{"id":63982,"date":"2026-01-14T13:48:33","date_gmt":"2026-01-14T13:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/14\/lufta-po-na-shkaterron-nuk-kemi-ku-ta-cojme-qumeshtin-brace-ngre-alarmin-per-blegtorine-shqiptare\/"},"modified":"2026-01-14T13:48:33","modified_gmt":"2026-01-14T13:48:33","slug":"lufta-po-na-shkaterron-nuk-kemi-ku-ta-cojme-qumeshtin-brace-ngre-alarmin-per-blegtorine-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/14\/lufta-po-na-shkaterron-nuk-kemi-ku-ta-cojme-qumeshtin-brace-ngre-alarmin-per-blegtorine-shqiptare\/","title":{"rendered":"Lufta po na shkat\u00ebrron\/ \u201cNuk kemi ku ta \u00e7ojm\u00eb qum\u00ebshtin\u201d, Bra\u00e7e ngre alarmin p\u00ebr blegtorin\u00eb shqiptare \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Deputeti socialist Erion Bra\u00e7e ka publikuar denoncimin e nj\u00eb fermeri nga zona e Myzeqes\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb falimentit p\u00ebr shkak t\u00eb praktikave \u201chileqare\u201d t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb qum\u00ebshtit, Lufra.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mesazh drejtuar Bra\u00e7es, fermeri akuzon kompanin\u00eb se po i \u201cshkat\u00ebrron\u201d me strategji. Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjesh\u00ebm \u00e7mimin e grumbullimit t\u00eb qum\u00ebshtit, kompania Lufra tani ka nxjerr\u00eb si justifikim pranin\u00eb e aflatoksin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb refuzuar produktin e tyre.<\/p>\n\n<p>Erion Bra\u00e7e e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb paralajm\u00ebruar, duke argumentuar se rr\u00ebnj\u00ebt e problemit q\u00ebndrojn\u00eb te politikat fiskale dhe ekonomike t\u00eb ndjekura nga qeveria Rama. Ai theksoi se skema e Tatimit mbi Vler\u00ebn e Shtuar (TVSH) dhe aksioni kund\u00ebr informalitetit, i nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb korrik sh\u00ebrbeu si instrumente p\u00ebr t\u00eb favorizuar importin dhe fabrikat e m\u00ebdha, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb prodhuesve t\u00eb vegj\u00ebl dhe blegtor\u00ebve vendas.<\/p>\n<p>Sipas Bra\u00e7es, justifikimi i aflatoksin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pretekst, nd\u00ebrsa fabrikat e m\u00ebdha do t\u00eb orientohen drejt l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb nga importi, i cili favorizohet nga politikat aktuale fiskale dhe kursi i k\u00ebmbimit valutor.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Bra\u00e7e i cil\u00ebsoi politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit si \u201cmagjistar\u00eb t\u00eb financave publike\u201d, t\u00eb shk\u00ebputur nga realiteti i v\u00ebshtir\u00eb i fermer\u00ebve dhe blegtor\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb postimi i Bra\u00e7es:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Denoncimi:<\/strong>\u00a0<em>Jemi fermer\u00eb nga zona e Bubullim\u00ebs. Kompania e qum\u00ebshtit Lufra po na shkat\u00ebrron. Deri dje kishte skem\u00ebn gjoja njer\u00ebzit i hidhnin ujin, me gjas\u00eb qum\u00ebshtit. \u00e7mimin e uli fare, por tani ka nxjerr\u00eb gjoja dhe aflatoksin\u00eb dhe po k\u00ebrkon t\u00eb na p\u00ebrz\u00ebr\u00eb fare. Ku t\u00eb vemi ne? Ku t\u2019i \u00e7ojm\u00eb lop\u00ebt? Ku dreqin t\u00eb mbytemi? Pse nuk reagon Ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb? e t\u00eb tjer\u00eb me radh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Bra\u00e7e:<\/strong>\u00a0<em>Po ndodh nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb praktikisht un\u00eb e kisha paralajm\u00ebruar. Skema e tatimit mbi vler\u00ebn e shtuar, patjet\u00ebr q\u00eb favorizon importin. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u b\u00eb debati n\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb shkoi, edhe n\u00eb n\u00ebntor, edhe n\u00eb dhjetor, po kur nuk kupton, nuk kupton.<\/em><\/p>\n<p><em>E dyta gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb po kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme, ishte ai aksioni kund\u00ebr informalitetit me q\u00ebllim rritjen e siguris\u00eb ushqimore. E q\u00eb ishte instrumenti i k\u00ebrkuar nga k\u00ebto fabrikat e m\u00ebdhaja p\u00ebr t\u00eb goditur elementin e mes\u00ebm n\u00eb treg, q\u00eb ishin baxhot.<\/em><\/p>\n<p><em>Rr\u00ebnimi i baxhove, si\u00e7 e pata lajm\u00ebruar, ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb treg vet\u00ebm dy faktor\u00eb: bujkun, blegtorin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, si\u00e7 kjo goca k\u00ebtu q\u00eb m\u00eb shkruan mua dhe plot t\u00eb tjera si puna e saj, dhe do jua tregoj mesazhet nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, dhe fabrikave.