{"id":64110,"date":"2026-01-15T08:48:17","date_gmt":"2026-01-15T08:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/15\/sulmet-e-rames-ndaj-gazetareve-propagande-per-te-shmangur-llogaridhenien-mbi-korrupsionin-qeveritar-2\/"},"modified":"2026-01-15T08:48:17","modified_gmt":"2026-01-15T08:48:17","slug":"sulmet-e-rames-ndaj-gazetareve-propagande-per-te-shmangur-llogaridhenien-mbi-korrupsionin-qeveritar-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/15\/sulmet-e-rames-ndaj-gazetareve-propagande-per-te-shmangur-llogaridhenien-mbi-korrupsionin-qeveritar-2\/","title":{"rendered":"Sulmet e Ram\u00ebs ndaj gazetar\u00ebve, propagand\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur llogaridh\u00ebnien mbi korrupsionin qeveritar"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetar\u00ebt me gjuh\u00eb bullizuese dhe intimidues\u0435, nj\u00eb teknik\u00eb propagande q\u00eb synon t\u00eb shmang\u00eb llogaridh\u00ebnien publike ndaj aferave korruptive t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama p\u00ebrdori t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nj\u00eb koment t\u00eb gazetares Klodiana Lala n\u00eb profilin e saj n\u00eb Facebook p\u00ebr ta sulmuar at\u00eb publikisht me nj\u00eb gjuh\u00eb fyese dhe intimidues\u0435.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Lala, duke komentuar q\u00ebndrimin e Ram\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmbytjet, ku faj\u00ebsonte qytetar\u00ebt p\u00ebr hedhjen e plehrave rrug\u00ebve, pyeste se pse nuk kishte funksionuar inceneratori i Tiran\u00ebs, nj\u00eb projekt i promovuar nga Rama dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim si afer\u00eb korruptive, kryeministri e quajti komentin e saj si \u201cinjoranc\u00eb t\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse\u201d, shpifje dhe dezinformim.<\/p>\n<p>Sulmi i kryeministrit ndaj Lal\u00ebs nuk sh\u00ebnon nj\u00eb incident t\u00eb ve\u00e7uar, por \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb sjelljeje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb tij ndaj medias n\u00eb vend, duke p\u00ebrdorur etiketime denigruese dhe sulme, nd\u00ebrsa refuzon t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr akuzat me t\u00eb cilat po p\u00ebrballet qeveria e tij.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit ai po ashtu u p\u00ebrfshi n\u00eb polemika publike me drejtuesin e emisionit \u201cOpinion\u201d, Blendi Fevziu, duke p\u00ebrdorur foto t\u00eb montuara dhe gjuh\u00eb joetike, si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj shqet\u00ebsimit t\u00eb Fevziut p\u00ebr propagand\u00ebn qeveritare gjat\u00eb p\u00ebrmbytjeve n\u00eb munges\u00eb t\u00eb llogaridh\u00ebnies publike.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimet publike t\u00eb kryeministrit u d\u00ebnuan nj\u00ebz\u00ebri nga organizatat p\u00ebr lirin\u00eb e medias n\u00eb vend si presion i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb gjuh\u00eb e till\u00eb nuk kontribuon n\u00eb sqarimin e opinionit publik, por ushqen polarizimin, banalizon debatin dhe krijon nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm presioni verbal ndaj gazetar\u00ebve\u201d \u2013 thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e AGSH-s\u00eb, ku i b\u00ebhet thirrje kryeministrit dhe zyrtar\u00ebve publik\u00eb q\u00eb \u201ct\u00eb mos e shnd\u00ebrrojn\u00eb pushtetin n\u00eb instrument presioni verbal\u201d, por t\u00eb p\u00ebrdorin argumentet dhe transparenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari publike.<\/p>\n<p>\u201cDemokracia nuk d\u00ebmtohet nga pyetjet e gazetar\u00ebve, por nga arroganca ndaj tyre\u201d \u2013 theksohet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Rrjeti p\u00ebr Gazetari t\u00eb Sigurt e d\u00ebnoi sjelljen e kryeministrit si nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvendosur debatin publik nga llogaridh\u00ebnia te sulmet personale ndaj gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKur kryeministri, nga pozita e tij e pushtetit, p\u00ebrgjith\u00ebson dhe diskrediton rolin e gazetaris\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jap\u00eb llogari, v\u00ebmendja zhvendoset nga \u00e7\u00ebshtjet reale t\u00eb interesit publik drejt sulmit ndaj atyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pyetje. Kjo dob\u00ebson debatin publik dhe rrezikon t\u00eb normalizoj\u00eb presionin ndaj gazetar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj grave n\u00eb gazetari\u201d \u2013 thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr gazetar\u00ebt dhe analist\u00ebt e politik\u00ebs, sjellja e kryeministrit ndaj mediave p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb standardeve demokratike t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias dhe nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvendosur v\u00ebmendjen e opinionit publik e p\u00ebr t\u00eb shmangur llogaridh\u00ebnien ndaj aferave korruptive me t\u00eb cilat po p\u00ebrballet qeveria e tij.<\/p>\n<p>\u201cKur heshtja ndaj zullumeve shoq\u00ebrohet me p\u00ebrplasje me gazetar\u00ebt dhe drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb i heton zullumet, problemi nuk \u00ebsht\u00eb gazetaria. Problemi nuk jan\u00eb pyetjet, por p\u00ebrgjigjet q\u00eb mungojn\u00eb\u201d \u2013 i tha BIRN-it gazetari Lutfi Dervishi.