{"id":64077,"date":"2026-01-14T21:48:21","date_gmt":"2026-01-14T21:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/14\/bjorn-ruma-paniku-moral-rreth-ndihmes-sociale-dhe-emigranteve-shqiptare-ne-shba\/"},"modified":"2026-01-14T21:48:21","modified_gmt":"2026-01-14T21:48:21","slug":"bjorn-ruma-paniku-moral-rreth-ndihmes-sociale-dhe-emigranteve-shqiptare-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/14\/bjorn-ruma-paniku-moral-rreth-ndihmes-sociale-dhe-emigranteve-shqiptare-ne-shba\/","title":{"rendered":"Bjorn Ruma: Paniku moral rreth ndihm\u00ebs sociale dhe emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p>Sot qarkulloi n\u00eb media lajmi se SHBA do t\u00eb pezullojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb pacaktuar p\u00ebrpunimin e vizave t\u00eb emigracionit p\u00ebr shtetasit e 75 vendeve t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo vjen pak dit\u00eb pasi autoritetet amerikane publikuan jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb janarit nj\u00eb grafik ku listoheshin sipas komb\u00ebsis\u00eb, familjet q\u00eb p\u00ebrfitonin m\u00eb shum\u00eb ndihm\u00eb sociale. T\u00eb dy lajmet, por ve\u00e7an\u00ebrisht ky i sotmi u hodh\u00ebn nga nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e mediave shqiptare si nj\u00eb lloj \u201cbombe\u201d kund\u00ebr popullit m\u00eb \u201camerikan-dash\u00ebs,\u201d duke e paraqitur si prov\u00eb t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht vlen t\u00eb sqarohet se \u00ebsht\u00eb fjala vet\u00ebm p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt aplikojn\u00eb p\u00ebr viz\u00eb emigracioni, \u00e7ka n\u00ebnkupton ata q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen shtetas permanent\u00eb n\u00eb SHBA dhe nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ndonj\u00eb form\u00eb nd\u00ebshkimi komb\u00ebtar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, di\u00e7ka e till\u00eb \u00ebsht\u00eb aplikuar prej koh\u00ebsh, jo vet\u00ebm n\u00eb SHBA, por pothuajse n\u00eb \u00e7do shtet per\u00ebndimor q\u00eb p\u00ebrballet me val\u00eb t\u00eb m\u00ebdha emigracioni. Ata q\u00eb mendohet se ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb programet e ndihm\u00ebs sociale, nuk iu jepet viza, ndon\u00ebse kjo nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me baza komb\u00ebsish e shtetesh m\u00eb par\u00eb. Por, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb problematike q\u00ebndron tek paraqitja e gjith\u00eb k\u00ebsaj historie si nj\u00eb \u201cvul\u00eb turpi\u201d p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb SHBA. Ajo q\u00eb n\u00ebnkuptohet qart\u00ebsisht edhe pa u th\u00ebn\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb se kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb prov\u00eb abuzimi dhe teprimi nga ana e tyre.<\/p>\n<p>Tani, n\u00ebse administrata aktuale amerikane do t\u00eb shqet\u00ebsohej me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se t\u00eb huajt po pasurohen duke shfryt\u00ebzuar sistemin dhe duke p\u00ebrfituar nga taksapaguesit amerikan\u00eb, at\u00ebher\u00eb ajo nuk do t\u00eb kishte nisur prej koh\u00ebsh reduktimin e fondeve t\u00eb ndihm\u00ebs sociale p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb programesh ky\u00e7e, q\u00eb prekin edhe qytetar\u00ebt amerikan\u00eb. Emigrant\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb thjesht nj\u00eb pik\u00eb hyr\u00ebse m\u00eb e leht\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb t\u2019i diferencosh, nd\u00ebrsa ata vet\u00eb e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbrohen .<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, grafika nuk na shpjegon se sa nga ato 43% familje shqiptare, por edhe t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb tjera, e marrin me t\u00eb drejt\u00eb ndihm\u00ebn sociale dhe sa abuzojn\u00eb me t\u00eb, n\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me abuzim masiv. Sistemet e ndihm\u00ebs sociale ekzistojn\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur kur gjendesh n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi: n\u00eb raste s\u00ebmundjesh t\u00eb r\u00ebnda, paaft\u00ebsish fizike, pun\u00ebsimit t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm; kur e ke t\u00eb pamundur t\u00eb punosh pasi duhet t\u00eb kujdesesh p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb s\u00ebmur\u00eb ose edhe n\u00eb raste tronditjesh t\u00eb befta ekonomike. Ideja q\u00eb njer\u00ebzit duhet ta durojn\u00eb varf\u00ebrin\u00eb n\u00eb heshtje e me shpirt nd\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebr ruajtur \u00e7far\u00ebdo krenarie \u00ebsht\u00eb thjesht argument mizor moral dhe jo ekonomik.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb qart\u00ebsohemi pak se \u00e7far\u00eb ndihme japin programet e welfare n\u00eb SHBA. Shumica e tyre ofrojn\u00eb mb\u00ebshtetje modeste p\u00ebr nevojat m\u00eb elementare dhe jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rregulluara, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u pranuar. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb sistemit \u00ebsht\u00eb ideja e refuzimit, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit se po t\u00eb jepeshin para falas, t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb abuzonin. P\u00ebr shembill, Ndihma Suplementare p\u00ebr Ushqim (SNAP) konsiston n\u00eb disa qindra dollar\u00eb ($300-$900 n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb shtetit) n\u00eb muaj p\u00ebr nj\u00eb familje. Asistenca p\u00ebr Familjet n\u00eb Nevoj\u00eb (TANF q\u00eb varion af\u00ebrsisht nga $200-$900 n\u00eb muaj p\u00ebr familje dhe q\u00eb ka rrezik t\u00eb pritet si program), n\u00eb shum\u00eb shtete mbulon me v\u00ebshtir\u00ebsi edhe nj\u00eb fraksion t\u00eb qiras\u00eb mujore. Pra, t\u00eb thuash q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb SHBA po pasurohen p\u00ebrmes ndihm\u00ebs sociale \u00ebsht\u00eb \u00e7menduri. Ndihma sociale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dyshek sigurie ku ti mund t\u00eb biesh but\u00eb n\u00eb koh\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsish, jo shkall\u00eb drejt nj\u00eb jete luksi e rehatie.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se pranimi i kaq shum\u00eb familjeve t\u00eb cil\u00ebsdo komb\u00ebsi n\u00eb programet e ndihm\u00ebs sociale, nuk p\u00ebrb\u00ebn akuz\u00eb ndaj emigrant\u00ebve, por ndaj sistemit brenda t\u00eb cilit ata luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, emigrant\u00ebt n\u00eb \u00e7do shtet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb pun\u00eb me paga minimale dhe shpesh t\u00eb pasigurta: pastrim, nd\u00ebrtim, sh\u00ebrbime ushqimi, p\u00ebrkujdesje, apo delivery. Jan\u00eb t\u00eb gjitha pun\u00eb me or\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme, ku ti nuk paguhesh n\u00ebse nuk punon edhe n\u00ebse e ke t\u00eb pamundur sepse je s\u00ebmur\u00eb, dhe mbi t\u00eb gjitha jan\u00eb pun\u00eb ku paga nuk arrin t\u00eb mbaj\u00eb ritmin e qiras\u00eb, shpenzimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe kostove ushqimore. N\u00ebse dikush punon me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb \u2013 ose pothuajse t\u00eb plot\u00eb \u2013 dhe prap\u00eb nuk mbulon dot nevojat m\u00eb bazike t\u00eb jet\u00ebs pa ndihm\u00eb sociale, at\u00ebher\u00eb problemi nuk q\u00ebndron tek etika e tij e pun\u00ebs, por te tregu q\u00eb ka normalizuar varf\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka njer\u00ebz q\u00eb edhe pse punojn\u00eb mbeten t\u00eb varf\u00ebr, ndihma sociale p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb subvencion, pasi pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi nuk e paguan aq sa i nevojiten p\u00ebr kushtet baz\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs. Shteti nd\u00ebrhyn jo sepse emigrant\u00ebt, apo edhe vendasit