{"id":63889,"date":"2026-01-13T20:24:02","date_gmt":"2026-01-13T20:24:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/13\/vrasja-e-pavlin-prekes-zbardhen-deshmite-kerkoi-doren-e-nje-vajze-13-vjecare\/"},"modified":"2026-01-13T20:24:02","modified_gmt":"2026-01-13T20:24:02","slug":"vrasja-e-pavlin-prekes-zbardhen-deshmite-kerkoi-doren-e-nje-vajze-13-vjecare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/13\/vrasja-e-pavlin-prekes-zbardhen-deshmite-kerkoi-doren-e-nje-vajze-13-vjecare\/","title":{"rendered":"Vrasja e Pavlin Prek\u00ebs, zbardhen d\u00ebshmit\u00eb: K\u00ebrkoi dor\u00ebn e nj\u00eb vajze 13-vje\u00e7are"},"content":{"rendered":"<p><span>Pavlin Preka ishte 19 vje\u00e7 kur u vra n\u00eb banes\u00ebn e tij, m\u00eb 26 Shkurt 2025 n\u00eb fshatin Guci e Re n\u00eb Shkod\u00ebr.\u00a0Ai ishte i dashuruar marr\u00ebzisht pas nj\u00eb vajze, 13-vje\u00e7 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkonte miratimin e familjes s\u00eb saj q\u00eb t\u00eb martoheshin.\u00a0Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d transmetoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb detaje nga dosja hetimore ku sipas informacioneve nga njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb viktim\u00ebs, gjat\u00eb kontrollit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vendngjarje, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb trupit t\u00eb viktim\u00ebs, u gjend\u00ebn 6 g\u00ebzhoja arme zjarri pistolet\u00eb model 9 mm.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga kqyrja e par\u00eb e vendit t\u00eb ngjarjes, 19- vje\u00e7ari ishte q\u00eblluar me disa plumbe pistolete nga af\u00ebr, m\u00eb t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e tij.\u00a0Gj\u00eb q\u00eb la t\u00eb kuptohet nga ekspert\u00ebt kriminalist\u00eb, se ai ishte ruajtur deri n\u00eb mb\u00ebrritjen e tij n\u00eb banes\u00eb ose dikush kishte informuar me sakt\u00ebsi qit\u00ebsi p\u00ebr l\u00ebvizjet e viktim\u00ebs dhe faktin q\u00eb ai kishte marr\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Por p\u00ebr grupin hetues vrasja e k\u00ebtij t\u00eb riu kishte nj\u00eb motiv t\u00eb paqart\u00eb.\u00a0Kjo p\u00ebr faktin se ai nuk ishte skeduar dhe nuk kishte nj\u00eb t\u00eb shkuar apo t\u00eb tashme kriminale. Madje nuk njihej n\u00eb zon\u00eb as si kontingjent q\u00eb merrej me kultivimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike.\u00a0I pari q\u00eb u pyet n\u00eb lidhje me krimin ishte xhaxhai i viktim\u00ebs.\u00a0Nikoll\u00eb Preka, i cili kishte banes\u00ebn ngjitur me at\u00eb t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, ku aktualisht jetonte Pavlini.\u00a0Aty ku nd\u00ebrsa d\u00ebgjoi krismat, vrapoi i pari p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur dhe ku gjeti t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb pragun e der\u00ebs, nipin e tij.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cFamiljar\u00ebt e Pavlinit jetojn\u00eb n\u00eb fshatin Gjuraj-Plan, n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb Administrative Pult, Bashkia Shkod\u00ebr. Un\u00eb e kam ngjitur banes\u00ebn me at\u00eb t\u00eb Pavlinit. Kur shkova p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb banes\u00eb, un\u00eb pash\u00eb q\u00eb dera ishte hapur. Aty pash\u00eb Pavlinin t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb\u201d<\/em>, ka deklaruar n\u00eb polici xhaxhai i viktim\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Nikoll\u00eb Preka tha m\u00eb t\u00eb tej se ai si xhaxha i viktim\u00ebs nuk kishte asnj\u00eb informacion se kush mund t\u00eb ishin autor\u00ebt e vrasjes s\u00eb nipit t\u00eb tij.\u00a0Por ai sigurisht q\u00eb e dinte shum\u00eb mir\u00eb se kush ishin personat me t\u00eb cil\u00ebt shoq\u00ebrohej djali i v\u00ebllait t\u00eb tij.\u00a0Kjo edhe p\u00ebr faktin se fshati ishte i vog\u00ebl dhe \u00e7do l\u00ebvizje aty ishte e ditur.\u00a0Pik\u00ebrisht nj\u00eb nga k\u00ebta persona ishte edhe Klaudio Lisaj.\u00a0Shok i ngusht\u00eb me Pavlinin.\u00a0T\u00eb cil\u00ebt shikoheshin pothuajse bashk\u00eb n\u00eb fshat dhe jasht\u00eb tij n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00ebri-tjetri.\u00a0Nj\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri t\u00eb cil\u00ebn e njihnin t\u00eb gjith\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebtu ku fillon dhe merr rrjedh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr histori.\u00a0Aq sa e komplikuar por edhe e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar.\u00a0At\u00eb sesi viktim\u00ebs Pavlin Preka, i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb kok\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb disa vite m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se vetja.\u00a0E cila n\u00eb fakt ishte vajza e daj\u00ebs s\u00eb Klaudio Lisaj-t, shokut me t\u00eb cilin ai shoq\u00ebrohej n\u00eb pothuaj \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb fshat.