{"id":63916,"date":"2026-01-14T07:18:56","date_gmt":"2026-01-14T07:18:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/14\/shteti-merr-sterilizimin-ppp-kthehet-ne-shoqeri-publike-me-kosto-si-private\/"},"modified":"2026-01-14T07:18:56","modified_gmt":"2026-01-14T07:18:56","slug":"shteti-merr-sterilizimin-ppp-kthehet-ne-shoqeri-publike-me-kosto-si-private","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/14\/shteti-merr-sterilizimin-ppp-kthehet-ne-shoqeri-publike-me-kosto-si-private\/","title":{"rendered":"Shteti merr sterilizimin\/ PPP kthehet n\u00eb shoq\u00ebri publike, me kosto si private"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria ka vendosur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri aksionare me kapital 100 p\u00ebr qind shtet\u00ebror p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb integruara t\u00eb sterilizimit n\u00eb t\u00eb gjitha spitalet publike t\u00eb vendit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kontrata aktuale e sterilizimit me PPP vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn akuza p\u00ebr korrupsion dhe abuzim me fondet publike.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr krijimin e \u201cOperatorit t\u00eb Sh\u00ebrbimeve t\u00eb integruara t\u00eb Sterilizimit\u201d SHA, i botuar n\u00eb Fletoren Zyrtare, parashikon nj\u00eb kapital fillestar prej 200 milion\u00eb lek\u00ebsh nga buxheti i shtetit p\u00ebr vitin 2026 dhe transferimin pa pages\u00eb t\u00eb aseteve q\u00eb i kalojn\u00eb shtetit pas p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb shoq\u00ebrie aksionare t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr sterilizimin spitalor ka ngritur pik\u00ebpyetje serioze mbi arsyen pse nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb historikisht ka qen\u00eb pjes\u00eb e rutin\u00ebs baz\u00eb t\u00eb spitaleve po nxirret jasht\u00eb tyre dhe po institucionalizohet si entitet m\u00eb vete. Sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale konsiderohet nj\u00eb funksion thelb\u00ebsor i \u00e7do spitali publik, i lidhur drejtp\u00ebrdrejt me sigurin\u00eb e pacientit dhe praktik\u00ebn mjek\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrditshme, dhe p\u00ebr dekada \u00ebsht\u00eb realizuar nga struktura t\u00eb brendshme spitalore pa nevoj\u00ebn e nj\u00eb operatori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb juridik.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e vendeve me sisteme t\u00eb zhvilluara t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, sterilizimi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb integrale e funksionit t\u00eb spitalit vet\u00eb, dhe jo nj\u00eb sh\u00ebrbim i jasht\u00ebm me kontrata koncesionare apo operator\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb juridik\u00eb. Ky proces merret n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Central Sterile Services Department (CSSD), i njohur edhe si Sterile Processing Department, brenda \u00e7do spitali apo qendre sh\u00ebndet\u00ebsore. CSSD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi funksionale brenda struktur\u00ebs spitalore q\u00eb merret me pastrimin, dezinfektimin, kontrollin, paketimin dhe sterilizimin e instrumenteve t\u00eb rip\u00ebrdorshme mjek\u00ebsore dhe kirurgjikale p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb sallat e operacionit apo nj\u00ebsi t\u00eb tjera klinike. Ky model \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht n\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs, Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut dhe Azi-Pacifik, dhe konsiderohet standard nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr sigurimin e siguris\u00eb s\u00eb pacientit dhe parandalimin e infeksioneve spitalore.<\/p>\n<p>Por qeveria jon\u00eb do t\u00eb aplikoj\u00eb modele t\u00eb komplikuara p\u00ebr sh\u00ebrbime dyt\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb spitale mungojn\u00eb barnat dhe terapit\u00eb inovative.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb fundit t\u00eb qeveris\u00eb Shoq\u00ebria e re shtet\u00ebrore do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb sterilizimit, nga furnizimi me instrumente kirurgjikale sterile dhe materiale nj\u00ebp\u00ebrdorim\u00ebshe, deri te menaxhimi i Stacionit Qendror t\u00eb Sterilizimit n\u00eb QSUT, trajtimi i mbetjeve spitalore me rrezik biologjik dhe digjitalizimi i procesit. T\u00eb gjitha tarifat e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve do t\u00eb ark\u00ebtohen nga vet\u00eb shoq\u00ebria, e cila do t\u00eb financohet nga t\u00eb ardhurat e saj dhe burime t\u00eb tjera t\u00eb ligjshme, duke ruajtur formalisht karakterin e sh\u00ebrbimit publik.<\/p>\n<p>Mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse ky hap p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb ndarje reale nga modeli i kritikuar i koncesioneve apo thjesht nj\u00eb riformatim institucional q\u00eb nuk adreson p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr abuzimet e s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi mban firm\u00ebn e kryeministrit Edi Rama dhe ngarkon Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mir\u00ebqenies Sociale me zbatimin e tij, nd\u00ebrsa injektimi i kapitalit fillestar do t\u00eb kryhet menj\u00ebher\u00eb pas regjistrimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit.<\/p>\n<p>Kontratat e sterilizimit t\u00eb instrumenteve kirurgjikale dhe t\u00eb dializ\u00ebs, t\u00eb dyja t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb vitin 2016 me afat dhjet\u00ebvje\u00e7ar, kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb kushtueshmet p\u00ebr buxhetin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Afati i tyre p\u00ebrfundon k\u00ebt\u00eb vit. Kontrata e sterilizimit, n\u00eb ve\u00e7anti, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me akuza p\u00ebr fryrje t\u00eb kostove, pagesa t\u00eb pajustifikuara dhe procedura t\u00eb dyshimta prokurimi q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe hetime nga SPAK.<\/p>\n<p>Nga viti 2017 deri n\u00eb vitin 2026 kosto reale p\u00ebr sterilizimin ka arritur mbi 15,3 miliard\u00eb lek\u00eb,, ose rreth 53% m\u00eb shum\u00eb sesa ishte parashikuar n\u00eb kontrat\u00ebn fillestare prej 10 miliard\u00eb lek\u00ebsh.\/Monitor.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/14\/shteti-merr-sterilizimin-ppp-kthehet-ne-shoqeri-publike-me-kosto-si-private\/\">Shteti merr sterilizimin\/ PPP kthehet n\u00eb shoq\u00ebri publike, me kosto si private<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria ka vendosur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri aksionare me kapital 100 p\u00ebr qind shtet\u00ebror p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb integruara t\u00eb sterilizimit n\u00eb t\u00eb gjitha spitalet publike t\u00eb vendit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kontrata aktuale e sterilizimit me PPP vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn akuza p\u00ebr korrupsion dhe abuzim me fondet publike. Vendimi p\u00ebr krijimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63916","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63916"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63916\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}