{"id":63863,"date":"2026-01-13T19:48:39","date_gmt":"2026-01-13T19:48:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/13\/jakin-marena-armiku-salianji-e-aleati-gjuzi-pd-prish-shtepi-e-nderto-kasolle\/"},"modified":"2026-01-13T19:48:39","modified_gmt":"2026-01-13T19:48:39","slug":"jakin-marena-armiku-salianji-e-aleati-gjuzi-pd-prish-shtepi-e-nderto-kasolle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/13\/jakin-marena-armiku-salianji-e-aleati-gjuzi-pd-prish-shtepi-e-nderto-kasolle\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: Armiku Salianji e aleati Gjuzi, PD \u2018prish\u2019 sht\u00ebpi e nd\u00ebrto kasolle"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PD Sali Berisha organizoi jav\u00ebn e shkuar nj\u00eb tryez\u00eb ku kishte ftuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partive opozitare, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile por dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb disa mediave!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb refuzuan t\u00eb marrin pjes\u00eb krer\u00ebt e partive t\u00eb reja politike q\u00eb kan\u00eb nga nj\u00eb ose dy deputet\u00eb n\u00eb Kuvend, p\u00ebrkat\u00ebsisht kreu i partis\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d Agron Shehaj, kreu i l\u00ebvizjes \u201cBashk\u00eb\u201d Arlind Qori dhe ai i \u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d Adriatik Lapaj! Arsyet e k\u00ebtij refuzimi ishin t\u00eb ndryshme, por kishin nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, at\u00eb q\u00eb nuk marrin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb organizuar nga Berisha, i cili nuk frym\u00ebzon dhe sipas tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaqet kryesore t\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb aksionit opozitar!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb zinin vend n\u00eb panelin kryesor figura t\u00eb tilla si kreu konservator Kujtim Gjuzi, ai i pensionist\u00ebve Selami Jenisheri dhe krer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb partive t\u00eb vogla opozitare, t\u00eb cilat p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb virale m\u00eb shum\u00eb me \u2018meme\u2019 sesa me rezultate, pasi nuk kan\u00eb vota n\u00ebn administrim n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje, parlamentare ose vendore qofshin!<\/p>\n<p>Tem\u00eb kryesore e k\u00ebtij takimi ishte situata politike n\u00eb vend, situata nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb cil\u00ebsohet sipas lidershipit demokrat si shum\u00eb e favorshme p\u00ebr opozit\u00ebn n\u00eb q\u00ebllimin e saj p\u00ebr t\u00eb kapur ndonj\u00eb cop\u00eb pushteti p\u00ebrmes ndonj\u00eb qeverie teknike t\u00eb cil\u00ebn e d\u00ebshirojn\u00eb shum\u00eb. Por edhe formatimi i nj\u00eb koalicioni opozitar p\u00ebr protest\u00ebn e radh\u00ebs t\u00eb PD q\u00eb do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 24 janar p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar largimin e Ram\u00ebs dhe t\u00eb PS nga pushteti dhe \u2018bashkimin\u2019 e forcave me socialist\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb qeveri teknike, 1 apo 2 vje\u00e7are n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb!<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, Berisha, duke par\u00eb se nuk e mund dot Ram\u00ebn me vot\u00eb dhe nuk merr pushtet q\u00eb nga viti 2013, duke humbur n\u00eb mas\u00ebn 100 p\u00ebrqind t\u00eb gjitha betejat elektorale p\u00ebrball\u00eb PS, k\u00ebrkon q\u00eb n\u00ebse me vot\u00eb PD nuk hyn dot kurr\u00eb nga \u2018dera\u2019 n\u00eb pushtet, t\u00eb hyj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nga \u2018dritarja\u2019 p\u00ebrmes nj\u00eb qeverie teknike, q\u00eb Berisha dhe t\u00eb tijt\u00eb mendojn\u00eb se ka ardhur koha p\u00ebr t\u2019u realizuar dhe pse jan\u00eb pa vota por ama nxitoijn\u00eb t\u00ebjen\u00eb gati t\u00eb \u2018armatosur\u2019 me \u2018lug\u00eb n\u00eb brez\u2019 p\u00ebr t\u00eb \u2018qeverisur\u2019 vendin p\u00ebrmes nj\u00eb \u2018qeverie teknike\u2019. Pavar\u00ebsisht se me 86 vota, s\u2019ka asnj\u00eb gjas\u00eb q\u00eb mazhoranca t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb pe dhe t\u00eb th\u00ebrras\u00eb PD-n\u00eb n\u00eb bashk\u00ebqeverisje teknike!<\/p>\n<p>Se si shkuan punimet e k\u00ebsaj tryeze dihet tashm\u00eb dhe jan\u00eb objekt i mediave q\u00eb nga ato m\u00eb seriozet e deri tek ato t\u00eb humorit, p\u00ebr shkak t\u00eb aktor\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs, tem\u00ebs s\u00eb diskutuar n\u00eb takim, q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb lidhje me realitetin duke \u2018notuar\u2019 r\u00ebndsh\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn paralelet\u00eb Berish\u00ebs, i cili ndon\u00ebse ka p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb Edi Ram\u00eb q\u00eb zot\u00ebron bashk\u00eb me aleatin PSD, plot 86 mandate, t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7do ndryshim me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar, pa pasur asnj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr votat e opozit\u00ebs, e cila \u2018laj thaj\u2019, s\u00ebbashku mezi arrin n\u00eb 54 mandate, k\u00ebmb\u00ebngul p\u00ebr \u2018qeveri teknike\u2019!<\/p>\n<p>Pati dhe incidente \u2018traumatike\u2019 p\u00ebr koalicionin opozitar, si ajo e adhnimit t\u00eb Jenisherit, aleatit t\u00eb qendruesh\u00ebm t\u00eb Berish\u00ebs, i cili akuzoi organizator\u00ebt e tryez\u00ebs se iu mohua e drejta e fjal\u00ebs, apo \u2018rebelimi\u2019 i panelit kund\u00ebr Berish\u00ebs se nuk po krijon kushtet p\u00ebr mendimin e lir\u00eb dhe por pengohet hapa e rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb  rinjt\u00eb n\u00eb PD, \u00e7ka solli m\u00eb pas nj\u00eb p\u00ebrballje \u2018homerike\u2019 mes numrit nj\u00eb t\u00eb k\u00ebshillimit t\u00eb Berish\u00ebs me nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pavarur q\u00eb e k\u00ebrkoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, e q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb \u2018moskuptimit\u2019 mes tyre, fjala e fundit u tha e para e anasjelltas, dhe tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb burim lajmesh virale n\u00eb rrjetet sociale! Q\u00eb paralajm\u00ebron se nj\u00eb \u2018sag\u00eb\u2019 e till\u00eb fyerjesh dhe akuzash do t\u00eb vazhdoj\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb!<\/p>\n<p>Preludi i k\u00ebsaj tryeze, ishte bashkimi i forcave dhe sheshimi i mosmarr\u00ebveshjeve, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare s\u00ebbashku m\u00eb 24 janar t\u00eb k\u00ebtij viti, kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb socialist\u00ebve. Me premtimin p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Edi Ram\u00ebn! Por duke par\u00eb se jan\u00eb paralajm\u00ebruar dhe disa protesta t\u00eb tjera t\u00eb opozitar\u00ebve q\u00eb refuzuan k\u00ebt\u00eb tryez\u00ebn e Berish\u00ebs por dhe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb protest\u00ebn e PD m\u00eb 24 janar, at\u00ebher\u00eb i bie q\u00eb Berisha ta \u2018rr\u00ebzoj\u00eb\u2019 Edi Ram\u00ebn, n\u00ebse nuk e \u2018rr\u00ebzojn\u00eb\u2019 m\u00eb par\u00eb, Lapaj, Qori apo Shehaj! Edhe ata jan\u00eb betuar p\u00ebr rr\u00ebzimin e Ram\u00ebs nga pushteti! Madje Lapaj beson aq shum\u00eb, sa i vet\u00ebm n\u00eb protest\u00eb ka vendosur \u2018shishen\u2019 para kryeministris\u00eb, dhe pret dit\u00eb e nat\u00eb pa l\u00ebvizur prej aty, q\u00eb Edi Rama t\u00eb rr\u00ebzohet vet\u00eb nga pushteti. Edhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb bindur jan\u00eb, por jan\u00eb renditur pas Lapajt, n\u00eb \u2018radh\u00ebn\u2019 p\u00ebr t\u00eb qeverisur!