{"id":63964,"date":"2026-01-14T11:48:23","date_gmt":"2026-01-14T11:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/14\/nuk-kam-asnje-qindarke-te-paligjshme-avokati-publikon-analizen-financiare-te-ish-presidentit-meta\/"},"modified":"2026-01-14T11:48:23","modified_gmt":"2026-01-14T11:48:23","slug":"nuk-kam-asnje-qindarke-te-paligjshme-avokati-publikon-analizen-financiare-te-ish-presidentit-meta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/14\/nuk-kam-asnje-qindarke-te-paligjshme-avokati-publikon-analizen-financiare-te-ish-presidentit-meta\/","title":{"rendered":"\u201cNuk kam asnj\u00eb qindark\u00eb t\u00eb paligjshme\u201d, avokati publikon analiz\u00ebn financiare t\u00eb ish-presidentit Meta"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, ka l\u00ebshuar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb publike, ku ka rr\u00ebzuar t\u00eb gjitha akuzat e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me duke e cil\u00ebsuar procesin ndaj tij nj\u00eb \u201cfars\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, t\u00eb bazuar n\u00eb \u201ct\u00eb pav\u00ebrteta dhe falsifikime\u201d.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb lexuar nga Sekretai i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i k\u00ebsaj force politike, Tedi Blushi, Meta ka mohuar \u00e7do akuz\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet \u201cCEZ-DIA\u201d, lobimin n\u00eb SHBA dhe fshehjen e pasuris\u00eb, duke theksuar se pas tet\u00eb vitesh hetime, ndaj tij nuk ekziston asnj\u00eb prov\u00eb apo fakt penal.<\/p>\n<p>Duke e nisur me procesin hetimor, Meta pretendoi se prokuror\u00ebt nuk i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb gjitha aktet e dosjes dhe i kan\u00eb paraqitur d\u00ebshmi t\u00eb cunguara, duke e quajtur t\u00eb gjith\u00eb procesin pa asnj\u00eb lidhje me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr akuz\u00ebn e lobimit n\u00eb SHBA, kreu i PL-s\u00eb mohoi \u00e7do shkelje t\u00eb ligjit shqiptar apo amerikan. Meta pohoi se kontrata e partis\u00eb s\u00eb tij me kompanin\u00eb lobuese ishte e detajuar dhe me mekanizma parandalues p\u00ebr \u00e7do veprimtari t\u00eb dyshimt\u00eb, duke premtuar se do ta b\u00ebj\u00eb publike kontrat\u00ebn pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs paraprake.<\/p>\n<p>Mbi pasurine, Meta njoftoi se vajza e tij, Bora, ka porositur nj\u00eb akt-ekspertimi financiar q\u00eb, sipas tij, rr\u00ebzon pretendimet e prokuroris\u00eb. Meta deklaroi se t\u00eb ardhurat e tij t\u00eb ligjshme p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2023 arrijn\u00eb vler\u00ebn e mbi 87 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb reja, pa llogaritur t\u00eb ardhurat si deputet q\u00eb nga viti 1992 dhe pagesat si ish-President.<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb akteve t\u00eb dosjes t\u00eb k\u00ebrkuara nga un\u00eb me insistim n\u00eb seancat gjyq\u00ebsore. Madje n\u00eb seanc\u00ebn e fundit, m\u2019u dor\u00ebzua nga prokuror\u00ebt nj\u00eb d\u00ebshmi e cila kishte vet\u00ebm tre faqe, por q\u00eb nuk dihej se sa faqe nuk i gjendeshin. Nuk dua t\u00eb zgjatem me plot anomali t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj farse gjyq\u00ebsore, q\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb lidhje me procesin e rregullt ligjor, sepse avokat\u00ebt e mi t\u00eb nderuar, zoti Kujtim Cakrani dhe zoti Grysen Zhlima, jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sot \u00e7do sqarim me transparenc\u00eb dhe profesionaliz\u00ebm. Por shkurtimisht, dua t\u2019ju theksoj me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri absolute se edhe pse kemi hyr\u00eb n\u00eb vitin e tet\u00eb t\u00eb hetimeve ndaj meje, nuk ekziston asgj\u00ebkundi asnj\u00eb prov\u00eb apo fakt penal kund\u00ebr meje.<\/p>\n<p>Edhe pse kemi insistuar n\u00eb \u00e7do seanc\u00eb q\u00eb prokuroria t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb list\u00ebn e provave t\u00eb pretenduara prej saj, kjo gj\u00eb nuk ka ndodhur n\u00eb shkelje t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor. Lidhur me akuzat p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u00c7EZ-DIA, dua t\u00eb theksoj se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb gjykuar dy her\u00eb brenda vendit dhe n\u00eb arbitrazhin e Vjen\u00ebs. Lidhur me gjykimin e saj brenda vendit ton\u00eb, asgj\u00ebkundi dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur emri im. Ky \u00ebsht\u00eb edhe vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen DIA, ku asgj\u00ebkundi n\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim prej 31 faqesh nuk p\u00ebrmendet emri i Presidentit Ilir Meta. Po k\u00ebshtu, \u00e7\u00ebshtja \u00c7EZ-DIA \u00ebsht\u00eb e vetmja \u00e7\u00ebshtje ku shteti shqiptar nuk ka dal\u00eb me humbje, por me fitim, pasi d\u00ebmi efektiv p\u00ebr shtetin shqiptar ka qen\u00eb rreth 1 milion euro si aksioner me 24% t\u00eb kompanis\u00eb \u00c7EZ Albania. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zotit Kastriot Ismaili i jan\u00eb sekuestruar mbi 4 milion\u00eb euro q\u00eb n\u00eb vitin 2014. Nd\u00ebrsa lidhur me spekulimet mediatike t\u00eb shp\u00ebrndara nga nj\u00eb media sorosiste, duke iu referuar arbitrazhit t\u00eb Vjen\u00ebs, ka dy sqarime t\u00eb qarta zyrtare dhe publike t\u00eb b\u00ebra nga Clifford Chance, studio ligjore q\u00eb mbrojti interesat e shtetit shqiptar, ku rr\u00ebzohen t\u00eb gjitha k\u00ebto spekulime.<\/p>\n<p>Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto dokumenta, t\u00eb cilat ne do t\u2019ua v\u00ebm\u00eb n\u00eb dispozicion, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe publike prej koh\u00ebsh m\u00eb fakt, por q\u00eb q\u00ebllimisht nuk i jepet r\u00ebnd\u00ebsi. Po k\u00ebshtu, d\u00ebshmit\u00eb e zotit Hesek n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2011, jan\u00eb t\u00eb plota dhe shteruese se si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur DIA nga bordi i \u00c7EZ-it, pas prezantimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Prag\u00eb dhe propozimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb mars 2010, p\u00ebrpara se t\u00eb regjistrohej n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 4.8.2010. Po k\u00ebshtu jan\u00eb t\u00eb qarta n\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi edhe referencat amerikane q\u00eb ka paraqitur DIA p\u00ebr t\u00eb fituar besimin e bordit t\u00eb \u00c7EZ-it n\u00eb Prag\u00eb. Po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb e njohur edhe partnerja amerikane e zotit Ismaili n\u00eb DIA, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb gjykimin e brendsh\u00ebm, pra n\u00eb an\u00ebn shqiptare, edhe n\u00eb arbitrazhin e Vjen\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr lobimet, dua t\u2019ju siguroj se nuk ekziston asnj\u00eb prov\u00eb apo fakt q\u00eb Ilir Meta t\u00eb ket\u00eb shkelur ligjin shqiptar apo amerikan, por nuk ekziston asnj\u00eb fakt gjithashtu q\u00eb Ilir Meta t\u00eb ket\u00eb patur dijeni q\u00eb nj\u00eb person tjet\u00ebr, shqiptar apo amerikan, po shkelte ligjin p\u00ebr llogari t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim. N\u00ebn\u00ebvizoj se kontrata e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim me kompanin\u00eb GSIS \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb-detajuar dhe parandaluese p\u00ebr \u00e7do veprim t\u00eb dyshimt\u00eb nga cilido. Kur t\u00eb mbaroj\u00eb seanca paraprake, ne do t\u00eb publikojm\u00eb kontrat\u00ebn, por edhe let\u00ebr-porosit\u00eb e d\u00ebrguara, t\u00eb cilat kan\u00eb synuar jo zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por mjegullimin dhe fshehjen e t\u00eb v\u00ebrtetave. Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e pasuris\u00eb dhe deklarimeve t\u00eb pasuris\u00eb, dua t\u00eb theksoj se akuzat e tre prokuror\u00ebve jan\u00eb t\u00eb bazuara mbi t\u00eb pav\u00ebrteta dhe falsifikime. Me k\u00ebt\u00eb rast, dua t\u00eb falenderoj vajz\u00ebn e madhe Bora, e cila ka porositur nj\u00eb akt ekspertimi ligjor-financiar q\u00eb do ta paraqitim n\u00eb gjykat\u00eb, i cili rr\u00ebzon pretendimet absurde t\u00eb prokuroris\u00eb, ku provohet se t\u00eb ardhurat e mia t\u00eb ligjshme p\u00ebr vitet \u201895-2023 jan\u00eb mbi 87 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, pa llogaritur faktin se t\u00eb ardhurat e mia si deputet fillojn\u00eb q\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 1992, apo pagesat si ish-president n\u00eb vitet 2024-2025.