\u00eb t\u00eb dokumenteve \u00e7\u00ebshtjen me k\u00ebrkues Sali Berish\u00ebn, me objekt: \u201cShfuqizimin e vendimeve nr. 400, dat\u00eb 30.07.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 172 (87-2024-248), dat\u00eb 13.09.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64289","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64289"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64289\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}