{"id":63758,"date":"2026-01-13T11:39:26","date_gmt":"2026-01-13T11:39:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/13\/endri-kajsiu-nje-autor-imagjinar-dhe-ndikimi-i-tij-real-ne-diskursin-publik\/"},"modified":"2026-01-13T11:39:26","modified_gmt":"2026-01-13T11:39:26","slug":"endri-kajsiu-nje-autor-imagjinar-dhe-ndikimi-i-tij-real-ne-diskursin-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/13\/endri-kajsiu-nje-autor-imagjinar-dhe-ndikimi-i-tij-real-ne-diskursin-publik\/","title":{"rendered":"\u201cEndri Kajsiu\u201d, nj\u00eb autor imagjinar dhe ndikimi i tij real n\u00eb diskursin publik"},"content":{"rendered":"<p>Nga Vladimir Karaj<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, kur mij\u00ebra student\u00eb mbush\u00ebn sheshet p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr kushteve t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe kostove n\u00eb rritje t\u00eb universiteteve publike, qeveria u gjend p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb prej sfidave m\u00eb serioze t\u00eb mandatit t\u00eb saj t\u00eb dyt\u00eb. Kryeministri Edi Rama reagoi fillimisht me p\u00ebrbuzje, duke i p\u00ebrshkruar protestuesit si student\u00eb ngel\u00ebs, t\u00eb motivuar m\u00eb shum\u00eb nga interesat personale sesa nga nj\u00eb kauz\u00eb publike.<\/p>\n<p>Pothuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nj\u00eb artikull i firmosur nga \u201cEndri Kajsiu\u201d nisi t\u00eb qarkullonte gjer\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb portalesh t\u00eb af\u00ebrta me qeverin\u00eb. \u201cPik\u00eb s\u00eb pari,\u201d shkruante autori, \u201cajo q\u00eb duhet ta kemi t\u00eb qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb protest\u00ebn e sotme ishte vet\u00ebm nj\u00eb pakic\u00eb student\u00ebsh, ata q\u00eb u \u00ebsht\u00eb djegur nj\u00eb pages\u00eb shtes\u00eb kur kan\u00eb ngelur n\u00eb provime.\u201d Mesazhi pasqyronte, pothuajse fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb, q\u00ebndrimin e kryeministrit.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrsa protesta jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u shua, por e vuri qeverin\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb hapur dhe e detyroi Ram\u00ebn t\u00eb fliste p\u00ebr \u201cdialog\u201d me student\u00ebt, edhe toni i \u201cKajsiut\u201d ndryshoi. \u201cPa dyshim,\u201d shkruante ai k\u00ebt\u00eb her\u00eb, \u201csot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb jesh me student\u00ebt. Kauza e tyre jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb josh\u00ebse, por edhe e drejt\u00eb.\u201d N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin shkrim, autori u b\u00ebnte thirrje student\u00ebve t\u00eb q\u00ebndronin larg opozit\u00ebs dhe i nxiste t\u00eb pranonin kompromisin e ofruar nga kryeministri \u2013 nj\u00eb paket\u00eb reformash q\u00eb, sipas tij, shkonte \u201cm\u00eb tej nga sa ishte k\u00ebrkuar\u201d.<\/p>\n<p>Kjo kthes\u00eb 180 grad\u00eb nuk ngjan thjesht me evolucionin e mendimit t\u00eb nj\u00eb opinionisti. P\u00ebrkundrazi, ajo pasqyron p\u00ebrshtatjen e nj\u00eb z\u00ebri t\u00eb supozuar si t\u00eb pavarur me mesazhet q\u00eb qeveria kishte interes t\u00eb p\u00ebrcillte n\u00eb momente t\u00eb ndryshme t\u00eb kriz\u00ebs. M\u00eb shum\u00eb se 7 vjet m\u00eb von\u00eb, Kajsiu vijon e \u201cshkruan\u201d rregullisht opinione t\u00eb ngjashme q\u00eb \u00e7ojn\u00eb uj\u00eb n\u00eb mullirin e qeveris\u00eb. Ai fillimisht publikohet nga faqja online Lexo.al dhe m\u00eb pas rimerret nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mediash t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Artikulli i fundit, q\u00eb e ktheu at\u00eb n\u00eb \u201cpersonazh publik\u201d, analizonte se pse Shqip\u00ebria nuk ngjan me Venezuel\u00ebn, nd\u00ebrsa ironizonte si \u201ctrushkulur\u201d z\u00ebrat e opozit\u00ebs q\u00eb e krahasojn\u00eb kryeministrin Rama me presidentin Nicolas Maduro. Teksti i ra n\u00eb sy ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili, nd\u00ebrsa doli nga zyrat e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me \u2013 ku paraqitet p\u00ebr shkak t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit, aludoi se autor i tij ishte vet\u00eb kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>\u201cKa marr\u00eb emrin e Endri Fug\u00ebs dhe mbiemrin e Blendi Kajsiut\u201d, tha Berisha.