{"id":64193,"date":"2026-01-15T14:48:24","date_gmt":"2026-01-15T14:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/15\/analiza-protestat-dhe-kercenimet-nga-shba-po-lekundin-raportin-kine-iran-2\/"},"modified":"2026-01-15T14:48:24","modified_gmt":"2026-01-15T14:48:24","slug":"analiza-protestat-dhe-kercenimet-nga-shba-po-lekundin-raportin-kine-iran-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/15\/analiza-protestat-dhe-kercenimet-nga-shba-po-lekundin-raportin-kine-iran-2\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Protestat dhe k\u00ebrc\u00ebnimet nga SHBA po \u2018l\u00ebkundin\u2019 raportin Kin\u00eb-Iran"},"content":{"rendered":"<p>Teksa udh\u00ebheq\u00ebsit klerikal\u00eb t\u00eb Iranit po luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebrc\u00ebnimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ndaj pushtetit t\u00eb tyre nd\u00ebr vite dhe Shtetet e Bashkuara q\u00eb po k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb me veprime t\u00eb mundshme ushtarake kund\u00ebr shtetit, Kina ka pak opsione \u2013 dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb hezitim \u2013 p\u00ebr t\u00eb ndihmuar partnerin e saj n\u00eb Teheran.<\/p>\n<p>Mosveprimi i Pekinit pasqyron natyr\u00ebn pragmatike t\u00eb bashk\u00ebrendimit t\u00eb tyre, i cili bazohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb interes sesa n\u00eb mir\u00ebbesim apo besim, thon\u00eb ekspert\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebta kufij jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm teksa autoritetet iraniane po kryejn\u00eb nj\u00eb shtypje t\u00eb paprecedent dhe t\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb protestave masive kund\u00ebr establishmentit, gj\u00eb q\u00eb e ka shtyr\u00eb presidentin amerikan, Donald Trump, t\u00eb vendos\u00eb tarifa t\u00eb reja dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb me sulme ushtarake kund\u00ebr shtetit t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme.<\/p>\n<p>\u201cIrani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kin\u00ebn, por nuk mendoj se Pekini \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i lidhur me Republik\u00ebn Islamike\u201d, ka shkruar Jonathan Fulton, ekspert p\u00ebr Kin\u00ebn n\u00eb Lindjen e Mesme n\u00eb Universitetin Zayed n\u00eb Abu Dhabi, n\u00eb newsletter-in e tij q\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb veprimet e Kin\u00ebs n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja e Pekinit ndaj ngjarjeve n\u00eb Iran \u00ebsht\u00eb kufizuar vet\u00ebm n\u00eb d\u00ebnimin e njoftimit t\u00eb Trumpit se Uashingtoni do t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb tarif\u00eb shtes\u00eb prej 25 p\u00ebr qind ndaj shteteve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes me Iranin.<\/p>\n<p>\u201cNe gjithmon\u00eb kemi besuar se nuk ka fitues n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb tarifash, dhe Kina do t\u00eb mbroj\u00eb me vendosm\u00ebri t\u00eb drejtat dhe interesat e saj legjitime\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme kineze, Mao Ning, m\u00eb 13 janar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Mao deklaroi se Kina shpresonte q\u00eb \u201cQeveria dhe populli iranian do t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb aktuale dhe do t\u00eb ruajn\u00eb stabilitetin komb\u00ebtar\u201d, kur u pyet p\u00ebr shtypjen e protestave n\u00eb Teheran, q\u00eb sipas organizatave t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb vrar\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn\u00a02.400 protestues.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja shtetet kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb t\u2019i kund\u00ebrvihen SHBA-s\u00eb, teksa Kina \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb linj\u00eb ekonomike p\u00ebr Iranin, shtet q\u00eb p\u00ebrballet me sanksione t\u00eb ashpra.<\/p>\n<p>Kina \u00ebsht\u00eb partnerja kryesore tregtare e Iranit, pasi blen rreth 90 p\u00ebr qind t\u00eb eksporteve t\u00eb naft\u00ebs t\u00eb Teheranit, p\u00ebrderisa rreth 12 p\u00ebr qind e importeve t\u00eb naft\u00ebs t\u00eb Kin\u00ebs vijn\u00eb nga Irani, megjith\u00ebse vler\u00ebsimet nuk jan\u00eb precize duke pasur parasysh faktin q\u00eb nafta iraniane transportohet p\u00ebrmes flot\u00ebs n\u00eb hije dhe paguhet p\u00ebrmes rrjeteve financiare q\u00eb shmangin sistemin tradicional bankar.<\/p>\n<p>\u201cEkziston nj\u00eb dobi [p\u00ebr Kin\u00ebn] n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb madhe antiper\u00ebndimore n\u00eb Gjirin Persik, por n\u00ebse ajo drejtohet nga ajatollahu, ushtria apo nj\u00eb k\u00ebshill, mendoj se Pekini \u00ebsht\u00eb kryesisht indiferent. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb rrjedhin d\u00ebrgesat e energjis\u00eb, ata jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Fulton.<\/p>\n<p>Teksa nafta p\u00ebrb\u00ebn themelin e raporteve Kin\u00eb-Iran n\u00eb vitet e fundit, ajo po ashtu nxjerr n\u00eb pah \u00e7arjet n\u00eb partneritetin e tyre, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Joseph Webster, bashk\u00ebpun\u00ebtor i lart\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Globale p\u00ebr Energjin\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Atlantikut.<\/p>\n<p>\u201cKina ka qen\u00eb duke u p\u00ebrgatitur q\u00eb nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr tronditjet n\u00eb tregun e naft\u00ebs dhe ka nisur t\u00eb grumbulloj\u00eb rezerva t\u00eb naft\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrpunuar q\u00eb nga viti 2024\u201d, tha ai. \u201c\u00c7\u00ebshtja kryesore \u00ebsht\u00eb se rafinerit\u00eb kineze kan\u00eb mbulim t\u00eb importeve dhe mund ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb naft\u00ebn iraniane. Por, humbja e qasjes s\u00eb Iranit n\u00eb mallrat e importuara nga Kina mund t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb kriz\u00ebn ekonomike dhe t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb spirale m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb inflacionit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Kplerit, nj\u00eb kompani e inteligjenc\u00ebs s\u00eb mallrave, rafinerit\u00eb kineze kan\u00eb grumbulluar rezerva midis 1.2 dhe 1.4 miliard fu\u00e7i naft\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Webster theksoi se kjo do t\u00eb mjaftonte p\u00ebr tre muaj mbulim n\u00ebse importet e naft\u00ebs p\u00ebr Kin\u00ebn do t\u00eb nd\u00ebrpriteshin. Ai shtoi se nj\u00eb sasi e konsiderueshme e naft\u00ebs iraniane mbetet e ruajtur n\u00eb magazina lundruese pran\u00eb bregut t\u00eb Malajzis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn \u201cKina me shum\u00eb gjasa do t\u00eb merrte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb saj n\u00ebse do t\u2019i nevojitej, duke mbrojtur m\u00eb shum\u00eb tregun e saj t\u00eb naft\u00ebs nga tronditjet e furnizimit gjeopolitik\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element shtes\u00eb i k\u00ebsaj mbulese \u00ebsht\u00eb strategjia e Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb diversifikuar importet e saj t\u00eb naft\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb shmangur var\u00ebsin\u00eb e tepruar nga nj\u00eb burim i vet\u00ebm, me Pekinin q\u00eb mb\u00ebshtetet po ashtu te Rusia, Arabia Saudite, Iraku dhe Malajzia.<\/p>\n<p>Edhe me nd\u00ebrprerjet e fundit t\u00eb shkaktuara nga goditja e Uashingtonit ndaj Venezuel\u00ebs q\u00eb \u00e7oi n\u00eb kapjen e Nicolas Maduros dhe nga njoftimi i Trumpit se SHBA-ja do t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb industrin\u00eb e saj t\u00eb naft\u00ebs, importet energjetike t\u00eb Kin\u00ebs mbeten t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim, Kina zyrtarisht eksportoi mallra n\u00eb vler\u00eb prej 8.9 miliard\u00eb dollar\u00ebsh drejt Iranit n\u00eb vitin 2024, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb tregtis\u00eb globale t\u00eb Pekinit prej 6 trilion\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nafta iraniane ka bler\u00ebs t\u00eb kufizuar p\u00ebr shkak t\u00eb sanksioneve amerikane q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb nd\u00ebrpresin financimin e programin b\u00ebrthamor t\u00eb Teheranit dhe blerjet e Pekinit kan\u00eb ndihmuar n\u00eb mbajtjen gjall\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb iraniane. Kjo \u00ebsht\u00eb realizuar p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi k\u00ebmbimi t\u00eb naft\u00ebs me mallra, q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb mbushjen e tregut iranian me mallra dhe teknologji t\u00eb prodhuara n\u00eb Kin\u00eb, nd\u00ebrsa Kina ka bler\u00eb naft\u00eb me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kjo lidhje energjetike nuk \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr Iranin, q\u00eb po p\u00ebrballet me kriz\u00eb ekonomike dhe protesta q\u00eb shp\u00ebrthyen n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb bllokade t\u00eb rrjeteve t\u00eb komunikimit n\u00eb Iran dhe nj\u00eb numri gjithnj\u00eb n\u00eb rrije t\u00eb viktimave nga shtypja shtet\u00ebrore, ambasadori i Teheranit n\u00eb