{"id":64185,"date":"2026-01-15T13:01:12","date_gmt":"2026-01-15T13:01:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/15\/e-pandehura-balluku-futet-ne-aeroportin-e-vlores-pale-me-pakicen-2-te-valon-ademit\/"},"modified":"2026-01-15T13:01:12","modified_gmt":"2026-01-15T13:01:12","slug":"e-pandehura-balluku-futet-ne-aeroportin-e-vlores-pale-me-pakicen-2-te-valon-ademit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/15\/e-pandehura-balluku-futet-ne-aeroportin-e-vlores-pale-me-pakicen-2-te-valon-ademit\/","title":{"rendered":"E pandehura Balluku futet n\u00eb Aeroportin e Vlor\u00ebs\/ Pal\u00eb me pakic\u00ebn 2% t\u00eb Valon Ademit"},"content":{"rendered":"<p>Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb mosmarr\u00ebveshjen mes dy ortak\u00ebve t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs duke shkallmuar \u00e7do ligj, \u00e7do parim t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe \u00e7do rregull elementar t\u00eb administrimit publik, duke marr\u00eb hapur an\u00ebn e ortaku minoritar, Valon Ademit q\u00eb ka 2% t\u00eb aksioneve dhe duke p\u00ebrjashtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare investitorin q\u00eb zot\u00ebron shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb aksioneve , Behgjet Pacollin e Mabco me 98%, ai q\u00eb ka financuar realisht nd\u00ebrtimin e aeroportit, nj\u00eb nd\u00ebr projektet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha strategjike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ky fakt zbulohet nga nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb kompania Mabco i ka drejtuar Belinda Ballukut, ku i ankohet p\u00ebr nj\u00eb episod q\u00eb mban er\u00eb rr\u00ebmbimi institucional, ku p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shtetit shqiptar rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb legjitimuar, me veprime dhe me heshtje, p\u00ebrjashtimin e investitorit kryesor t\u00eb projektit dhe njohjen de facto t\u00eb nj\u00eb administrimi t\u00eb kontestuar n\u00eb gjykata.<\/p>\n<p>Faksimile e letr\u00ebs q\u00eb Mabco i ka d\u00ebrguar Belinda Ballukut ku i tregon p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb letre zyrtare t\u00eb d\u00ebrguar ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb Belinda Balluku, si edhe Kryeministrit Edi Rama, kompania MABCO Constructions SA, investitori q\u00eb zot\u00ebron 98 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Vlora International Airport dhe q\u00eb ka investuar deri m\u00eb sot rreth 80 milion\u00eb euro, denoncon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare nga nj\u00eb mbledhje zyrtare e thirrur nga vet\u00eb Ministria e Infrastruktur\u00ebs n\u00eb kantierin e aeroportit.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr, MABCO p\u00ebrshkruan ngjarjen si nj\u00eb akt t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm dhe t\u00eb koordinuar. Sipas saj, m\u00eb 12 janar 2026, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj jan\u00eb paraqitur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen ku ishin thirrur Autoriteti i Aviacionit Civil, Albcontrol dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs. Megjithat\u00eb, sapo ka mb\u00ebrritur p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i MABCO-s, z. Fadil Neziri, atij i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se nuk ishte i mir\u00ebpritur.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/20\/berisha-aeroporti-i-vlores-afere-korrupsioni-arber-abazi-lidhje-me-ballukun\/\">Berisha: Aeroporti i Vlor\u00ebs, afer\u00eb korrupsioni, Arb\u00ebr Abazi lidhje me Ballukun<\/a><\/p>\n<p>Letra thot\u00eb tekstualisht se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e MABCO-s <strong>\u201cu penguan fizikisht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhje dhe u larguan nga ambientet ku ajo zhvillohej, me miratimin e heshtur dhe bashk\u00ebpunimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb\u201d.<\/strong> Dokumenti shton se p\u00ebrjashtimi nuk ishte nj\u00eb keqkuptim, por nj\u00eb veprim i vet\u00ebdijsh\u00ebm, i cili u realizua nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb sall\u00eb u lejua t\u00eb q\u00ebndronin p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb nj\u00eb ortaku minoritar, me vet\u00ebm 2 p\u00ebr qind t\u00eb kuotave.