{"id":64251,"date":"2026-01-15T17:45:23","date_gmt":"2026-01-15T17:45:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/15\/rama-shpall-reforme-ne-arsim-taulant-muka-ju-tregoj-ku-ka-degraduar-sistemi\/"},"modified":"2026-01-15T17:45:23","modified_gmt":"2026-01-15T17:45:23","slug":"rama-shpall-reforme-ne-arsim-taulant-muka-ju-tregoj-ku-ka-degraduar-sistemi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/15\/rama-shpall-reforme-ne-arsim-taulant-muka-ju-tregoj-ku-ka-degraduar-sistemi\/","title":{"rendered":"Rama shpall reform\u00eb n\u00eb arsim\/ Taulant Muka: Ju tregoj ku ka degraduar sistemi!"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ishte n\u00eb mbledhjen e Konferenc\u00ebs s\u00eb Rektor\u00ebve, ku u diskutua gjendja e institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe k\u00ebrkimit shkencor n\u00eb vend. N\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb me rektor\u00ebt e universiteteve publike dhe private, Rama paralajm\u00ebroi ndryshime n\u00eb ligjin e arsimit t\u00eb lart\u00eb, duke pranuar se korniza aktuale ligjore ka nevoj\u00eb p\u00ebr rishikim.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb rivizituar Ligjin e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb, pasi tanim\u00eb ka kaluar nj\u00eb periudh\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb reflektuar n\u00eb at\u00eb ligj ndryshimet q\u00eb ka sjell koha, por edhe konstatimet e praktik\u00ebs n\u00eb raport me korniz\u00ebn e ligjit\u201d, u shpreh Rama.<\/p>\n<p>Ai theksoi se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb sistemit, por p\u00ebr korrektime t\u00eb nevojshme, q\u00eb sipas tij mund t\u00eb realizohen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmbysje si n\u00eb rastin kur u shkrua ligji, por b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr korrektime do t\u00eb jet\u00eb e mundur q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb arsyeshme dhe ma ha mendja q\u00eb nuk do presim sesionin tjet\u00ebr t\u00eb Parlamentit p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur baz\u00ebn e ndryshimeve.\u201d u shpreh Rama.<\/p>\n<p>(Video e plot\u00eb e takimit m\u00eb posht\u00eb)<\/p>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Rama k\u00ebrkoi ngritjen e nj\u00eb grupi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt pune, p\u00ebrfshirjen e universiteteve private n\u00eb proces dhe riorganizimin e sistemit t\u00eb akreditimeve, duke e lidhur reform\u00ebn me ambicien p\u00ebr integrimin europian. Por p\u00ebr t\u00eb kuptuar se pse arsimi i lart\u00eb shqiptar renditet sot n\u00eb fund t\u00eb rankimeve n\u00eb rajon dhe n\u00eb Europ\u00eb ndihmon nj\u00eb d\u00ebshmi nga brenda sistemit, e dh\u00ebn\u00eb s\u00eb fundmi nga ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka, n\u00eb podcastin q\u00eb mund ta ndiqni t\u00eb plot\u00eb n\u00eb linkun n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Taulant Muka q\u00ebndroi vet\u00ebm 10 dit\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebsministrit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018, pasi kishte denoncuar publikisht disa plagjiatura t\u00eb njer\u00ebzve pran\u00eb kryeministrit Rama, p\u00ebrfshir\u00eb ministra, deputet\u00eb, kryebashkiak\u00eb etj. Por n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ai thot\u00eb se ato 10 dit\u00eb mjaftuan p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sistemi nuk kishte as vullnet dhe as struktur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb ka pas nj\u00eb impakt shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn time. Q\u00ebndrova 10 dit\u00eb. 10 dit\u00eb pune dhe kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb madje. Aty kuptova se askush nuk kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb punonte, askush nuk kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ndryshonte. Gjith\u00e7ka ishte e lidhur me t\u00eb dukurin, me form\u00ebn, por jo me p\u00ebrmbajtjen. Ti coje emaile nuk p\u00ebrgjigjej askush n\u00eb email, se ishe n\u00eb grup \u00ebhatsapp. Ti k\u00ebrkoje