q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb asistenc\u00eb, jan\u00eb dembel\u00eb, por sepse ekonomia \u00ebsht\u00eb strukturuar p\u00ebr t\u00eb mbajtur sa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt koston e pun\u00ebtorit. Tek e fundit, shumica e shqiptar\u00ebve dhe emigrant\u00ebve nga \u00e7do komb\u00ebsi, nuk i hyjn\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb emigracionit drejt per\u00ebndimit vet\u00ebm p\u00ebr mund\u00ebsi pun\u00ebsimi, por mbi t\u00eb gjitha sepse mendojn\u00eb q\u00eb po shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku, n\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb gjenden n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe do jen\u00eb t\u00eb pamundur t\u2019i dalin zot jet\u00ebs, shteti dhe institucionet do nd\u00ebrhyjn\u00eb p\u00ebr t\u2019iu garantuar nj\u00ebfar\u00eb dinjiteti bazik.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kontradikta e ekonomis\u00eb s\u00eb strukturuar p\u00ebr t\u00eb ulur kostot e pun\u00ebs thellohet edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vende si SHBA, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr faktin sepse konsiderohen si nj\u00eb nga shoq\u00ebrit\u00eb m\u00eb t\u00eb pasura q\u00eb kan\u00eb ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb. Pak kund tjet\u00ebr sheh t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb maj\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb figura si Elon Musk, pasuria e t\u00eb cil\u00ebve dikur do t\u00eb kish qen\u00eb e paimagjinueshme. Dhe, kur nj\u00eb num\u00ebr i madh pun\u00ebtor\u00ebsh q\u00eb gjenerojn\u00eb kaq shum\u00eb vler\u00eb ekonomike nuk p\u00ebrballojn\u00eb dot kushtet baz\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, at\u00ebher\u00eb pik\u00ebpyetja morale nuk \u00ebsht\u00eb se pse aplikojn\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb sociale, por p\u00ebrse pasuri kaq ekstreme shp\u00ebrblehen me ulje taksash dhe mbrojtje politike?<\/p>\n<p>Ndaj, paraqitja e marrjes s\u00eb ndihm\u00ebs sociale si nj\u00eb vul\u00eb turpi komb\u00ebtar, apo si turp n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk sh\u00ebrben p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, duke e zhvendosur fajin nga pagat e ul\u00ebta, derregullimi i pun\u00ebsimit dhe pabarazia, tek ata m\u00eb t\u00eb pafuqishmit p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rrethanat e jet\u00ebs s\u00eb tyre. Ndihma sociale nuk \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb emigrant\u00ebve, por e nj\u00eb sistemi q\u00eb k\u00ebrkon me doemos krah\u00eb pune, pa pranuar t\u2019iu siguroj\u00eb atyre dinjitet n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u pranuar, at\u00ebher\u00eb \u201cturpi\u201d i takon sistemit dhe jo njer\u00ebzve q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb mbijetojn\u00eb brenda tij.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/01\/bjorn-ruma-paniku-moral-rreth-ndihmes-sociale-dhe-emigranteve-shqiptare-ne-shba\/\">Bjorn Ruma: Paniku moral rreth ndihm\u00ebs sociale dhe emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb SHBA<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot qarkulloi n\u00eb media lajmi se SHBA do t\u00eb pezullojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb pacaktuar p\u00ebrpunimin e vizave t\u00eb emigracionit p\u00ebr shtetasit e 75 vendeve t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo vjen pak dit\u00eb pasi autoritetet amerikane publikuan jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb janarit nj\u00eb grafik ku listoheshin sipas komb\u00ebsis\u00eb, familjet q\u00eb p\u00ebrfitonin m\u00eb shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64077","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64077"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64077\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64077"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}