{"id":64154,"date":"2026-01-15T11:48:22","date_gmt":"2026-01-15T11:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/15\/21-janari-2011-nje-krim-shteteror-pa-autore-15-vite-hetime-mes-shkeljesh-kushtetuese-dhe-drejtesie-te-vonuar\/"},"modified":"2026-01-15T11:48:22","modified_gmt":"2026-01-15T11:48:22","slug":"21-janari-2011-nje-krim-shteteror-pa-autore-15-vite-hetime-mes-shkeljesh-kushtetuese-dhe-drejtesie-te-vonuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/15\/21-janari-2011-nje-krim-shteteror-pa-autore-15-vite-hetime-mes-shkeljesh-kushtetuese-dhe-drejtesie-te-vonuar\/","title":{"rendered":"21 Janari 2011, nj\u00eb krim shtet\u00ebror pa autor\u00eb: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejt\u00ebsie t\u00eb vonuar"},"content":{"rendered":"<p>Nga Niazi Jaho<\/p>\n<p>Pak fjal\u00eb p\u00ebr tragjedin\u00eb e 21 Janarit 2011<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb them asgj\u00eb t\u00eb re nga ato q\u00eb jan\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe shkruar, por theksin do ta v\u00eb tek \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs ligjore. Si\u00e7 dihet, fill pas ngjarjeve t\u00eb 21 Janarit 2011, mazhoranca parlamentare vendosi t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb komision hetimor (opozita nuk mori pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision). Objekti i hetimit ishte: \u201chetim rreth veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore sipas kompetencave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligje, p\u00ebr zbulimin dhe identifikimin paraprak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe sinjaleve p\u00ebr organizimin e veprimtaris\u00eb kriminale p\u00ebr p\u00ebrmbysjen me dhun\u00eb t\u00eb rendit kushtetues si dhe masat e marra p\u00ebr parandalimin e k\u00ebtij krimi t\u00eb ngelur n\u00eb tentativ\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb muajit Shkurt 2021, nj\u00eb gazetare k\u00ebrkoi mendimin tim, n\u00ebse ngritja e k\u00ebtij komisioni me objektin e m\u00ebsip\u00ebrm ishte ose jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe Kushtetut\u00ebn. Intervista n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebsaj pyetje u botua n\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs \u201cShqip\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb u shpreha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike se ky vendim binte ndesh me nenin 77, pika 2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr komisionet hetimore, vendimin interpretues t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nr. 18, dat\u00eb 14.05.2003 dhe nenet 281, 282 dhe 283 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb i referohesha vendimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese ku ve\u00e7 t\u00eb tjerave thuhet: \u201cobjekti dhe fusha e komisioneve hetimore duhet t\u00eb respektoj\u00eb parimet kushtetuese dhe normat e gjith\u00ebpranuara t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke mos cenuar pavar\u00ebsin\u00eb dhe duke mos penguar veprimtarin\u00eb e organeve t\u00eb pushteteve t\u00eb tjera.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr mazhoranc\u00ebn parlamentare q\u00eb miratoi objektin e k\u00ebtij komisioni nuk vihej n\u00eb diskutim \u201cfakti\u201d i organizimit t\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale p\u00ebr p\u00ebrmbysjen me dhun\u00eb t\u00eb rendit kushtetues. Shqet\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb cilin u ngrit komisioni ishte p\u00ebrse institucionet shtet\u00ebrore nuk kishin zhvilluar dhe parandaluar k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se legjislativi (mazhoranca) duke krijuar k\u00ebt\u00eb komision merrte atribute t\u00eb prokuroris\u00eb dhe gjykat\u00ebs megjith\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim (p\u00ebrmbysjen me dhun\u00eb t\u00eb rendit kushtetues) nuk kishte filluar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, nuk ishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb vendim i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke patur parasysh k\u00ebt\u00eb tabllo natyrsh\u00ebm lindin disa pyetje: a) A e dinte Kuvendi (mazhoranca) se ngritja e k\u00ebtij komisioni me objektin q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn? Kam bindje se e dinte. b) A e dinin an\u00ebtar\u00ebt e komisionit ku p\u00ebrfshiheshin edhe kat\u00ebr jurist\u00eb (nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve ishte kryetar i tij) se ky objekt hetimi ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin interpretues t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese si dhe me disa dispozita t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale? Kam bindje se e dinin.