{"id":64048,"date":"2026-01-14T19:48:39","date_gmt":"2026-01-14T19:48:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/14\/per-vitin-e-ri-niku-i-ndraghetes-dhe-vladimiri-nga-serbia-marrin-1-2-miliarde-leke-nga-gonxhe-per-oksigjenin-e-spitaleve-2\/"},"modified":"2026-01-14T19:48:39","modified_gmt":"2026-01-14T19:48:39","slug":"per-vitin-e-ri-niku-i-ndraghetes-dhe-vladimiri-nga-serbia-marrin-1-2-miliarde-leke-nga-gonxhe-per-oksigjenin-e-spitaleve-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/14\/per-vitin-e-ri-niku-i-ndraghetes-dhe-vladimiri-nga-serbia-marrin-1-2-miliarde-leke-nga-gonxhe-per-oksigjenin-e-spitaleve-2\/","title":{"rendered":"P\u00ebr Vitin e Ri, Niku i Ndraghet\u00ebs dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb nga Gonxhe p\u00ebr oksigjenin e spitaleve \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Besnik Halili dhe Vladimir Vladimirov jan\u00eb dy kokat e duopolit fals t\u00eb oksigjenit mjek\u00ebsor n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. SPAK \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb tenderat e manipuluar dhe po sistemon provat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebta vazhdojn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb t\u00eb marrin parat\u00eb e spitaleve.<\/p>\n<p><strong>Her\u00eb fiton Besniku, her\u00eb Vladimiri<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 17 dhjetor 2025, kompania \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d sh.p.k me p\u00ebrfaq\u00ebsues Besnik Halilin u shpall fituese e tenderit me objekt \u201cLOTI 1: Blerje Oksigjen p\u00ebr Qendr\u00ebn Spitalore Rajonale e Shefqet Ndroqi\u201d Tiran\u00ebs, Kavaj\u00eb, \u201cShefqet Ndroqi\u201d, me afat t\u00eb marr\u00ebveshjes kuad\u00ebr deri n\u00eb 12 muaj me fond limit 30,153,600 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d sh.p.k. me ofert\u00eb 29,985,000 \u00a0Lek\u00eb pa TVSH. Kjo kompani me baz\u00eb kapitali n\u00eb Itali p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga Besnik Halili.<\/p>\n<p>Kompania e dyt\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse \u00ebsht\u00eb \u201cMesser Albagaz sh.p.k\u201d \u00a0me ofert\u00eb 30,150,400 Lek\u00eb pa Tvsh. Nd\u00ebrsa kjo firm\u00eb \u00ebsht\u00eb me baz\u00eb n\u00eb Serbi dhe ka si p\u00ebrfaq\u00ebsues Vladimir Vladimirovin.<\/p>\n<p>Sic mund ta shihni, ofertat e tyre jan\u00eb thuajse t\u00eb barabarta. Qysh nga fillimi i vitit t\u00eb kaluar, organizator i tenderave t\u00eb furnizimit t\u00eb spitaleve \u00ebsht\u00eb Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e ministrit Blendi Gonxhe. Ky vazhdon t\u00eb ec\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e korrupsionit t\u00eb shtruara nga ish-ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ogerta Manastirliu. Nuk ka ndryshuar asgj\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebrqendrim i korrupsionit me tenderat n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Fitues i tenderit p\u00ebr oksigjenin e Sanatoriumit \u00ebsht\u00eb Niku. Sic do t\u00eb shohim m\u00eb posht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha tenderat e furnizimit me oksigjen shfaqen vet\u00ebm k\u00ebto dy kompani.<\/p>\n<p>N\u00eb 3 n\u00ebntor 2021, \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish GTS q\u00eb ka marr\u00eb tenderin me objekt \u201cLOTI 2: Blerje Oksigjen p\u00ebr Qendr\u00ebn Spitalore Rajonale Durr\u00ebs me afat t\u00eb marr\u00ebveshjes kuad\u00ebr deri n\u00eb 12 muaj me fond limit 33,613,056 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb tenderit, \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d sh.p.k. ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 33,424,200 Lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrsa \u201cMesser Albagaz\u201d sh.p.k ka vler\u00ebn 33,610,560 Lek\u00eb pa Tvsh.<\/p>\n<p>Duke iu referuar procedur\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, kompania e Nikut \u00ebsht\u00eb identifikuar si ofertuese e suksesshme.