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn let\u00ebr, MABCO p\u00ebrshkruan edhe nj\u00eb episod edhe m\u00eb alarmant, q\u00eb hedh drit\u00eb mbi mentalitetin me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb trajtuar investitori kryesor. Konsulentit t\u00eb certifikimit t\u00eb aeroportit, z. Afrim Aziri, i \u00ebsht\u00eb komunikuar se ai ishte \u201c<strong>i pad\u00ebshiruesh\u00ebm\u201d,<\/strong> jo p\u00ebr munges\u00eb kompetence apo mandati, por sepse konsiderohej <strong>\u201cnjeri i MABCO-s\u201d.<\/strong> Sipas dokumentit, atij i \u00ebsht\u00eb ndaluar hyrja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fizike n\u00eb mbledhje, duke u p\u00ebrjashtuar p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes profesionale me aksionerin mazhoritar t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Faksimile e letr\u00ebs q\u00eb Mabco i ka d\u00ebrguar Belinda Ballukut ku i tregon p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs<\/p>\n<p>MABCO thekson se ky veprim \u00ebsht\u00eb absurd dhe i paligjsh\u00ebm, pasi sipas kontrat\u00ebs koncesionare dhe dokumenteve themelore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ajo mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb financiare dhe ligjore p\u00ebr projektin, p\u00ebrfshir\u00eb kolateralet bankare, kredit\u00eb dhe detyrimet ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta. N\u00eb let\u00ebr thuhet se <strong>\u201c\u00ebsht\u00eb e pakuptueshme dhe juridikisht e pajustifikueshme q\u00eb Ministria e Infrastruktur\u00ebs t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb dhe t\u00eb njoh\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ortak me 2 p\u00ebr qind t\u00eb kuotave, duke p\u00ebrjashtuar aksionerin me 98 p\u00ebr qind, i cili ka financuar dhe garantuar projektin\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Dokumenti shkon edhe m\u00eb tej, duke ngritur dyshimin se ajo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb skeme p\u00ebr t\u00eb krijuar fakte t\u00eb kryera. Sipas MABCO-s, pala tjet\u00ebr ka k\u00ebrkuar edhe n\u00eb rrug\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebrjashtimin e saj nga shoq\u00ebria Vlora International Airport, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paralelisht po p\u00ebrpiqet t\u00eb marr\u00eb <strong>kontrollin faktik<\/strong> t\u00eb projektit p\u00ebrmes njohjes institucionale nga ana e shtetit.<\/p>\n<p>Letra paralajm\u00ebron se veprime t\u00eb tilla <strong>\u201csynojn\u00eb zhveshjen graduale t\u00eb MABCO-s nga t\u00eb drejtat e saj si aksioner mazhoritar dhe transferimin e kontrollit t\u00eb aeroportit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme\u201d,<\/strong> duke shtuar se nj\u00eb sjellje e till\u00eb minon r\u00ebnd\u00eb sigurin\u00eb juridike t\u00eb investimeve strategjike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Faksimile e letr\u00ebs q\u00eb Mabco i ka d\u00ebrguar Belinda Ballukut ku i tregon p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e drejtuar Belinda Ballukut, MABCO e cil\u00ebson ngjarjen si nj\u00eb test serioz p\u00ebr shtetin shqiptar, duke theksuar se nuk mund t\u00eb ket\u00eb as shtet ligjor dhe as investime serioze, n\u00ebse institucionet publike pranojn\u00eb q\u00eb investitori kryesor t\u00eb nxirret jasht\u00eb dere, nd\u00ebrsa minoranca t\u00eb imponohet si autoritet. Kompania njofton se do t\u00eb ndjek\u00eb t\u00eb gjitha rrug\u00ebt ligjore, administrative dhe penale, brenda dhe jasht\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur investimin e saj dhe p\u00ebr t\u00eb denoncuar at\u00eb q\u00eb e quan nj\u00eb kapje t\u00eb hapur t\u00eb projektit t\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<h3><strong>Lidhjet e Valon Ademit me Belinda Ballukun<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kush ka t\u00eb drejt\u00eb mes dy ortak\u00ebve, por kush po e p\u00ebrdor shtetin p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer nj\u00eb aeroport. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb nuk i takon m\u00eb vet\u00ebm biznesit, por drejt\u00ebsis\u00eb dhe opinionit publik.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/11\/trekendeshi-balluku-abazi-ademi-e-verteta-per-bllokimin-e-aeroportit-te-vlores\/\">Trek\u00ebnd\u00ebshi Balluku-Abazi-Ademi\/ E v\u00ebrteta p\u00ebr bllokimin e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs<\/a><\/p>\n<p>Lidhjet e Belinda Ballukut me ortakun minoritar t\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs ishin paralajm\u00ebruar edhe m\u00eb her\u00ebt, shum\u00eb p\u00ebrpara se konflikti i aksioneve t\u00eb dilte hapur dhe projekti t\u00eb bllokohej institucionalisht. Hetimet e SPAK mbi tenderat e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah emrin e Arb\u00ebr Abazi, pronar i kompanis\u00eb Alko-Impex General Construction, fituese e loteve t\u00eb Unaz\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Lotin 7, n\u00eb bashkim kompanish. Abazi rezulton t\u00eb ket\u00eb lidhje familjare me Belinda Balluku, si bashk\u00ebjetues me vajz\u00ebn e tezes s\u00eb saj, nd\u00ebrsa nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb nip i ish-deputetit socialist Sadri Abazi.