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa spekulimi i b\u00ebr\u00eb nga Berisha nuk mund t\u00eb provohet, fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb person me emrin Endri Kajsiu \u2013 n\u00eb regjistrat shqiptar\u00eb \u2013 nuk ekziston. T\u00eb dh\u00ebnat e para nga BIRN tregojn\u00eb se ky em\u00ebr nuk ka nj\u00eb profil n\u00eb mediat sociale, dhe as nj\u00eb foto apo CV akademike ose profesionale q\u00eb do ta kualifikonte p\u00ebr t\u00eb shkruar opinione dhe komente q\u00eb publikohen gjer\u00ebsisht n\u00eb media, p\u00ebrfshi botime t\u00eb shtypit t\u00eb shkruar dhe mediat elektronike.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00eb t\u00eb medias, ky nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb pseudonim por nj\u00eb skeme fabrikimi e opinionit publik i njohur si \u2018astroturfing\u2019.<\/p>\n<p>\u201cPor, dhe kur p\u00ebrdoren emra fiktiv\u00eb, media e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb informoj\u00eb publikun q\u00eb emri i p\u00ebrdorur \u00ebsht\u00eb llagap,\u201d thot\u00eb Koloreto Cukali, kryetar i K\u00ebshillit Shqiptar t\u00eb Medias.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga parimet thelb\u00ebsore t\u00eb funksionimit t\u00eb nj\u00eb medieje n\u00ebse ajo pretendon se i sh\u00ebrben informimit t\u00eb publikut\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe Isa Myzyraj, kryetar i Asociacionit t\u00eb Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ishte kritik p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAbsolutisht kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb \u2018troll\u2019 q\u00eb vjen n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb avancuar p\u00ebrmes nj\u00eb emri fiktiv dhe nj\u00eb personazh q\u00eb nuk ekziston\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Lexo.al, si botuesi kryesor i shkrimeve me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN p\u00ebr \u201cEndri Kajsiun\u201d. As botime t\u00eb tjera q\u00eb i kan\u00eb ripublikuar shkrimet nuk komentuan.<\/p>\n<p>\u2018Astroturfing\u2019<\/p>\n<p>N\u00eb gazetari, opinioni, editoriali apo komenti, jan\u00eb zhanre me pesh\u00eb, q\u00eb u lihen p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb dor\u00eb kryeredaktor\u00ebve, gazetar\u00ebve me m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb apo ekspert\u00ebve q\u00eb japin mendim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje n\u00eb fusha ku kan\u00eb ekspertiz\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht shkruesit n\u00eb k\u00ebto kategori jan\u00eb m\u00eb s\u00eb paku emra e fytyra me t\u00eb cilat publiku \u00ebsht\u00eb njohur prej koh\u00ebsh dhe p\u00ebr pasoj\u00eb edhe priret t\u2019u besoj\u00eb. Por \u201cEndri Kajsiu\u201d nuk bie n\u00eb asnj\u00eb prej k\u00ebtyre kategorive.<\/p>\n<p>Emri i tij u shfaq shpesh n\u00eb portale pran\u00eb qeveris\u00eb, i vendosur n\u00eb krye t\u00eb titujve q\u00eb nisin me \u201cKajsiu:\u201d, duke i dh\u00ebn\u00eb shkrimeve nj\u00eb autoritet personal q\u00eb p\u00ebrforconte mesazhin politik.<\/p>\n<p>Ndryshe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb artikullshkrues dihet shum\u00eb pak \u2013 p\u00ebrtej pseudonimit q\u00eb e identifikon.<\/p>\n<p>Nuk dihet as mosha, as shkollimi dhe as pse ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ndaj\u00eb mendime p\u00ebr tema t\u00eb ndryshme, nga protesta e student\u00ebve deri tek marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Venezuel\u00eb. N\u00eb disa raste, disa media n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive kan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar shkrimet e k\u00ebtij pseudonimi fotot e Blendi Kajsiut \u2013 nj\u00eb studiues i njohur i shkencave politike dhe lektor n\u00eb disa universitete.