takim me ministren e arsimit dhe n\u00eb momentin q\u00eb e merrje nuk flisje p\u00ebr reform\u00ebn, por flisje pse ke komentuar k\u00ebtu n\u00eb Facebook, apo n\u00eb rrjetet sociale, t\u00eb gjurmonin se \u00e7far\u00eb b\u00ebje ti n\u00eb rrjetet sociale. Imagjino nuk ishte paguat telefoni i ministris\u00eb p\u00ebr 3 vite dhe duhej t\u00eb p\u00ebrdorje telefonin t\u00ebnd personal p\u00ebr t\u00eb gjitha komunikimet. Nuk ekzistonte protokolli. Kur thirra drejtorit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb edhe ishte edhe sekretarja n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, edhe un\u00eb vendosa nj\u00eb protokoll t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ne e protokollonim. Institucioni ka memorie. P\u00ebr \u00e7do takim mbahej protokoll. Ata u habit\u00ebn. \u201cPse po mban protokoll ti?\u201d m\u00eb than\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb normale. Un\u00eb kur t\u00eb largohem dua t\u2019i mbaj t\u00eb shkruara \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion. Por aty \u00e7do komunikim b\u00ebhej n\u00eb \u00ebhatsapp dhe merreshin vendimet n\u00eb kafe. Dhe merrej vendimi, por nuk e shikoje se cili ishte procesi q\u00eb kishte \u00e7uar te vendimi. Dhe kjo p\u00ebr shkak t\u00eb gjith\u00eb procesit korruptiv t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit dhe e shohim sot me t\u00eb gjitha skandalet q\u00eb kan\u00eb kapur ministrat apo kryetar\u00ebt e bashkive sot.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim, ai p\u00ebrshkruan nj\u00eb administrat\u00eb pa rregulla, pa dokumentim dhe pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ku vendimmarrja ishte informale dhe e kontrolluar nga pak individ\u00eb.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2018\/12\/10\/taulant-muka-akuzon-mimi-kodhelin-per-plagjiature-te-doktoratures-foto\/\">Taulant Muka akuzon Mimi Kodhelin p\u00ebr plagjiatur\u00eb t\u00eb doktoratur\u00ebs (Foto)<\/a><\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq, por sipas Muk\u00ebs, n\u00eb administrat\u00ebn e ministris\u00eb s\u00eb arsimit ishin infiltruar dhe promovuar edhe njer\u00ebz q\u00eb kishin probleme me ligjin.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb vija nga nj\u00eb kultur\u00eb tjet\u00ebr. Nuk kisha at\u00eb hierarkin\u00eb. I trajtoja t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit nj\u00ebsoj t\u00eb barabart\u00eb. Kishte persona q\u00eb m\u00eb vinin n\u00eb zyr\u00eb, donin t\u00eb b\u00ebnin di\u00e7ka, por nuk kishin fuqin\u00eb. Pasi kishte dy pushtete, ishte ministrja dhe shefi i administrat\u00ebs se k\u00ebta ishin personat q\u00eb kontrollonin gjith\u00e7ka. Plus n\u00eb pozicionet ky\u00e7e ishin vendosur njer\u00ebz q\u00eb kishin probleme me ligjin. P\u00ebr shembull, drejtoresha e inspektoriatit, ajo q\u00eb do t\u00eb hetonte t\u00eb gjitha procedurat dhe diplomat false, ajo vet\u00eb kishte diplom\u00eb false. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb skandal. Kishe ministren e arsimit q\u00eb thoshte un\u00eb kam qen\u00eb ekselente dhe i dol\u00ebn notat me mesataren 6. Pra \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb sistemi i pun\u00ebsimit p\u00ebrmbys. Njer\u00ebzit me vlera jan\u00eb n\u00eb fund t\u00eb sistemit, kurse njer\u00ebzit pa vlera ishin n\u00eb maj\u00eb t\u00eb piramid\u00ebs\u201d<\/p>\n<p>Muka thot\u00eb se e kuptoi shpejt se do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb dekorative, pa asnj\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr reform\u00ebn q\u00eb ai kishte shpresuar se do t\u00eb nd\u00ebrmerrte dhe t\u00eb cil\u00ebn ia kishte prezantuar Ram\u00ebs para se t\u00eb merrte em\u00ebrimin.