<\/p>\n<p>Skema b\u00ebhet edhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse kur shihet struktura reale e biznesit. Alko-Impex General Construction n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb deg\u00eb e nj\u00eb kompanie me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr t\u00eb regjistruar n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmenit <strong>Imer Ademi<\/strong>. Arb\u00ebr Abazi dhe <strong>Imer Ademi<\/strong> kontrollojn\u00eb s\u00eb bashku edhe shoq\u00ebrin\u00eb koncesionare Kukur Hydro Energy, ku Abazi figuron administrator, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb ortak\u00ebri q\u00eb prej vitesh ka p\u00ebrfituar fonde publike p\u00ebrmes tenderave q\u00eb sot jan\u00eb n\u00ebn hetim penal.<\/p>\n<p>Kjo zinxhir lidhjesh shkon nj\u00eb hap m\u00eb tej, pasi <strong>Imer Ademi \u00ebsht\u00eb babai i Valon Ademit,<\/strong> aksionerit minoritar me 2 p\u00ebr qind n\u00eb Aeroportin e Vlor\u00ebs, i cili po mban peng projektin me pretendimin p\u00ebr t\u00eb kaluar nga 2 p\u00ebr qind n\u00eb 49 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drit\u00eb, konflikti n\u00eb aeroport shkon p\u00ebrtej Valon Ademit, si pjes\u00eb e nj\u00eb klani q\u00eb arrin deri n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse po ushtrohet presion mbi nj\u00eb investim strategjik, duke e kthyer aeroportin n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb politike dhe institucionale, jo thjesht ekonomike.<\/p>\n<h3><strong>M\u00eb posht\u00eb letra e plot\u00eb e MABCO p\u00ebr Belinda Ballukun<\/strong><\/h3>\n<p>E nderuar Znj. Balluku,<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria Mabco Construction SA (n\u00eb vijim \u201cMabco\u201d) ka marr\u00eb dijeni dhe denoncon zyrtarisht p\u00ebrjashtimin e saj nga mbledhja me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb (n\u00eb vijim \u201cMIE\u201d), e mbajtur sot, m\u00eb dat\u00eb 12 janar 2026, n\u00eb ambientet e \u201c2A Group\u201d n\u00eb kantierin e projektit t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt tejet i r\u00ebnd\u00eb, i paprecedent\u00eb dhe thell\u00ebsisht shqet\u00ebsues, i udh\u00ebhequr nga z. Valon Ademi dhe z. Vegim Hoxha. K\u00ebta individ\u00eb po veprojn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me ligjin, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, si\u00e7 duket, t\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e MIE-s dhe institucioneve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore si Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Albcontrol po ashtu t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb mbledhje. P\u00ebr ngjarjen n\u00eb fjal\u00eb, jemi informuar nga z. Fadil Neziri, me detyr\u00eb Drejtues i Projektit t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs pran\u00eb Mabco-s dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokur\u00eb i saj. Njoftimin p\u00ebrkat\u00ebs e gjeni bashk\u00eblidhur k\u00ebsaj letre.<\/p>\n<p>Rrethanat faktike t\u00eb ngjarjes<\/p>\n<p>Sipas informacioneve tona, administratori i em\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme i shoq\u00ebris\u00eb \u201cVlora International Airport\u201d (n\u00eb vijim \u201cVIA\u201d), z. Vegim Hoxha, ka njoftuar me email stafin e VIA-s p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb mbledhjeje me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e MIE-s, duke k\u00ebrkuar pjes\u00ebmarrjen e tyre, me p\u00ebrjashtim t\u00eb z. Afrim Aziri, konsulent p\u00ebr certifikimin e aeroportit pran\u00eb VIA-s (lidhur me em\u00ebrimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb z. Hoxha, ju kemi njoftuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebrmes letr\u00ebs drejtuar MIE-s m\u00eb dat\u00eb 15 Dhjetor 2025). Theksojm\u00eb se z. Aziri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga<br \/>\npunonj\u00ebsit me p\u00ebrvoj\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe shum\u00ebdimensionale n\u00eb fush\u00ebn e aviacionit civil n\u00eb<br \/>\nVIA.