\u00a0Pavlini i cili nuk e kishte l\u00ebn\u00eb me kaq sevdan\u00eb e tij p\u00ebr vajz\u00ebn q\u00eb e kishte marrosur, por bashk\u00eb me xhaxhain e tij, Nikoll\u00ebn, kishin shkuar edhe t\u2019i k\u00ebrkonin dor\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cRreth dy vite m\u00eb par\u00eb, nipi im Pavlini m\u00eb tha se p\u00eblqente nj\u00eb vajz\u00eb nga Pog-u dhe m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb shkonim dhe t\u2019i lypnim dor\u00ebn. Un\u00eb pranova dhe bashk\u00eb me Pavlinin shkuam te familja e vajz\u00ebs, babai i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Vasel Ko\u00e7eku, ku q\u00ebndruam rreth nj\u00eb or\u00eb\u201d,<\/em> ka vijuar n\u00eb deklarat\u00ebn e tij, xhaxhai i Pavlin Prek\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas rr\u00ebfimit t\u00eb xhaxhait t\u00eb viktim\u00ebs, babai i vajz\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebs ai nuk ia mban mend emrin, edhe pse i priti mir\u00eb, nuk u dha nj\u00eb fjal\u00eb at\u00eb dit\u00eb.\u00a0Por ai zgjodhi t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb, duke u th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr mir\u00eb a p\u00ebr keq, do u \u00e7onte haber s\u00eb shpejti n\u00ebp\u00ebrmjet personave t\u00eb tjer\u00eb.\u00a0Lajm q\u00eb nuk vonoi t\u00eb vij\u00eb, por q\u00eb nuk la aspak t\u00eb k\u00ebnaqur k\u00ebrkuesit. T\u00eb cil\u00ebt nga ana e tyre prisnin nj\u00eb sihariq ndryshe, t\u00eb g\u00ebzuesh\u00ebm. Gj\u00eb q\u00eb sipas xhaxhait t\u00eb tij pezmatoi m\u00eb s\u00eb shumti vet\u00eb Pavlinin.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb Pavlini ka qen\u00eb rreth 18 vje\u00e7. Pasi u larguam ata na d\u00ebrguan fjal\u00eb se nuk kishin asgj\u00eb kundra nesh si familje dhe si miq \u2018por vajza \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl\u2019. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e mbyll\u00ebm si muhabet dhe nuk shkuam p\u00ebrs\u00ebri\u201d,<\/em> u shpreh n\u00eb polici, Nikolin Preka.<\/span><\/p>\n<p><span>Por nd\u00ebrsa xhaxhai thot\u00eb se e mbylli k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, kjo nuk ndodhi me Pavlinin i cili mesa duket nuk kishte nd\u00ebrmend t\u00eb hiqte dor\u00eb kaq kollaj nga vajza, t\u00eb cil\u00ebn ndjente se e dashuronte.\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga ajo sa kuptohet ai nuk i kishte th\u00ebn\u00eb as babait t\u00eb tij lidhur mbi faktin q\u00eb dashuronte nj\u00eb vajz\u00eb dhe k\u00ebrkonte t\u00eb martohej me t\u00eb. Ashtu sikurse del se nuk e kishte njoftuar as p\u00ebr faktin q\u00eb do shkonte bashk\u00eb me xhaxhain e tij t\u2019i k\u00ebrkonte dor\u00ebn. Gj\u00eb q\u00eb e rr\u00ebfeu n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij p\u00ebrpara grupit hetues vet\u00eb xhaxhai i Pavlinit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cDit\u00ebn q\u00eb lyp\u00ebm vajz\u00ebn te familja e Vasel Ko\u00e7ekut, un\u00eb shkova te banesa e v\u00ebllait tim n\u00eb fshatin Gjuraj dhe i thash\u00eb se ishim te Ko\u00e7ek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebn e vajz\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebr Pavlinin. <\/em><em>Por v\u00ebllai im Pjetri m\u00eb tha se Pavlini nuk i kishte treguar gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i thash\u00eb se \u00ebma e vajz\u00ebs q\u00eb Pavlini k\u00ebrkon t\u00eb martohet \u00ebsht\u00eb halla e dy shok\u00ebve t\u00eb tij, Klaudio dhe Flori Lisaj\u201d, \u2013<\/em> thot\u00eb n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij xhaxhai i viktim\u00ebs. Por edhe pse iu k\u00ebrkua t\u00eb hiqte dor\u00eb nga vajza q\u00eb dashuronte, Pavlin Preka nga sa kuptohet, jo vet\u00ebm nuk e b\u00ebri nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por kishte nd\u00ebrtuar n\u00eb kok\u00eb edhe plane se si ta b\u00ebnte t\u00eb vet\u00ebn p\u00ebrgjithmon\u00eb.\u00a0Kjo edhe kundra d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb familjes s\u00eb saj.\u00a0Ndoshta me bindjen se koha do t\u00eb ishte ila\u00e7i m\u00eb i mir\u00eb dhe situatat do t\u00eb vinin dhe do t\u00eb normalizoheshin, pasi ai ta kishte b\u00ebr\u00eb fakt t\u00eb kryer lidhjen e tij me vajz\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cM\u00eb dat\u00eb 26 Shkurt 2025, rreth or\u00ebs 10.30, Pavlini m\u00eb mori n\u00eb telefon dhe m\u00eb tha se do ta grabiste vajz\u00ebn e Vaselit.\u00a0<\/em><em>Un\u00eb nga ana ime i thash\u00eb ruaju, ki kujdes se ata jan\u00eb fis i fort\u00eb. Por Pavlini ma preu shkurt duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se me ju nuk ka kush pun\u00eb, se i rregulloj vet\u00eb pun\u00ebt e mia. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga ana tjet\u00ebr, Pavlini m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb ruheshim 3-4 dit\u00eb, derisa t\u00eb sqarohet situate\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb Pavlin Prek\u00ebs, Alfonsit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Pra nga sa kuptohet familja e Pavlinit ishte n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb tashm\u00eb t\u00eb planit t\u00eb tij, p\u00ebr ta rr\u00ebmbyer vajz\u00ebn.\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse edhe vajza ishte dakord me k\u00ebt\u00eb plan apo jo?\u00a0Apo Pavlinit i kishte hipur aq keq n\u00eb kok\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb, sa k\u00ebt\u00eb nism\u00eb t\u00eb rrezikshme, po e nd\u00ebrrmerrte pa dijenin\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebn e saj.