<\/p>\n<p>N\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb dy pyetjeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme lind e treta, por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja: Derisa e dinin p\u00ebrse vepruan n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/p>\n<p>Mendoj se problemi ishte i qart\u00eb: n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij hetimi synohej t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen se opozita n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj proteste synonte t\u00eb p\u00ebrmbyste me dhun\u00eb rendin kushtetues gj\u00eb q\u00eb legjitimonte p\u00ebrdorimin e arm\u00ebve me pasoja vrasjen e personave.<\/p>\n<p>b) Prokuroria duhet t\u00eb fillonte \u00e7\u00ebshtjen penale p\u00ebr vepr\u00ebn e p\u00ebrmbysjes me dhun\u00eb t\u00eb rendit kushtetues dhe t\u00eb mos angazhohej n\u00eb ngritjen e akuzave kund\u00ebr Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, Garda e Republik\u00ebs duhej falenderuar q\u00eb parandaloi kryerjen e vepr\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p>Komisioni hetimor thirri Prokuroren e P\u00ebrgjithshme dhe i k\u00ebrkoi asaj informacion dhe llogari. Mbas disa veprimeve t\u00eb natyr\u00ebs konspirative dhe konfidenciale ai pushoi s\u00eb funksionuari pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb sqarim, pa p\u00ebrgatitur asnj\u00eb raport.<\/p>\n<p>2) N\u00eb 21 Janar 2011 Prokuroria e Tiran\u00ebs me nism\u00ebn e vet filloi hetimet p\u00ebr veprat e vrasjes, shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, pjes\u00ebmarrjes n\u00eb tubime t\u00eb paligjshme, etj. U pyet\u00ebn 92 d\u00ebshmitar\u00eb, por nuk u b\u00eb e qart\u00eb p\u00ebrse nuk u pyet\u00ebn me cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit: Ministri i Brendsh\u00ebm, Kryeministri, Presidenti i Republik\u00ebs dhe kryetari i opozit\u00ebs se at\u00ebhershme. K\u00ebta kishin dijeni p\u00ebr ngjarjen dhe nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb personat q\u00eb sipas nenit 157 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale p\u00ebrjashtohen nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb denoncuar.<\/p>\n<p>3) N\u00eb 21 Janar 2011 prokuror\u00ebt urdh\u00ebruan ndalimin e 6 oficer\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs. Urdh\u00ebri nuk u zbatua. P\u00ebrse prokuroria nuk filloi \u00e7\u00ebshtjen penale ndaj atij, kushdo q\u00eb t\u00eb ishte ai, p\u00ebr moszbatim t\u00eb k\u00ebtij urdh\u00ebri? Kemi parasysh se gardist\u00ebt ndaj t\u00eb cil\u00ebve ishte urdh\u00ebruar ndalimi, u dor\u00ebzuan n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs n\u00eb 8 Shkurt 2021, dmth mbas 18 dit\u00ebve.<\/p>\n<p>4) Gjykata q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen kund\u00ebr gardist\u00ebve vendosi q\u00eb t\u00eb ndryshonte cil\u00ebsimin e akuz\u00ebs nga vrasje me dashje, n\u00eb vrasje nga pakujdesia. N\u00eb fakt N.P dhe A.LL kishin q\u00eblluar drejt turm\u00ebs, pra vrasja ishte me dashje, pavar\u00ebsisht cilin apo cil\u00ebt persona do t\u00eb kapte plumbi. Ata duhet t\u00eb parashikonin pasojat e mundshme q\u00eb n\u00eb fakt ndodh\u00ebn. Arsyetimi i gjykat\u00ebs se \u201cnuk ishte provuar q\u00eb t\u00eb akuzuarit t\u00eb kishin q\u00ebllim t\u00eb vrisnin personat n\u00eb fjal\u00eb\u201d nuk gjen mb\u00ebshtetje as n\u00eb prova, as n\u00eb ligje dhe as n\u00eb doktrin\u00ebn juridike.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet gjithashtu se dy mjek\u00eb t\u00eb Spitalit t\u00eb Traum\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb kishin deklaruar se p\u00ebr tre protestues q\u00eb kishin vdekur, plag\u00ebt tregonin se ishin shkaktuar nga arm\u00eb t\u00eb lehta, t\u00eb gjuajtura nga nj\u00eb distanc\u00eb e af\u00ebrt. Nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb, n\u00ebse ky ekspertim \u00ebsht\u00eb kryer ose jo me vendim t\u00eb prokurorit dhe n\u00ebse mjek\u00ebt ishin ose jo ekspert\u00eb t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb Kryeministri, pak or\u00eb pas protest\u00ebs deklaroi se sipas raporteve paraprake viktimat ishin q\u00eblluar nga af\u00ebr me arm\u00eb t\u00eb nj\u00eb lloji t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ato q\u00eb p\u00ebrdor policia dhe Garda e Republik\u00ebs?