<\/p>\n<p>Tryeza e Berish\u00ebs me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive opozitare, duke filluar nga Jenisheri dhe p\u00ebrfunduar tek Gjuzi, p\u00ebrfshir\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, kishte si tem\u00eb kryesore bashkimin opozitar, p\u00ebr t\u00eb larguar Ram\u00ebn nga pushteti! N\u00eb deklaratat e b\u00ebra nga Berisha n\u00eb tryez\u00eb, kishte dhe koncesione t\u00eb tilla p\u00ebr aleat\u00ebt, si ai i diskutimit t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore dhe asaj elektorale bashk\u00eb me ta, pavar\u00ebsisht se deri m\u00eb tani kreu i PD kurr\u00eb nuk i kan\u00eb pyetur n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs apo dhe p\u00ebr faktin se Berisha ka deklaruar se me Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr nuk merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme!<\/p>\n<p>Pra q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, tryeza m\u00eb shum\u00eb se sa p\u00ebr bashkimin opozitar, sh\u00ebrbente p\u00ebr show dhe p\u00ebr interesa t\u00eb brendshme t\u00eb Berish\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i qet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD dhe p\u00ebr pasoj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare! Pra partia num\u00ebr 2 n\u00eb vend, pas PS. P\u00ebrjet\u00ebsisht me sa duket, sepse po shohim se Berish\u00ebs nuk i ka dal\u00eb keq q\u00ebndrimi n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs! Nuk i ka dal\u00eb keq si financiarisht ashtu dhe n\u00eb p\u00ebrballjen me drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend, pasi t\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb politikan tjet\u00ebr, me k\u00ebto akuza q\u00eb ka n\u00eb kurriz, me koh\u00eb e vakt do t\u2019a kishte marr\u00eb \u2018er\u00ebn\u2019 e burgut, dhe do t\u00eb kishte nd\u00ebrruar kostumin e shtat\u00eb t\u00eb burgut deri m\u00eb tani!<br \/>\nDhe kur themi se tryeza me partit\u00eb opozitare ishte thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr nevojat e Berish\u00ebs dhe konsum  brenda PD, kemi parasysh situat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po kalon aktualisht kjo parti, q\u00eb prej d\u00ebbimit t\u00eb Bash\u00ebs nga posti i kryetarit e nga PD dhe gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb drejtimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs, i rikthyer nga pensionimi politik n\u00eb krye t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb tij, Partis\u00eb Demokratike!<\/p>\n<p>Teksa protestat e opozit\u00ebs s\u00eb drejtuar nga Berisha jan\u00eb ku th\u00ebrret qameti, par\u00eb nga pjes\u00ebmarrja e vak\u00ebt dhe mungesa e entuziasmit q\u00eb mund t\u00eb karakterizoj\u00eb nj\u00eb parti politike q\u00eb ka q\u00ebndruar 12 vite n\u00eb opozit\u00eb e q\u00eb i ka t\u00eb garantuara 16 vite t\u00eb plota jasht\u00eb pushtetit, e ku as \u2018penicilinat\u2019 e ngjarjeve n\u00eb Venezuel\u00eb apo vende t\u00eb tjera q\u00eb promovon Berisha si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr rr\u00ebzimin e kund\u00ebrshtarit politik Edi Rama, po vihet re nj\u00eb l\u00ebvizje e re jasht\u00eb lidershipit aktual t\u00eb PD!