<\/p>\n<p>Por anonimato, ripublikimi masiv dhe fakti q\u00eb \u201cshkruesi\u201d p\u00ebrs\u00ebrit p\u00ebrgjith\u00ebsisht mesazhet mediatike t\u00eb qeveris\u00eb dhe kryeministrit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e dit\u00ebs, ngre dyshime se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fenomen t\u00eb njohur anglisht si \u201castroturfing\u201d, nj\u00eb form\u00eb e propagand\u00ebs q\u00eb synon t\u00eb bind\u00eb publikun se mendimet e qeveris\u00eb ndahen masivisht edhe nga opinionist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb \u201ct\u00eb pavarur\u201d.<\/p>\n<p>Skema \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Shkrimet e \u201cKajsiut\u201d publikohen fillimisht n\u00eb portalin Lexo.al. Menj\u00ebher\u00eb pas publikimit, vihet n\u00eb l\u00ebvizje nj\u00eb mekaniz\u00ebm zinxhir ripublikimi: brenda pak minutash ose or\u00ebsh, i nj\u00ebjti tekst \u2013 shpesh me t\u00eb nj\u00ebjtin titull dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn foto ilustruese, shfaqet n\u00eb media t\u00eb tjera si Shqiptarja.com, Gazeta Tema, dhe media t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb model t\u00eb propagand\u00ebs, kjo shp\u00ebrndarje ngre dyshime se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjme thjesht me nj\u00eb huazim kolegjial mes portalesh, por nj\u00eb strategji e koordinuar p\u00ebr t\u00eb krijuar mas\u00eb kritike. Duke u ripublikuar n\u00eb 3-4 portale kryesore nj\u00ebher\u00ebsh, opinioni i nj\u00eb personi anonim kthehet n\u00eb nj\u00eb tem\u00eb dite. Kjo krijon iluzionin e konsensusit, sikur nj\u00eb analist i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka folur, dhe media po e pasqyron. N\u00eb realitet, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti mesazh i nisur nga nj\u00eb pik\u00eb e vetme dhe i shum\u00ebfishuar p\u00ebr t\u00eb dominuar motor\u00ebt e k\u00ebrkimit dhe rrjetet sociale.<\/p>\n<p>P\u00ebr Isa Myzyrajn, kjo praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim i madh i lexuesve dhe \u201cnj\u00eb p\u00ebrpjekje e d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb ndikuar dhunsh\u00ebm n\u00eb opinionin publik\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPubliku krijon perceptimin se po lexon mendimin e nj\u00eb individi real, t\u00eb pavarur, me identitet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky identitet \u00ebsht\u00eb artificial,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cPra, nuk kemi thjesht munges\u00eb transparence, por fabrikim t\u00eb opinionit publik, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me standardet etike t\u00eb gazetaris\u00eb\u201d, shtoi Myzyraj.<\/p>\n<p>Koloreto Cukali thot\u00eb se kjo praktik\u00eb mashtruese ekziston vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb llogaridh\u00ebnies, e faktit q\u00eb mediat n\u00eb Shqip\u00ebri nuk i tremben braktisjes nga lexuesi, pasi mbijetojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve me pushtetin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin kur shum\u00eb nga mediat shqiptare nuk e sigurojn\u00eb mbijetes\u00ebn financiare n\u00eb baz\u00eb t\u00eb audienc\u00ebs dhe besueshm\u00ebris\u00eb, por n\u00eb saj\u00eb t\u00eb lidhjeve okulte me pushtetin politik-financiar, llogaridh\u00ebnia ndaj publikut, pra audienc\u00ebs q\u00eb i garanton mbijetes\u00ebn n\u00eb treg, \u00ebsht\u00eb zero\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Pseudonim p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qeverin\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb dy ekspert\u00ebt e pranojn\u00eb se t\u00eb shkruarit me pseudonim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e njohur n\u00eb media. Por kjo p\u00ebrdoret kur shkruesi ka