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kuptova q\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, at\u00eb pozicion nuk do t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb. Thjesht do t\u00eb b\u00ebhesha nj\u00eb burokrat m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sistem q\u00eb nuk e kisha nevoj\u00eb. Pra nuk nuk isha nj\u00eb njeri pa formim, si shumica e zv.ministrave q\u00eb marrin, q\u00eb i marrin njer\u00ebz t\u00eb panjohur, q\u00eb at\u00eb pozicion e shohin si nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e madh\u00ebrishme q\u00eb \u201cUn\u00eb kam arrit di\u00e7ka\u201d. Kisha nj\u00eb karrier\u00eb timen\u201d<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ka ardhur edhe nj\u00eb telefonat\u00eb nga kryeministri Rama q\u00eb sipas Muk\u00ebs, u shoq\u00ebrua me nj\u00eb reagim agresiv, plot fjal\u00eb banale.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2018\/12\/10\/je-nje-larve-taulant-muka-i-pergjigjet-rames-te-thashe-nxirr-diplomen-pse-nxehesh\/\">\u201cJe nj\u00eb larv\u00eb\u201d, Taulant Muka i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs: T\u00eb thash\u00eb nxirr diplom\u00ebn, pse nxehesh?<\/a><\/p>\n<p>Nga kjo eksperienc\u00eb studiuesi thot\u00eb se ka kuptuar m\u00eb shum\u00eb nga qeverisja n\u00eb Shq\u00ebp\u00ebri, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeverisje e dhunshme, ku promovohen t\u00eb paaft\u00ebt, hajdut\u00ebt dhe kriminel\u00ebt dhe q\u00eb ai e p\u00ebrmbledh me dy fjal\u00eb si \u201cqeverisje psikopatike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk jam p\u00ebrballur me k\u00ebrc\u00ebnime, ndoshta p\u00ebr shkak t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb kam nd\u00ebrtuar jasht\u00eb. E vetmja telefonat\u00eb ka qen\u00eb ajo e kryeministrit t\u00eb vendit q\u00eb m\u00eb k\u00ebputi ca t\u00eb shara kur un\u00eb u largova nj\u00eb muaj m\u00eb pas. Ku m\u00eb k\u00ebputi disa t\u00eb shara. Nuk e kujtoj mir\u00eb, e mbaj mend q\u00eb e kam postuar n\u00eb rrjetet sociale. E vetmja telefonat\u00eb q\u00eb kam marr\u00eb ka qen\u00eb ajo e kryeministrit. <strong>Ishte nj\u00eb fjalor banal, ordiner, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb sistemin.<\/strong> Un\u00eb i them sistem psikopatik. E kam treguar kur u largova si zv.minist\u00ebr, kur kryeministri m\u00eb sulmoi n\u00eb protestat e student\u00ebve un\u00eb e kam shpjeguar. Ne kemi nj\u00eb <strong>qeverisje psikopatik<\/strong>e, nj\u00eb qeverisje q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar tek dukja, tek sho\u00eb, tek fasada. <strong>Nj\u00eb qeverisje q\u00eb miksohet me t\u00eb fort\u00ebt, me hajdut\u00ebt me kriminel\u00ebt, nj\u00eb qeverisje e dhunshme, sepse dhuna sot nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dhuna fizike, por \u00ebsht\u00eb kur t\u00eb shkat\u00ebrron karrier\u00ebn, t\u00eb t\u00eb heq\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e zhvillimit, t\u00eb t\u00eb largoj\u00eb nga vendi.<\/strong> T\u00eb gjitha kriteret e psikopatis\u00eb i ka kjo qeverisje n\u00eb form\u00ebn e vet. Ose ministra q\u00eb para se t\u00eb arrijn\u00eb jan\u00eb askushi, pastaj zbukurohen, veshin ato kostumet e shtrenjta dhe e gjith\u00eb prezenca e tyre \u00ebsht\u00eb make-up q\u00eb ato veshin, por aspak truri apo p\u00ebrmbajtja q\u00eb ata kan\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb gjendja ku jemi. T\u00eb gjith\u00eb klas\u00ebn politike e barazoj p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr arsimin dhe sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr Taulant Muk\u00ebn, gjendja aktuale e arsimit dhe largimin masiv t\u00eb intelektual\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi, por pasoj\u00eb e nj\u00eb procesi q\u00eb ka nisur me shekuj. P\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur, vlen nj\u00eb krahasim historik q\u00eb ai b\u00ebn, mes Edi Ram\u00ebs dhe Enver Hoxh\u00ebs, dy personazhe q\u00eb studiuesi i sheh nj\u00ebsoj n\u00eb qasjen q\u00eb kan\u00eb ndaj intelektual\u00ebve.