\u00a0Por ajo q\u00eb lihet t\u00eb kuptohet nga rr\u00ebfimet e t\u00eb v\u00ebllai, \u00ebsht\u00eb se Pavlini pasi kishte shkuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb familjen Ko\u00e7eku me xhaxhain e tij, me kalimin e muajve kishte shkur s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebn e vajz\u00ebs, k\u00ebt\u00eb her\u00eb me daj\u00ebn e saj.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAjo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se n\u00eb dijenin\u00eb time, Pavlini e ka k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb jo vet\u00ebm kur shkoi her\u00ebn e par\u00eb me xhaxhain ton\u00eb, por disa muaj m\u00eb pas, kur ka shkuar me daj\u00ebn e vajz\u00ebs, Nikolinin, n\u00eb familjen e Ko\u00e7ek\u00ebve.\u00a0<\/em><em>Ku her\u00ebn e dyt\u00eb un\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigje i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb\u201d,<\/em> ka th\u00ebn\u00eb ai n\u00eb polici.<\/span><\/p>\n<p><span>V\u00ebllai i viktim\u00ebs q\u00eb tregoi m\u00eb tej se aq i marrosur ishte Pavlini, sa kishte nisur t\u00eb shkruante n\u00ebp\u00ebr gur\u00eb n\u00eb fshat edhe emrin e vajz\u00ebs, duke i shprehur asaj hapur dashurin\u00eb, pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimit t\u00eb familjes.\u00a0Gj\u00eb q\u00eb me siguri nuk do ket\u00eb mbetur pa u v\u00ebn\u00eb re edhe nga familja e vajz\u00ebs.\u00a0Por edhe vet\u00eb fshati q\u00eb tashm\u00eb ishte n\u00eb dijeni t\u00eb p\u00eblqimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb Pavlinit ndaj vajz\u00ebs s\u00eb Ko\u00e7ek\u00ebve si dhe t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tyre kategorik p\u00ebr t\u2019ja dh\u00ebn\u00eb vajz\u00ebn 19 vje\u00e7arit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNj\u00eb dit\u00eb duke kaluar nga vendi i quajtur \u2018Ura e Beut\u2019, q\u00eb ndodhet af\u00ebr banes\u00ebs s\u00eb Pavlinit n\u00eb fshatin Guci e Re, pash\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb asfalt \u2018A***** Love\u2019. Shprehje t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb shok m\u00eb tha se kishte shkruajtur Pavlini\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb dosjen hetimore, referuar d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Pavlin Prek\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Por aq shum\u00eb ishte fiksuar Pavlini pas k\u00ebsaj vajze, sa kishte shkuar deri aty sa t\u00eb b\u00ebnte tatuazh edhe emrin e saj n\u00eb qaf\u00eb.\u00a0Gj\u00eb q\u00eb e dinin edhe shok\u00ebt e tij, midis tyre edhe kush\u00ebrinjt\u00eb e vajz\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebt ai shoq\u00ebrohej.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNga ajo q\u00eb un\u00eb di \u00ebsht\u00eb se Pavlini ka dashur nj\u00eb vajz\u00eb, me emrin \u2018A*****\u2019, t\u00eb cil\u00ebs nuk ia di mbiemrin, por q\u00eb Pavlini ia kishte b\u00ebr\u00eb emrin tatuazh n\u00eb qaf\u00eb. Mesa mbaj mend, Pavlini m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb e kishte par\u00eb n\u00eb Dukagjin, kjo pasi edhe familja e tij ka nj\u00eb sht\u00ebpi atje, por jetojn\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Pavlini m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb gjithashtu se k\u00ebsaj vajze i ka k\u00ebrkuar dor\u00ebn te sht\u00ebpia e saj, por nuk ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb bashk\u00eb me Pavlinin dhe nj\u00eb shokun e tij q\u00eb e th\u00ebrrasin Flori, por q\u00eb mbiemrin nuk ia mbaj mend, ishim te nj\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb familja ime ka n\u00eb fshatin Gimaj n\u00eb Dukagjin.\u00a0<\/em><em>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishim aty Pavlini m\u00eb tha \u2018Ma l\u00ebr k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpin\u00eb 2-3 dit\u00eb pasi do ta marr at\u00eb vajz\u00ebn, dhe t\u00eb vi t\u00eb rri te sht\u00ebpia jote\u2019. Por un\u00eb ia preva shkurt dhe i thash\u00eb q\u00eb nuk ta l\u00eb\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e Edilion T\u00ebrthorja.<\/span><\/p>\n<p><span>Por \u00e7menduria e Pavlinit, nuk kishte nd\u00ebrmend t\u00eb ndalej k\u00ebtu.\u00a0Pasi si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb nga shok\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt ai shoq\u00ebrohej, ai po k\u00ebrkonte nj\u00eb banes\u00eb ku t\u00eb q\u00ebndronte me vajz\u00ebn, pasi ta kishte rr\u00ebmbyer. Dhe k\u00ebt\u00eb plan nuk e kishte aspak sekret.\u00a0Por e shprehte edhe n\u00eb prani t\u00eb kush\u00ebrinjve t\u00eb vajz\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebt ndante p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb nj\u00eb prej kush\u00ebrinjve t\u00eb tij, Edilion T\u00ebrthorja, mes emrave q\u00eb Pavlini kishte shum\u00eb miq\u00ebsi ishte Klaudio Lisi, kush\u00ebriri i par\u00eb i vajz\u00ebs q\u00eb Pavlini k\u00ebrkonte t\u00eb rr\u00ebmbente.