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin tjet\u00ebr, kompanit\u00eb kan\u00eb ndryshuar rol (marr\u00ebveshjen).\u00a0 B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin me objekt \u201cLOTI 7: Blerje Oksigjen p\u00ebr Drejtorin\u00eb e Spitalit Rajonal Gjirokast\u00ebr\u201d, me afat t\u00eb marr\u00ebveshjes kuad\u00ebr deri n\u00eb 12 muaj, me fond limit 11,059,200 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Kompania \u201cMesser Albagaz\u201d sh.p.k. ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 11,008,000 Lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrsa \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d sh.p.k ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb disa lek\u00eb m\u00eb tep\u00ebr: 11,040,000 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast fituese \u00ebsht\u00eb \u201cMesser Alba-gaz\u201d sh.p.k e Vladimirit.<\/p>\n<p>Kolegu q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d sh.p.k do t\u00eb p\u00ebrfitonte n\u00eb vijim kontrat\u00ebn: LOTI 4: Blerje Oksigjen p\u00ebr Drejtorin\u00eb e Spitalit Rajonal Lezh\u00eb, me afat t\u00eb marr\u00ebveshjes kuad\u00ebr deri 24 muaj me fond limit 13,305,600 lek\u00eb pa TVSH. Edhe ky tender \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb 10 n\u00ebntor 2025, por kontrata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur m\u00eb 22 dhjetor.<\/p>\n\n<p>Radha e kompanis\u00eb \u201cMesser Albagaz\u201d sh.p.k ishte p\u00ebr kontrat\u00ebn: LOTI 6 : Blerje Oksigjen p\u00ebr Qendr\u00ebn Spitalore Rajonale Berat me afat t\u00eb marr\u00ebveshjes kuad\u00ebr deri n\u00eb 15 muaj, me fond limit 15,939,000 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>\u201cMesser Albagaz\u201d sh.p.k. ka fituar me ofert\u00ebm 15,862,800 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Tenderin p\u00ebr furnizimin me oksigjen t\u00eb Spitalit Memorial Fier e ka p\u00ebrfituar\u00a0 \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d sh.p.k.. me ofert\u00ebn 15,364,200 Lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit \u00ebsht\u00eb \u201cLOTI 5: Blerje Oksigjen p\u00ebr Drejtorin\u00eb e Spitalit Rajonal Dib\u00ebr\u201d me afat t\u00eb marr\u00ebveshjes kuad\u00ebr deri n\u00eb 12 muaj, me fond limit 2,277,000.<\/p>\n\n<p>K\u00ebtu ka qen\u00eb radha e \u00a0kompanis\u00eb \u201cMesser Albagaz\u201d sh.p.k. \u00a0me ofert\u00ebn gati sa fondi limit: 2,270,400 Lek\u00eb pa TVSH. Kjo skem\u00eb vazhdon qysh nga viti 2021. M\u00eb par\u00eb i meerrte tenderat vet\u00ebm Besniku, ose t\u00eb dyja kompanit\u00eb hynin n\u00eb tendera bashke me marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi BOE. Jan\u00eb 64 tendera q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb bashkarisht me bashkim operator\u00ebsh BOE.<\/p>\n<p><strong>Vladimirovi ankohet pse i mori SPAK telefonin<\/strong><\/p>\n<p>Biznesmeni i kompanis\u00eb \u201cMesser Albagaz\u201d sh.p.k. \u00a0Vladimir Vladimirov, \u00ebsht\u00eb lakuar prej 2021, kur edhe \u00ebsht\u00eb hapur dosja n\u00eb SPAK, i cili, pas kontrolleve t\u00eb BKH dhe bllokimit t\u00eb telefonit, k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese se i jan\u00eb c\u00ebnuar t\u00eb dh\u00ebnat personale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, Vladimirov k\u00ebrkon q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb SPAK-un t\u00eb asgj\u00ebsoj\u00eb komunikimet dhe t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb p\u00ebrftuara nga k\u00ebqyrja n\u00eb telefonin e tij dhe q\u00eb nuk jan\u00eb objekt i hetimit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Vladimirov \u00ebsht\u00eb e radh\u00ebs k\u00ebtu n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe vjen n\u00eb koh\u00ebn kur SPAK, n\u00eb tre vitet e fundit, ka sekuestruar 978 telefona.