<\/em><\/p>\n<p><em>Tani, pas rr\u00ebnimit t\u00eb baxhove totalisht, bujku nuk ka ku e \u00e7on m\u00eb qum\u00ebshtin, ose tek fabrika dhe me \u00e7mimin q\u00eb do fabrika, ose asgj\u00ebkundi tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Urdh\u00ebroni, kjo po ndodh. Pra tani po i thon\u00eb q\u00eb e keni qum\u00ebshtin me aflatoksin\u00eb. Ku ta \u00e7ojn\u00eb ata?<\/em><\/p>\n<p><em>Po mir\u00eb, po fabrikat si prodhon? Me gjas\u00eb, ka gjetur l\u00ebnd\u00eb diku tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Se Shqip\u00ebria, p\u00ebr shkak t\u00eb lag\u00ebshtir\u00ebs, duhet t\u00eb jet\u00eb doemos me aflatoksin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Cili mbetet burimi? Importi. Importi, i favorizuar edhe nga kursi i monedh\u00ebs, i favorizuar edhe nga tatimi mbi vler\u00ebn e shtuar i k\u00ebtyre magjistar\u00ebve t\u00eb financave publike shqiptare, q\u00eb nuk kuptojn\u00eb kurr\u00eb dhe s\u2019kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, se kurr\u00eb nuk e kan\u00eb ulur menderen atje tek, tek stalla e lop\u00ebve, ku k\u00ebta njer\u00ebz kan\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tyre. Kaq e thjesht\u00eb.<\/em><\/p>\n\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div>\n<p><em>\u201cKRIZA E QUMESHTIT PO I MBIVENDOSET HALLEVE TE BLEGTOREVE NE\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/watch\/hashtag\/myzeqe?__eep__=6%2F&amp;__cft__%5B0%5D=AZZFjPrSUEHkKt0dYWIjoM5jjgU-YsEiWdTdCSW7L3bI9Ciw464bmMGQHvoaRRg-c5cjescqfaaC0LO9iP5JzV8HPw3FnPFVIy9RnEisYnBgMESs1mCsLCuRgq0OpXlsMO0kakIXuJxiV1MtEf3kNZJJ0VgG5BpHLTLDA043XW89eet7VZJINl9ZShUgkQi8vnR9Sx4cgIvbkQZ0EZN0eNTL&amp;__tn__=*NK-R\">#MYZEQE<\/a>!<\/em><\/p>\n<p><em>Kam marre disa mesazhe dhe dje ne mbremje nje telefonate nga nje grup BLEGTORESH nga e gjithe zona prodhuese BUBULLIME-ALLKAJ, me gjase edhe me gjere, me nje shqetesim:<\/em><\/p>\n<p><em>NUK KEMI KU COJME QUMESHTIN!!<\/em><\/p>\n<p><em>FABRIKAT NUK PO NA I MARRIN!<\/em><\/p>\n<p><em>Sic blegtoret thone, arsyeja qe u tregohet eshte \u201cQUMESHTI ME PERMBAJTJE AFLATOKSINE\u201d!<\/em><\/p>\n<p><em>Dakord, kujdes i shtuar per sigurine ushqimore!<\/em><\/p>\n<p><em>Por ne kete pike kam nje pyetje:<\/em><\/p>\n<p><em>Kur qumeshti i blegtoreve ne kete zone eshte me aflatoksine, me cfare qumeshti po prodhojne fabrikat se Shqiperia e gjitha nen lageshtire ka prej dy tre javesh dhe blegtoret nuk kane blere te gjithe nga ai misri serb me aflatosksine?!<\/em><\/p>\n<p><em>He si thoni, me cfare po punojne FABRIKAT?!<\/em><\/p>\n<p><em>Me gjase kane gjetur leng diku gjetke; me gjase ne importer e FAVORIZUARA EDHE NGA TVSH, EDHE NGA KURSI I MONEDHES QE I BEN EDHE ME TE LIRA!<\/em><\/p>\n<p><em>Por ajo qe dhemb me shume, lidhet me kete operacionin e famshem te ketij drejtorit te tatimeve kunder informalitetit per te rritur sigurine ushqimore!!!!; thuajse ka shkaterruar segmentin e mesem te tregut-BAXHOT, te cilat ishin alternativa mes blegtorit e fabrikave, instrument jetik per te mbrojtur edhe CMIMIN qe po shkon perposhte!<\/em><\/p>\n<p><em>Tani kemi nje treg vec me BLEGTORE e FABRIKE, keshtu e kermua. Fabrikat ne SAMITIN E CERRIKUT dhe ja pasoja!<\/em><\/p>\n<p><em>Nje prodhues i pergjegjshem, vecanerisht ne kushtet e renies pa kthim te numrit te bagetive, prodhimit te qumeshtit prej tyre, NUK DO I BRAKTISTE BLEGTORET KESHTU!<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe ky eshte turp i perbashket!<\/em><\/p>\n<p><em>VO: ka disa qe me shkruajne e me thone \u201ccdo ti me Lushnjen, ti je ne Tirane tani, merru me Tiranen\u201d; po merrem me ushqimin tuaj ne fakt, ketu ne Tirane; nderkohe ata atje ne Lushnje, Divjake, Libofshe, Kucove, Dimal jane njerezit e mi; me bene nderin e jetes kur me dhane punen qe bej edhe sot!\u201d-<\/em>\u00a0shkruan Bra\u00e7e krahas postimit.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti socialist Erion Bra\u00e7e ka publikuar denoncimin e nj\u00eb fermeri nga zona e Myzeqes\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb falimentit p\u00ebr shkak t\u00eb praktikave \u201chileqare\u201d t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb qum\u00ebshtit, Lufra. N\u00eb nj\u00eb mesazh drejtuar Bra\u00e7es, fermeri akuzon kompanin\u00eb se po i \u201cshkat\u00ebrron\u201d me strategji. Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjesh\u00ebm \u00e7mimin e grumbullimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63982","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63982"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63982\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}