\u00a0Me t\u00eb cilin viktima l\u00ebvizte shpesh n\u00eb zon\u00ebn e Dukagjinit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPavlini ikte shpeshher\u00eb n\u00eb Dukagjin dhe kishte dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra q\u00eb nuk e shikonim fare. Pastaj kur vinte n\u00eb Shkod\u00ebr na th\u00ebrriste p\u00ebr t\u00eb ndenjur p\u00ebr qejf n\u00eb lagje. Nga ajo q\u00eb di \u00ebsht\u00eb se ai ka pasur shum\u00eb shok Klaudio Lisin, me t\u00eb cilin ai m\u00eb thoshte q\u00eb rri me t\u00eb, kur shkon n\u00eb Dukagjin\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e T\u00ebrthores.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Por n\u00eb dijeni t\u00eb planit p\u00ebr rr\u00ebmbimin e vajz\u00ebs, nuk ishin vet\u00ebm shok\u00eb apo edhe familja e ngusht\u00eb e Pavlin Prek\u00ebs.\u00a0Por edhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb lidhje farefisnie, t\u00eb cil\u00ebve Pavlini po u k\u00ebrkonte nj\u00eb banes\u00eb p\u00ebr t\u2019u strehuar me vajz\u00ebn pasi ta rr\u00ebmbente.\u00a0Ku ai u thoshte se vajza ishte dakord, por nuk ishte familja e saj.\u00a0Ashtu si\u00e7 ishte n\u00eb dijeni edhe bashk\u00ebshorti i tezes s\u00eb tij, t\u00eb cilit nj\u00eb dit\u00eb ai ai brofi n\u00eb der\u00eb p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar ndihm\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb jet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij plani.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPavlini ishte djali i motr\u00ebs s\u00eb gruas sime. Un\u00eb vrasjen e tij e kam marr vesh nga televizori.\u00a0<\/em><em>Me familjen e babait t\u00eb tij Pjetrit kemi lidhje familjare. Pasi motra e bashk\u00ebshortes time ka qen\u00eb gruaja e Pjetrit. Vet\u00ebm 3 apo 4 dit\u00eb para se t\u00eb ndodhte ngjarja, Pavlini m\u00eb telefonoi, dhe un\u00eb i thash\u00eb jam te sht\u00ebpia, n\u00eb fshatin Ndreaj n\u00eb Dukagjin.\u00a0<\/em><em>Ai nuk vonoi dhe erdhi aty bashk\u00eb me dy djem t\u00eb rinj. N\u00eb fillim nuk e njoha pasi ishte rritur. Pasi mu prezantua, q\u00ebndruam n\u00eb oborr. M\u00eb pas ai u ve\u00e7ua dhe m\u00eb tha se donte t\u00eb m\u00eb thoshte di\u00e7ka. Pasi u distancuam disi, Pavlini m\u00eb tha se donte t\u00eb sillte nj\u00eb vajz\u00eb te sht\u00ebpia ime p\u00ebr disa dit\u00eb\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e Zef Shpores, burrit t\u00eb tezes s\u00eb viktim\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>I dyzuar lidhur mbi q\u00ebndrimin e Pavlinit dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si apo sillej, Zef Shporja rr\u00ebfeu m\u00eb tej se i ndodhur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pak\u00ebndshme, i ofroi Pavlinit nj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr, m\u00eb t\u00eb logjikshme.\u00a0At\u00eb t\u00eb bised\u00ebs me familjen e vajz\u00ebs, ku ai i premtoi Pavlinit se do t\u00eb shkonin s\u00eb bashku, me q\u00ebllim p\u00ebr ta bindur familjen e saj, q\u00eb t\u2019ja Pavlinit, vajz\u00ebn p\u00ebr nuse.\u00a0Por edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb nga sa shikohet Pavlini u largua, duke th\u00ebn\u00eb se do ta zgjidhte vet\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.\u00a0I bindur mesa duket se e vetmja rrug\u00ebzgjidhje do t\u00eb ishte rr\u00ebmbimi i vajz\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cUn\u00eb e pyeta Pavlinin se kush \u00ebsht\u00eb kjo vajz\u00eb dhe ai ishte ajo dakord t\u00eb vinte me t\u00eb. Pavlini m\u2019u p\u00ebrgjigj se ajo ishte dakord, por familja jo. At\u00ebher\u00eb un\u00eb i thash\u00eb m\u00eb trego kush \u00ebsht\u00eb vajza sepse flas un\u00eb me famljen e saj, n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb dakord, dhe k\u00ebshtu e rregullojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.\u00a0<\/em><em>Por Pavlini m\u2019u p\u00ebrgjigj duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u2018Ti ve\u00e7 m\u00eb thuaj a ta sjell k\u00ebtu apo jo, sepse un\u00eb e rregulloj vet\u00eb at\u00eb pun\u00eb\u201d,<\/em> vijohet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e Zefit.<\/span><\/p>\n<p><span>Pavar\u00ebsisht nga insistimi i bashk\u00ebshortit t\u00eb tezes s\u00eb tij, p\u00ebr t\u2019i treguar emrin e vajz\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb rr\u00ebmbente, Pavlini nuk e tregoi at\u00eb.\u00a0Por pasi u refuzua n\u00eb ndihm\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkoi u largua nga banesa ku ndodhej bashk\u00eb me dy shok\u00ebt e tij, p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb aty.\u00a0Nd\u00ebrsa emri i tij do t\u00eb d\u00ebgjohej vet\u00ebm pas disa dit\u00ebs teksa u gjend i vrar\u00eb n\u00eb oborrin e banes\u00ebs ku jetonte n\u00eb fshatin Guci e Re, nga plumbat e nj\u00eb pistolete.\u00a0Zef Shporja q\u00eb kujtoi se gjat\u00eb bised\u00ebs q\u00eb pati me t\u00eb, Pavlini ishte i pap\u00ebrq\u00ebndruar dhe nuk e shikonte kurr\u00eb n\u00eb sy.