<\/p>\n<p>Duke kaluar n\u00eb lup\u00eb tenderimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, SPAK mb\u00ebrriti edhe n\u00eb zyrat e Vladimirov, duke urdh\u00ebruar sekuestrime q\u00eb, n\u00eb total vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fashikull, rezulton se jan\u00eb kryer n\u00eb disa zyra, duke sh\u00ebnuar n\u00eb total 30 kompjuter\u00eb t\u00eb bllokuar.<\/p>\n<p>Vladimir Vladimirov. \u00cbsht\u00eb pyetur n\u00eb SPAK n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me 12 punonj\u00ebs t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb prokurimeve p\u00ebr tenderat e oksigjenit mjek\u00ebsor. Hetimet kan\u00eb ecur, por kan\u00eb ecur me nj\u00eb rit\u00ebm q\u00eb varet nga ekspertiza e telefonave.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Besnik Halili?<\/strong><\/p>\n<p>Besnik Halili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i njohur p\u00ebr publikun pas daljes s\u00eb p\u00ebrgjimeve italiane t\u00eb Ndraghetas, ku thirrej me shkurtimin Niku dhe kishte rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi n\u00eb kryeqytet p\u00ebr kullat e mafias.<\/p>\n<p>Zyrat e Grupit \u201cG.T.S\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb administrohen nga biznesmeni Besnik Halili, i cili ka krijuar duopolin e tregtimit t\u00eb oksigjenit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm dhe kompresuar, i jan\u00eb n\u00ebnshtruar nj\u00eb vale kontrolli nga agjent\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit dhe SPAK.<\/p>\n<p>Hetimi nr.17 i regjistruar kryesisht nga SPAK n\u00eb dat\u00ebn 25 janar 2021, brenda kat\u00ebr viteve ka kryer nj\u00eb seri veprimesh, ku \u00ebsht\u00eb duke u verifikuar n\u00ebse zyrtar\u00eb t\u00eb Ministrive t\u00eb ndryshme n\u00eb bashk\u00ebpunim me punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d, kan\u00eb paracaktuar kriteret dhe format e procedurave tenderuese, duke shpallur fituese n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kompanin\u00eb e oksigjenit t\u00eb Besnik Halilit.<\/p>\n<p>Hetimi i k\u00ebtij rasti ka nisur pas shkrimeve n\u00eb media lidhur me bisedat e transkriptuara nga Autoritetet Italiane t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, nga t\u00eb cilat rezulton se italian\u00ebt e klanit mafioz \u201cNdragheta\u201d, Antonio Gallo, Antonio Speziali dhe Claudio Larusa, flasin p\u00ebr nj\u00eb person shqiptar i njohur prej tyre me emrin \u201cNik\u201d, i cili sipas bisedave, kishte lidhje n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb dhe mund t\u00eb siguronte leje nd\u00ebrtimi t\u00eb objekteve t\u00eb reja q\u00eb po nd\u00ebrtoheshin n\u00eb q\u00ebndr\u00ebn e Tiran\u00ebs kundrejt rryshfetit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tek punonj\u00ebsit e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, sipas bisedave, personi i cili njihej me emrin \u201cNiku\u201d kishte marr\u00eb pjes\u00eb dhe ishte shpallur fitues dhe n\u00eb disa tendera t\u00eb kryera nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ku sipas mediave operonte kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e furnizimit t\u00eb spitaleve me oksigjen.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e b\u00ebra nga SPAK, ka rezultuar se personi i njohur me emrin \u201cNik\u201d \u00ebsht\u00eb Besnik Halili, i cili \u00ebsht\u00eb themeluesi dhe administratori i shoq\u00ebris\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k.\u201d<\/p>\n<p>Halili rezulton t\u00eb ket\u00eb ngritur nj\u00eb zinxhir kompanish si \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d, \u201dHydro Energy Sotira\u201d, \u201cIdro Energia Pulita\u201d, \u201cAdr-Trans\u201d, \u201cGreen Tech\u201d, \u201cN3H\u201d, \u201cMesser Albagaz\u201d, \u201cSofigaz\u201d, \u201cSapio Produzione Idrogeno\u201d ku n\u00eb disa prej k\u00ebtyre q\u00ebndron si pronar n\u00eb hije, duke kryer dhjet\u00ebra transaksione t\u00eb dyshimta. P\u00ebrmes k\u00ebtyre kompanive, SPAK dyshon dhe po heton n\u00ebse jan\u00eb l\u00ebshuar fatura fiktive duke sjell\u00eb transaksione bankare p\u00ebr fshehje.