<\/p>\n<p>Ish deputeti dhe an\u00ebtari i kryesis\u00eb Ervin Salianji, ka nisur nj\u00eb l\u00ebvizje brenda partis\u00eb, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ringjallur PD dhe ringritjen e saj n\u00eb nivelin e nj\u00eb partie opozitare q\u00eb t\u00eb pretendoj\u00eb pushtetin! T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu deklaron deri m\u00eb tani Salianji!<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha takimet e Salianjit me demokrat\u00ebt e \u2018pad\u00ebgjuar\u2019, t\u00eb cilat jan\u00eb quajtur \u201cFoltore\u2019 si karshill\u00ebk ndaj foltores s\u00eb Berish\u00ebs \u00e7do t\u00eb h\u00ebn\u00eb pasdite para kryeministris\u00eb, kan\u00eb mbledhur shum\u00ebfish m\u00eb shum\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs demokrat\u00eb, sidomos t\u00eb rinj, krahasuar me ato t\u00eb kreut t\u00eb PD. T\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb nuk kalojn\u00eb t\u00eb 50 vet\u00ebt, dhe q\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb ishin n\u00eb zgrip, aq sa dhe vet\u00eb kreu i PD q\u00ebndroi para kryeministris\u00eb vet\u00ebm 10 minuta dhe u largua!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje nga an\u00ebtar\u00ebsia e PD q\u00eb \u00ebsht\u00eb demonstruar gjat\u00eb \u201cFoltoreve\u2019 t\u00eb Salianjit, kjo nuk e ka ndaluar Berish\u00ebn dhe lidershipin e PD q\u00eb ta sulmojn\u00eb ish deputetin q\u00eb b\u00ebri burg p\u00ebr partin\u00eb, duke e cil\u00ebsuar si sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb Ram\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i axhend\u00ebs s\u00eb tij kund\u00ebr opozit\u00ebs, duke deklaruar se Salianji \u00ebsht\u00eb vet\u00ebp\u00ebrjashtuar nga kryesia e PD dhe si an\u00ebtar, sepse po takohet me demokrat\u00ebt pa leje dhe jasht\u00eb forumeve, n\u00eb takime q\u00eb quhen nga kupola e partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare si takime private!<\/p>\n<p>Madje nuk mungohet q\u00eb zyrtarisht t\u00eb b\u00ebhet thirrje ndaj strukturave e deg\u00ebve t\u00eb PD n\u00ebp\u00ebr rrethe ku Salianji planifikon takimin e tij, q\u00eb t\u00eb refuzojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb \u201cFoltoren\u201d private sipas tyre t\u00eb ish deputetit demokrat! Me sa duket ky apel ka b\u00ebr\u00eb efektin e kund\u00ebrt, duke sh\u00ebrbyer si nj\u00eb shtytje shtes\u00eb p\u00ebr rritjen akoma m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb takimet e ish deputetit demokrat, si ka thelluar akoma m\u00eb tej p\u00ebr\u00e7arjen brenda PD, e cila dhe pa k\u00ebt\u00eb \u2018traum\u00ebn\u2019 e fundit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mb\u00ebshtetjes popullore, q\u00eb nga themelimi i saj n\u00eb vitin 1990!<\/p>\n<p>Tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb PD, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb konflikteve t\u00eb tjera t\u00eb reja e t\u00eb vjetra, sidomos pas p\u00ebrfshirjes n\u00eb hetimin e pasuris\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs dhe t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr Kuvendin e \u201cRithemelimit\u201d, teksa jan\u00eb thirrur nga SPAK Belind K\u00eblli\u00e7i dhe sekretari i PD p\u00ebr Diaspor\u00ebn Indrit Hoxha, bazuar n\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim penal t\u00eb Gazment Bardhit, ish sekretari i p\u00ebrgjiths\u00ebm i PD n\u00eb koh\u00ebn e Bash\u00ebs, aktualisht kryetar i grupit parlamentar po t\u00eb PD, por q\u00eb drejtohet nga Berisha! P\u00ebrplasja \u00ebsht\u00eb e garantuar tashm\u00eb!