<\/p>\n<p>5) Gjykata e Strasburgut \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nga familjar\u00ebt e viktim\u00ebs A.N. K\u00ebrkesa e tyre u pranua. \u00cbsht\u00eb konstatuar shkelja e nenit 6\/2 t\u00eb KEDNJ.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, \u00e7\u00ebshtja lidhur me viktim\u00ebn A.N \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim. Kur u njoha me vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut m\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebposhtme: a) Dyshohet n\u00ebse autoritetet ekzekutive ishin ose jo t\u00eb p\u00ebrkushtuara q\u00eb n\u00eb fillim p\u00ebr t\u00eb hetuar plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos devijuar apo nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb hetimin penal. Komisioni hetimor q\u00eb u krijua, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, nuk synonte sqarimin e fakteve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit p\u00ebr ngjarjen e 21 Janarit, por p\u00ebr t\u00eb hetuar abuzimet e dyshuara nga prokuror\u00ebt q\u00eb hetonin ngjarjen.<\/p>\n<p>b) Gjykata ka shprehur gjithashtu dyshimet e saj lidhur me ato q\u00eb kan\u00eb deklaruar punonj\u00ebsit e Gard\u00ebs dhe oficer\u00ebt e lart\u00eb se askush nuk i ka urdh\u00ebruar ata p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar n\u00eb aj\u00ebr ose me ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>c) Para k\u00ebtij shkrimi rilexova p\u00ebrs\u00ebri vendimin e Strasburgut dhe konstatova se sa e kujdesshme \u00ebsht\u00eb treguar ajo n\u00eb analiz\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjeve, me objektivitet dhe paanshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb mos krijuar asnj\u00eb lloj keqinterpretimi. Ajo ka vler\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ekuilibruar si provat direkte edhe ato indirekte, q\u00eb n\u00ebnkupton se kur \u00ebsht\u00eb rasti edhe k\u00ebto t\u00eb fundit duhet ti n\u00ebnshtrohen verifikimit n\u00eb kompleksin e tyre.<\/p>\n<p>Ka individ\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kritika n\u00eb adres\u00eb t\u00eb SPAK-ut. Pretendojn\u00eb se hetimi \u00ebsht\u00eb i ngadalt\u00eb, se k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje nuk i jepet prioritet, etj. Kur kritika ose pretendime t\u00eb tilla nuk jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb presioneve, nd\u00ebrhyrjeve apo fyerjeve, mendoj se jan\u00eb normale. E them k\u00ebt\u00eb se p\u00ebr ngjarjet e 21 Janarit 2011 ende nuk kemi nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. Ka 15 vjet q\u00eb hetimi vazhdon me disa pauza (pezullime, rihapje, etj).<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb patur boshll\u00ebqe q\u00eb i ka konstatuar edhe GJEDNJ n\u00eb vendimin e saj. Jo vet\u00ebm familjar\u00ebt q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb shprehur ndonj\u00eb hakmarrje, por edhe opinion i gjer\u00eb publik \u00ebsht\u00eb i ndjesh\u00ebm sepse, si\u00e7 dihet, vonesa t\u00eb tilla shoq\u00ebrohen edhe me v\u00ebshtrir\u00ebsi q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb durim, k\u00ebmb\u00ebngulje dhe aft\u00ebsi profesionale.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/21-janari-2011-nje-krim-shteteror-pa-autore-15-vite-hetime-mes-shkeljesh-kushtetuese-dhe-drejtesie-te-vonuar\/\">21 Janari 2011, nj\u00eb krim shtet\u00ebror pa autor\u00eb: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejt\u00ebsie t\u00eb vonuar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Niazi Jaho Pak fjal\u00eb p\u00ebr tragjedin\u00eb e 21 Janarit 2011 Nuk do t\u00eb them asgj\u00eb t\u00eb re nga ato q\u00eb jan\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe shkruar, por theksin do ta v\u00eb tek \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs ligjore. Si\u00e7 dihet, fill pas ngjarjeve t\u00eb 21 Janarit 2011, mazhoranca parlamentare vendosi t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb komision hetimor (opozita [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64154","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64154"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64154\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}