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPavlini nuk m\u00eb tregoi p\u00ebr emrin e vajz\u00ebs, pavar\u00ebsisht se un\u00eb insistova duke i th\u00ebn\u00eb m\u00eb trego se mund t\u00eb jet\u00eb edhe gjak i yni dhe nuk b\u00ebn t\u00eb martohesh me t\u00eb. Por ai m\u00eb tha: \u2018Pa merak se jam interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb\u2019. Por un\u00eb i thash\u00eb se n\u00ebse nuk m\u00eb tregon se p\u00ebr k\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb un\u00eb nuk kam sesi t\u00eb t\u00eb l\u00eb t\u00eb vish te sht\u00ebpia ime me nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb huaj, pa ditur asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Kaq biseduam dhe ai u largua me nj\u00eb Fuoristrad\u00eb\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e burrit t\u00eb tezez s\u00eb Pavlinit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtyre fakteve dhe planeve q\u00eb viktima Pavlin Preka kishte p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer nj\u00eb vajz\u00eb, t\u00eb cil\u00ebs i kishte k\u00ebrkuar disa her\u00eb dor\u00ebn n\u00eb familje, por i ishte refuzuar, grupi hetues ngriti dyshim se vrasja e t\u00eb riut, lidhej me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me nderin.\u00a0Dhe q\u00eb me siguri t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ishin familjar\u00eb t\u00eb vajz\u00ebs. Dyshim q\u00eb u p\u00ebrforcua edhe m\u00eb shum\u00eb nga th\u00ebniet e kund\u00ebrta q\u00eb b\u00ebri n\u00eb polici, Klaudio Lisaj.\u00a0Q\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe shok i ngusht\u00eb me Pavlinin, por edhe djali i hall\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs q\u00eb viktima dashuronte.\u00a0Klaudio Lisaj q\u00eb njihte \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb Pavlinit, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb historis\u00eb s\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb Pavlini kishte krijuar n\u00eb kok\u00eb, p\u00ebr kush\u00ebrir\u00ebn e tij.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNga kqyrja e tabulateve telefonike t\u00eb numrit n\u00eb p\u00ebrdorim nga viktima Pavlin Preka si edhe nga ato n\u00eb p\u00ebrdorim nga shtetasi Klaudio Lisi, del se m\u00eb dat\u00eb 26 Shkurt 2025, n\u00eb or\u00ebn 20.43, mbr\u00ebmjen e vrasjes, midis tyre ka pasur nj\u00eb telefonat\u00eb, e cila ka zgjatur rreth 3 minuta. Gj\u00eb q\u00eb Klaudio Lisi nuk e p\u00ebrmendi n\u00eb deklarimin e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb polici.\u00a0<\/em><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po dit\u00ebn e ngjarjes, nga analiza e tabulateve telefonike, rezulton se babai i vajz\u00ebs, Vasel Ko\u00e7eku, ka qen\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Dukagjinit n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative Pult, dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb kthyer pasditen e k\u00ebsaj date n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e tij\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Por ajo q\u00eb krijoi bindjen te grupi hetues se vrasja e Pavlinit, ishte kryer nga Vasel Ko\u00e7eku, babai i vajz\u00ebs q\u00eb ai k\u00ebrkonte t\u00eb martohej, ishte nj\u00eb p\u00ebrgjim ambiental, brenda ambienteve t\u00eb komisariatit midis dy v\u00ebllez\u00ebrve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kush\u00ebrinjve t\u00eb vajz\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht shok\u00eb me viktim\u00ebn. Konkretisht Klaudio Lisaj dhe v\u00ebllait t\u00eb tij Flori Lisaj. Ky i fundit q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ndodhej n\u00eb paraburgim p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr penale.\u00a0P\u00ebrgjim q\u00eb vinte disa muaj pasi ishte ekzekutuar Pavlin Preka.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb transmetimit t\u00eb dokumentarit n\u00eb emisionin \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d, u publikuan detaje nga dosja hetimore ku nd\u00ebr t\u00eb tjera jan\u00eb dhe p\u00ebrgjimet ambientale t\u00eb dat\u00ebs 6 maj 2025 n\u00eb ambientet e IEVP-Kuk\u00ebs, ku shoku i ngusht\u00eb i viktim\u00ebs Pavlin Preka, Klaudio Lisaj dhe v\u00ebllai i tij Flori Lisaj, i cili ndodhet n\u00eb paraburgim p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr penale, bisedojn\u00eb rreth vrasjes.\u00a0Nga biseda rezulton se Klaudio Lisaj dyshohet q\u00eb ka dijeni p\u00ebr ngjarjen dhe autor\u00ebt, pasi th\u00ebniet e tij p\u00ebrputhen me dinamik\u00ebn e krimit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>Klaudio Lisaj: \u2018Zi si korbi\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>Flori Lisaj: Axhi?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>Klaudio Lisaj: \u2018Po\u2019<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>Flori Lisaj: Me ka?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>Klaudio Lisaj: Axhi..<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>Flori Lisaj: Ma mori menja,..a kjet me foristrad\u00ebn e tij?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>Klaudio Lisaj: \u2018Po\u2019. Asht i papam e ka vra jasht n\u00eb verand\u2026 e ka vra n\u00eb sy\u201d, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb pyetje nga grupi hetues u mor\u00ebn edhe prind\u00ebrit e vajz\u00ebs q\u00eb duket ishte kthyer n\u00eb moll\u00eb sherri midis viktim\u00ebs Pavlin Preka dhe tyre.\u00a0I pari q\u00eb u pyet ishte Vasel Ko\u00e7eku, i cili tha se vrasjen e Pavlinit e kishte m\u00ebsuar nga televizori.