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht problemeve dhe gabimeve q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb media dhe gazetar\u00ebt, detyra e nj\u00eb funksionari publik, sipas Dervishit, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb edukoj\u00eb median, por t\u00eb jap\u00eb llogari\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, edhe sulmet ndaj Blendi Fevziut dhe Klodiana Lal\u00ebs, thot\u00eb ai, \u201cduken m\u00eb shum\u00eb si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zhvendosur v\u00ebmendjen nga skandalet\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ai nuk i sheh reagimet e kryeministrit si nj\u00eb \u201cepisod nervozizmi\u201d, por pjes\u00eb e nj\u00eb modeli komunikimi t\u00eb vazhduesh\u00ebm ku \u201cnarrativa kontrollohet p\u00ebrmes propagand\u00ebs p\u00ebrmbyt\u00ebse n\u00eb rrjete sociale, monolog\u00ebve dhe \u2018sulmeve\u2019 personale\u201d dhe shmangies s\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPrej vitesh qeveria \u00ebsht\u00eb zhdukur nga media tradicionale, nuk p\u00ebrballet me pyetje, nuk diskuton publikisht \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nxehta si denoncimet e SPAK-ut, p\u00ebrmbytjet, denoncimet e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, apo akuzat q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt institucione ky\u00e7e si AKSHI\u201d \u2013 thot\u00eb Dervishi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Armand Shkullakun, gazetar dhe drejtues i medias Lapsi.al, sjellja e Ram\u00ebs tregon nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u2019iu ikur p\u00ebrgjigjeve reale q\u00eb pret publiku p\u00ebr akuzat q\u00eb jan\u00eb ngritur ndaj qeveris\u00eb s\u00eb tij, por edhe nj\u00eb gjendje se ku \u00ebsht\u00eb demokracia sot, ku nj\u00eb njeri i vet\u00ebm sulmon mediat dhe drejt\u00ebsin\u00eb sa her\u00eb gjendet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri i nj\u00eb vendi, q\u00eb pretendon se \u00ebsht\u00eb n\u00eb demokraci, merret me gazetar\u00eb t\u00eb caktuar me em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm dhe p\u00ebrdor gjuh\u00eb bullizuese, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme\u201d \u2013 i tha ai BIRN-it.<\/p>\n<p>Ana tjet\u00ebr e medaljes, sipas Shkullakut, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201ckriz\u00ebn\u201d e Ram\u00ebs si individ.<\/p>\n<p>\u201cHyri n\u00eb politik\u00eb si rilindas dhe po e mbyll historin\u00eb e tij si varrmih\u00ebs i ekonomis\u00eb, demokracis\u00eb dhe nocionit politik, sepse politik\u00ebn e ktheu n\u00eb nj\u00eb infrastruktur\u00eb p\u00ebr korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201d \u2013 thot\u00eb Shkullaku.<\/p>\n<p>\u201cRama \u00ebsht\u00eb i vetmi n\u00eb llojin e vet q\u00eb i kan\u00eb kapur qeverin\u00eb duke vjedhur dhe, m\u00eb e tmerrshmja, q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e shqiptar\u00ebve ia ka dor\u00ebzuar krimit dhe, p\u00ebr t\u00eb mos hapur k\u00ebt\u00eb debat, merret me fotomontazhe t\u00eb Blendi Fevziut\u201d \u2013 shton ai, duke iu referuar dosjeve t\u00eb fundit hetimore t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK, p\u00ebr zv.kryeministren Belinda Balluku, e akuzuar p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera\u201d me vler\u00eb qindra milion\u00eb euro, dhe drejtuesve t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Informacionit, p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>Analisti Neritan Sejamini mendon se sa m\u00eb pak t\u2019i b\u00ebhet jehon\u00eb, qoft\u00eb edhe si kritik\u00eb, pseudo-debatit q\u00eb kryeministri p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb, aq m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRama po p\u00ebrpiqet t\u00eb shp\u00ebrqendroj\u00eb opinionin publik nga \u00e7\u00ebshtjet e AKSHI-t, Ballukut, p\u00ebrmbytjeve dhe skandaleve t\u00eb tjera dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, d\u00ebshiron t\u00eb banalizoj\u00eb kritikat q\u00eb i b\u00ebhen, duke u munduar t\u2019i paraqes\u00eb si qesharak\u00eb ata q\u00eb e kritikojn\u00eb\u201d \u2013 i tha ai BIRN.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/sulmet-e-rames-ndaj-gazetareve-propagande-per-te-shmangur-llogaridhenien-mbi-korrupsionin-qeveritar\/\">Sulmet e Ram\u00ebs ndaj gazetar\u00ebve, propagand\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur llogaridh\u00ebnien mbi korrupsionin qeveritar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetar\u00ebt me gjuh\u00eb bullizuese dhe intimidues\u0435, nj\u00eb teknik\u00eb propagande q\u00eb synon t\u00eb shmang\u00eb llogaridh\u00ebnien publike ndaj aferave korruptive t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij. Kryeministri Edi Rama p\u00ebrdori t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nj\u00eb koment t\u00eb gazetares Klodiana Lala n\u00eb profilin e saj n\u00eb Facebook p\u00ebr ta sulmuar at\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64110","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64110","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64110"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64110\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64110"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64110"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64110"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}