<\/p>\n<p>Shpreh keqardhjen time t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr harxhimet e pafundme q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb tre prokuror\u00ebt e SPAK-ut me let\u00ebr-porosit\u00eb e tyre an\u00eb e mban\u00eb planetit ton\u00eb, nga Britania e Madhe, n\u00eb Afrik\u00eb e Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, duke k\u00ebrkuar pasuri t\u00eb patundshme apo llogari bankare t\u00eb fshehura nga ana ime. Jam krenar q\u00eb ky hetim p\u00ebrndjek\u00ebs dhe bazuar vet\u00ebm mbi shpifje ka rezultat shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb: zero qindark\u00eb e padeklaruar apo e paligjshme nga un\u00eb, zero met\u00ebr katror apo pasuri e patundshme e padeklaruar nga un\u00eb apo e sekuestruar nga SPAK. Duke qen\u00eb i bindur se avokat\u00ebt e mi t\u00eb nderuar, zoti Cakani dhe zoti Zhlima, do ju p\u00ebrgjigjen me transparenc\u00eb, dua t\u2019u siguroj se jam i hapur p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur \u00e7do pyetje tuaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb k\u00ebtu n\u00eb IEVP 313, Jordan Misja. Si\u00e7 e dini, edhe n\u00eb Rusi i lejojn\u00eb mediat t\u00eb intervistojn\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e regjimit n\u00eb burgje, ndaj kjo mund\u00ebsi s\u2019ka pse t\u2019ju ndalohet edhe ju. Ky ishte mesazhi i zotit Meta,\u201d , u shpreh Sekretai i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i k\u00ebsaj force politike, Tedi Blushi.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt mbrojt\u00ebs t\u00eb Ilir Met\u00ebs kan\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb ku kan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb Presidentit t\u00eb PL-s\u00eb nga viti 1995 deri n\u00eb 2023.<\/p>\n<p>Mbrojtja e tij theksoi se ndaj Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb hedhur nje me mal me akuza, duke pretenduar se \u201cpasuria e tij \u00ebsht\u00eb zero\u201d.<\/p>\n<p>Cakrani theksoi se n\u00eb procesin ndaj Ilir Met\u00ebs duan transparenc\u00eb dhe minimumin e standardit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs dhe kjo k\u00ebrkes\u00eb ishte bazuar p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb pamjen e nj\u00eb drejt\u00ebsie q\u00eb funksionon. Por gjyqtarja Irena Gjoka nuk e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn, por ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb betej\u00eb ligjore. Meta \u00ebsht\u00eb n\u00eb paraburgim dhe ka kaluar cdo standard.<\/p>\n<p>Kur sillet drejt\u00ebsia me nj\u00eb personazh q\u00eb ka historin\u00eb politike n\u00eb 34 vite, imagjinoni \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb me qytetar\u00ebt k\u00ebta.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi ardhur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb viktim\u00ebn, por ne jemi n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb. Ndaj zotit Meta \u00ebsht\u00eb hedhur balt\u00eb, e sulmuan me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, me gjykat\u00ebn kushtetuese dhe nuk mbeti gje tjet\u00ebr ve\u00e7se ta mbanin n\u00eb burg. Kjo po c\u00ebnon t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb minimumin e standardeve. Standardin minimal t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Balta q\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur mbi Met\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Pasuria e zotit Meta \u00ebsht\u00eb zero, qoft\u00eb e luajtshme qoft\u00eb e paluajtshme sepse ka punuar me dinjitet dhe past\u00ebrti\u201d, tha avokati.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/nuk-kam-asnje-qindarke-te-paligjshme-avokati-publikon-analizen-financiare-te-ish-presidentit-meta\/\">\u201cNuk kam asnj\u00eb qindark\u00eb t\u00eb paligjshme\u201d, avokati publikon analiz\u00ebn financiare t\u00eb ish-presidentit Meta<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, ka l\u00ebshuar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb publike, ku ka rr\u00ebzuar t\u00eb gjitha akuzat e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me duke e cil\u00ebsuar procesin ndaj tij nj\u00eb \u201cfars\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, t\u00eb bazuar n\u00eb \u201ct\u00eb pav\u00ebrteta dhe falsifikime\u201d.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb lexuar nga Sekretai i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i k\u00ebsaj force politike, Tedi Blushi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63964","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63964","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63964"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63964\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63964"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63964"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63964"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}