\u00a0Dhe se kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb mortore t\u00eb t\u00eb riut, dit\u00ebn e varrimit. Lidhur mbi k\u00ebrkes\u00ebn e Pavlinit p\u00ebr t\u2019u martuar me vajz\u00ebn e tij, ai pranoi se i riu kishte ardhur disa her\u00eb te ai, por ai si baba e kishte refuzuar k\u00ebt\u00eb lidhje me pretendimin se vajza ishte e vog\u00ebl dhe duhet t\u00eb mbyllte shkoll\u00ebn nj\u00ebher\u00eb.\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Pavlini kishte mohuar q\u00eb ai dhe vajza t\u00eb kishin pasur ndonj\u00eb kontakt me nj\u00ebri-tjetrin.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb lidhje me ngjarjen un\u00eb at\u00eb e kam m\u00ebsuar nga televizori dhe kam qen\u00eb e pranish\u00ebm edhe n\u00eb ceremonin\u00eb mortore t\u00eb varrimit.\u00a0Pavlinin e njoh pasi rreth 2-3 vite m\u00eb par\u00eb, ai ka ardhur n\u00eb banes\u00ebn time n\u00eb fshatin Pog, bashk\u00eb me xhaxhai e tij Nikoll\u00ebn, ku ky i fundit m\u00eb shprehu d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr miq\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u2019\u00eb marr\u00eb vajz\u00ebn time nuse p\u00ebr nipin.\u00a0Por un\u00eb i thash\u00eb se vajza \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl, rreth 13 vje\u00e7e.\u00a0Por vet\u00ebm disa muaj m\u00eb von\u00eb, Pavlini m\u00eb kontaktoi s\u00ebrish n\u00eb telefon, ku m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb takoheshim.\u00a0<\/em><em>Takim q\u00eb ndodhoi pran\u00eb banes\u00ebs time dhe biseda u zhvilluar nga makina, ku ai s\u00ebrish insistoi, por un\u00eb ia b\u00ebra t\u00eb qart\u00eb se vajza \u00ebsht\u00eb ende e mitur dhe i k\u00ebrkova t\u00eb dija n\u00ebse kishte pasur ndonj\u00eb kontakt me t\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ai ma mohoi\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e babait t\u00eb 13-vje\u00e7ares, pas s\u00eb cil\u00ebs ishte marrosur viktima.<\/span><\/p>\n<p><span>Por n\u00eb m\u00ebdyshje p\u00ebr sinqeritetin e Pavlinit, Vasel Ko\u00e7eku, tha se me t\u2019u kthyer n\u00eb banes\u00eb at\u00eb dit\u00eb, ai pyeti edhe vajz\u00ebn n\u00ebse kishte kontakte me t\u00eb riun.\u00a0Gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn edhe ajo sipas tij e mohoi.\u00a0Nd\u00ebrsa ndryshe nga d\u00ebshmitar\u00ebt e tjer\u00eb ai mohoi po k\u00ebshtu t\u00eb kishte m\u00eb komunikime me Pavlin Prek\u00ebn.\u00a0Apo q\u00eb ky i fundit t\u2019i kishte sjell\u00eb njer\u00ebz n\u00eb sht\u00ebpi, apo t\u00eb kishte ardhur me ta, p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar dor\u00ebn e vajz\u00ebs.\u00a0Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb flet p\u00ebr vajtjen e Pavlinit bashk\u00eb me daj\u00ebn e vajz\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebn.\u00a0Pasi ishte refuzuar her\u00ebn e par\u00eb, kur kishte shkuar n\u00eb familjen Ko\u00e7eku, bashk\u00eb me xhaxhain e tij.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cUn\u00eb nuk kam dijeni p\u00ebr autor\u00ebt e ngjarjes.\u00a0Pas bised\u00ebs q\u00eb b\u00ebm\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, un\u00eb nuk pata m\u00eb kontakte me Pavlinin.Pasi u ktheva n\u00eb banes\u00eb, un\u00eb e pyeta vajz\u00ebn n\u00ebse kishte folur ndonj\u00ebher\u00eb me Pavlin Prek\u00ebn, por ajo ma mohoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00eb lidhje me vendndodhjen time n\u00eb datat 26-27 Shkurt 2025, un\u00eb nuk e kujtoj me sakt\u00ebsi itinerarin, por besoj se kam qen\u00eb n\u00eb banes\u00ebn time, n\u00eb Hot t\u00eb Ri.\u00a0<\/em><em>Nd\u00ebrsa ajo q\u00eb dua t\u00eb theksoj \u00ebsht\u00eb se Pavlini kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me nipin e gruas time, Klaudio Lisaj, por vet\u00eb personalisht nuk kam marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shpeshta me familjar\u00ebt e gruas\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim mohues mbajti edhe bashk\u00ebshortja e Ko\u00e7ekut, Age, e cila u kujdes t\u00eb theksonte se pasi m\u00ebsoi mbi vrasjen e Pavlinit, bashk\u00ebshorti i saj, kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gjam\u00eb.\u00a0Nd\u00ebrsa mohoi q\u00eb familjar\u00eb t\u00eb saj t\u00eb kishin njohje t\u00eb ngusht\u00eb me viktim\u00ebn, Pavlin Preka.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cUn\u00eb nuk kam dijeni q\u00eb Pavlin Preka t\u00eb ket\u00eb njohje shoq\u00ebrore me ndonj\u00eb nga familjar\u00ebt e mi.\u00a0P\u00ebrsa i p\u00ebrket Klaudio Lisaj, ai \u00ebsht\u00eb djali i v\u00ebllait, por nuk jam takuar shpesh me t\u00eb.\u00a0<\/em><em>Nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti im ka marr\u00ebdh\u00ebnie normale me familjar\u00ebt e mi, por nuk ka afrimitet t\u00eb madh.P\u00ebrsa i p\u00ebrket vajz\u00ebs ajo \u00ebsht\u00eb fejuar q\u00eb n\u00eb muajin gusht t\u00eb k\u00ebtij viti dhe gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn e saj, pasi ka njohur nj\u00eb djal\u00eb\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e gruas.