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore rezulton se nga periudha e vitit 2014 deri n\u00eb vitin 2020, shoq\u00ebria \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d q\u00eb administrohet nga Besnik Halili, ka lidhur 223 kontrata, kryesisht n\u00eb furnizimin me gazra teknike mjek\u00ebsore, nd\u00ebr t\u00eb tjera me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb si dhe me Drejtorit\u00eb e Spitaleve Rajonale.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebtij rasti SPAK, ka k\u00ebrkuar nga Agjensia e Prokurimit Publik, t\u00eb gjitha kontratat q\u00eb jan\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb subjekt.<\/p>\n<p>\u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e krijuar nga shoq\u00ebria italiane S.O.L s.p.a dhe m\u00eb sakt\u00eb kjo e fundit ka 100 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d. \u201c\u2026n\u00eb k\u00ebto rrethana shoq\u00ebria \u201cS.O.L\u201d s.p.a funksionon si nj\u00eb shoq\u00ebri guask\u00eb\u2026\u201d-thuhet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n<p>T\u00eb nisur nga dyshimet t\u00eb forta se punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb dhe zyrtar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb kan\u00eb paracaktuar n\u00eb tavolin\u00eb tenderat me vlera miliona euro, n\u00eb dat\u00ebn 20 Maj 2024, SPAK dhe BKH kan\u00eb ushtruar kontrolle n\u00eb zyrat e biznesmenit Besnik Halili dhe tek rrethi i punonj\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>SPAK dhe BKH, kan\u00eb kryer bastisje n\u00eb zyrat e grupit \u201cS.O.L\u201d, duke sekuestruar prej andej kompjuterat, dokumenta dhe aparate telefonike.<\/p>\n<p>Veprimet e SPAK jan\u00eb kryer nga prokurori Sotir Kllapi, i cili ka autorizuar 14 oficer\u00eb t\u00eb BKH-s\u00eb, p\u00ebr ekzekutimin e veprimeve kontrolluese.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht kontrollet jan\u00eb kryer tek zyrat e kompanis\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d, kontroll personal i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb biznesmenit Besnik Halili, t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb mar\u00eb telefoni dhe sende t\u00eb tjera elektronike.<\/p>\n<p>M\u00eb tej kontrolli \u00ebsht\u00eb kryer dhe tek bashk\u00ebshortja e Besnik Halilit, Luneda Sufali, e cila ka q\u00ebn\u00eb ish-punonj\u00ebse e kompanis\u00eb s\u00eb tij. Sufali aktualisht drejton Sh\u00ebrbimin Social Shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitin 2015, Sufali dha dor\u00ebheqjen nga posti n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave dhe u em\u00ebrua Sekretare e P\u00ebrgjithshme n\u00eb Ministrin\u00eb e Mir\u00ebq\u00ebnies Sociale, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb drejtohej nga Blendi Klosi.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb n\u00ebntor 2017, zonja Sufali do t\u00eb em\u00ebrohej Drejtoresh\u00eb e Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror, me firm\u00ebn e Ministres s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ogerta Manastirliu.<\/p>\n<p>Kontrolle dhe sekuestrime jan\u00eb kryer edhe v\u00ebllai i Besnik Halilit, Ergys Halili, i cili \u00ebsht\u00eb administrator i kompanis\u00eb \u201cNCI\u201d, kjo e fundit ka kryer dhjet\u00ebra transferta t\u00eb shumta parash me shoq\u00ebrit\u00eb e administruara nga Besnik Halili.<\/p>\n<p>Telefonat dhe kompjuterat i jan\u00eb mar\u00eb shtetasit Aldo Mu\u00e7a, administrator i kompanis\u00eb \u201cN3H\u201d, shoq\u00ebri e cila ka transferta t\u00eb shumta bankare me kompanit\u00eb e administruara nga Besnik Halili.<\/p>\n<p>Kontrollit i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar dhe Gerti Idrizi, i cili \u00ebsht\u00eb punonj\u00ebs i \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d dhe figuron si p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor n\u00eb QKB tek t\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb e administruara nga Besnik Halili.