<\/p>\n<p>Pasi mori dijeni se takimi lidhej me mbar\u00ebvajtjen e VIA-s, z. Afrim Aziri u paraqit n\u00eb vendngjarje. Aty ishte i pranish\u00ebm edhe z. Valon Ademi, administrator dhe ortak i vet\u00ebm i \u201c2A Group sh.p.k.\u201d (n\u00eb vijim \u201c2A Group\u201d). N\u00eb bashk\u00ebpunim me z. Vegim Hoxha, ata i k\u00ebrkuan z. Aziri t\u00eb bisedonin jasht\u00eb ambienteve t\u00eb mbledhjes, ku e njoftuan se ishte i \u201cpad\u00ebshiruesh\u00ebm\u201d pasi konsiderohej si \u201cnjeri i Mabco-s\u201d. M\u00eb pas, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare dhe t\u00eb paligjshme, e kan\u00eb penguar at\u00eb fizikisht t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takim. Pas njoftimit p\u00ebr ngjarjen sa m\u00eb lart, Drejtori i Projektit p\u00ebr Mabco, z. Fadil Neziri, u paraqit n\u00eb vendin e takimit dhe k\u00ebrkoi t\u00eb merrte pjes\u00eb, duke kujtuar se Mabco \u00ebsht\u00eb ortaku q\u00eb zot\u00ebron 98% t\u00eb kuotave t\u00eb kapitalit t\u00eb VIA-s. Pavar\u00ebsisht se z. Neziri informoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e MIE-s p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e tij dhe posedimin e prokur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Mabco-s, z. Ademi dhe z. Hoxha e larguan at\u00eb fizikisht nga vendi i mbledhjes. Kjo ndodhi me miratimin e heshtur<br \/>\ndhe bashk\u00ebpunimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb MIE-s dhe institucioneve t\u00eb tjera q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm. Duke mos nd\u00ebrhyr\u00eb, k\u00ebta zyrtar\u00eb i mohuan Mabco-s t\u00eb drejt\u00ebn elementare p\u00ebr t\u2019u informuar mbi nj\u00eb projekt ku ka investuar deri m\u00eb tani 80 milion\u00eb euro si dhe p\u00ebr t\u00eb koordinuar .<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat e Mabco-s dhe nj\u00ebanshm\u00ebria e treguar nga MIE<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja e Mabco-s n\u00eb \u00e7do takim q\u00eb lidhet me mbar\u00ebvajtjen e VIA-s nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e drejt\u00eb ligjore, por edhe nj\u00eb detyrim. Sipas Kontrat\u00ebs s\u00eb Koncesionit, Mabco mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi solidare p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimeve kontraktuale s\u00eb bashku me VIA-n dhe 2A Group. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, financimet e projektit mb\u00ebshteten ekskluzivisht mbi kolateralet dhe asetet e Mabco-s (kredia pran\u00eb BKT), duke e b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb jet\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e ekspozuar ndaj d\u00ebmit q\u00eb do i shkaktohet eventualisht p\u00ebr \u00e7do d\u00ebshtim financiar t\u00eb projektit.<br \/>\nFakti q\u00eb takimi u zhvillua n\u00eb zyrat e 2A Group n\u00eb kantier tregon q\u00eb n\u00eb fillim se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e MIE-s kishin nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb paracaktuar: t\u00eb komunikonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme me ortakun e minoranc\u00ebs (2%), duke p\u00ebrjashtuar q\u00ebllimisht dhe n\u00eb keqbesim ortakun mazhoritar (98%). Theksojm\u00eb se Mabco nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar as nga MIE dhe as nga administratori i paligjsh\u00ebm z. Vegim Hoxha p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb takimi t\u00eb till\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qart\u00ebsisht z.Ademi dhe 2A Group jo vet\u00ebm ishin t\u00eb pranish\u00ebm, por dhe \u201cb\u00ebnin ligjin\u201d n\u00eb nj\u00eb<br \/>\nmbledhje t\u00eb thirrur nga MIE!!!<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb MIE pranon dhe ndjek udh\u00ebzimet e ortakut me 2% t\u00eb VIA-s dhe nuk kan\u00eb pranon, s\u00eb paku formalisht, t\u00eb trajtoj\u00eb ortakun me 98% t\u00eb kuotave n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin standard si ortakun e minoranc\u00ebs, duke i mohuar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhje? Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Mabco nuk trajtohet si partneri kryesor dhe themeltar i k\u00ebtij projekti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare por lihet i painformuar dhe m\u00ebnjanohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive? Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb MIE dhe autoritet e tjera t\u00eb pranishme n\u00eb mbledhje as nuk shkuan fare t\u00eb interesohen dhe t\u00eb informohen pran\u00eb zyrave t\u00eb Mabco nj\u00ebsoj si\u00e7 e mor\u00ebn informacionin burimor nga 2A Group?! \u00cbsht\u00eb absurde dhe skandaloze q\u00eb MIE, e cila duhet t\u00eb garantoj\u00eb interesin publik dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb, ndjek udh\u00ebzimet e nj\u00eb ortaku me 2% t\u00eb kuotave n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe Kontrat\u00ebs s\u00eb Koncesionit. Kujtojm\u00eb se MIE \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb dijeni t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb,\u00a0 pasi asnj\u00eb transferim kuotash nuk mund t\u00eb kryhet pa miratimin e saj. Por, edhe sikur pretendimet e 2A Group p\u00ebr pron\u00ebsi kuotash p\u00ebrtej 2%-shit t\u00eb ishin hipotetikisht t\u00eb rregullta e t\u00eb ligjshme, Mabco do t\u00eb mbetej gjithsesi ortak shumic\u00eb me 51%, \u00e7ka e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb pakuptimt\u00eb dhe skandaloz aktin e MIE dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj! Mabco shpreson shum\u00eb MIE nuk po ndjek qorrazi apo dhe m\u00eb keq mb\u00ebshtet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive veprimtarin\u00eb e q\u00ebllimshme dhe t\u00eb dirigjuar nga 2A Group dhe administratori i paligjsh\u00ebm i VIA e cila qart\u00ebsisht synon at\u00eb q\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar dhe formalisht gjykat\u00ebs \u2013 krijimin e kushteve p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Mabco-s nga projekti dhe nga VIA.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat tona<\/p>\n<p>Mabco shpreh indinjat\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb ndaj k\u00ebsaj sjelljeje t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb MIE-s, e cila<br \/>\nka d\u00ebshtuar t\u00eb veproj\u00eb me paan\u00ebsi dhe profesionaliz\u00ebm. N\u00eb k\u00ebto kushte, k\u00ebrkojm\u00eb:<br \/>\n1. 2. Rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb drejta dhe transparente n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe Kontrat\u00ebn e Koncesionit. P\u00ebrs\u00ebritjen e mbledhjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zyrtare, ku Mabco t\u00eb njoftohet rregullisht dhe t\u00eb garantohet pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme duke pasur parasysh problemet urgjente teknike dhe operative q\u00eb jan\u00eb shkaktuar nga veprimet dhe mosveprimet e 2A Group, t\u00eb cilat pengojn\u00eb Mabco-n n\u00eb realizimin e punimeve p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb punimeve qe ka me VIA-n.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, ritheksojm\u00eb se Mabco po investon dhe \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hapat e nevojsh\u00ebm ligjor\u00eb (administrativ\u00eb, civil\u00eb dhe penal\u00eb) p\u00ebr t\u00eb mbrojtur investimin e saj dhe interesin publik, pa u zmbrapsur nga asnj\u00eb veprim arbitrar. Duke ju fal\u00ebnderuar p\u00ebr v\u00ebmendjen ndaj k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje urgjente, mbetemi n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb reagimi zyrtar.<\/p>\n<p>Me respekt,<\/p>\n<p>MABCO CONSTRUCTIONS SA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/15\/e-pandehura-balluku-ne-aeroportin-e-vlores-pale-me-ortakun-qe-ka-2-te-aksioneve\/\">E pandehura Balluku futet n\u00eb Aeroportin e Vlor\u00ebs\/ Pal\u00eb me pakic\u00ebn 2% t\u00eb Valon Ademit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb mosmarr\u00ebveshjen mes dy ortak\u00ebve t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs duke shkallmuar \u00e7do ligj, \u00e7do parim t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe \u00e7do rregull elementar t\u00eb administrimit publik, duke marr\u00eb hapur an\u00ebn e ortaku minoritar, Valon Ademit q\u00eb ka 2% t\u00eb aksioneve dhe duke p\u00ebrjashtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare investitorin q\u00eb zot\u00ebron [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":64186,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64185","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64185","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64185"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64185\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64186"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64185"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64185"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64185"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}