<\/span><\/p>\n<p><span>Por me interes p\u00ebr grupin hetues, ishte edhe d\u00ebshmia e vajz\u00ebs, dor\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs pretendonte viktima Pavlin Preka. <\/span><span>Nga hetimet e deritanishme t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr vrasjen e Pavlin Prek\u00ebs, n\u00eb 26 shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, mendohet se nuk ka patur asnj\u00eb konflikt dhe pist\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb vrasjen e shtetasit Pavlin Preka, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me vajz\u00ebn e t\u00eb dyshuarit Vasel Ko\u00e7eku dhe refuzimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn e vajz\u00ebs.\u00a0<\/span><span>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d ka publikuar dhe d\u00ebshmin\u00eb e vajz\u00ebs e cila u shpreh se nuk kishte asnj\u00eb kontakt me t\u00eb riun.\u00a0<\/span><span>Madje, sipas saj, shum\u00eb von\u00eb e ka marr\u00eb vesh arsyen p\u00ebrse ai kishte mb\u00ebrritur her\u00ebn e par\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e tij.\u00a0<\/span><span>Kjo vet\u00ebm pasi babai i saj e kishte pyetur n\u00ebse kishte kontakt me Pavlin Prek\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cUn\u00eb nuk e kam njohur m\u00eb par\u00eb shtetasin Pavlin Preka.\u00a0<\/span><span>Ajo q\u00eb di \u00ebsht\u00eb se 2 apo 3 vit\u00eb m\u00eb par\u00eb ai ka ardhur bashk\u00eb me xhaxhain e tij n\u00eb banes\u00ebn ton\u00eb ku \u00ebsht\u00eb pritur nga babai im. Un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kisha dijeni p\u00ebr arsyen e k\u00ebsaj vizite. Motivin e m\u00ebsova nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, kur babai m\u00eb pyeti n\u00ebse ky person m\u00eb kishte dal\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrpara, gj\u00eb q\u00eb un\u00eb e mohova. Un\u00eb me k\u00ebt\u00eb shtetas nuk kam komunikuar kurr\u00eb as n\u00eb rrjetet sociale. Lidhur mbi vrasjen e tij un\u00eb kam par\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb \u2018Instagram; nga nj\u00eb prej djemve t\u00eb daj\u00ebs q\u00eb shkruante: U ndave nga jeta kusho\u2019. Por un\u00eb nuk kam dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb konflikt t\u00eb babait tim apo t\u00eb kush\u00ebrinjve t\u00eb mi, me t\u00eb ndjerin.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Dhe as n\u00eb familje nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar kjo ngjarje. N\u00eb lidhje me Klaudio Lisaj njihemi pasi ai \u00ebsht\u00eb kush\u00ebriri dhe kemi marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira, por nuk di t\u00eb them p\u00ebr njohjen e tij shoq\u00ebrore me viktim\u00ebn. P\u00ebrsa i p\u00ebrket babait tim, n\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs ai rri n\u00eb sht\u00ebpi, por p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit si shofer ambulance i urgjenc\u00ebs, ai largohet vet\u00ebm kur ka thirrje urgjente p\u00ebr t\u00eb ndihmuar persona t\u00eb s\u00ebmu\u00a0<\/span><\/em><span><em>Nga hetimet del se dit\u00ebn e ngjarjes ka pasur komunikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb midis viktim\u00ebs dhe t\u00eb dyshuarit Klaudio Lisaj<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj.<\/span><\/p>\n<p><span>Por nd\u00ebrsa dha k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi, p\u00ebrgjimet ambientale sidomos midis t\u00eb bij\u00ebs dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, dhan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr panoram\u00eb t\u00eb ngjarjes. Nd\u00ebrsa sipas grupit hetues Vasel Ko\u00e7eku dhe Klaudio Lisaj, nuk pat\u00ebn asnj\u00eb komunikim n\u00eb vazhdim midis tyre.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Dosja Hetimore:<\/strong> \u201c<\/span><em><span>Gjat\u00eb p\u00ebrgjimit ambiental t\u00eb shtetasve Vasel Ko\u00e7eku, Age Ko\u00e7eku, dhe vajz\u00ebs s\u00eb tyre Arsina Ko\u00e7eku si dhe Klaudio Lisaj, jan\u00eb p\u00ebrftuar biseda me interes midis shtetaseve Age Ko\u00e7eku dhe A. Ko\u00e7eku p\u00ebr autor\u00ebt e dyshuar, si dhe p\u00ebr rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Nd\u00ebrsa, midis t\u00eb dyshuar\u00ebve Vasel Ko\u00e7eku dhe Klaudio Lisaj, nuk ka pasur asnj\u00eb komunikim\u201d.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Do t\u00eb ishin k\u00ebto fakte dhe dyshime t\u00eb arsyeshme q\u00eb 10 muaj pas ndodhjes s\u00eb krimit. Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Juridiksioni Shkod\u00ebr, t\u00eb nxirrte nj\u00eb urdh\u00ebr ndalimi p\u00ebr shtetasin Vasel Ko\u00e7eku, babain e vajz\u00ebs q\u00eb pretendonte viktima Pavlin Preka.\u00a0<\/span><span>Si edhe p\u00ebr shokun e tij t\u00eb ngusht\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kush\u00ebrir\u00ebn e vajz\u00ebs, Klaudio Lisaj.\u00a0<\/span><span>T\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr veprat penale \u2018Vrasje me paramendim\u2019, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim.\u00a0<\/span><span>Shtetas t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb ndalimit t\u00eb tyre refuzuan t\u00eb jepnin sqarime mbi akuz\u00ebn q\u00eb iu atribuohet.