<\/p>\n<p>Val\u00ebs s\u00eb kontrollit nuk i ka shp\u00ebtuar dhe Alban Zoraqi, Elona Hoxhafi, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb financier\u00ebt kryesor\u00eb dhe njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb kryer veprime t\u00eb transfertave bankare tek t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e administruara nga Besnik Halili.<\/p>\n<p>Gjithashtu kontrolle dhe sekuestrime jan\u00eb kryer edhe tek Ardian Strazimiri, administrator i kompanis\u00eb \u201cSofigaz\u201d<\/p>\n<p>BKH-ja ka mar\u00eb telefonin dhe kompjuterin e Ervin Tushes, i cili \u00ebsht\u00eb hartuesi i specifikimeve teknike tek \u00e7do procedur\u00eb prokurimi t\u00eb fituar m\u00eb pas nga GTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr q\u00eb i \u00ebsht\u00eb mar\u00eb telefoni dhe kompjuterat jan\u00eb Migel Zall\u00ebmi, shefi i financ\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cMesser Albagaz\u201d, e cila n\u00eb shum\u00eb raste \u00ebsht\u00eb fituese e tenderave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb G.T.S, ku s\u00eb bashku hynin n\u00eb form\u00ebn e Bashkimit t\u00eb Operator\u00ebve Ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>Stojan Angjellari, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e menaxherit teknik t\u00eb kompanis\u00eb \u201cMesser Albagaz\u201d, i \u00ebsht\u00eb mar\u00eb telefoni dhe kompjuteri.<\/p>\n<p>Kontroll i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe Ela Strazimirit, specialistes s\u00eb financ\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cMesser Albagas\u201d, e cila ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb transaksioneve fiktive t\u00eb b\u00ebra midis shoq\u00ebrive \u201cMesser Albagas\u201d dhe \u201cG.T.S\u201d.<\/p>\n<p><strong>Rasti n\u00ebn hetim i vitit 2019<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb procedur\u00eb tenderuese e vitit 2019 p\u00ebr blerjen nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb oksigjenit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm dhe oksigjenit t\u00eb kompresuar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt hetimi n\u00eb prokurorin\u00eb e posa\u00e7me SPAK.<\/p>\n<p>Hetime po kryhen mbi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit t\u00eb prokurimeve n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe mbi rolin n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb t\u00eb ish-ministres, Ogerta Manastirliu.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen hetimore jepet nj\u00eb tablo e qart\u00eb se si p\u00ebrmes marifeteve teknike, dy kompanit\u00eb e themeluara nga biznesmeni Besnik Halili, \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d dhe \u201cMesser Albagaz\u201d, kan\u00eb fituar p\u00ebrmes trukimit t\u00eb procedurave dy tendera me vler\u00eb prej 1 miliard e 992 milion lek\u00eb dhe i dyti me vler\u00eb prej 1 miliard e 986 milion lek\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Sipas SPAK e gjith\u00eb procedura ka q\u00ebn\u00eb e paracaktuar, pasi zyrtar\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb oligarkut Besnik Halili, kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me nj\u00ebri-tjetrin me q\u00ebllim hartimin e kritereve t\u00eb posa\u00e7me, ku fitues i k\u00ebtij super-tenderit t\u00eb ishte pik\u00ebrisht Besnik Halili.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy procedura tenderuese t\u00eb hapura n\u00eb vitin 2019 nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ku e para lidhet me \u201cBlerjen e barnave anestezi reaminacion, antineoplastike dhe immunomodulatore\u201d e cila ishte e ndar\u00eb n\u00eb 33 lote me vler\u00ebn e sip\u00ebrcituar prej 198.628.628.1 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa procedura e dyt\u00eb lidhet me prokurimin \u201cB6-Blerje barna p\u00ebr anestezi reanimacion, organet e shqisave, psikiatri dhe sistemi kardiovaskular\u201d i ndar\u00eb n\u00eb 35 lote me fond limit prej 199.297,631.2 lek\u00eb pa TVSH.