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2018\/12\/15\/taulant-muka-denoncon-edi-rama-lulzim-basha-dhe-erion-veliaj-nuk-kane-diplome\/\">Taulant Muka denoncon: Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj nuk kan\u00eb diplom\u00eb<\/a><\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Enver Hoxha me klas\u00ebn intelektuale dhe k\u00ebt\u00eb po b\u00ebn sot qeveria aktuale. Shkat\u00ebrron ose largon pjes\u00ebn e ditur t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe mban pjes\u00ebn q\u00eb i sh\u00ebrben klas\u00ebs politike. \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta situat\u00eb sot. Sot intelektual\u00ebt po i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga vendi. Ne jemi populli me largimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb trurit n\u00eb Europ\u00eb, nj\u00eb nga 10 popujt me largimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb trurit n\u00eb bot\u00eb. Edhe vendet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb luft\u00eb, nuk kan\u00eb k\u00ebt\u00eb largim t\u00eb t\u00eb arsimuarve sa vendi jon\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e klas\u00ebs politike, sepse t\u00eb arsimuarin e ka b\u00ebr\u00eb si armik se nuk i sh\u00ebrben kauzave politike p\u00ebr pushtet\u201d shprehet Taulant Muka.<\/p>\n<p>Po t\u00eb ndjek\u00ebsh Edi Ram\u00ebn kur flet p\u00ebr arsimin e lart\u00eb, nga ai d\u00ebgjon shpesh fjal\u00ebt \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtarizim\u201d apo \u201cmodernizim\u201d p\u00ebr arsimin e lart\u00eb, nd\u00ebrsa nga rr\u00ebfimi i Taulant Muk\u00ebs zbulon nj\u00eb pamje tjet\u00ebr, q\u00eb p\u00ebrshkruhet m\u00eb sakt\u00eb nga mungesa e merit\u00ebs dhe vendimmarrja jasht\u00eb \u00e7do rregulli institucional.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2018\/12\/13\/profil-taulant-muka-larva-qe-po-gerryen-imazhin-e-rames\/\">Profil\/ Taulant Muka, \u201clarva\u201d q\u00eb po g\u00ebrryen imazhin e Ram\u00ebs<\/a><\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do ndryshim i ardhsh\u00ebm n\u00eb ligjin e arsimit t\u00eb lart\u00eb nuk mund t\u00eb merret apriori si lajm i mir\u00eb, por duhet par\u00eb me kujdes p\u00ebr pasojat q\u00eb sjell n\u00eb praktik\u00eb. Sepse kryeministri q\u00eb sot paralajm\u00ebron ndryshime n\u00eb ligj, nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb diskriminoj\u00eb student\u00ebt shqiptar\u00eb me vendimet e tij, si n\u00eb rastin e Kolegjit t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb Taulant Muka e tregoi gjat\u00eb bised\u00ebs q\u00eb pati n\u00eb podcast.<\/p>\n<p><em>\u201cUniversiteti i Tiran\u00ebs ka Institutin e Studimeve Europiane q\u00eb jep diploma t\u00eb ngjashme me Kolegjin e Europ\u00ebs. S\u2019ka si t\u00eb lejosh ti brenda universitetin Kolegjin t\u00eb veproj\u00eb. Sepse ti ke diploma q\u00eb duhet t\u2019i shtosh vler\u00ebn q\u00eb t\u00eb ken\u00eb konkurenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ti \u00e7a i thua? I thua 22 mij\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb ka universiteti i Tiran\u00ebs \u201cE di \u00e7\u2019keni ju? Largohuni q\u00eb k\u00ebtu!\u201d Se ata nuk kan\u00eb ambjente dhe po i marrim ne p\u00ebr k\u00ebta 30 apo 40 student\u00eb. Pse \u00e7\u2019jan\u00eb k\u00ebta? Jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb k\u00ebta? Ne diskriminohemi jasht\u00eb, por k\u00ebtu diskriminohemi m\u00eb keq\u201d<\/em> u shpreh ai.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/15\/rama-shpall-reforme-ne-arsim-taulant-muka-ju-tregoj-ku-ka-degraduar-sistemi\/\">Rama shpall reform\u00eb n\u00eb arsim\/ Taulant Muka: Ju tregoj ku ka degraduar sistemi!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ishte n\u00eb mbledhjen e Konferenc\u00ebs s\u00eb Rektor\u00ebve, ku u diskutua gjendja e institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe k\u00ebrkimit shkencor n\u00eb vend. N\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb me rektor\u00ebt e universiteteve publike dhe private, Rama paralajm\u00ebroi ndryshime n\u00eb ligjin e arsimit t\u00eb lart\u00eb, duke pranuar se korniza aktuale ligjore ka nevoj\u00eb p\u00ebr rishikim. \u201c\u00cbsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64251","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64251","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64251"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64251\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}