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Dosja Hetimore:<\/strong> <em>\u201c<\/em><\/span><span><em>Nga hetimi i deritanish\u00ebm, nuk rezulton asnj\u00eb konflikt dhe pist\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb vrasjen e shtetasit Pavlin Preka, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me vajz\u00ebn e t\u00eb dyshuarit Vasel Ko\u00e7eku dhe refuzimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn e vajz\u00ebs\u201d<\/em>.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga hetimet del se dit\u00ebn e ngjarjes ka pasur komunikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb midis viktim\u00ebs dhe t\u00eb dyshuarit Klaudio Lisaj.\u00a0<\/span><span>Komunikim q\u00eb ky i fundit nuk e ka deklaruar duke u shprehur se kishte folur me viktim\u00ebn kat\u00ebr dit\u00eb para ngjarjes.\u00a0<\/span><span>Po k\u00ebshtu Klaudio Lisaj ka shmangur deklarimin mbi raportin q\u00eb viktima k\u00ebrkonte t\u00eb krijonte me vajz\u00ebn e Vasel Ko\u00e7ekut.\u00a0<\/span><span>Pavar\u00ebsisht se ekziston lidhje gjinore e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e tij me familjen Ko\u00e7eku si dhe marr\u00ebdh\u00ebnia shum\u00eb e ngusht\u00eb shoq\u00ebrore me viktim\u00ebn, i cili emrin e vajz\u00ebs e kishte t\u00eb tatuazhuar n\u00eb qaf\u00eb, fakt i njohur ky n\u00eb rrethin shoq\u00ebror.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebto kushte, Gjykata \u00e7mon se \u00ebsht\u00eb objektivisht e pamundur q\u00eb Klaudio LISAJ t\u00eb mos kishte dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb tentuar dhe p\u00ebr refuzimin e familjes s\u00eb vajz\u00ebs.\u00a0<\/span><span>Por po k\u00ebshtu Gjykata \u00e7moi n\u00eb mas\u00ebn e ndalimit edhe provat q\u00eb implikojn\u00eb babain e vajz\u00ebs s<\/span><span>i edhe kund\u00ebrth\u00ebniet e tyre t<\/span><span>\u00eb cilat kan\u00eb \u00e7uar Prokurorin\u00eb n\u00eb dyshimin e arsyesh\u00ebm se Vasel Ko\u00e7eku dhe Klaudio Lisaj, kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb vrasjen e 19 vje\u00e7arit, Pavlin Preka, mbr\u00ebmjen e dat\u00ebs 26 Shkurt 2025 n\u00eb fshatin Guci e Re n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb oborrin e banes\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore: \u201c<\/span><\/strong><em><span>Nga tabulatet telefonike rezulton se dit\u00ebn e ngjarjes, dat\u00eb 26 Shkurt 2025, i dyshuari Vasel Ko\u00e7eku ka qen\u00eb i loguar n\u00eb zon\u00ebn e Dukagjinit, Nj\u00ebsia Administrative Pult dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb kthyer pasditen e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr.\u00a0<\/span><span>Gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn as ai, as familjar\u00ebt e tij nuk japin t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta dhe t\u00eb verifikueshme.\u00a0<\/span><\/em><em><span>Po k\u00ebshtu nga p\u00ebrgjimi ambiental pran\u00eb IEVP Kuk\u00ebs, ku ndodhet v\u00ebllai i t\u00eb dyshuarit Klaudio Lisaj, jan\u00eb p\u00ebrftuar biseda me interes hetimor, t\u00eb cilat nga p\u00ebrmbajtja dhe konteksti, dyshohet se i referohen drejtp\u00ebrdrejt vrasjes s\u00eb viktim\u00ebs Pavlin Preka.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ku krijohet dyshimi i arsyesh\u00ebm se: \u2018Shtetasi Vasel Ko\u00e7eku ka luajtur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit t\u00eb viktim\u00ebs Pavlin Preka p\u00ebr shkak t\u00eb informacioneve q\u00eb kishte se viktima donte ti \u2018rr\u00ebmbente\u2019 vajz\u00ebn e tij, duke qen\u00eb se ata e kishin refuzuar p\u00ebr fejes\u00eb. <\/span><\/em><span><em>Dhe me ndihm\u00ebn e Klaudio Lisaj dhe lidhjes s\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb ai kishte me viktim\u00ebn, i cili e ka thirur me telefon n\u00eb momentin para ngjarjes, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ekzekutori ka shkuar n\u00eb banes\u00eb dhe e ka gjetur viktim\u00ebn n\u00eb oborr ku e ka q\u00eblluar disa her\u00eb duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend dhe m\u00eb pas jan\u00eb larguar, duke fshehur edhe provat e ngjarjes\u201d<\/em>. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/nuk-e-kam-njohur-me-pare-pavlin-preken-13-vjecarja-deshmon-pas-vrasjes-se-te-riut-nje-vit-pasi-me-kerkoi-doren-e-mora-vesh-babai-me-pyeti-a-kisha-patur-kontakt\/#gsc.tab=0\">BalkanWeb<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/13\/vrasja-e-pavlin-prekes-zbardhen-deshmite-kerkoi-doren-e-nje-vajze-13-vjecare\/\">Vrasja e Pavlin Prek\u00ebs, zbardhen d\u00ebshmit\u00eb: K\u00ebrkoi dor\u00ebn e nj\u00eb vajze 13-vje\u00e7are<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pavlin Preka ishte 19 vje\u00e7 kur u vra n\u00eb banes\u00ebn e tij, m\u00eb 26 Shkurt 2025 n\u00eb fshatin Guci e Re n\u00eb Shkod\u00ebr.\u00a0Ai ishte i dashuruar marr\u00ebzisht pas nj\u00eb vajze, 13-vje\u00e7 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkonte miratimin e familjes s\u00eb saj q\u00eb t\u00eb martoheshin.\u00a0Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d transmetoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb detaje nga dosja hetimore ku sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63889","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63889"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63889\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}