<br \/>T\u00eb dyja procedurat jan\u00eb zhvilluar me skem\u00ebn e marr\u00ebveshjes kuad\u00ebr dhe ka pasur nj\u00eb shtrirje kohore t\u00eb furnizimit p\u00ebr 12 muaj.<\/p>\n<p>Nga procesverbalet e mbajtura nga nj\u00ebsia e prokurimit, jan\u00eb vendosur kriteret e p\u00ebrgjithshme dhe ato t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb kualifikimit. N\u00eb dallim nga lotet e tjera ku kriteret e kualifikimit jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, p\u00ebr lotet \u201cOxygen\u201d rezulton se n\u00eb kriteret e ve\u00e7anta t\u00eb kualifikimit ka disa ndryshme konkrete.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb SPAK rezulton se autoriteti kontraktor Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, n\u00eb p\u00ebrcaktimin e kriterit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb kualifikimit, vet\u00ebm p\u00ebr gazin mjek\u00ebsor ka specifikuar llojin e gazit p\u00ebr kontrata t\u00eb ngjashme, duke specifikuar konkretisht \u201c\u2026gazra mjek\u00ebsor\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Operator\u00eb Ekonomik\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb oferta ekonomike, duhet t\u00eb ken\u00eb patur kontrata t\u00eb ngjashme vet\u00ebm p\u00ebr gazra mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se ky kriter \u00ebsht\u00eb argumentuar nga nj\u00ebsia e prokurimit, rezulton se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga autoritet kontraktore t\u00eb tjera (Spitalet Rajonale) n\u00eb rastet kur kan\u00eb zhvilluar procedura prokurimi me objekt blerjen e oksigjenit mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb lidhur me zhvillimin e procedurave t\u00eb p\u00ebrqendruara t\u00eb prokurimit publik p\u00ebr barna dhe pajisje mjek\u00ebsore (materiale konsumi p\u00ebr p\u00ebrdorim mjek\u00ebsor) t\u00eb vitit 2019, rezulton se Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Organit Qendror Bler\u00ebs, ka zhvilluar 15 procedura prokurimi p\u00ebr blerjen e 424 barnave t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb cilat spitalet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj ministrie kan\u00eb planifikuar dhe d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr blerje p\u00ebr vitin 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e SPAK thuhet se: \u201c\u2026nga shqyrtimi i dokumentacionit t\u00eb k\u00ebtyre 15 procedurave, rezulton se prokurimi i barnave dhe pajisjeve mjek\u00ebsore jan\u00eb zhvilluar n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb \u201cMarr\u00ebveshjes Kuad\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Secila procedur\u00eb prokurimi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga disa artikuj ku secili prej tyre ka formuar nj\u00eb lot. Sasia e artikujve ose e loteve p\u00ebr secil\u00ebn procedur\u00eb prokurimi, ndryshon nga nj\u00ebra-tjetra. Nga shqyrtimi i dokumentacionit lidhur me fondin limit\/vlerat e pritshme t\u00eb kontratave rezulton se k\u00ebto shuma jan\u00eb t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebra tjetra. Nga 15 procedura prokurimi n\u00eb total, 14 prej tyre variojn\u00eb n\u00eb shuma rreth 200, 000, 000 lek\u00eb pa TVSH, por n\u00eb asnj\u00eb rast k\u00ebto shuma nuk jan\u00eb barazuar ose e kan\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr\u2026\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr SPAK, kjo praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur me q\u00ebllim favorizimin e operator\u00ebve ekonomik\u00eb t\u00eb caktuar, pasi n\u00ebse vlera e fondit limit t\u00eb nj\u00eb loti do t\u00eb kaloj\u00eb shum\u00ebn 200.000.000 lek\u00eb pa T.V.SH. at\u00ebher\u00eb e gjith\u00eb procedura e blerjes apo prokurimit, do t\u00eb ishte nd\u00ebrkomb\u00ebtare..