<\/p>\n<p>Por teksa shohim k\u00ebto konflikte dhe ndarje brenda PD, duke evidentuar edhe faktin e Salianji po grumbullon mb\u00ebshtet\u00ebs shum\u00ebfish nga Berisha, tryeza e partive t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb organizuar nga Berisha, me pjes\u00ebmarrjen q\u00eb nga Jenisheri e deri tek Kujtim Gjuzi, me shumic\u00eb kryetar\u00ebsh pa an\u00ebtar\u00ebsi dhe elektorat, ting\u00ebllon ironike ideja e bashkimit opozitar p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Ram\u00ebn! I bie \u2018t\u00eb prish\u00ebsh sht\u00ebpi e t\u00eb nd\u00ebrtosh kasolle\u2019, me nj\u00eb fjal\u00eb, pasi po d\u00ebbon nga PD n\u00eb opozit\u00eb zyrtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb sakrifikuar p\u00ebr partin\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha ata q\u00eb mbledhin vota, po afron krer\u00eb partish q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lloj mb\u00ebshtetje! E treguar dhe e vertetuar n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje!<br \/>\nPavar\u00ebsisht se Berisha e di si dreqi se \u2018vet\u00ebp\u00ebrjashtimi\u2019 i Salianjit i heq shum\u00eb vota PD-s\u00eb, ndon\u00ebse edhe vet\u00eb Salianji deklaron se mbetet i vendosur p\u00ebr t\u00eb mos ikur nga PD, madje b\u00ebn apele p\u00ebr pjes\u00ebmarrje t\u00eb fort\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e opozit\u00ebs m\u00eb 24 janar, kreu demokrat Berisha po tregon si gjithnj\u00eb se nuk d\u00ebshiron asnj\u00eb mendim ndryshe n\u00eb partin\u00eb q\u00eb drejton. Madje nuk d\u00ebshiron ask\u00ebnd, edhe pse mbledh vota m\u00eb shum\u00eb se ata q\u00eb ka af\u00ebr! Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, largimet nga PD tenton t\u2019i kompensojn\u00eb me p\u00ebrfshirjen e krer\u00ebve t\u00eb partive opozitare, q\u00eb vet\u00ebm emrin kan\u00eb! N\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashkimit i b\u00ebn k\u00ebto tryeza dhe ftesa p\u00ebr partit\u00eb opozitare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb largon nj\u00eb nga nj\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb rritur n\u00eb PD, vet\u00ebm pse nuk kan\u00eb t\u00eb njejtin mendim p\u00ebr t\u00eb!<\/p>\n<p>Prandaj Berisha, sa t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD ia ka garantuar opozit\u00ebs q\u00ebndrimin n\u00eb opozit\u00eb! Madje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim jeton Berisha me sa duket, teksa p\u00ebr mbajtur veten me gajret deklaron se do t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb Ram\u00ebn m\u00eb 24 janar dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb qeverin\u00eb teknike, fill pas protest\u00ebs dy or\u00ebshe para kryeministris\u00eb. N\u00eb \u2018rokad\u00eb\u2019 me Lapajn dhe t\u00eb tjer\u00ebt, dhe ata n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb postit t\u00eb kryeministrit, duke pritur q\u00eb Rama t\u00eb rr\u00ebzohe\u00ebt vet\u00eb! \u201cQyl\u2019 me nj\u00eb fjal\u00eb, pa kok\u00ebrr vote! T\u00eb shohim si do t\u00eb justifikojn\u00eb mosrr\u00ebzimin e Ram\u00ebs, pas protestave t\u00eb paralajm\u00ebruara!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD Sali Berisha organizoi jav\u00ebn e shkuar nj\u00eb tryez\u00eb ku kishte ftuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partive opozitare, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile por dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb disa mediave! N\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb refuzuan t\u00eb marrin pjes\u00eb krer\u00ebt e partive t\u00eb reja politike q\u00eb kan\u00eb nga nj\u00eb ose dy deputet\u00eb n\u00eb Kuvend, p\u00ebrkat\u00ebsisht kreu i partis\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63863","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63863","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63863"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63863\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}