arsye t\u00eb besoj\u00eb se mund t\u00eb p\u00ebrballet me persekutim p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb tij, apo n\u00eb rastet kur ai \u00ebsht\u00eb sinjalizues i nj\u00eb afere korruptive apo po jep nj\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb publikut, por q\u00eb mund ta vendos\u00eb at\u00eb n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, kur shkruesi p\u00ebrs\u00ebrit pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb mesazhet e shumic\u00ebs qeveris\u00ebse dhe kryeministrit, rreziqe t\u00eb tilla nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Koloreto Cukali, drejtues i K\u00ebshillit Shqiptar t\u00eb Medias (KSHM), thot\u00eb se n\u00eb gazetarin\u00eb e vendeve demokratike, anonimati i opinionistit nuk ekziston. Cukali sjell n\u00eb v\u00ebmendje rastin e rrall\u00eb t\u00eb op-ed anonim n\u00eb New York Times nga nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i administrat\u00ebs Trump.<\/p>\n<p>\u201cArsyeja e anonimatit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte se autori duhej t\u00eb vazhdonte pun\u00ebn e tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb po atij publiku,\u201d shpjegon Cukali.<\/p>\n<p>Dallimi me rastin shqiptar \u00ebsht\u00eb drastik. Nd\u00ebrsa zyrtari amerikan fshihej p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin publik nga rreziku i pushtetit, \u201cEndri Kajsiu\u201d fshihet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin nga publiku.<\/p>\n<p>\u201cPraktika e p\u00ebrhapur gjer\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri e vendosjes s\u00eb emrave fiktiv\u00eb posht\u00eb opinioneve ka vet\u00ebm nj\u00eb funksion: hedhjen e gurit e fshehjen e dor\u00ebs,\u201d argumenton Cukali, duke shtuar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e botuesve.<\/p>\n<p>Myzyraj nga ana e tij thot\u00eb se k\u00ebto fenomene nuk mund t\u00eb kalohen m\u00eb n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet vet\u00ebrregulluese dhe rregullatore duhet t\u00eb reagojn\u00eb jo duke ndaluar opinionin, por duke k\u00ebrkuar transparenc\u00eb mbi autor\u00ebsin\u00eb e opinioneve dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb qart\u00eb opinionin redaksional nga nj\u00eb analiz\u00eb e jashtme, madje duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb etiketohet n\u00ebse ka nj\u00eb sponsorizim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb opinion\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, mungesa e reagimit e normalizon k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb dhe e shnd\u00ebrron median nga hap\u00ebsir\u00eb kritike n\u00eb instrument t\u00eb propagand\u00ebs.\/ Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/13\/endri-kajsiu-nje-autor-imagjinar-dhe-ndikimi-i-tij-real-ne-diskursin-publik\/\">\u201cEndri Kajsiu\u201d, nj\u00eb autor imagjinar dhe ndikimi i tij real n\u00eb diskursin publik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Vladimir Karaj N\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, kur mij\u00ebra student\u00eb mbush\u00ebn sheshet p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr kushteve t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe kostove n\u00eb rritje t\u00eb universiteteve publike, qeveria u gjend p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb prej sfidave m\u00eb serioze t\u00eb mandatit t\u00eb saj t\u00eb dyt\u00eb. Kryeministri Edi Rama reagoi fillimisht me p\u00ebrbuzje, duke i p\u00ebrshkruar protestuesit si student\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-63758","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63758","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63758"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63758\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63758"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63758"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63758"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}