<\/p>\n<p>SPAK thot\u00eb se ka dyshime q\u00eb mosp\u00ebrfshirja e dy barnave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb nd\u00ebrmjet operator\u00ebve ekonomik BOE \u201cGTS \u2013 Gazra Teknik Shqiptar\u201d dhe \u201cMesser Albagaz\u201d dhe autoritetit kontraktor Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me q\u00ebllim marrjen n\u00eb k\u00ebto procedura prokurimi vet\u00ebm t\u00eb operator\u00ebve ekonomik \u201cGTS-Gazra Teknik Shqiptar\u201d dhe \u201cMesser Albagaz\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga hetimet paraprake rezulton se minimalisht nga viti 2018 e n\u00eb vijim, t\u00eb gjitha procedurat e prokurimit t\u00eb zhvilluara nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ose nga institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj ministrie p\u00ebr blerjen e barnit oksigjen i l\u00ebngsh\u00ebm ose i gazt\u00eb, jan\u00eb fituar nga Shoq\u00ebria \u201cMesser Albagaz\u201d dhe \u201cGTS-Gazra Teknike\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga dokumentacioni i marr\u00eb pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, rezulton se nj\u00eb pjes\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb korespodenc\u00ebs nd\u00ebrmjet tyre me an\u00eb t\u00eb e-mailit \u00ebsht\u00eb kryer duke p\u00ebrdorur aparatet telefonik celular\u00eb.<\/p>\n<p>Rezulton se n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit n\u00eb fjal\u00eb, zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, konkretisht an\u00ebtar\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Prokurimit si dhe Komisioni i ngritur posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr llogaritjen e nevojave t\u00eb furnizimit me mallra, ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sasin\u00eb e prokuruar sasin\u00eb e oksigjenit t\u00eb k\u00ebrkuar nga Drejtorit\u00eb Rajonale t\u00eb Spitaleve Durr\u00ebs dhe Elbasan, pasi n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe sasit\u00eb e k\u00ebrkuara nga k\u00ebto drejtori sipas planifikimit t\u00eb tyre, automatikisht vlera e fondit limit do t\u00eb ishte e till\u00eb q\u00eb procedura e prokurimit detyrimisht t\u00eb ishte procedur\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ka dyshime se shmangia e k\u00ebsaj procedure, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb favorizuar operator\u00ebt vendas dhe konkretisht bashkimin e operator\u00ebve \u201cGTS- Gazra Teknike Shqiptare\u201d dhe \u201cMesser Albagaz\u201d, kompani t\u00eb cilat jan\u00eb ofertues si nj\u00eb operator ekonomik i vet\u00ebm Bashkim Operator\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr punonj\u00ebsit e shoq\u00ebris\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d, duke bashk\u00ebpunuar me zyrtar\u00ebt e autoriteteve t\u00eb ndryshme kontraktore, ka dyshime se kan\u00eb hartuar kritere dhe specifikime teknike me q\u00ebllim favorizimin e shoq\u00ebris\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d gjat\u00eb procedurave t\u00eb prokurimeve publike.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><br \/><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besnik Halili dhe Vladimir Vladimirov jan\u00eb dy kokat e duopolit fals t\u00eb oksigjenit mjek\u00ebsor n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. SPAK \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb tenderat e manipuluar dhe po sistemon provat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebta vazhdojn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb t\u00eb marrin parat\u00eb e spitaleve. Her\u00eb fiton Besniku, her\u00eb Vladimiri M\u00eb 17 dhjetor 2025, kompania \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-64048","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64048"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64048\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}