Pekin, Abdolreza Rahmani-Fazli, b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb Kin\u00eb kur m\u00eb 8 janar tha p\u00ebr televizionin shtet\u00ebror, Phoenix TV se Irani do t\u00eb mbroj\u00eb bizneset dhe shtetasit kinez\u00eb, duke shtuar se shpreson se do t\u00eb marr\u00eb ndihm\u00eb nga Kina dhe shtete \u201ct\u00eb tjera miq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>Kjo thirrje u prit me kritika t\u00eb ashpra n\u00eb platformat e rrjeteve sociale t\u00eb Kin\u00ebs, t\u00eb censuruara dhe t\u00eb monitoruara rrept\u00ebsisht, si\u00e7 e dokumentoi n\u00eb newsletter-in e tij Discourse Power, Tuvia Gering, studiues p\u00ebr Kin\u00ebn n\u00eb Institutin p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti, nj\u00eb postim nga Zhanhao, nj\u00eb llogari e popullarizuar me prirje nacionaliste n\u00eb WeChat, kritikoi Rahmani-Fazlin p\u00ebr deklarat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIrani vazhdon t\u00eb pres\u00eb q\u00eb Kina t\u00eb marr\u00eb plumb p\u00ebr t\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb postim. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb fantazi e past\u00ebr!\u201d.<\/p>\n<p>Pekini dhe Teherani kan\u00eb synuar q\u00eb t\u00eb thellojn\u00eb raportet e tyre n\u00eb vitet e fundit, me Kin\u00ebn q\u00eb ka mb\u00ebshtetur p\u00ebrpjekjet e Iranit p\u00ebr t\u2019iu bashkuar Organizat\u00ebs p\u00ebr Bashk\u00ebpunim t\u00eb Shangait (SCO) n\u00eb vitin 2023 dhe BRICS-it n\u00eb vitin pasues. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2025, Irani ishte mikprit\u00ebs i trupave nga Kina, Rusia dhe shtat\u00eb shtete t\u00eb tjera p\u00ebr st\u00ebrvitjet kund\u00ebr terrorizmit t\u00eb organizuara n\u00ebn ombrell\u00ebn e SCO-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrpjekje t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar raporte m\u00eb t\u00eb ngushta kan\u00eb sjell\u00eb tensione.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, Irani dhe Kina arrit\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje 25-vje\u00e7are p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik, e cila u prit me skepticiz\u00ebm dhe protesta nga publiku n\u00eb Iran. Kritik\u00ebt iranian\u00eb than\u00eb se teksti i marr\u00ebveshjes s\u00eb partneritetit ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik, nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt iranian\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar Kin\u00ebs t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta zbatuar marr\u00ebveshjen, e cila ka sjell\u00eb rezultate t\u00eb kufizuara p\u00ebr shkak t\u00eb sanksioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Limitet e mb\u00ebshtetjes s\u00eb Kin\u00ebs u shfaq\u00ebn edhe n\u00eb qershor, pasi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kryen sulme ndaj Iranit dhe Pekini b\u00ebri pak p\u00ebr ta ndihmuar Teheranin.<\/p>\n<p>\u201cKjo e konfirmon at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn disa v\u00ebzhgues t\u00eb raporteve Iran-Kin\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar prej vitesh\u201d, shkroi Gering n\u00eb newsletter-in e tij, duke iu referuar reagimit t\u00eb zbeht\u00eb kinez ndaj protestave. \u201cTeherani dhe Pekini nuk e shohin raportin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb\u201d.\/REL\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/analiza-protestat-dhe-kercenimet-nga-shba-po-lekundin-raportin-kine-iran\/\">Analiza\/ Protestat dhe k\u00ebrc\u00ebnimet nga SHBA po \u2018l\u00ebkundin\u2019 raportin Kin\u00eb-Iran<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa udh\u00ebheq\u00ebsit klerikal\u00eb t\u00eb Iranit po luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebrc\u00ebnimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ndaj pushtetit t\u00eb tyre nd\u00ebr vite dhe Shtetet e Bashkuara q\u00eb po k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb me veprime t\u00eb mundshme ushtarake kund\u00ebr shtetit, Kina ka pak opsione \u2013 dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb hezitim \u2013 p\u00ebr t\u00eb ndihmuar partnerin e saj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64193","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64193","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64193"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64193\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64193"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64193"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64193"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}